Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Procedurat urologjike

Eko e aparatit urinar

Eko eshte nje ekzaminim i thjeshte, i pa dhimbshem, pa efekte anesore. Ne rastin e aparatit urinar ajo vlereson gjendjen e veshkave, vezikes urinare, prostates dhe te testikujve. Pacientit i kerkohet te kete pire uje ne sasi te bolleshme para ekzaminimit ne menyre qe vezika te jete e mbushur plot. Procedura kryhet duke vendosur dhe levizur nje sonde mbi lekure, ne vendin e organit qe do te ekzaminohet.

Eko e veshkes

Nje veshke normale ka forme dhe madhesi te caktuar. Me Eko maten dimensionet e saj dhe zbulohen semundje te ndryshme si:

  • masa tumorale ose ciste;
  • gure te thjeshte ose gure qe kane dhene zgjerim te veshkes e cila varion nga nje shkalle e lehte deri ne ate te rende qe quhet hidronefroze;
  • deformim i veshkes si rezultat i infeksionit;
  • semundje te lindura te veshkes si veshke policistike, zgjerim i pielonit, mungese e njeres veshke (agenezi), etj.

Eko e vezikes urinare

Ky ekzaminim qe kryet nepermjet barkut (transabdominal) zbulon anomali ose patologji te vezikes urinare. Eshte e domosdoshme qe vezika te jete e mbushur mire me urine. Me ane te ekos mund te matet sasia e urines. Ajo behet ne fillim te ekzaminimit kur vezika eshte plot me urine dhe perseritet ne fund te tij mbasi pacienti te kete urinuar. Normalisht vezika zbrazet plotesisht. Nese menjehere pas urinimit mbetet nje sasi urine ne vezike, kjo quhet urine e mbetur (reziduale) dhe mund te tregoje nje bllokim akut ose kronik te vezikes, njekohesisht zbulohen patologji te ndryshme si:

  • tumore (kancer, papiloma);
  • gure;
  • inflamacione si cistiti,
  • anomali te lindura si ureterocela etj..

Njekohesisht gjate kesaj procedure vleresohet edhe prostata:

  • percaktohen dimensionet dhe vellimi i gjendres se prostates, zmadhimin e saj,
  • kalcifikime ose gure ne te qe sugjerojne nje inflamacion kronik,
  • imazhe hipoekogene qe te orientojne drejt nje kanceri te prostates.
  • Ciste dhe abscese ne te, etj.

Eko transrektale e prostates

Eko transrektale eshte nje ekzaminim qe kryet ne kushte ambulatore dhe zgjat 5 deri 15 minuta e cila perdor vale zanore per te krijuar imazhin e gjendres se prostates qe transmetohen ne kompjuter. Ne rektum futet nje sonde e vogel e lubrifikuar qe prek prostaten duke emetuar vale. Kjo procedure eshte kryesisht e pa dhimbeshme. Imazhet e prostates normale jane te ndryshme nga ato te semundjeve te saj.

Me anen e Eko transrektale vellimi I prostates percaktohet me sakte sesa me Eko transabdominale (nga barku).Kjo perdoret per te diagnostikuar:

  • kancerin e prostates ne paciente me PSA te ritur ose kur ka dyshime mbas nje ekzaminimi te prostates me gisht nepermjet rektumit.
  • semundje inflamatore te prostates si prostatiti akut ose kronik, absese, gure etj.
  • si dhe ndihmon ne gjetjet e shkakut te infertlitetit duke kontrolluar vezikulat seminale.

Perdorimi me i rendesishem i saj eshte ai ne lokalizimin e sakte te fushes ku do meret biopsia e prostates.

Eko e vezikulave seminale kryhet me te njejten sonde dhe te njejten menyre si per prostaten. Perdoret kryesisht ne rastin e infertilitetit dhe ne perfshirjen e tyre ne tumoret e prostates.

Pergatitja per egzaminim.

Per te patur nje imazh sa me te mire, pacienti duhet te pastroje zoren nga fecet dhe gazrat me ane te nje mikroklizme nje nate perpara.

Teknika

Pacienti shtrihet ne krahun e majte me gjunjet e mbledhur ne bark i cili eshte nje pozicion relaksues dhe e ben me te lehte futjen e sondes ne rektum.

Imazhet

Sonda dergon vale zanore te cilat sipas indeve te prostates qe depertojne japin imazhe te ndryshm te cilat i ndajme ne tre grupe:

  • Izoekogene, te cilat paraqesin ind normal; ne kete rast sasia e valeve te mara eshte e njejte me ato derguara
  • Hipoekogjene; valet e kthyera jane shume me pak se ato te derguara dhe shpesh konstatohen te kanceri i prostates.
  • Hiperekogene; valet e kthyera jane shume me te teperta nga ato te mara dhe tregojne per prezencen e kalcifikimeve prostatike ose gureve te vegjel ne prostate.

Eko e testikujve

Kjo realizohet ane te nje sonde te vecante; ekzaminohen testikujt dhe epididimi sidhe permbajtja e skrotumit.

Mund te zbulohen hidrocele (grumbullim uji), hematoma (grumbullim gjaku) mbas traumave, perdredhje te testikujve, etj.. Mund te zbulohet kancer i testikulit ose tumore te tjere, inflamacione si orkite, epididimite, abscese; ciste te epididimit etj.

Biopsi e prostates

Prostata eshte nje gjender e vogel, vetem te meshkujt, ne formen e geshtenjes qe prodhon nje leng i cili eshte pjese perberese e spermes.

Biopsia e prostates eshte nje procedure me ane te se ciles meren pjese te vogla materjali nga prostata te cilat dergohen ne laborator per ekzaminim. Biopsia e prostates mund te realizohet ne disa menyra:

  • Marja e materialit nepermjet rektumit (fundi i zores trashe). Kjo quhet biopsi transrektale e realizuar nen drejtimin e Echo dhe eshte metoda me e perdorur.
  • Marja e materjalit nepermjet kanalit te urines (uretra),. Kjo quhet biopsi transuretrale dhe kryet me ane te nje tubi te holle, i paisur me nje kamer dhe nje age biopsie qe futet brenda uretres deri ne nivel te prostates.
  • Marja e materialit duke penetruar ne prostate nepermjt lekures ne zonen midis rektumit dhe skrotumit.

Pse duhet kryer biopsia e prostates

Biopsia e prostates kryet kryesisht per te zbuluar kancerin e prostates. Mjeku e rekomandon ate nese:

  • PSA eshte me larte se treguesi normal per moshen perkatese,
  • mjeku prek ndonje formacion te dyshimte gjate ekzaminimit me gisht nga rektumi,
  • nje biopsi e me parshme ka rezultuar normal, por PSA vazhdon te jete e larte,

Rreziqet

Rreziqet e mundeshme gjate biopsise transrektale te prostates jane te rralla:

  • Infeksioni. Rreziku me i zakoshem qe haset gjate kesaj procedure eshte infeksioni.
  • Gjakderdhje ne vendin e biopsise. Nuk duhet filluar mjekim me hollues gjaku pa rekomandimin e mjekut.
  • Gjak ne sperme. Ngjyrosja e spermes me ngjyre te kuqe eshte nje fenomen i zakonshem pas biopsies se prostates. Kjo mund te vazhdoje per nje fare kohe te shkurter por s’perben asnje problem.
  • Veshtiresia ne urinim mund te konstatohet perkohesisht ne disa raste dhe kalonpa pasur nevoje per ndonje nderhyrje.

Pergatitja

Biopsia transrektale e prostates eshte nje procedure qe kryet ne menyre rutine ne kushte ambulatore ne klinike ose ne spital. Kjo do te thote qe i semuri pas procedures eshte ne gjendje te shkoje ne shtepi.

I semuri nuk ka nevoje per ndonje pergatitje speciale. Ai mund te ushqehet dhe te pije normalisht nje dite perpara. Zoret duhen pastruar nje nate perpara duke perdorur mikroklizem ose medikamente te pershtateshme per kete pune.

Ne se i semuri perdor medikamente kunder mpiksjes se gjakut , ai duhet t’i nderprese ato disa dite perpara procedures por pasi te konsultohet me mjekun qe e ka dhene kete medikament per te pare perfitimet dhe rreziqet e kesaj nderprerje.

Te semurit i rekomandohet te perdore antibiotike para biopsies, sidhe ti vazhdoje ato disa dite pas saj per te parandaluar ndonje infeksion te mundshem.

Cfare ndodh gjate procedures se biopsise

Pacientit duhet te jete i cveshur ne pjesen e poshteme te trupit. Ai shtrihet ne anen e majte me gjunjet e mbledhur prane gjoksit.

Mbas pastrimit te fushes dhe vendosjes se nje xheli lubrifikues, mjeku fut ne rektum nje sonde te holle te Eko. Eko transrektale sherben per te mare imazhe nga prostate duke caktuar vendin ku do behet anestezia, sidhe drejton agen ne vendet ku do te meret biopsia. Zakonisht aplikohet nje injeksion per mpirje per te evituar diskomfortin qe shkakton marja e biopsise. Per kete nepermjet ages injektohet nje substance mpirese ne pika te ndryshme te prostates.

Me ane te aparatit te marjes se biopsise e cila eshte e paisur me nje suste dhe nje age te posacme, meret materjal ne formen e cilindrit me diameter shume te holle. Kjo procedure shkakton nje ndjenje te lehte diskomforti ne nje kohe shume te shkurter sa here qe susta me agen mer materjal. Materjali meret ne vendin ku Echo paraqet nje imazh te dyshimte ose meren 10 ose 12 kampione ne te gjithe prostaten.

E gjithe procedura zgjat rreth 15 minuta. Materjali dergohet ne laborator per egzaminim mikroskopik.

Pacienti duhet te qendroje ne klinike 30 rreth minuta pas procedures dhe duhet te urinoje perpara se te largohet per ne shtepi. Mjeku i jep recete me antibiotike per disa dite. Pacinti nuk mund te drejtoje makinen ne momentet e para.

Mbas procedures

Pacienti mund te kete dhimbje te lehte dhe pak gjak nga rektumi. Po ashtu mund te konstatohet gjak ne urine ose sperma mund te jete e ngjyrosur lehtesisht si rezultat e futjes te disa pikave gjaku ne te . Shqetesimet e me siperme jane te ralla por nese ndodhin, ne pergjithesi kalojne vete mbas disa ditesh.

Biopsia e vezikes urinare

Biopsia e vezikes urinare quhet procedura me ane te se ciles meret nje cope e vogel indi nga vezika per tu ekzaminuar ne laborator me ane te mikroskopit.

Si kryet testi?

Biopsia e prostates mund te jete pjese e nje cistoskopie (ekzaminimi nga brenda i vezikes). Meret nje pjese e vogel nga zona ku ka dyshime dhe dergohet ne laborator per tu ekzaminuar.

Kur kerkohet biopsia e vezikes

  • kur dyshohet per kancer ne vezike
  • kur ka gjak ne urine
  • kur ka nje anomali ne vezike si; ineksion, ulcera
  • kur ka urinim te shpeshte

Kjo procedure nuk kuron problemin por ndihmon ne venien e nje diagnose te sakte.

Pergatitja para procedures

I semuri duhet te kete urinuar pak kohe para procedures. Ai gjithshtu duhet te kete mare antibiotike para procedures sipas porosise se mjekut. Nuk duhet perdorur aspirine nje jave para procedures. Ne vend te saj mund te perdoret paracetamol ne rast se ka dhimbje.

Cfare ndjen i semuri

Mund te ndjeje nje diskomfort te lehte ne kohen qe cistoskopi kalon nepermjet te uretres brenda ne vezike urinare. Isemuri ka ndjenjen e nje urinimi urgjent kur vezika mbushet me likid.

Gjate marjes se biopsies mund te kete ndjenjen e nje pickimi. Po ashtu mund te kete ndjenjen e djegies ne momentin kur digjet ndonje ene e vogel gjaku ne se ka hemoragji.

Mbas heqjes se cistoskopise, mund te kete nje djegie te lehte gjate urinimit e cila mund te vazhdoje nje ose dy dite.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 2974 herë.
Komente nga lexuesit

Pershendetje Doktor vajza ime ka lind dy muaj para kohe per arsye te problemeve me veshk me kanalet qe lidhen me fshikzen Ureterocele ja kan ba nje operacion te vogel ja kan zgjeru vrimat te kanalet po prap na kan than qe kan fillu mu ngushtu kan me ja ba prap edhe nje her Analizat i ka pas keq 3 tash i ka 1.2 dmth i kan dal ma mire pesh ka shtu me pi pin mire per momentin e ka nje kateder prej barkut drejt ne bllaz na kan than per mi pushu veshkat Nuk po dim qka me ba a mundesh mem tregu qysh i bahet zgjidhje kti problemi a ju kan prish veshkat edhe a i funksionojn veshkat ne anen e djatht i ka dy veshka

Dërguar nga Albert Syla, më 09 Tetor 2017 në 10:21

Pershendetje Z.Syla Me vjen keq, por nuk mund t'ju ndihmoj.Une jam urolog per te rritur dhe rasti i juaj duhet konsultuar vetem me urolog i specializuar per femije. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Rezar Rusi, më 10 Tetor 2017 në 10:21
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten