Dërguar nga:

Shtatzania Multiple

Incidenca e shtatzanive multiple është në rritje në dekadat e fundit. Për shembull, në intervalin 1980 – 2005, incidenca e binjakëve në SHBA ka pësuar një dyfishim, ndërkohë që incidenca e tripletëve është rritur 6 herë.

Pse kjo rritje e incidencës së shtatzanive multiple?
  1. Arsyeja e parë është se gjithnjë e më shumë femrat planifikojnë shtatzaninë pas moshës 30 vjecare. Dihet që probabiliteti për të patur shtatzani multiple është më I lartë se në moshat më të reja se 30 vjec.
  2. Arsyeja tjeër, lidhet me teknikat artificiale të riprodhimit – Artificial reproductive techniques – ART (stimulim ovulacioni, inseminim artificial – IUI dhe Fertilizim in Vitro – IVF). Të gjitha këto teknika mbartin një probabilitet të rritur (krahasuar me koncepsionin spontan) për të dhënë shtatzani multiple.


Si formohen binjakët?

Binjakët formohen në 2 mënyra:

Binjakët identikë formohen nga e njëjta vezë e fertilizuar që ndahet në dy. Binjakët identikë jane të njëjtë dhe përmbajnë të njëjtin material gjenetik. Prandaj quhen edhe identikë. Shumica e këtyre binjakëve ndodh në mënyrë spontane.

Binjakët jo identikë ndodhin kur 2 vezë të vecanta fertilizohen nga 2 spermatozoide të vecantë. Këta binjakë nuk janë identikë nga ana gjenetike – ngjajshmëria mes tyre është si ajo mes vëllezërve / motrave jo binjake. Në një pjesë të rasteve është vënë re një predispozicion gjenetik për të lindur binjakë. Në shumicën e rasteve këto binjakë rrjedhin nga trajtimet e infertilitetit (stimulim ovulacioni, inseminim artificial – IUI dhe Fertilizim in Vitro – IVF).





Shtatzanitë multiple (>2 fetuse) mund të jenë identikë, jo identikë ose kombinime mes tyre.

Të kesh një shtatzani multiple ...

Në të kaluarën, informacioni se kemi të bëjmë me një shtatzani binjake merrej në momentin e lindjes … pra papritur. Tashmë, përkundrazi, për shkak të ekografisë ky informacion merret që në fillim të shtatzanisë.

Shtatzania multiple bën që simptomat e shtatzanis të jenë më intense. Kështu ju mund të përjetoni:

  • Rritje të shpejtë në peshë në tremujorin I.
  • Nauze dhe të vjella me intensitet të rritur.
  • Dhimbje / shtrëngime / tendosje më të forta të gjoksit.

Pas konfirmimit të faktit se kemi të bëjmë me më shumë se 1 fetus, ju do të keni nevojë për kontrolle më të shpeshta gjatë shtatzanisë. Kjo shpjegohet me faktin se shtatzania multiple është më e predispozuar për komplikacione. Ndër këto komplikacione mund të përmendim:

  • Abort
  • Lindja para kohe (pre-mature).
  • Hipotrofi fetale (rritje më e ngadaltë në peshë e fetusit / fetuseve) - IUGR.
  • Pre-eklampsi
  • Diabet gestacional

Kontrollet më të shpeshta ulin rrezikun për komplikacione.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 41 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten