Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Analiza e gjakut periferik.

Analiza e plotë e Gjakut Periferik është:

Gjak komplet + trombocit + retikulocit

Këtu përfshihen:

1. GJAKU KOMPLET

a) Seria e kuqe (eritrocitare)

  • Eritrocitet (RBC).
  • Hemoglobina.
  • Konstantet eritrocitare (MCV, MCH, MCHC) kur hemograma bëhet me aparat.
  • Hematokriti.
  • Përshkrimi i serisë së kuqe (ngjyra, madhësia, forma e eritrociteve, granulacione).
  • Retikulociti.

b) Sedimenti (Shpejtësia e precipitimit të eritrociteve )

c) Seria e bardhë (leukocitare)

  • Leukocitet (WBC).
  • Formula Leukocitare.
  • Përshkrimi i serisë së bardhë (forma, përmasat, granulacionet).
2. SERIA TROMBOCITARE
  • Trombocitet (Plt).
  • Përshkrimi i serisë trombocitare (përmasat, granulat).

Sot analiza e gjakut periferik në shumicën e laboratorëve realizohet me anë të aparateve Cell Counter. Me rregullat e sotme të laboratoreve klinike që të marrësh analizën e plotë të gjakut duhet të shkruash:

  1. Hemograma.
  2. Përshkrimi i morfologjisë së serisë së kuqe (dhe i dy serive të tjera leukocitare dhe trombocitare).
  3. Retikulociti.
  4. Eritrosedimenti.
  5. Formula leukocitare në strishon e gjakut periferik.
  6. Trombociti i numëruar në strishon e gjakut periferik (numëri i saktë i trombociteve është ai i trombociteve të numëruar në strishon e gjakut periferik dhe nga një specialist).

Nëse shënohet "Gjak komplet + formulë", pacientit nuk i bëhen trombocitet dhe retikulocitet. Pra kjo mënyrë e të shkruarit për analizën e gjakut përiferik është e parregullt (formula leukocitare përfshihet brënda gjakut komplet).

Nëse analiza nuk është e plotë, shpeshherë hematologu është i detyruar ta dërgojë pacientin përsëri për të bërë analizën e gjakut (me kosto për pacientin dhe laboratorin).

Mjeku Hematolog nuk duhet të japi përgjigje qoftë dhe kur mungon një nga elementet e Analizës së Gjakut Periferik.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 2749 herë.
Komente nga lexuesit

dr te pershendes pak informacion me teper per retikulocitet artikujt shume ndihmues

Dërguar nga gezim bregu, më 02 Korrik 2016 në 12:07

Pershendetje, retikulocitet jane pararendesit e eritrociteve norma e tyre eshte 0-20 per/mije ose 0-2 %. Rritja e tyre tregon per shtim te funksionit te Eritropoiezes qe eshte procesi i prodhimit te eritrociteve nga Palaca e Kuqe e Kockave.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 22 Tetor 2016 në 12:07

Pershendetjet e mia per informacionin me kopetence, ku gjeje rastin tu falenderoje. Ai eshte ndime per ne te semuret leucemik. Ne se mundesh ju pyese:ne analizat e gjaku elementet LYM%,LYM#,MON,GRA% jasht normave referuse çfare situate tregon?. Merespekt Agur Aliraj.

Dërguar nga Agur, më 11 Tetor 2017 në 10:09

Pershendetje Agur, referencat e aparateve jane te ndryshme. Ne hematologet perdorim referenca qe ne pergjithesi jane me te gjera se ato qe nxjerrin aparatet. Jo cdo gje qe nxjerr aparati eshte plotesisht e sakte (behet vleresimi nga nje specialist ne Mikroskop dhe akoma me e sakte eshte vleresimi me Flow Cytometry qe nuk behet ne praktiken e perditshme). Mire eshte qe ta shkruani analzien sic e keni dhe ta vleresojme ne devijimin nga referencat dhe rendesine e tyre.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 13 Tetor 2017 në 10:09

Test Report Poliklinika ..Vlore Name:Agur Aliraj,mosha 70vjeç.Diagnoza LCC qe nga1.12.2006-11v. Type:Whole blood Referenca:General Analiza e fundit:15.09.2017 WBC 26.81,LYM#23-10^9/L,MID#067-10^9/L,Gra#2.99-10^9/L,LYM%87.25,MID%2.76,GRA%9.99,RBC- 4.89,HGB-13.6,MCHC31.69,MCH27.82,MCV87.78,RDW-CV11.10,RDW-SD42.28,HCT42.91%,PLT102-10^9/L,MPV8.61fL,PDW13.15%,PCT0.09%,P-LCR-21.97% -Nuk kam pasur temperatur,gjendra shpretke,melçi normale.Shqetesime ne organe respiratore ne periudha gripi. -Kam bere qe ne muaji prill 2010 nje seance prej 6-cikle kimio me` Fludarabine e allopurinoldhe asgje tjeter. -Doju lutesha ne se mundeni per nje gjukim e vlersim nga ana juaje mbeshtetur tek panorama e mesiperme qe vazhdon ne keto nivele qe nga prilli 2010 ose mbas kimios,por edhe me para, qe nga viti 2006 qe jam diagnostikuar analizat s`kane qene normale por edhe jo problematike. Me shume respekt Agur Aliraj

Dërguar nga Agur, më 13 Tetor 2017 në 10:37

Pershendetje Agur, semundja juaj eshte prezente por aktualisht vlerat e gjakut periferik dhe fakti qe nuk keni gjendra limfatike, zmadhim te shpretkes dhe te melcise, jane te tilla qe nuk ka nevoje per mjekim. Trombocitet nese eshte e mundur te numerohen ne lame.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 14 Tetor 2017 në 10:37

Prsh trombocitet 37 ooo dhe granulopeni cfar tregon doktor

Dërguar nga Rone, më 21 Tetor 2017 në 20:54

Pershendetje Rone, ato tregojne shume gjera, por analiza e gjakut duhet te shkruhet e plote qe te kem nje ide.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 22 Tetor 2017 në 20:54

Pershendetje Pu ju dergoj pasqyren e plote te analizave te mia dhe te nenes time.Une jam 49 vjet WBC 4900,RBC 5300000,Ht 40,6 Platelets 257000,NEUT 62,9 LYM 27,9,Monocytes 9,2,MCV 76,6 ,MCH24,9,MCHC 32,5,SE 29 Nena ime eshte 69 vjet dhe kishte keto parametra WBC 5700 RBC 4780000,HGB 12,5 HCT 37,9,MCV 79,3,MCH 26,2,MCHC33,PLT293,LYM 44,MXD12,2,NEUT 43,8,LYM# 2.5 MXD# 0.7 NEUT# 2.5 RDW_SD 40.6 RDW_CV 12.8% PDW 10.6 MPV 8.7 P_LCR 16.6%

Dërguar nga albana, më 02 Dhjetor 2017 në 16:00

Pershendetje Albana, ne analizen tuaj mungon vlera e hemoglobines. Por si ju dhe nena do te beni Ferritinemine dhe Elektroforezen e Hemoglobines.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 03 Dhjetor 2017 në 16:00

Prsh ne 1 analiz qe kam ber kam dal me trombocitopeni 30 000 granulopeni leukopeni rbc 4.o3 wbc 3.9 hemoglobin 12.9 dhe mielogram 10 %blaste mielocicite neutrofile 15 % shkopinj neutrofil 25 %dhe segmente 10% normoblaste polikromatofil 17 % mielocite neutroofile 15 % jam shum ne ankth nk me kan then asnje zgjidhje

Dërguar nga erjola, më 25 Janar 2018 në 04:40

Pershendetje Erjola, ju keni diskutuar me mjeket ne QSUT. Besoj se ju kane shpjeguar. Diskutimi eshte midis dy semundjeve; PTI dhe MDS. Nuk e di cili eshte qendrimi qe ata kane mbajtur dhe cfare mjekimi ju kane filluar ?

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 25 Janar 2018 në 04:40

Prsh ne 1 analiz qe kam ber kam dal me trombocitopeni 30 000 granulopeni leukopeni rbc 4.o3 wbc 3.9 hemoglobin 12.9 dhe mielogram 10 %blaste mielocicite neutrofile 15 % shkopinj neutrofil 25 %dhe segmente 10% normoblaste polikromatofil 17 % mielocite neutroofile 15 % jam shum ne ankth nk me kan then asnje zgjidhje

Dërguar nga erjola, më 25 Janar 2018 në 04:48

Pershendetje Erjola, ju keni diskutuar me mjeket ne QSUT. Besoj se ju kane shpjeguar. Diskutimi eshte midis dy semundjeve; PTI dhe MDS. Nuk e di cili eshte qendrimi qe ata kane mbajtur dhe cfare mjekimi ju kane filluar ?

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 25 Janar 2018 në 04:48
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten