Dërguar nga:

Ozoni në ulçerat kronike të këmbës (Pjesa e parë)

Sic e kemi thënë në shkrimin e parë për ozon-terapinë, një nga indikacionet kryesore të saj është trajtimi i plagëve që mezi shërohen, ku më e shpeshta është ulcera kronike e këmbës (UKK).

Ulcer kronike e këmbës quhet cdo plagë poshtë gjurit që nuk shërohet brenda një periudhe 6-javore. Ajo është një patologji e zakonshme që prek rreth 1% të popullsisë dhe deri 3% të njerëzve mbi 65 vjec. UKK ka një impakt madhor në cilësinë e jetës së personit si dhe në koston e sistemit shëndetësor.

Raportet financiare shëndetësore vlerësojnë se 1% e buxheteve shëndetësore vjetore në vendet Europiane shkojnë për trajtimin e ulcerave në këmbë. Në USA pacientët me UKK llogariten mbi 6 milion me një impakt financiar rreth 2 bilion Euro. Në Itali rreth 2 milion njerëz kanë UKK.

Pavarsisht etiologjisë, UKK con në inflamacion të indit si pasojë e furnizimit inadekuat me gjak, që con në anoksi indore, edemë, induracion dhe ekstravazim të serumit, cytokineve dhe elementeve të gjakut. Hapi final i kësaj kaskade fizpatologjike janë ndryshimet struktu-rale në indet përreth dhe vdekja qelizore.

Procesi i shërimit

Pavarsisht etiologjisë (stazë venoze, trauma, diabet), një ulcerim përfaqëson një të carë në shtresën epiteliale që mbulon lëkurën kështu që indi nën të ekspozohet dhe dëmtohet. Përgjigja fiziologjike është aktivizimi i procesit të shërimit me ndërveprim të trombociteve, kolagenit dhe substancave ekstracelulare të ekspozuara. Ndonëse procesi i shërimit është një continuum që fillon menjëherë pas dëmtimit, në mënyrë konvencionale ai ndahet 4 faza: inflamatore, migratore, proliferative dhe rimodeluese.

Nëqoftëse kërkesat metabolike të indit të dëmtuar nuk plotësohen sic duhet, kaskada shëruese ndërpritet në fazën inflamatore dhe lezioni bëhet kronik.

Një lezion kronik karakterizohet nga një rritje e përqëndrimit të substancave vazoaktive si histamina, bradykinina, serotonina, PAF (platelet activating factor), TNF (tumor necro-sis factor), faktorët qelizorë të rritjes, ADP (adenosine diphosphate), derivatet e acidit arachidonic (prostacyclin, thomboxane, leukotrienes), interleukin, etj. Inflamacioni kronik është gjithashtu përgjegjës për persistencën e trombociteve dhe aktivizimin e kaskadës koaguluese, permeabilitetit vaskular, edemës, kompresionit kapilar, hypoperfuzionit, etj.

Iskemia lokale është një faktor kritik, i cili pengon procesin e shërimit sepse përjetëson hipoksinë, pH e ulët, përqëndrimin e lartë të acidit laktik dhe lipo-peroxidimin. Metaboli-tet oksidante si radikalet e lira dhe ROS-e të tjera rriten në mënyrë dramatike në zonat me hypoksi kronike dhe bëhen faktorë madhorë për kronicizimin e lezionit.

Në kushte fiziologjike, sinteza e ROS (reactive oxygen species) balancohet nga aktiviteti zbërthyes i mekanizmave endogenë antioksidant të agjentëve si super-oxide dismutaza, catalaza, albumina, etj. Kur ky ekui-libër prishet, shfaqet klinikisht efekti toksik i ROS në forma të ndryshme deri në dëmtim permanent të indit.

Si ndikon ozoni në UKK?

Lokalisht ozoni ka efekt bactericid, plagë-pastrues dhe plagë-shërues.

Ozoni sistemik rregullon mekanizmat antioksidantë të organizmit, shpejton procesin e pastrimit të radikaleve të lira, detoksikon organizmin, aktivizon enzimat mbrojtëse endogene, përmirëson oksigjenimin e indeve dhe vetitë rheologjike të gjakut, mobilizon imunitetin qelizor dhe humoral.

Ozon-terapia aplikohet krahas mjekimit konvencional, përfshirë këtu dhe mjekimin e plagës. Ajo praktikisht kombinon ozon-bagging me AHTma (autohemoterapia madhore), mikroinjeksionet me ozon përreth plagës, injektimin e pikave biologjikisht aktive, etj.

Nga revista ndërkombëtare e ozon-terapisë (INTERNATIONAL JOURNAL OF OZONE THERAPY) kam shkëputur dy artikuj që paraqesin rezultate spektakolare të ozon-terapisë me njërën nga format e saj: AHTma ose ozon-bagging. Nëqoftëse këto forma do të kombinoheshin me njëra-tjetrën (krahas mjekimit konvencional) rezultatet do të ishin akoma më të mira, koha dhe kostoja e trajtimit do të reduktoheshin ndjeshëm.

Në artikujt e sipërpërmendur jepen shumë raste. Le të shohim disa prej tyre.

Rasti 1. Një burrë 57-vjec; jo duhanpirës, jo alkoolist. Nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese. Para dy vjetësh ai filloi të vuajë nga ulcera të thella në të dy këmbët me përkeqësim progresiv. Pacienti u vizitua nga disa specialistë duke përfshirë një derma-tolog, internist, alergolog, kirurg plastik dhe vaskular. U përjashtuan sëmundjet alergjike, vaskulare dhe autoimune. Si përfundim u vendos diagnoza vasculitis me origjinë të panjohur.

Edhe kursi me kortizon nuk dha asnjë efekt. Dhimbja ishte e pamenaxhueshme pava-rsisht analgjezikëve madhorë dhe minorë. Cilësia e jetës së pacientit ishte mjaft e keqe si pasojë e dhimbjes së vazhdueshme dhe kufizimit ekstrem të lëvizjes.

U vendos një kateter epidural ku u administrua bupivacainë (25 mg/ditë) dhe morphine (3 mg/ditë). Dhimbja u arrit të kontrollohet, kurse lezioni u përkeqësua dhe u infektua. Si masë ekstreme kirurgu konsideroi amputimin bilateral të këmbëve. Si një shans i fundit u fillua AHTma. Pas 62 trajtimesh këmba e majtë u shërua plotësisht, kurse e djathta pas 120 seancash AHTma (Fig.1).

Kemba e djathte Kemba e majte
Rezultati
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 73 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten