Dërguar nga:

Ozoni në kosmetologji (Pjesa e parë)

Shumë probleme kozmetike (aknet, rrudhat, celuliti, dhjamosja, alergjia, rënia e flokëve) reflektojnë gjendjen e brendshme të organizmit, prandaj duhen trajtuar nga jashtë (me aplikime lokale) dhe nga brenda (aplikime sistemike). Kjo mund të arrihet me sukses me ozon falë efekteve të tij: detoksikues, antimikrobial, antiviral dhe imunorregullues.

Ozon-terapia është unike në ruajtjen dhe rivendosjen e shëndetit dhe bukurisë natyrale të lëkurës. Ajo nuk maskon defektet e lëkurës, por normalizon funksionet dhe punën e saj.

Procesi i plakjes në nivel të epidermës induktohet nga frenimi i ndarjes qelizore, ulja e elasticitetit, rritja e shtresës keratinoze dhe deformimit rezidual të epidermës me shfaqje të "këmbës së sorrës".

Lëkura funksionon sic duhet dhe duket e re vetëm nëqoftëse ka ushqyerje dhe ndarje adekuate të qelizave të epidermës. Ushqyerja natyrale e qelizës realizohet me ndihmën e likidit indor, limfës dhe plazmës së gjakut. Eficienca e këtij procesi ulet në mënyrë të konsiderueshme nën ndikimin e faktorëve negativë të ambientit.

Plakja në nivelin e dermës vjen nga ndryshimet strukturore të fibrave kolagenoze dhe elastike. Gjatë ekspozimit të kolagenit ndaj radikaleve të lira ndodh një "bashkë-pleksje" e kolagenit, kështu që kolagenaza nuk mund ta kryejë funksionin e saj normal që është degradimi i kolagenit. Për pasojë akumulohen fibrat kolagenoze të modifikuara dhe ulet aftësia ujë-mbajtëse e dermës. Kjo con në crregullim funksional të hyaluronidazës, një enzimë specifike me ndikim në acidin hyaluronik dhe penetrimin e lëkurës.

Si pasojë e plakjes ulet aktiviteti i disa enzimave kyce të respiracionit cka con në deficit energjitik të qelizave. Kjo frenon rigjenerimin e qelizave epidermale, raskapit dhe fragme-nton fibrat elastike dhe si rezultat i të gjitha këtyre proceseve formohen rrudhat.

Plakja e lëkurës mund të frenohet dhe struktura e saj mund të rivendoset duke neutrali-zuar proceset e mësipërme patologjike. Ekzaktësisht ky është dhe targeti i ozon-terapisë.

Për trajtimin e "problemit" kutan dhe të rrudhave rekomandohen aplikimet lokale (injekti-met subkutane, vaji i ozonuar) dhe sistemike të ozonit (fiziologjiku i ozonuar, autohemo-terapia madhore dhe minore, insuflimi rektal). Përqasja dhe metodat janë individuale për cdo pacient.

Ozoni i dhënë subkutan aktivizon proceset metabolike në qelizat makroergjike, norma-lizon transportin aktiv të membranës, vetitë penetruese, deformuese dhe elektrike të saj. Njëkohësisht optimizohet furnizimi me oksigjen i indeve (në prani të ozonit eritrocitet transportojnë 10 herë më shumë oksigjen drejt indeve) dhe rritet përdorimi i tij nga qelizat (aktivizohet glikoliza aerobe, cikli i Krebsit, b-oxidimi i acideve yndyrore).

Gjithashtu ozon-terapia stopon "stresin oxidativ", aktivizon sistemin antioksidant dhe neutralizon efektet shkatëruese të radikaleve të lira. Kjo con në stimulim të sintezës proteinike (përfshirë kolagenin dhe elastinën), rritje të potencialeve rigjeneruese dhe ujëmbajtëse të lëkurës. Si rezultat ndodh sheshimi i rrudhave dhe zhdukja e pamjes "këmbë-sorrë".

Ndryshimi thelbësor midis ozon-terapisë dhe procedurave të tjera kosmetike është se ajo vepron nga jashtë dhe nga brenda organizmit duke dhënë një pastrim, sanacion dhe tonizim të përgjithshëm (dhe jo vetëm një efekt kosmetik të përkohshëm). Ozon-terapia është një mjet revolucionar kundër plakjes që lejon të rivendoset funksioni barierë, imun, ujë-mbajtës, reparativ dhe separativ i lëkurës dhe të përmirësohet struktura e saj.

Për pastrimin e organizmit, eliminimin e ushqimeve të forta dhe toksinave, të cilat luajnë një rol negativ në lëkurë rekomandohet insuflimi rectal me ozon. Ai krijon kushte për rigjenerimin e florës intestinale “të shëndetshme”, prandaj është i dobishëm për të gjithë organizmin.


Fig. 1 Rrudhat dhe telangiectazia para dhe pas trajtimit me ozon

Për korrigjimin e shenjave të vyshkjes kutane pas moshës 35 vjecare mjaft të dobishme janë kurset ripërtëritëse të ozone-terapisë në formën e injektimeve subkutane në vendet e rrudhave dhe atje ku manifestohet vyshkja e lëkurës (ballë, mjekër, faqe, qafë). Pas procedurës rekomandohet masazh manual i zonës së injektuar për të përhapur ozonin në mënyrë të njëtrajtshme.

Efekti pozitiv i ozonit duket pas 3-4 procedurash: sheshim i rrudhave të vogla, shtim i turgorit të lëkurës, pakësim i pastozitetit të fytyrës, përmirësim i kolorit të fytyrës, shfaqje e shkëlqimit. Pacienti raporton një ulje të tharjes kutane, zhdukje të ndjesisë së shtrëngimit të lëkurës, madje edhe pas larjes. Si pacienti dhe doktori vërejnë një efekt lifting në zonat submaxilare, të faqeve dhe të mjekrës. Dhe cka është më e rëndësishmja ka një përmirë-sim të gjendjes së përgjithshme.

Përdorimi i ozonit në trajtimin e telangiectazisë (spider veins) mund të arrijë rezultate mahnitëse. Shumica e metodave tradicionale kanë një sërë efektesh anësore të padëshirueshme si dhimbje, mundësi djegieje gjatë futjes së ilacit në vazat e dëmtuara, cka mund të shkaktojë njolla të errëta dhe cikatrice. Kur injektojmë në enën e gjakut përzierjen ozon-oksigjen kemi zhdukje komplete të telangiectazisë, pa dhimbje dhe me mundësi shumë të ulët për t’u përsëritur në të njëjtin vend. Në ditët tona kjo metodë po konkuron seriozisht metodat e trajtimit me laser.

Acnet.

Ozone-terapia në formën e injeksioneve të ozonit në zonat e inflamuara (infiltrate pustula). Thellësia dhe numri i injeksioneve nën një vatër varet nga madhësia e elementit.

Një kurs trajtimi mesatarisht ka 5-6 procedura me interval 5 ditor. Të gjithë pacientët e shfaqin përmirësimin klinik qysh pas procedurës së parë. Kjo duket në zbutjen e infiltratit, uljen e edemës, exudatit, hyperemisë, dhimbjes. Koha e trajtimit shkurtohet me 2-3 herë në krahasim me metodat tradicionale. Nuk ka efekte anësore, as komplikacione. Në rastet e avancuara dhe difuze një ndihmë të madhe jep dhe autohemoterapia minore nëpërmjet rrijes së imunitetit.

Pas futjes në praktikën e gjërë të metodave të kirurgjisë plastike (peeling i thellë kimik, lëmim mekanik ose me laser i lëkurës, plastikë e kontureve me injeksione) po bëhen problem serioz cikatricet hypertrofike. Injeksionet e ozonit përreth cikatrices induktojnë zhdukjen e ndjesisë së shtrëngimit kutan, kufizimin dhe zbutjen e cikatrices dhe rezor-bimin e mëtejshëm të saj. Si rezultat i kësaj ndodh një sheshim i dukshëm i sipërfaqes dhe rivendosje e elasticitetit indor.

Celuliti ose panniculopathia edemato-fibrosclerotike është një problem ekskluziv i femrave dhe paraqet një gjendje patologjike të qelizave dhjamore (adipocyteve). Shkaqe dhe faktorë risku janë ato gjenetike, familjare, periudha e pubertetit, shtatzanisë, crregulli-met hormonale, marja e kontraceptivëve, mosha dhe mënyra e jetesës.

Sipas burimeve të ndryshme, 80-95% e grave vuajnë nga celuliti. Zonat e prekura janë vithet dhe kofshët, më rrallë shpina dhe krahët. Stadi fillestar i celulitit karakterizohet nga crregullime mikrocirkulatore, edema, stanjacioni i likideve në indin subkutan. Kështu forma edematoze e celulitit progreson mëtej dhe transformohet në formë fibrosklerotike.

Fig. 2. Lëkura normale

1 - epiderma dhe derma;
2 – indi dhjamor hypodermik;
3 – shtresa e dytë dhe e tretë e dhjamit;
4 – muskuli
Fig. 3. Lëkura me celulit
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 85 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten