Dërguar nga:

Çfarë është dhimbja dhe si të përballemi me të? (Pjesa e parë)

Dhimbja është një eksperiencë e pakëndshme sensore dhe emocionale e lidhur me një dëmtim indor aktual ose potencial ose e përshkruar si e tillë.

Në këtë përcaktim fshihen disa koncepte mjaft të rëndësishme:

  • Eksperiencë e pakëndshme sensore dhe emocionale. Ndryshe nga ndjesitë e tjera si shikimi, dëgjimi, nuhatja, shija dhe prekja, dhimbja është gjithnjë e lidhur me një emocion të pakëndshëm. Mendo për një cast eksperiencat e dhimbshme që ke kaluar – ka qënë ndonjëra e këndshme?
  • Dëmtim indor aktual ose potencial. Kur sillni ndërmend dhimbjet që keni kaluar ju kujtohet se ato janë shkaktuar nga dëmtime indore si lacerime, tërheqje, përdredhje, djegie, fraktura, etj.
Pse kam dhimbje?

Ne dimë se dhimbja është një sinjal paralajmërues se dicka nuk shkon mirë në trupin tonë. Ajo na lejon të kuptojmë dëmtimin, ta lokalizojmë atë dhe na mobilizon për përgjigjen e stresit. Ajo është si një sirenë e fortë që na thotë: kujdes! kujdes! dicka nuk shkon! dil nga situata dhe gjej cfarë nuk shkon!

Por disa herë sistemi i paralajmërimit shkakton një alarm të panevojshëm ose më të madh se c’duhet. Kjo “sirenë alarmi“ vazhdon të ushëtijë edhe kur nuk ka dëmtim apo sëmundja është shëruar.

Në disa lloj dhimbjesh kronike shumë ekzaminime dhe teste laboratorike nuk gjejnë ndonjë dicka anormale që të shpjegojë dhimbjen; në këto raste mjeku shpesh i thotë pacientit “dhimbja është në kokën tënde“.

Fakti se gjithë testet laboratorike janë normale nuk do të thotë se ajo është psiko-gene. Crregullimet psikiatrike dhe simulimi janë shumë të rralla në pacientët me dhimbje kronike.

Nga ana tjetër duhet të dimë se dhimbja kronike con në pasoja psikologjike si depresion, ankth ose stres. Një ose disa nga këto pasoja hasen në shumicën e pacientëve me dhimbje kronike, por nuk do të thotë se shkaku i dhimbjes është psikogen.

Për pacientin me dhimbje kronike një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjë mjeku është t’i thotë: unë ju besoj se po vuani nga dhimbja dhe do të përpiqem t’ua lehtësoj, bile dhe pa e gjetur shkakun e saj.

Si veprohet me dhimbjen kur nuk mund ta gjejmë apo trajtojmë shkakun e saj? Shembuj të tillë ka plot psh:

  • Dhimbja e kokës dhe migrena. Pasi kemi përjashtuar (me analiza dhe ekzaminime të ndryshme) dicka “të tmerrshme” brenda kokës, ajo cka mbetet është trajtimi i dhimbjes.
  • Dhimbja e mesit me rritjen e moshës. Rrallë këshillohet operacioni dhe i vetmi mjekim është menaxhimi i dhimbjes.
  • Dhimbja e artritit. Kycet mahisen, deformohen apo shqyhen dhe shpesh nuk mund të shërohen. Në këto kushte kontrolli i dhimbjes (dhe jo riparimi i kycit) bëhet synimi kryesor i trajtimit.
Ku mund të drejtohem për ndihmë?

Nëqoftëse dhimbja nuk ju qetësohet me analgjezikët që jepen pa recetë në farmaci ose vazhdon më gjatë se sa e mendonit, atëhere drejtohuni tek mjeku i familjes.

Nqs mjekimi i dhënë nga ky i fundit nuk ju qetëson, atëhere drejtohuni tek një klinikë dhimbjesh. Në këto klinika do të gjeni personel mjekësor i cili do t’ju besojë, do t’ju kuptojë dhe do t’ju ndihmojë për të qetësuar dhimbjen e fortë të paqetësuar deri tani.

Cfarë trajtimesh mund t’ju ofrohen?

Për të kontrolluar dhimbjen ka një sërë trajtimesh. Disa prej tyre veprojnë në një pjesë të pacientëve, kurse në pjesën tjetër nuk veprojnë. Kjo shpjegohet me faktin që dhimbja është një përvojë individuale.

Doktori mund të provojë tek ju një numër trajtimesh me shpresë se do të jenë të suksesshme. Kjo nuk do të thotë se ai “po bën prova“. Disa herë trajtimet nuk japin rezultat qysh në fillim dhe duhen disa javë për të vlerësuar efektivitetin e tyre. Në raste të tjera ato veprojnë në fillim, por me kalimin e kohës efekti ulet.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 195 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Komente nga lexuesit

Me sa kam lexuar jam e kenaqur po do doja te dija me shumm per dhimjen e belit ju lutem.

Dërguar nga Vojsava, më 14 Maj 2016 në 03:39
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten