Dërguar nga:

IVF me korrespondence

Fertilizimi In Vitro kërkon një kontakt direkt mes pacientëve dhe personelit mjeksor që ofron këtë shërbim. Kemi të bëjmë me një process i cili kërkon një interval të caktuar kohor, gjatë të cilit pacientët duhet të konsultohen/kontrollohen/analizohen dhe trajtohen në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë qëllim pacientët mund të kenë nevojë për takime me mjekun deri edhe cdo 2-3 ditë.

Është shumë frustruese për pacientët nqs këmbimi i informacionit ose këshillat mbi mjekimin delegohet përmes sekretareve apo mjekëve të rinj praktikantë. Pacienti ka nevojë dhe të drejtë të komunikojë direkt me mjekun performues pasi në fund të fundit ai është përgjegjës për cdo etapë.

Cdo person tjetër do të ketë tendencën të përgjigjet më pak ose në mënyrë evazive.

  • Nuk është normale që interpretimi i ecurisë së stimulimit (për shembull) apo dhënia e mjekimit të kryhet në distancë (përmes telefonit). Ka shumë raste kur analizat kryhen në Tiranë dhe mjeku vendos për mjekimin duke folur me sekretaren apo praktikantin që nga jashtë Tiranës apo që nga jashtë shtetit.
  • Është normale që jo të gjitha ciklet e Fertilizimit In Vitro do të rezultojnë me një test shtatzanie pozitiv. Këtë fakt e mirëkuptojnë shumica e pacientëve. Por është shumë fyese për ta që në ditën e analizës rezultati tu komunikohet me korrespondencë apo përmes dikujt tjetër. Mjeku performues e ka për detyrë të komunikojë një rezultat analize qoftë edhe negativ ky …
  • Kur dihet që një cikël Fertilizimi In Vitro zgjat gati 3 javë, atëherë mos pranoni që mjeku që merr përsipër këtë cikël të jetë i pranishëm vetëm 2-3 ditë në muaj në klinikë!

Përpara se tu nënshtrohen një cikli Fertilizimi In Vitro, pacientët duhet të marrin informacionin e duhur në se cikli i tyre do të monitorizohet në mënyrë direkte apo në korrespondencë.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 64 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten