Dërguar nga:

Amniocenteza

Për diagnozën prenatale nevojitet ekzaminimi i indeve / qelizave fetale. Kjo mund të arrihet përmes proçedurave invazive si amniocenteza apo biopsia e vileve koriale (CVS). Fillimisht çdo proçedurë invazive e diagnozës prenatale duhet të paraprihet nga këshillimi gjenetik i çiftit, ku vlerësohet pema gjenetike familjare dhe rrisku gjenetik dhe shpjegohen komplikacionet e mundshme të proçedurës.

Amniocenteza është një teknikë e cila për qëllime diagnostikuese (rrallë terapeutike) presupozon aspirimin e likidit amniotik. Ajo është proçedura invazive më e përdorur për diagnozën prenatale. Për herë të parë ajo u përdor nga Valenti në 1968 në diagnozën prenatale të sindromës Down. Përmes likidit amniotik të aspiruar mund të analizohet:

  • Kariotipi i amniociteve për të diagnostikuar defektet kromozomiale,
  • Nivelet e AFP për të diagnostikuar defektet e tubit neural,
  • Raporti lecitinë-sfignomielinë për të përcaktuar pjekurinë e pulmoneve fetale,
  • Dozimi i bilirubinës përmes analizës spektrofotometrike për të vlerësuar gravitetin e hemolizës fetale në shtatzaninë me izoimunizim RH.
Teknika

Amniocenteza tradicionale kryhet pas javës së 15-të të shtatzanisë. Por amniocenteza mund të kryhet edhe më herët; midis javës së 12-të dhe asaj të 14-të (amniocenteza e hershme).

Amniocenteza nuk mund të kuptohet pa ekzaminim ekografik. Ekografia shërben për përcaktimin e moshës gestacionale, lokalizimin e plaçentës, vlerësimin e likidit amniotik dhe orientimin nëpër hapësirat që ai formon, përcaktimin e numrit të fetuseve. Ajo duhet të kryhet në të njëjtin moment me amniocentezën.

Çdo gjest mjeksor respekton rreptësisht rregullat e asepesisë. Lëkura e barkut dezinfektohet me solucion betadine. Dorezat e përdorura janë sterile dhe një përdorimshme.

Zakonisht përdoret një age spinale 22-26 g dhe 9-14 cm e gjatë me stilet (guidë). Agia hyn në kavitetin amniotik nwn drejtimin ekografik. Më pas aspirohen 20-30 ml likid amniotik të cilët zbrazen në tuba sterilë. Këta të fundit dërgohen në laborator në temperaturën e dhomës.

Pas procedurës nënës i tregohen në monitorin e ekografisë rrahjet e zemrës fetale. Hospitalizimi nuk është i nevojshëm. Pas amniocentezës pacientja mund të ndjekë aktivitetin normal. Nuk rekomandohet efort fizik (përtej aktivitetit normal) për 48-78 orët që pasojnë amniocentezën. Pacientja duhet të këshillohet për tu paraqitur në spital në rast se konstaton krampe uterine të vazhdueshme, hemorragji vaginale, rrjedhje të likidit amniotic apo temperaturë.

Anestezia?

Zakonisht nuk është e nevojshme anestezia lokale.

Siguria e amniocentezës

Çdo proçedurë që përfshin futjen në brendësi të uterusit gravid përmban një rrezik për fetusin. Këtu bën pjesë edhe amniocenteza. Teorikisht ajo mbart një rrezik matern dhe fetal.

Rreziqet materne janë shumë të rralla. Këtu mund të përmendim:

  • Koriamniotitin (në 0.1% të rasteve).
  • Spoting tranzitor.
  • Rjedhje vaginale minimale e likidit amniotik (në 1% të rasteve). Zakonisht ky komplikacion është tranzitor.

Rreziqet fetale.

  • Rreziku abortiv i amniocentezës është i ulët (< 0.5%).
Indikacionet e amniocenteses gjenetike
  • Mosha materne në momentin e lindjes >35 vjeç
  • Anamneza familiare pozitive për anomali kromozomiale apo defekte gjenike
  • Teste anormale në screening-un e Trim II (triple-test).
  • Teste anormale në screening-un e Trim I (bi-test).
  • Anomali vizibile në ekzaminimin ekografik.
  • Infeksione materne potencialisht të dëmshme për fetusin.
  • Më shumë se 3 aborte spontane.
  • Rrezik i lartë për defekte të tubit neural
  • Lindje në antecedente të një fetusi me defekte kromozomiale
Figura 1. Paraqitje skematike e amniocentezës. Figura 2. Amniocentezë. MG = 16 javë.

Ky artikull është marrë me shkurtime nga kapitulli "Proçedurat invazive në Obstetrikë" pjesë e librit "Ekografia në patologjinë obstetrikale" botuar në vitin 2010 nga autori.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 3278 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Komente nga lexuesit

Pershendetje. Jam shtatezene ne javen e 12 dhe mjeku gjinokolog me ka rekomanduar qe te bej amniocentezen ne jven e 16-te shtatezanise. Desha te dije a eshte e nevojshme te behet amniocenteza, kur ekografite e kryera deri tani dhe te gjitha analizat e bera me kane dale normale. Jam 37 vjeç dhe e kam shtatezanine e dyte. Kam kaluar para shtatezanise se pare dy aborte spontane ne javet e para te shtatezanise, por ato per shkak te pakujdesise ne ngritjen e peshave dhe udhetimit te gjate. Nuk kam ndonje histori familjare me deformime gjenetike persa i perket sindromes (down), madje e kunderta. Edhe femijen e pare e kam lindur te shendetshem dhe pa asnje lloj problemi. Ju lutem, desha te me keshilloni nese ne rastin tim eshte e nevojshme te kryhet amiocenteza ne keto kushte, perderisa kjo teknike mbart dhe riskun e abortit. Nje risk aspak i deshirueshem per mua, qe dua ta mbyll me kete shtatezania. Ne pritje te pergjigjjes tuaj. Me respekt R. Zeneli

Dërguar nga Rozeta, më 27 Gusht 2013 në 02:30

pershendetje edhe mu me kane propozu me be amniocintezen, por perveq ultrazerit nuk me kane bere tjeter analize , e kur kan bere ultrazerin i ka dal nje fryerje e lehte ne qafe,po jam pak e shqetesuar se une e di qe pas ultrazerit te bejne do analiza tjera tani e fundit eshte amniocinteza, ju kisha lut te me tregoni pse me kane propozu qe drejt e kete analize te rende me bere.

Dërguar nga viola, më 05 Tetor 2013 në 13:45
Dr. Altin Cekodhima Mjek Gastrohepatolog - Vizita, Gastroskopi, Kolonoskopi, Polipektomi, Endosonografi. www.altincekodhima.com
Dr. Kozeta Mustafaraj Mjeke Obsteter-Gjinekologe. Vizita gjinekologjike, echografi, kolposkopi, nderhyrje gjinekologjike.
www.drkozeta.com
Dr. Gjergji Bizhga Mjek specialist ORL. Operacione estetike te hundes, vesheve dhe fytyres. Nderhyrje kirurgjikale te ndryshme.
www.gjergjibizhga.com
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten