Dërguar nga:

Prolapsi genital (Pjesa e parë)

Perkufizimi:

Prolapsi genital eshte zbritja e organeve genitale nga pozicioni i tyre normal ne pelvis, poshte ne vagine.

Disa nga llojet e prolapsit genital jane:

  1. Prolapsi uterin eshte zbritja e uterusit nga pozicioni i tij normal ne pelvis, poshte ne nivele te ndryshme te vagines ose jashte saj.
  2. Cistouretrocele eshte zbritja e vezikes urinare dhe e uretres nga pozicioni i tyre normal ne vagine ose jashte saj.
  3. Cistocele eshte zbritja e vezikes urinare nga pozicioni normal ne vagine ose jashte saj.
  4. Cistorektocele eshte zbritja e vezikes urinare dhe e rektumit ose e zorreve te trasha nga pozicioni normal i tyre ne vagine ose jashte saj.
  5. Rektocele eshte zbritja e rektumit ose e zorreve te trasha nga pozicioni normal i tyre ne vagine ose jashte saj.
  6. Enterocele eshte zbritja e zorreve te holla nga pozicioni normal i tyre ne vagine ose jashte saj.
Epidemiologjia

Frekuenca e prolapsit genital eshte e njejte ne te gjitha vendet e botes.
Rreth gjysma e grave qe vuajne nga prolapsi genital jane mbi moshen 50 vjec.
Rreth 50% e grave qe kane lindur vuajne nga shkalle te ndryshme te prolapsit genital dhe rreth 10-20 % e tyre jane simptomatike.

Etiologjia
  1. Shtatzania dhe lindjet (pesha e bebit,trauma fizike dhe lindja,stresi i lindjes shkakton nje terheqje te ligamenteve dhe muskujve pelvik duke shkaktuar nje dobesim te tyre)
  2. Fibromioma te medha dhe tumore
  3. Plakja dhe menopauza (ulja e nivelit te estrogeneve shkakton nje dobesim te muskujve pelvik)
  4. Obeziteti
  5. Kolla kronike dhe konstipacioni (kolla kronike takohet tek duhanpiresit, ne astmen bronkiale dhe ne bronkite)
  6. Pesha te medha, terheqje dhe sforcime te ndryshme
  7. Kushte genetike (sindromi Marfan, Sindromi Ehlers-Danlos)
  8. Kirurgji pelvike te meparshme
  9. Demtime te kordave spinale, atrofi muskulare (sklerozen multiple, distrofi muskulare)
  10. Raca (Europa veriore me teper se Azia dhe Afrika)
Fizpatologjia

Uterusi mbahet ne vend nga muskujt dhe nga ligamentet qe formojne dyshemene pelvike.

Prolapsi ndodh kur muskujt dhe ligamentet e dyshemese pelvike dobesohen ose demtohen.

Prolapsi ne baze te shkalles se shtrirjes mund te jete komplet ose inkomplet.

Ai klasifikohet ne 4 stade kryesore.

  • Stadi I: Nuk kemi prolaps.
  • Stadi II: Porcioni distal i prolapsit shtrihet mbi 1 cm ose me pak se plani distal dhe proksimal i himenit.
  • Stadi III: Porcioni distal i prolapsit shtrihet mbi 1 cm nga plani himenal dhe jo me shume se 2 cm i gjatesise totale vaginale.
  • Stadi IV: Kur kemi eversion total.
Simptomat
    Asimptomatike
  • Rendese ose presion ne pelvis
  • Dalja e nje mase me madhesi te variueshme ne vagine
  • Dhimbje ne pelvis,abdomen ose ne fund te shpines
  • Dhimbje gjate interkorsit
  • Infeksione urinare te perseritura
  • Sekrecione te shtuara jo te zakonshme nga vagina
  • Veshtiresi ne urinim,inkontinence urinare ose rritje e frekuences se urinimit

Simptomat jane te lehta ne mengjes dhe rendohen gjate dites. Ato rendohen nga ecja ose nga qendrimi i zgjatur ne kembe.

Ekzaminimi fizik
  • Ekzaminimi abdominal perjashton nje tumor pelvik ose abdominal.
  • Ekzaminimi vaginal,me spekulum dhe bimanual percakton graden e prolapsit dhe ndonje komplikacion te tij.
Ekzaminimet imazherike
  • Nuk paraqitin ndonje rendesi te vecante ne rastin e nje prolapsi te thjeshte genital.
  • Ekografia, diferencon prolapsin nga patologji te tjera.
  • RMI, perdoret per stadifikimin e prolapsit.
Ekzaminimet laboratorike

Ne format e pakomplikuara nuk paraqitin ndonje rendesi te vecante.Ne ekzaminimet me te shpeshta laboratorike kemi: gjak komplet, ekuilibri metabolik, urine komplet, test shtatzanie, kulture vaginale, pap test, biopsi ne rast se dyshojme per patologji malinje.

Diagnoza diferenciale
  1. Cistiti
  2. Humbja e hershme e shtatzanise
  3. GEU
  4. Neoplazma
  5. Kist ovarial
  6. Vaginiti
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 279 herë
Komente nga lexuesit

A ndonjr kure aop sherim.ludhur me kete diagnoze

Dërguar nga Aferdita , më 05 Janar 2020 në 12:41

Pershendetje Aferdita!Ne lidhje me prolapsin genital nuk ka nje kure perfundimtare me medikamente.Ndiqen disa keshilla te pergjithshme ne menyre qe te reduktohet avancimi i simptomave.Trajtimi behet ne baze te shkalles se prolapsit(ndjekje,pessary ose trajtim kirurgjikal).Te pershendes!

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 05 Janar 2020 në 15:51

po per frryrje te anes se djathte te vagines si mendoni

Dërguar nga irena karaj, më 27 Dhjetor 2021 në 22:53

Pershendetje Irena!Normalisht per problemin qe referoni duhet te beni nje vizite tek mjeku gjinekolog sepse mund te jete ndonje kist Bartolini.Vizita e vlereson.Te pershendes

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 29 Dhjetor 2021 në 06:41

Artikull shume i mire informues.pyetja ime .prolapsi total ndyrhyhet nga poshte apo apo nga barku .flm

Dërguar nga Lavdije , më 01 Nentor 2022 në 08:01

Pershendetje Lavdije! Nderhyrja ne rastin e nje prolapsi total behet nga poshte (vaginale),hiqet mitra dhe ndonjehere vezoret ne baze te situates.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 01 Nentor 2022 në 09:44

Pershendetje doktoreshe.Kam problem me rreshqitjen e mitres sic i thone ne gjuhen popullore.Jam vizituar dhe me thane meoperim por qe pret si kohe.A kamundesi ta bej me rreze lazer se keshtu kam lexuar qe behet me kete menyre ose ushtrime.Faleminderit

Dërguar nga sindorela pejtamalli, më 21 Korrik 2023 në 10:44
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten