Dërguar nga:

LINDJA PARA KOHE (PARTUS PREMATUR) (Pjesa e parë)

Perkufizimi

Lindja para kohe (LPK) perkufizohet si prezenca e kontraksioneve uterine me intensitet dhe frekuence me efekt progresiv ne dilatacionin dhe shkurtimin e cerviksit para 37 javeve te shtatezanise.

Lindja para kohe perkufizohet si prania e 6-8 kontraksione uterine ne ore ose 4 kontraksione uterine ne cdo 20 minuta. perpara javes se 37 te shtatezanise.

Lindje para kohe mund te jete nje kolum i dilatuar me shume se 2cm ose i shkurtuar mbi 80% te gjatesise se tij , perpara javes se 37 te shtatezanise.

    Te pergjithshme
  • Incidenca eshte 9% e te gjithe lindjeve te gjalla.
  • Eshte nje nga shkaktaret kryesor te vdekshmerise neonatale.
  • Kemi rreth 14.9 milion raste ne vit me lindje te parakohshme. Nga keto 5% ne Europe, 18% ne Afrike, 60% ne Azi dhe ne Afriken subsahariane dhe pjesa tjeter ne Amerike.
  • Ne baze te shkaqeve kemi 45-50% idiopatike, 30% me membrana te plasura dhe 15-20% per indikacione amtare.
Klasifikimi

Lindja para kohe ndahet ne tri kategori kryesore:

  1. me membrana intakte (te paplasura)
  2. me membrana te plasura
  3. e indikuar (indikacion fetal ose amtar)
Fizpatologjia

Mekanizmi i sakte i lindjes para kohe eshte i panjohur. Disa nga faktoret qe ndikojne jane:

  1. Hemoragjia deciduale.
  2. Mbidistendimi uterin nga shtatezani multiple ose polihidramnion.
  3. Inkompetenca cervikale (trauma, biopsi me konizim).
  4. Distorsioni uterin (anomali te duktusit myllerian, fibromioma uterine).
  5. Inflamacioni cervikal nga vaginoza bakteriale ose trikomonas vaginalis.
  6. Inflamacioni maternal (temperatura maternale nga infeksionet urinare, respiratore).
  7. Ndryshimet hormonale (stresi fetal ose maternal).
  8. Insuficienca utero-placentare (hipertensioni arterial, diabeti insulinovartes, abuzimi me droge, duhanpirja, alkooli).
Faktoret e riskut
  • Mbipesha ose nenpesha perpara shtatezanise
  • Duhanpirja
  • Mungesa e nje kujdesi prenatal
  • Perdorimi i droges dhe alkoolit ne shtatezani
  • Patologji te ndryshme amtare (hipertensioni arterial, preeklampsi, diabet mellitus, crregullimet e koagulimit te gjakut, infeksionet amtare)
  • Defektet fetale
  • FIVET (fekondimi in vitro)
  • Shtatezani multiple
  • Shtatezani te aferta me njera-tjetren
  • Histori familjare per lindje para kohe
  • Histori e meparshme personale per lindje para kohe
Indikatoret

Indikatoret e riskut per lindje te parakohshme ndahen ne 5 kategori kryesore:

  1. Karakteristikat individuale (raca / etniciteti)
  2. Karakteristikat fetale (seksi i fetusit, numri fetal, korioniciteti)
  3. Historia obstetrikale (histori te meparshme per lindje te parakohshme)
  4. Faktoret e modifikueshem te riskut (statusi social, stili i jetes, infeksionet)
  5. Shenja te lindjes se hershme (markues ekografik dhe laboratorik)

Indikatoret e mesiperm ndahen ne dy grupe:

A-Te pamodifikueshem (etniciteti, historia obstetrikale, fetusi, te dhena mjekesore)

B-Te modifikueshem (duhani, stimulimi ovarial, numri i embrioneve te transferuar, infeksionet, stili i jetes).

    Simptomat
  • Dhimbje mesi, ne fundshpine me shpesh, konstante ose here pas here qe nuk qetesohet me ndryshimin e pozicionit.
  • Kontraksione uterine cdo 10 minuta ose me shpesh.
  • Krampte ne abdomenin e poshtem te ngjashme me dhimbjet mestruale.
  • Rrjedhje te likidit amnial nga vagina.
  • Simptoma te gripit si nauza, te vjella, diarre.
  • Rritje e presionit ne pelvis ose poshte ne vagine.
  • Rritje e sekrecioneve vaginale, gjakrrjedhje vaginale.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 251 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten