Dërguar nga:

Tumoret malinje dhe beninje të stomakut (Pjesa e parë)

Në organizmin tonë qelizat e shëndetshme rriten dhe ndahen në një rrugë të vjetër. Ky proces është i kontrolluar nga ADN, që është një material gjenetik, i cili përmban instruksionet për cdo proces kimik në trupin tonë. Disa gene të ADN nxisin ndarjen qelizore, disa të tjera e ngadalsojnë atë, ose programojnë që qelizat të vdesin në kohën e duhur. Ndërsa gene të tjera kontrollojnë proceset që ndihmojnë përmirësimin e ADN.

Kur ADN është e dëmtuar këto gene nuk funksionojnë në mënyrë të saktë duke shkaktuar kështu rritjen e qelizave jashtë kontrollit dhe eventualisht formojnë një tumor- një masë malinje. Megjithëse shkaqet e shumë tipeve të kancereve nuk janë plotësisht të qarta, kërkimet kanë bërë një progres real në përcaktimin e faktorëve që shkatërrojnë ADN e qelizave të stomakut dhe se si këto dëmtime çojnë në kancer.

Çfarë e shkakton kancerin e stomakut?

Infeksioni nga Helikobakter Pylori (H P) Rreth 2/3 e popullsisë në botë është e infektuar me një bakter të tillë, që jeton thellë në palat mukoze të stomakut. Mendohet se ky bakter përhapet nga personi në person, nëpërmjet rrugës fekal-orale, ose nëpërmjet ujit të kontaminuar. Infeksioni nga HP shpesh shfaqet në fëmijëri dhe mund të zgjasë gjatë gjithë jetës në qoftë se nuk trajtohet.

Tani infeksioni nga HP është i njohur si shkaku kryesor i ulceres së stomakut, në rreth 80% të rasteve por mund të jetë shkaku kryesor edhe i kancerit të stomakut. Sipas Organizatës Botërore të Shendetësise, gjysma e rasteve të reja vjetore të kancerit të stomakut i atribohet infeksionit nga Helikobakter Pylori. Të kesh ulcer nuk je domosdoshmërisht para një rrisku të lartë për kancer stomaku, por të kesh infeksion me Helikobakter Pylori, po.

Kjo ndodh sepse, një infeksion i zgjatur shkakton inflamacion qelizor i cili çon në ndryshime prekanceroze të stomakut. Një nga këto ndryshime është dhe gastriti atrofik, një konditë në të cilën qelizat acid-prodhuese janë të shkatërruara. Mendohet që nivelet e ulta të acidit parandalojnë toksinat kancer-shkaktuese nëpërmjet shkatërrimit të tyre ose nxjerrjes jashtë stomakut.

Nitratet dhe nitritet Këto janë përberje kimike natyrale që shfaqen atëhere kur bakteriet shkatërrojnë nitrogenin. Nitratet përdoren në shumë proçese të përpunimit të mishrave. Në stomakun tonë shumë baktere, duke përfshirë edhe HP, konvertojnë nitratet në nitrite, një tjetër bazë kimike e nitrogenit. Nitritet përdoren në disa ushqime me përmbajtje mishi si hamburger, beikon.

Nitritet kombinohen me substanca të tjera që përmbajnë nitrogen duke formuar në stomak N-nitrozo-komponimet, që janë karcinogenë të fuqishëm dhe që njihen si shkaktarë të kancerit të stomakut.

Duhani dhe abuzimi me alkool Së bashku irritojnë stomakun dhe mund të shkaktojnë kancer të pjesës së sipërme të stomakut deri në ezofag.

Ushqimet e tymosura, të regjura dhe mishi i kuq Para shpikjes së frigoriferit ushqimet konsevoheshin nëpërmjet tymosjes, kriposjes ose regjies dhe skuqjes. Ushqimet e konservuara përmbajnë sasi të mëdha nitritesh dhe nitratesh, të cilat në stomakun tonë konvertohen në komponime kancer-shkaktuese. Vëndet ku konsumohet shumë mishi apo peshku i regjur si Japonia, kanë një rrisk të lartë për kancer stomaku. Po kështu një diete me përmbajtje të lartë mishi të kuq (mishi i vicit, lopës, gjingjit) sidomos i përdorurr si barbecue, ka një lidhje me kancerin e stomakut.

Niveli i ulët socio –ekonomik Mendohet që kjo lidhet me shpejtësinë e përhapjes së infeksionit me HP në vëndet në zhvillim.

Shenjat dhe simptomat

Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve malinje dhe beninje të stomakut është hemoragjia e brëndëshme mikroskopike, e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve për gjak okult. Në qoftë se hemoragjia vazhdon, me humbje të qelizave të kuqe të gjakut, kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes.

Kur kanceri është shumë i avancuar mund të shfaqen shenja dhe simptoma të tilla si :

  1. Diskomfort në regjionin e sipërm dhe të mesëm të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet. Por në stadet e hershme, dhimbja mund të pakësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.
  2. Diskomfort abdominal që agravohet nga ngrënia.
  3. Jashtëqitje me ngjyrë të zezë.
  4. Të vjella me gjak.
  5. Të vjella pas ushqimit.
  6. Dobësi, këputje dhe humbje peshe.
  7. Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e pakët se normalisht.

Por të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe semundje të tjera, si ulçera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla.

Stomaku është si një qese muskulare, e lokalizuar në pjesen e sipërme të majtë të abdomenit, poshtë brinjëve. Në një moshë mesatarisht të rritur stomaku ka përmasat e një bostani të vogël, por mund të tërhiqet nga anët per të mbajtur gati 1 gallon ushqime dhe lëngje. Kur është bosh, stomaku është i mbledhur në vetvete dhe shtrihet pas ngrënies ose pirjes.

Megjithëse stomaku luan një rol të madh në digjestion, procesi i vërtetë digjestiv fillon me gojën, ku pështyma fillon shkatërrimin e karbohidrateve dhe yndyrnave. Nga këtu ushqimet kalojnë në ezofag, një tub 25 cm i gjatë që bashkon fytin me stomakun. Në fund të ezofagut është një valvul muskulare (sfinkteri i poshtëm ezofageal) që relaksohet për të lejuar kalimin e ushqimit në stomak.

Muret e stomakut kufizohen me tre pllaka të fuqishme muskulare të cilat copëtojnë ushqimet në copëza më të vogla dhe i përziejnë me enzimat dhe acidin e prodhuar nga gjëndrat në brendësi të stomakut.

Acidi klorhidrik, është kaq korroziv, sa që mund të gërryejë hekurin. Nga ana tjetër indet delikate të stomakut janë të mbrojtura nga ky acid i fuqishëm, nga një shtresë e hollë mukusi, si xhel, që vesh stomakun.

Ndërsa ushqimi në stomak shpërbëhet dhe përzihet, janë kontraksionet muskulare të stomakut ato që e shtyjnë atë drejt valvules pilorike, e cila lejon kalimin për në porcionin e sipërm të zorrës së hollë: duodenit.

Duhen 3-4 orë për zbrasjen e stomakut pas ngrënies, në vartësi kjo edhe të dietës ushqimore. Ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrore kërkojnë një kohë më të madhë në boshatisjen e stomakut.

Pjesa më e madhe e tumoreve të stomakut e marrin zanafillën nga qelizat glandulare që shtrihen në stomak dhe këto tumore quhen adenokarcinoma. Ndonjëhere tumori mund të zhvillohet nga indi limfatik i stomakut – limfoma, ose nga muskuli- sarkoma. Rreth 3% e tumoreve të stomakut janë tumore karcinoide që e marrin origjinën nga qelizat hormon prodhuese të stomakut.

Tumoret karcinoide metastazojne më pak, ndërsa tumoret e tjera përhapen nëpërmjet rritjes në stomak, ezofag, dhe në zorrën e hollë. Tumori mund të shtrihet edhe nëpër muret e stomakut, në nodujt limfatike duke u përhapur eventualisht në organet e tjera si mëlci, pankreas, zorrë etj.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 564 herë
Komente nga lexuesit

shume i vlefshem

Dërguar nga vali, më 11 Janar 2013 në 06:01

nje artikull shum i mir dhe i vlefshem

Dërguar nga ardeshir, më 01 Shkurt 2013 në 11:25

A ka sherim semundja e tumorit dhe nese po si?me ktheni pergjigje ju lutem.

Dërguar nga Aldina, më 17 Korrik 2013 në 16:28

Pershendetje Aldina!
Ne lidhje me pyetjen tuaj nese ka sherim semundja e tumorit fillimisht sqarojme se kjo varet nga fakti nese tumori eshte benjin ose malinj. Kur tumori eshte malinj(vertetuar nga biopsia)sherimi varet nga tipi histologjik i tumorit, qe tregon sesa agresiv eshte ai si dhe nga fakti sesa heret jemi ne kohen e zbulimit te tumorit. Sa me heret te zbulohet tumori aq me shume mundesi mbijetese ka pacienti. Behet fjale per mbijetese me vite.Ne praktiken tone kemi patur raste qe tumori eshte kapur shume shpejt gjate gastroskopise me biopsi: "early gastric cancer" qe do te thote se tumori nuk ka kapur te gjitha shtresat e stomakut, nuk ka dhene limfonoduj lokale dhe ne distance, as metastaza.Ne kete rast eshte hequr tumori dhe nje pjese e stomakut,jane ndjekur protokollet e onkologjise dhe pacienti eshte i sheruar, por qe ndiqet rregullisht.

Dërguar nga Albana Duni, më 18 Korrik 2013 në 04:24

Pershendetje Doktoreshe Albana!
Babai im i eshte nenshtuar nje nderhyrje ku hoqi totalishtte stomakun. Pas operacionit pergjigja e biopsise se stomakut dhe gjendrave pereth ishte se masa e gjetur ne te ishte kancer malinj. Mjeku qe zhvilloj nderhyrjen konstatoj se metastaza nuk kishte. Zhvillimi i kancerit eshte 5 mujor. Doja te dija nese imat i nenshtrohet kimioterapive, ka mundesi shpetimi ose te pakten te zgjatjes se jetes ne disa vite me teper.
Shume faleminderit! Edlira

Dërguar nga Edlira, më 27 Nentor 2013 në 17:45

Prsh doktoreshe. Une kam afro nje vit qe pi cigare. Kohet e fundit km pas disa shqetesime me stomakun. Para nje muaji kam pasur jashteqitje me gjak. Po vtm nje dite. Para nje jave me dhimbte fyti dhe me doli nje gjender ne fyt. U vizitova dhe mtha qe e
fytin te acaruar. Me pyeti nese kisha urth po un kisha. Me tha q duhet tket t bej me stomakun. Pst nk shkova me per vizite. Ka filluar tani me djeg stomaku. Km oreks por nk ha dot shum se direkt ndjej ngopje. Kam fryrje te stomakut dhe naten mbytem se me del nje lende nga fyti qe me ben per te vjelle. Gjith diten km ate ndjesine qe me perzihet dhe me djeg edhe krahrori deri ne stomak. A duhet te shkoj te vizitohm a ka ndonje gje per tu shqetesuar? Dua te theksoj qe gjyshi me vdiq nga kanceri ne mushkeri. Gjyshen e kam me kancer ne gjoks. Motra e gjyshes me kancer ne stomak. Dhe vllai me kaloj tumor ne muskul e kishte ne gropen qe kemi ngjitur me qafen. Ju lutem pres prgj tuaj se jm shum n merak.

Dërguar nga Dorina, më 10 Janar 2014 në 07:08

Pershendetje Dorina!Ankesat e tua eshte e sigurt qe lidhen me stomakun.Stomaku mund te kete disa arsye qe te semuret. Se pari eshte helikobakteri, se dyti trashegimia, se treti duhani etj. Mjahton qe ti te kesh dy arsye do te thote qe je e predispozuar per gastrit, ulcer e tjera. Por diagnoza e semundjeve te stomakut nuk mund te vihet vetem me ankesat sepse ato jane te peraferta per disa semundje. Me sakte dioagnoza vihet me gastroskopi dmth sonda e cila ne ditet e sotme behet shume lehte.Pra ju duhet te beni gastroskopine.
Ndersa jashteqitja me gjak nuk ka lidhje me stomakun por me zorren.

Dërguar nga Albana Duni, më 14 Janar 2014 në 08:24

Pershendetje!
Ju uroj pune te mbare e falenderim per informacionin mjaft te nevojshem.Nje mikesh e imja para dy vjetesh ka hequr temthin me polip.Para disa muajsh i filluan problemet me stomakun.Ka fryrje,djegje te lehte dhe te vjella si vner ne ngjyre jeshile.Dua tju ve ne dijeni se eshte 35 vjec,ka 10 vjet qe pi rregullisht duhan dhe ne raste dhe alkol.Vuan nga diabeti,tensioni.Ka vetem nje femije 10 vjec.Para disa ditesh beri nje sonde te stomakut.Mjeku i tha qe ka gastrit por qe dyshon (pasi sapo po formohej) nje polip ne pjesen e fundit te stomakut.I ka dhene mjekim dhe i ka thene qe te presi deri ne shtator per te bere dhe nje here sonden.Te lutem me thoni ku mund tju gjej per nje konsult.Doktoreshe dua tju them dhe se ka shqetesime dhe me kolitin si dhe mbipeshen pasi ka tre vjet qe shton nga 10-12 kg duke patur po te njejtin rregull ngrenie.Ju lutempres pergjigjen tuaj.Ju faleminderit.

Dërguar nga Drita Kolasi, më 19 Shkurt 2014 në 02:05

Pershendetje, babi im sapo eshte diagnostifikuar me adenokarcinom ventrikulare. A eshte i rrezikshem?

Dërguar nga Shqiprime, më 22 Shkurt 2014 në 09:34

Pershendetje Drita! Me te drejte shqetesohesh per shoqen tende. Ne ju mirepresim ne kliniken endoskopike "La Vita" rruga Kongresi i Manastirit, prane spitalit pediatrik.

Dërguar nga Albana Duni, më 24 Shkurt 2014 në 12:58

Pershendetje Shqiperime! Kjo diagnoze eshte tumor I stomakut. Duhet percaktuar stadi i tumorit per te percaktuar strategjine e terapise.

Dërguar nga Albana Duni, më 24 Shkurt 2014 në 13:03

Pershendetje,dokt albana.urime per punen tuaj.jam nje nene 38 vjece,keto kohet e fundit nuk ndjehem mire,kam keputje kembesh.po u ula mezor ngrihem.por jam bere sh merak se kam pasur shum dhimbje barku,beli sekur do lindja.shkova bera eco te pergjithshme me nxoren me nje gur te vogel qe kishte reshkitur ne rruget urinare,mora mjekim,dje me ka kapur nje dhimbje e madhe stomaku dhe prerje barku,deri sa perfundova ne spital,bera dy serume dhe dy gjilpera.pak u qetesova,jam ne merak mos kam ndonje gje te keqe.te lutem me ktheni nje pergjigje .me respekt nevila

Dërguar nga nevila, më 24 Korrik 2014 në 09:53

pershendetje doktoresh.Sapo kam mesuar qe babi im vuan nga semundja e kancerit ne stomak kan then se eshte femer dhe ka filluar te leshoj dhe metastaz mendohet se po perfshin dhe mushkrin.ne e mesuam pasi babin time i ra trumpoza ne kemben e djathte perdorem kleksanin pre te i kaloi per rreth 3 jave rreth muajit te par i ra trumpoza ne kemben tjeter.TE lutem me kthe pergjigje nese mund te parandalohet me kimio terapi

Dërguar nga edlira hoxha, më 14 Dhjetor 2014 në 12:45

E dashur Edlira! Me vjen keq per babain, por mesa duket tumori eshte ne stad te avancur perderisa jane shfaqur metastazat. Dihet qe sa me heret te kapet tumori aq me i trajtueshem eshte. Kimioterapia ne kete rast nuk parandalon por vetem mund te ndikoje pak ne jetegjatesi. Ju duhet te flisni me mjeke kimioterapefte ne QSUT qe te ndiqni protokollet e mjekimit per stadin ne te cilin eshte babai juaj.

Dërguar nga Albana Duni, më 17 Dhjetor 2014 në 14:19

Pershendetje , kam humbur shume peshe, dhe me vejn nje munim nga lukthi, pothuaj se mbes pa vetedije. Kjo me eshte shfaqur nga mosha 14 vjeqare ndersa tani jam 30 por tani ky mumdim ka filluar te me shpeshtohet sidomos 3 viteve te fundit, gjat ketyre momenteve zbehem shume ne fytur dhe buzet marrin pak ne te kaltert. Ndjehem tersisht e lodhur ne ato momente, baktrria h pylori me ka dal pozitive+++
A mund te shkaktohet e gjithkjo nga bakteria h pylori apo ka dicka tjeter. Ju faleminderit

Dërguar nga Xheni, më 16 Janar 2015 në 08:00

Te jesh me antitrupa anti helikobakter pozitiv nuk do te thote qe je i semure, pasi antitrupat qe qarkullojne ne gjakun tone mund te jene pozitive edhe kur helikobakteri eshte crrenjosur. Ajo qe ju duhet te beni eshte gastroskopia e cila vlereson nese stomaku ka gastrit, ulcer etj.

Dërguar nga Albana Duni, më 19 Janar 2015 në 13:59

Pershendetje doktoresha! Sapo lexova kete informacion dhe ju falenderoj sepse eshte shume i vlefshem. Por pas kesaj me lind nevoja qe tju bej nje pershtjellim te asaj cka po ndodh me familjar te mite. Vajza e dajes tim ne Itali muajt e fundit vuante nga nje uri e pa kontrolluar, ishte gjithe diten e uritur dhe nuk ngopej. Para pak javesh eshte diagnostikur me tumor ne stomak. I eshte bere operacioni nga i cili doli se i jane hequr 22 nyje kanceroze, prej ketyre 4 kane rezultuar malinje dhe i kane filluar kimio terapine. Para 4 vitesh humbem motren e saj per te njejten semundje. Ne te vertete nese bejme nje vezhgim ne brezat paraardhes nuk na rezulton askush me kete semundje pervec gjyshit tone te perbashket qe ne moshe te vjeter eshte ankuar ndonje here per shqetesime te lehta stomaku pas nje ngrenie te shpejte sepse ai kishte zakonin te hante shpejt. Pyetja qe me lind nga e gjithe kjo eshte se a ka mundesi te jete dicka e trasheguar qe nuk eshte shfaqur ne brezat paraardhes por ka qene e pranishme si dicka e fshehte apo eshte thjesht koicidence? Dhe pyetja tjeter eshte: A eshte e nevojshme qe dhe ne qe jemi te aferm te saj te bejme analiza me te hollesishme si dicka e domozdoshme, d.m.th a ekziston dhe tek ne faktori i riskut? Faleminderit. Diten e mire.

Dërguar nga Dorina , më 24 Prill 2015 në 02:58

Pershendetje doktoresha! Sapo lexova kete informacion dhe ju falenderoj sepse eshte shume i vlefshem. Por pas kesaj me lind nevoja qe tju bej nje pershtjellim te asaj cka po ndodh me familjar te mite. Vajza e dajes tim ne Itali muajt e fundit vuante nga nje uri e pa kontrolluar, ishte gjithe diten e uritur dhe nuk ngopej. Para pak javesh eshte diagnostikur me tumor ne stomak. I eshte bere operacioni nga i cili doli se i jane hequr 22 nyje kanceroze, prej ketyre 4 kane rezultuar malinje dhe i kane filluar kimio terapine. Para 4 vitesh humbem motren e saj per te njejten semundje. Ne te vertete nese bejme nje vezhgim ne brezat paraardhes nuk na rezulton askush me kete semundje pervec gjyshit tone te perbashket qe ne moshe te vjeter eshte ankuar ndonje here per shqetesime te lehta stomaku pas nje ngrenie te shpejte sepse ai kishte zakonin te hante shpejt. Pyetja qe me lind nga e gjithe kjo eshte se a ka mundesi te jete dicka e trasheguar qe nuk eshte shfaqur ne brezat paraardhes por ka qene e pranishme si dicka e fshehte apo eshte thjesht koicidence? Dhe pyetja tjeter eshte: A eshte e nevojshme qe dhe ne qe jemi te aferm te saj te bejme analiza me te hollesishme si dicka e domozdoshme, d.m.th a ekziston dhe tek ne te tjeret mundesia e shfaqjes se kesaj semundje? Faleminderit. Diten e mire.

Dërguar nga Dorina , më 24 Prill 2015 në 04:28

E dashur Dorina! Kanceri i stomakut ka disa faktore nje nga te cilet eshte historia familjare. Kjo do te thote qe personat me histori familjare per kancer kane nje risk per te zhvilluar kancer 2-4 here me shume se ata qe nuk kane ne historine e tyre familjare persona me kancer stomaku.Por jo te githe familjaret do te vuajne nga kjo semundje. Ajo qe ka rendesi eshte qe ju te tjeret duhet te ndiqni protokollet e kontrolleve me gastroskopi dhe biopsi te mukozes se stomakut per te pare nese ka ne stomakun tuaj situata te tilla si metaplazia intestinale, atrofia gastrike, polipe adenomatoze te cilat jane situata prekanceroze. Ne bote ka disa analiza gjaku qe lidhen edhe me ADN qe duhet ti bejne personat qe kane te aferm me kancer stomaku. Duke ndjekur kontrollet familjaret e tjere normalisht quhen te shpetuar pasi kjo rrit mundesine e zbulimit te hershem te kancerit, dhe ky eshte qellimi: zbulimi i hershem, pasi tumori sherohet kur kapet heret. Duke qene se motra tjeter humbi jeten nga e njejta semundje do te thote qe trashegimia familjare ka rol ne kete histori. Persa i perket brezave paraardhes me pare shume diagnoza nuk zbuloheshin dhe personi vdiste pa u ditur shkaku i vertete. Shpresoj te kete mundesi mbijetese per kusheriren tuaj. Kjo nese tumori eshte shtrire vetem lokalisht pa dhene metastaza!

Dërguar nga Albana Duni, më 02 Maj 2015 në 14:08

Pershendetje Albana ! Kohet e fundit kam filluar te mbytem shum gjat ushqyerjes madje edhe kur pi uje duhet te pi shun avash edhe me nderprerje se mbytem leht . Dhe shpesh here kam marrje fryme nuk ngopem.me ajer. A eshte dicka shqetesuese kjo gje ? Ju faleminderit

Dërguar nga Ana, më 24 Shtator 2015 në 16:27

Vlen per tu pershendetur e per tu pergezuar me gjithe keto sqarime kaq te vlefshme per te gjithe neve qe i lexojme.Urime e suksese ne profesionin tuaj e theksoj tuajin human .Respekte

Dërguar nga drita sala, më 13 Dhjetor 2016 në 18:18

Faleminderit zonje e nderuar!

Përgjigje nga Dr. Albana Duni, më 14 Dhjetor 2016 në 02:08

Nje njeriu im eshte operuar ne stomak dhe i kane heq 3/4.Este diagnostifikuar me adenocarcionome e keq diferencuar. Pas operacionit ka 2 puçrra se di a e percaktoj mire, por me thane se ka ne keto te dyja metastaza. Pyetja ime eshte e thjeshte dhe e dhimbshme njekohesisht: A jeton dhe nqs sa e ka jetegjatesine? Eshte 57 vjeç. Po ta keni te mundur dua nje pergjigje. Besoj qe jam munduar te shpjegohem qarte. Faleminderit

Dërguar nga Hyrie Hoxha, më 18 Janar 2017 në 14:01

Pershendetje zonje! Duhet te dime se ku jane metastazat, ne melci? A ka bere cikle kimioterapie? Nese eshte e sigurt qe jane metastaza jetegjatesia mund te shkoje nga 6 muaj deri ne 18 muaj. Besoj jeni drejtuar tek onkologu ne QSUT per ta ndihmuar me mjekime.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 18 Janar 2017 në 14:13

Pershendeje doktoresh .mami ime ka tumor malinj dhe heren e par eshte shfaqur ne keme I tip nishan u kurua,mbas nje Viti mamit I doli nje gjenderr ne rrez te kofsheve dhe nuk u vere por ajo u perhap ne te gjith fundin e barkut dhe perseri e Bem operim ka 4muaj qe eshte kuruar dhe Beri tre seanca kimjo terapie ,dhe tani serisht jane shfaqur tjera gjenderra ne gji ne qafe .te lutem si munde ti largohet mamit Tim Kjo semundje me qfar?

Dërguar nga Xhulia, më 07 Shkurt 2017 në 06:32

Përshëndetje! Ju duhet të flisni për këtë më një mjek dermatolog I cili merret më mirë me këto lloj tumoresh. Gjithë të mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 07 Shkurt 2017 në 06:38

Pershendetje doktor sapo bera nje vizite endoskopike sepse kisha ca fryerje ne stomak gjate ekzaminimit me tha qe te bej skaner ct abdomeni me kontrast ssepse cerebrospinal nje made 10 cm ne casement posteriore .cfar mund te jete

Dërguar nga luan, më 07 Shkurt 2017 në 08:27

Nuk mund tju them gjë më kaq zoteri, përndryshe do gaboja

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 07 Shkurt 2017 në 10:04

Pershendetje ju falenderoj per prgj qe jepni do doja te beja 1 pytje babai im esht i paralizuar ka rreth 4 vite i ra trompoze dhe tani ka rreth 1 jave qe i ka rené trompoze gjaku ne stomak ai cfare hane e nxjerr ujin sja duron fare vet pak caj noj gjo vogel po me shum vjelle ju lutem sa mundet te jetoj 1 njeri keshu theksoja esht 72 vj ...mjeket ja kan nderpere ilacet thone vet lengje cfare te mbaje. .ju falenderoj

Dërguar nga Zoe, më 12 Mars 2017 në 08:13

Më mirë do ishte që babai të shtrohej në spital se në kushte shtëpie nuk është e mundur të ndiqet në një situatë kaq kritike.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 13 Mars 2017 në 06:45

Pershendetje une qe po ju shkruaj jam eva nga gjermania problemi eshte ky burrit tim i ka dalur nji tomorr ne hyrje te stomakut dhe qe ketu po thojn qe esht (leioym) qe eshte tomor i mire por tashi than qe eshte rritur pak a ka mundesi ky tomorr te rritet dhe sa eshte i rrezikshem sepse burri do heqi tomorrin dhe bashk me te nji pjej te stomakut ju flm

Dërguar nga Etleva, më 15 Mars 2017 në 14:51

Po Etleva leiomyoma është tumor beninj dhe nuk kërcënon jetën e personit. Duke qenë se tumori në rastin e burrit tuaj pengon hyrjen e ushqimit në stomak ai duhet operuar për arsye se orish cilësinë e jetës. Prandaj duhet të jeni të qetë për këtë. Të shkuara e gjithë të mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 15 Mars 2017 në 15:05

Pershendetje Doktoresh!
Une kam pas ulcer duodenale para 2 viteve dhe HP + , kete e ka pasur dhe babai i im. Une jam mjekuar dhe e sherova ulceren per nje vit me antibiotiket dhe dieten ushqimore , por sot kam disa shqetesime ne stomak ndonjehere te vjella pas jashteqitjes krijohen flluska dhe formojne nje vije te bardhe. Cfare do te thot kjo , mund te kem ndonje problem tjeter apo kam perseri ulcer?
Me fal per shqetesimin

Dërguar nga Aurela, më 29 Mars 2017 në 15:08

Ulçerat mbyllen por mundet që simptomat mund të persistojnë here-pas here. Kjo do të thotë që mynd të mjekoheni për aq ditë sa keni shqetësim, meqë diagnoza dihet për momentin. Përsa i përket ndryshimeve në jashtëqitjen kjo nuk përbpn asnjë shenjë apo simptomë.
Gjithë të mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 30 Mars 2017 në 01:49

Jam nje djal rreth te 40-ve dhe kam djegje ne zorren e trash kjo me ka ndodh para 2 ditesh.dua te theksoj se ne anen e jashteme ne fund te zorres se trashe me ka dale nje koker dhe ne kete momente kam djegje. .te lutem me thuaj cfare eshte dhe a kurohet.nga athina..flm per pergjigjen tuaj

Dërguar nga iliaz, më 02 Prill 2017 në 05:28

Ky eshte nje problem i anusit, mundet hemoroide ose fissure anale, por duhet te konsultoheni aty me nje mjek proktolog ose gastro-hepatolog per te qene me te sakte.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 04 Prill 2017 në 15:14

doja te dija eko abdominale e tregon ulceren apo kancerin e stomakut

Dërguar nga roni, më 04 Maj 2017 në 07:24

Pershendetje! Eko abdominale eshte nje ekzaminim qe vlen enkas per organet solide si melcia, veshkat, pankreasi, themthi dhe rruget e tij, vezika urinare dhe prostata. Per organe te tilla si stomaku dhe zorra Eko nuk ka vlere diagnostike. Ajo mund te gjykoje per stomakun vetem indirekt, Psh nese shikon nje trashje te mureve te stomakut nnje shenje dyshuese per tumore. Por ne mjekesi nuk mund te ngelemi tek dyshimi, prandaj e saktosojme ne rastin e ulceres apo tumorit vetem me gastroskopi. Gastroskopia jo vetem qe i ve vulen por edhe merr material per mbjellje gje qe mund te na ndihmoje ne percaktimin e strategjise se si do ta mjekojme gastritin ulceren apo tumorin

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 04 Maj 2017 në 10:44

Pershendetje!Para nje viti kam bere nje eko dhe kam pasur vetem pak kolitin te acaruar dhe analizat e gjakut dhe urines ne rregull.Para nje jave bere eko abdominale te gjitha organet ne rregull vetem per nje moment mjeku po e mbante ate te ekos tel pjesa stomakut dhe me tha po shof pak trashje te mureve dhe pas 5 min me dha uje te pija per tabpare edhe njeher dhe pasi piva ujin e beri serisht dhe me tha pa problem.E pyta nese duhet te merrja masa per te bere serisht dicka me stomamun pasi u tremb heren e 1 me tha jo pa problem shiko per ndonje bakterie po pa problem pashe nje trashje te mureve po e ndoqa deri ne fund dhe eshte ok.Aman se plasa nga meraku ju lutem me thoni!Jam 26 vjec

Dërguar nga Jetmira, më 11 Qershor 2017 në 11:09

Atehere po huj drej e ne teme: Eko nuk jep informacion te sakte per stomakun, vetem mund te dyshoje, por derisa sa mjeku e ka hequr dyshim me berjen e ekos pas pirjes se ujit, nuk ka pse te shqetesohesh. Nese keni shqetesime si dhimbje, djegie , te perziera , te vjella anoreksi duhet te kontrolloni stomakun me gastroskopi.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 11 Qershor 2017 në 15:27

Buri im vuan nga difuse large b cell limfoma ju lutem sa mund te jetoj me kete semundje ka dhimbje barku gjoksi fyti a mund te sherohet ju lutem nji pergjigje

Dërguar nga sara, më 03 Nentor 2017 në 14:16

Pershendetje! Ju doni te dini per ate qe ne mjekesi quhet: Prognoza ose mbijetesa. Kjo varet nga disa faktore dhe ndoshta pergjigja ime mund te mos jete aq e sakte sa pergjigja e mjekeve qe e kane kuruar. Sepse ne mbijetese ndikojne historia e personit, tipi, stadi dhe karakteristikat e tumorit, trajtimi dhe pergjigja ndaj trajtimit. Personat nen 60 vjec tregojne nje mbijetese me te mire.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 06 Nentor 2017 në 06:18

pershendetje babi im esht I semur prej limfomes ka mar dy doza kimio terapi ju lutem a ka sherim per babin tim ju faleminderit

Dërguar nga ela, më 13 Nentor 2017 në 07:13

Përshëndetje! Duhet te dimë nëse është limfome gastrike dhe llojin e saj pasi ndryshon edhe mbijetesa. Psh MALT limfome shërohet nga mjekimi për helikobakter dhe me kimioterapi.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 13 Nentor 2017 në 07:28

Pershendetje!para 7 vjetesh bera nje fibrogastroskopi,ku rezutati ishte ulcer ,ezofag i skuqur .hernie hiatale.kam marr mjekime ne periudhat kur simptomat me jane acaruar ,por pervec ketyre ne 2014 ne analizat e gjakut bilirubina me rezulton 1,3 konsultohem me mjekun ,i cili me thote thjesht do ta ruajm nivelin,kambere serish niveli i saj vjen ne rritje,dhe korrik 2017 bilirubina totale ishte 2,3 .por dhe te ndara te dyja direkja dhe indirektja ishin mbi norme.mjeku me kerkoi analizat per hepatitin B e C .I bera me dolen negative.shqetesimet e stomakut serish i ndiej ,djegie rendim ju lutem mund te shpjegoni pak a shum se ceshte dhe kryesorja cfare duhet te bej..

Dërguar nga Ermira, më 17 Nentor 2017 në 23:40

Pershëndetje! Nëse është me e lartë bilirubina indirekte ,kjo tregon qe ju i përkisni asaj pjese te popullsisë qe ka hiperbilirubinemi e bashkelindur. Por qe nuk është sëmundje. Kjo rritje ndryshon here pas here nen ndikimin e aktivitetit fizik, virozë etj por gjithsesi nuk ka ndikim ne organizëm. Persa i përket stomakut bilirubina nuk ka lidhje. Ankesat e stomakut kanë te bëjnë me diagnozën qe te ka dalë pasi situatat përsëriten. Mëqe kanë kaluar 7 vite pa e pare gjendjen me gastroskopi, ka kuptim që ta kontrollish prap dhe te marrësh mjekimin e duhur. Gjith të mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 18 Nentor 2017 në 02:15

Pershendetje Doktoresha un kam nje merak per vellain tim , eshte 39 vjec dhe para 1 muaj ai kishte te vjella te shpeshta deri ne 15-20 here ne 24h , marje menc , humbje ekuilibri e cuam te gastro hepatologu e kontrolloj me eko dhe prekje dhe tha qe eshte gastrit Analizat i beme dhe i dolen shum mire per merak morem dhe Mjeken e ORL dyshuam per veshin e mesem nga humbja e ekuilibrit qe kishte tha duhet ti bejme nje skaner , te cilen ja beme dhe ate dhe i doli shum mire , pas marjes se mjekimit me vertiplex + Malox + Omeprazol ai qendroi gati 1 muaj pa asnje lloj shqetesimi tani ju perserit prap e njejta gje po ne nje forme me te rende te vjella ne ngjyre kafe te erret 18 here ne 24h theksoj 4 te vjellat e fundit ishin ne ngjyre kafe te erret te parat ishin ne ngjyre normale.E kemi derguar ne urgjence ne QSUT i kan bere perseri skaner te kokes , gjak komplet + eko te stomakut i doli mire , i beme ne perfundim sonden gastrike dhe i ka dale me shume polipe te vegjel nga ezofagu deri ne stomak , mjeku na tha polipet e ezofagut jan te reja se jan shum te vogla , kurse me poshte stomakut jan me origjine shum te vjeter ose te lindura por na ka shqetesuar shume.I kemi mar material per Biopsi dhe vonohet rreth 3 jave na than mjeket . Per kultur dua te pyes ty si specialiste e kesaj fushe ka prognoze te keqe vellai nuk ka asnje dhimbje qofte ne prekje apo dhe duke ndenjur kot te them , te vjellat atij i jane perseritur per rreth 3 muaj ne vazhdim dhe i mbajne vetem 24h pastaj te thuash ska mne asgje per 1 muaj rresht kur mer psh malox + omeprazoj . Dhe analizat ndikojne te dalin mire kur dyshohet per dicka serioze apo te keqe.Faleminderit kerkoj nje Informacion sa me pare ju lutem pasi mjeket me thone qe nisemi nga mosha qe ka dhe do tja hedhi .

Dërguar nga Florenc , më 24 Nentor 2017 në 12:55

Përshëndetje! Nuk mund te gjykohet nëse skemi përgjigje biopsie, ajo përcakton cdo gje2

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 24 Nentor 2017 në 13:00

Pershendetje doktoresh.un quhem fatjona.nena ime esht 57 vjece esht diagnostikuar me kancer ne stomak ,por ka prekur ezofagun dhe pak melcin..ju lutem me thoni a mund te kuroet nena ime? Sa kohe mund te jetoj? Nese kuroet a ka mundesi te rikthehet perseri? Ju lutem me jepni nje pergjigje faleminderit

Dërguar nga Fatjona, më 25 Nentor 2017 në 07:37

E dashur Fatjona! Me keto qe thoni ju, fatkeqesisht duket qe tumori eshte stad i avancuar dhe ne kete rast nuk behet fjale per sherim. Diskutohet vetem jetegjatesia, dhe ju duhet te flisni me mjeke onkologe te cilet percaktojne kimioterapine.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 26 Nentor 2017 në 13:00

Pershendetje doktoresh deshta te pyes diqka nena ime esht 60 vjeq ka kancer ne ezofag-lukth pra ne mes, tani I ka kaluar edhe ne melqi, mjekt Kan thon me bo operacion po shpetimi ka qen Shume I vogel, nuk e kemi be, qka mendon tani a esht vone per operacion a ka gjasa te pshtoje a jo..? ju lutem ma jep ni pergjigjje ju pershendes tgjitha tmirat.

Dërguar nga Lina, më 28 Nentor 2017 në 23:37

Pershendetje! Mesa po me tregoni behet fjale per tumor ne stad te avancuar perderisa ka perhapje dhe ne melci. Tani operacioni nuk ka shpresa por mundet kimioterapia te na ndihmoje. Situata duket e rende. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 09 Dhjetor 2017 në 05:13

Pershendetje
Kam vellain i cili eshte diagnosfikuar me limfoma malinje Sa mundesi ka per sherim???Eshte 9 vjec?

Dërguar nga Egzona Brahaj, më 15 Dhjetor 2017 në 16:55

Pershendetje! Nuk eshte korrekte qe mjeku te pergjigjet nisur vetem nga nje thenie e familjarit por qe te jemi profesionaliste duhen pare te gjitha ekzaminimet qe mbeshtesin diagnozen qer ju thoni. Limfomat malinje te traktit tretes tek femijet jane te rralla. Nese zbulohen heret ka mundesi per trajtim. Nuk mund tju pergjigjem me shume. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 18 Dhjetor 2017 në 02:38

Pershendetje ..kam nje pyetje kam burri qe o her ne 3 muaj vjell por vjell nja dy or rresht e pastaj thot jam mir..nuk e di ai vuan nga hepatiti b mirpo nuk mer medikamente pasi esht mir...mund te jet i ndjeshem nga ushqimet apo mund te jet dicka tjeter..flm per pergj

Dërguar nga Eduana, më 09 Qershor 2018 në 08:26

Te vjellat mund te vijne nga shume arsye, nje mundesi eshte qe shkaku te jete u lidhur me stomakun dhe e vetmja menyre per ta konfirmuar eshte gastroskopia.
Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 09 Qershor 2018 në 13:21

PERSHENDETJE DOKTORESH TE LUTEM ME NDIHMO.....KAM TRE MUAJ QE KAM PROBLEM ME STOMAKUN SI DHIMBJE VJELLJE GROMSIRA TE SHPESHTA DJEGJE URTH PO IKIN DHE VINE DHE KOHE ME PARE KAM PATUR STOMAKUN PO ME KA IKUR ,,,PO BERA NJE CT SKANER NUK ME DOLI ASGJE PO KAM FRIKE TE BEJ ATE SONDEN ,,,PO KAM PROBLEM DHE ANKTHIN KAM FRIKE KAM RRAHJE TE ZEMRES,,,,

Dërguar nga ema, më 21 Qershor 2018 në 18:57

Ema te kesh frike dhe rrahje zemre eshte njerezore. Skaneri nuk vlen per keto shqetesime qe keni ku, por duhet sonda dmth gastroskopia e cila behet ne kushte krejt komode.
Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 27 Qershor 2018 në 07:42

Pershendetije me fal .. Un kam ber nje skane para 3 mujash po ajo me ka dal mir stomakun nuk e ka fare skaneri i ka dal mir ..por tani nxirre lunge nga goja mundem te shqesohe nga nje perseritije e tomorrit kjo semuntije i per mosh 60 femer...

Dërguar nga Dritan, më 01 Nentor 2018 në 19:14

Pershendetje ! Gjyshja ime esht me tumor malinj ne stomak...doktoret thane qe esht ne stad te avancuar...por ka prekur vetem stomakun...ajo esht 72 vjece dhe thone qe esht e vjeter dhe sperballon as kimio as operim... te lutem me thuaj a ka ndonje shprese ?? nqs jo ...sa jetgjatsi mund te ket ? flm

Dërguar nga klodiana, më 23 Korrik 2019 në 06:00

Pershendetje ! Mjeket qe e kane pare e dine me mire situaten, por duhet te bazohemi te Skaner per te thene sa e avancuar eshte. Nese nuk ka semundje te tjera nena dhe nese nuk ka perjapje te tumorit jashte stomakut nuk mund tja mohojme as operacionin as kimioterapine.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 23 Korrik 2019 në 09:00

Pershendetje ! Mjeket qe e kane pare e dine me mire situaten, por duhet te bazohemi te Skaner per te thene sa e avancuar eshte. Nese nuk ka semundje te tjera nena dhe nese nuk ka perjapje te tumorit jashte stomakut nuk mund tja mohojme as operacionin as kimioterapine.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 23 Korrik 2019 në 09:00

Pershendetje doktoresh.doja dhe un mendimin n tuaj per nje problem qe kam.po bej afersisht 4 vjet qe bera gastroskopi dhe dola me helikobakter pulori doktori me dha terapi me tre antibiotik dhe u zhduk bakteri.por pastaj mu shfaq problem te isofago dhe bera terapi per4 muaj,gjat terapis isha me mir por pastaj ne filluan prap shqetesime. para nje viti u drejtova te doktori dhe bera prap gastroskopi dhe me ben dhe biopsin.the me than qe kam.(metaplazia epiteliale e zorreve)dhe kjo semundje me tha doktori qe eshte shum e rralle dhe nuk eshte gjetur terapi.por do bej gastroskopi kur te kalojn 3 vjet sepse kjo semundje kthehet ne kancer.me thoni mbase mund te bej dicka per kete problem. kam frik se per 3 vjet qe te bej kontrollin tjeter mos me shfaqet dicka dhe nuk arrij dot te bej gje.pres pergjigjen tuaj.flm. harrova tju thija se dhe babai im kishte ulcer ne stomak dhe me pas ju krijua tumor.u be operacion dhe tani eshte mir.hoqi nje pjes te stomakut bashk me tumorin.ka 6 vjet.

Dërguar nga Linda, më 04 Shkurt 2020 në 15:25

Pershendetje! Metaplazia intestinale eshte nje gjendje prekanceroze, por nese behet ndjekje e rregullt me biopsi çdo 2 vjet, kjo do te thote qe ju do ta keni situaten nen kontroll dhe quheni e shpetuar. Sigurisht qe duhet endoskopist dhe histopatolog me pervoje. Biopsia tregon shkallen e displazise, dmth ndryshimet qe kane ndodhur ne mukoze. Nese displazia eshte grade e larte atehere duhet bere rezeksion i mukozes me endoskopi ( procedure qe behet jashte vendit) dhe pas kesaj ju perseri do jeni ne protokoll ndjekje. Qellimi i mjekesise eshte qe te zbuloje situata te tilla para se ato te behen kancer dhe te ndiqen me rregull, ne kete menyre personi shpeton nga kanceri. Edhe kur kanceri eshte zbuluar ne stade te hereshme dhe eshte operuar e mjekuar sipas protokolleve personi perseri ka shpetuar. Prandaj jetoni shendetshem, largoni stresin, kontrollohuni dhe shijoni jeten!

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 04 Shkurt 2020 në 15:56

Pershendetje,
Nje e njohura ime pasi kishte shqetesime nga stomaku shkoj dhe u vizitua ne spital. Mjeket dyshonin per ulcer dhe i bene dhe biopsine. Pergjigjia e biopsise ka dale Adenokarcioma e keqdiferencuar G3. Pacientja ne fjale eshte ne moshen 44 vjecare. Ju lutem me shpjegoni si te procedojme ? A duhet ti nenshtohet menjenhere operacionit ? Nga fibroskopia nuk de qe te kete prekur apo te jete shpqerndare ne vende te tjera.
Ju faleminderit.

Dërguar nga Dean, më 15 Shkurt 2020 në 02:59

Biopsia eshte ajo qe ve diagnozen e sakte, pra eshte tumor malinj i stomakut dhe rruga juaj duhet te nisi ne onkokirurgji dhe me pas me kimioterapi. Nese nuk ka perhapje kjo eshte ne favor te pacientes sepse tregon qe jemi ne kohe,

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 15 Shkurt 2020 në 04:11

Pershendetje,
Nje e njohura ime pasi kishte shqetesime nga stomaku shkoj dhe u vizitua ne spital. Mjeket dyshonin per ulcer dhe i bene dhe biopsine. Pergjigjia e biopsise ka dale Adenokarcioma e keqdiferencuar G3. Pacientja ne fjale eshte ne moshen 44 vjecare. Ju lutem me shpjegoni si te procedojme ? A duhet ti nenshtohet menjenhere operacionit ? Nga fibroskopia nuk de qe te kete prekur apo te jete shpqerndare ne vende te tjera.
Ju faleminderit.

Dërguar nga Dean, më 15 Shkurt 2020 në 09:37

Doktoresha kam dhimbje stomaku te medha,me neveriten ushqimet kur i shof dhe nuk i haj por me fillon gerrditja .
Por duhet te them se para dy vitesh kam qene me helicobacter pylori dhe mora medikamentet dhe u bera mire.
Te lutem jam ne pritje te pergjigjes tuaj.

Dërguar nga Ermira Dule, më 25 Maj 2020 në 02:15

Pershendetje! Dhimbjet e stomakut mund te vijne mga shume patologji: ulces, gastrit, probleme te temhit etj. Prandaj juve ju duhet te beni nje bilanc analizash duke filluar me eko abdominale dhe me pas gastroskopi.
Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 12 Qershor 2020 në 06:09

Pershendetje! Dhimbjet e stomakut mund te vijne mga shume patologji: ulces, gastrit, probleme te temhit etj. Prandaj juve ju duhet te beni nje bilanc analizash duke filluar me eko abdominale dhe me pas gastroskopi.
Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 12 Qershor 2020 në 06:09

Pershendetje Doktoresha!
Para nje viti peraferisht kisha gastrit dhe mora nje kur te cilen nuk e perfundova, duke qene se me krijohej nga hekuri qe merrja per anemine. Pastaj u kurova jashte me hekur ne vena dhe po behen 6 muaj dhe shendeti im ishte shume shume mire. Derisa ka rreth 2-3 jave kisha te vjellapor ishte nje periudhe stresi dhe mendova qe me ishte shkaktuar nga ajo. Tani ka rreth nje jave qe mund te ushqehem
Vetem 1 here ne dite me perzihet tere kohes, kam pak diarre me shpifet cdo ushqim. Ndonese kam uri nuk ushqehem dot

Dërguar nga Alb, më 15 Qershor 2020 në 02:28

Pershendetje! Nuk mendoj per mjekime por mendoj qe duhet te ekzaminoheni : gastroskopi, kolonoskopi dhe analizat e gjakut.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 15 Qershor 2020 në 10:30
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten