Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Fibromioma Uteri

Çfarë është fibromioma uteri?

Fibromioma uteri eshte nje rritje jo-kanceroze ne murin uterin, ne cfaredolloj permasash nga mikroskopike deri ne madhesine e nje pjepri.

Çfarë ndodh në trup?

Fibromiomat janë gungëzime të rrumbullakëta e të forta shpesh në grupe të vendosura ne muret e mitrës. Ato përbehen nga fije muskulore dhe ind fibroz. I përgjigjen rritjes së nivelit të estrogjeneve që është njeri nga hormonet femërore. Rritja e vlerave hormonale do të sjelle për pasoje përshpejtim të rritjes së fibromiomes.

Një gjë e tille ndodh në raste të:

  • Terapisë zëvendësuese hormonale në menopauze
  • Përdorimi i kontraceptiveve
  • Shtatzënia

Pas vendosjes së menopauzës fibromiomat mund të zvogëlohen apo zhduken plotësisht

Cilat janë shkaqet dhe rreziqet?

Nuk njihet një shkak i qarte i formimit të fibromiomave. Studimet kanë treguar se rritja e tyre ndikohet nga faktorë:

* Gjenetik si faktor i rëndësishëm në zhvillimin e miomave.
* Ndodhin më shpesh në periudhën riprodhuese gjate se cilës ka një rritje të furnizimit me gjak të mitrës.
* Estrogen dhe Progesteroni që janë hormonet femërore, duket se nxitin rritjen e tyre. Është parë që fibromiomat kanë më shumë receptor për estrogjenin dhe progesteronin.

Faktorët e riskut përfshijnë:

* Trashëgimia : dhe kjo me e madhe nëse nesa apo motra ka fibromiomë.
* Faktori Racial : gratë e zeza vuajnë 3 herë më shumë, si dhe përmasa dhe numër më të madh miomash sesa gratë e bardha.

Shenjat dhe simptomat

Shume gra mund te mos kenë shenja të pranisë së fibromiomave. Simptomat varen nga numri, përmasa dhe lokalizimi e tyre :

  • Numri mund te jetë nga një në disa.
  • Përmasat variojnë nga mikroskopike deri në madhësinë e një pjepri.
  • Lokalizimi mund të jetë sipërfaqësor, i brendshëm apo intramural (si në figurë)
Simptomat:
  • Anemia, apo ulje e numrit te rruazave te kuqe si pasoje e hemoragjive te zgjatura dhe ne sasi te madhe
  • Hemorragjive ndër menstrualë
  • Dhimbje gjate aktit seksual
  • Urinim i shpeshtë i shkaktuar nga presioni që i bën tumori fshikëzës së urinës
  • Menstruacione ne sasi te madhe dhe te zgjature ne kohe
  • Dhimbje apo presion ne pjesën e poshtme të barkut apo dhimbje mesi
  • Cikle menstrualë të dhimbshëm
Diagnoza & Testet

Fibromiomat janë të shpeshta në gratë mbi 35 vjeçe. Rralle janë malinje apo kanceroze. Miomat që rriten nën sipërfaqen e jashtme të mitrës mund të ndihen si gunga gjatë ekzaminimit pelvik. Ndërsa miomat që rriten në brendësin e mitrës janë më vështire të ndihen gjate këtij ekzaminimi.

Diagnoza konfirmohet nëpërmjet ekzaminimit ekografik. Rralle mund te nevojitet dilatacioni dhe kyretazhi (D&C) për të marrë pjesë indore nga brendësia e kavitetit uterin.

Tërësia e kavitetit uterin shihen nëpërmjet Histeroskopise, për të përjashtuar dhe ekzistencën e kanerit uterin apo të polipeve endometrial. Rezonanca magnetike jep me saktësi përmasat, lokalizimin dhe ndihmon në përcaktimin e mënyrës së trajtimit.

Parandalimi :

Duke qenë se shkaktaret e formimit të tyre nuk njihen, nuk ka asnjë mënyre për të parandaluar zhvillimin e tyre.

Cilat janë pasojat?
  • Prania e Fibromiomave mund të bëjë më të vështire konceptimin e një fëmije
  • Gjate shtatzënisë mund të shkaktojnë dështime apo vështirësi në lindje
  • Fibromioma mund të përdridhet dhe të kërkoje ndërhyrjen kirurgjikale
  • Fibroimiomat nuk janë ngjitëse
  • Fibromioma mund të përbej risk për fetusin gjate shtatzënisë.
Trajtimi & Monitorimi

Shumica e fibromiomave nuk japin simptoma dhe si pasoje nuk kane nevoje për trajtim.

Shpesh herë përdoren medikamentet për të zvogëluar tumorin duke ulur nivelet e estrogjenit në gjak të tilla si GNRH agonsit , androgjen , antinflamator josteroid.

Gratë me hemorragji në sasi të madhe të zgjatur në kohë që çojnë në anemizim të tyre dhe të pamundura të kontrollohen me medikamente duhet ti nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale, që në vartësi të kërkesës për të lindur fëmije mund të jete nga heqje vetëm të fibrommiomes deri në heqje të krejt mitrës.

Në rast se mioma është e vendosur në kavitatin e mitrës heqja e saj mund të bëhet me rezektoskop, me rrugë tranvaginale.

Një tjetër procedure që mund të përdoret është embolizimi artial gjatë të cilit vendoset një tub në arterian uterine dhe injektohen rruaza të vogla që shkojnë drejt tumorit. Këto bllokojnë rrjedhën në arterien cak con në tkurrje të fibromiomes.

Trajtimi me lazer, apo MIOLYSIS, është një tjetër procedure që bën shkatërrimin e fibromiomes. 3-4 muaj më parë gruaja duhet të marrë disa medikamente që shkaktojnë tkurrjen e tumorit e me pas bëhet trajtimi me lazer.

Cilat janë efektet anësore të trajtimit?

Ndërhyrja kirurgjikale mbart rrezikun e hemorragjisë, infeksioneve apo reaksioneve alergjike nga anestezia.

Çfarë ndodh pas trajtimit?

Nëse realizohet hysterektomia nuk kam më rrezik të zhvillohet asnjë fibromiom tjetër.
Nëse gjatë ndërhyrjes hiqen dhe vezoret duhet të vazhdoje trajtimi me zëvendësues hormonal.
Nëse behet miomektomia (heqja vetëm e fibromiomes ) në rreth 10 % të rasteve ka rritje të mëpasshme

Si behet monitorimi?

Gratë me fibroid duhet të egzaminohen çdo 6muaj për të monitoruar përmasat e tumorit dhe qarkullimin e gjakut brenda tij, si dhe shfaqjeje e simptomave të ndryshme.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 9443 herë.
Komente nga lexuesit

pershendetje artikulli eshte shume i kuptueshem por kam nje pyetje nese fibromioma eshte 10 cm diametri pervec nderhyrje kirurgjikale a mund te zvogelohet me mjekim dmth me medikamente????

Dërguar nga lindita, më 29 Korrik 2013 në 15:21

pershendetje. ju pergezoj per rubriken. jam 44 vjec. desha te di se cfare duhet bere ne rastin kur nje miome, ngjitur pas murit te mitres,jashte saj eshte hequr para 6 vjetesh dhe tani eshte formuar perseri, ngjitur ne murin jashte mitres.permasat jane 8cm me 6cm. a duhet bere nje tjeter operacion? nese po tani duhet hequr vetem mioma si heren e pare apo duhet hequr edhe vet mitra? ne kete rast nuk kam emoragji, por dhembje te forta mesi. faleminderit

Dërguar nga berta, më 22 Dhjetor 2013 në 13:09

pershendetje faleminderit per informacionin nese fibromioma eshte shum e vogel a mund te ndalet rritja e saj me medikamente

Dërguar nga grgrgrg, më 14 Janar 2014 në 08:58

pershendetje ju pergezoj per rubriken gruaja ime ka 5 fibromme uterine ne muskujt e mitres dua te ju pyes ajo ka 42 vjet dhe nuk kemi femi dy her ka pas abortim ajo deshiron ta provoj en vitro sa jan xhasat me met shtadzen dhe me mbajt shtadzanin meketo 5 fibromme ju pershendes

Dërguar nga selami asani , më 16 Nentor 2014 në 05:46

Ju pergezoj per temen shume mire eshte spieguar

Dërguar nga Enver Elezi, më 09 Dhjetor 2014 në 12:07

Shpjegim shume I sakte ju falenderoj por a eshte ky problem I njejte me ate qe kam degjuar nga doktoret (kis ne miter)?pyes per mamane

Dërguar nga Fabion bajrami, më 06 Korrik 2015 në 01:09

Un quhem melita. Jam 42 vjec dhe jam ekzaminuar me gjashte (6) fibromioma ne madhesi te kosiderueshme nga 85 mm me e madhja deri ne 20 mm me e vogla qe jane Intramurale dhe Submukoze. Cfare zgjidhje mendoni se do te jete me e mira duke pare edhe moshen ?

Dërguar nga Melita Dorez, më 27 Tetor 2016 në 10:36

Mirembrema Melita ! Menyra e zgjidhjes varet jo vetem nga permasat dhe vendndodhja por edhe nga shqetesimet qe ju keni .Duke pare moshen e re , sigurisht qe ka shume mundesi qe ato te rriten apo te shtohen ne numer .Per kete arsye ju duhet te jeni gjithmonen nen kontrollin e mjekut .Nese miomat jane aq te medha sa thoni ju e mira do te ishte te hiqeshin brenda mundesive . Nese eshte e pamunundur te hiqen per shkak te shtrirjes , por njekohesisht ju japin shqetesime sikur dhimbje apo hemoragji athere mund te mendohet edhe heqja e mitres . GJithsesi vendimet merren se bashku me mjekun qe ju ndjek !

Përgjigje nga Kozeta Mustafaraj, më 27 Tetor 2016 në 10:36

Pershendetje! Quhem Ela dhe jam 29 vjec. Pas nje vizite tek Mjeku Gjinekolog per nje kontroll rutine, mjeku me informoi se kam nje Fibromiome 2.8 cm me 3 cm. Kete periudhe po planifikoj per te mbetur shtatzane. Mund te sjelle problem per shtatzani Fibromioma? Faleminderit.

Dërguar nga Ela, më 11 Nentor 2016 në 02:44

Miredita Ela. Ndikimi i fibromiomes mbi shtatezanine varet nga pozicioni i saj .Nese eshte ne siperfaqen e jashtme ose brenda ne mur , nuk ka ndonje ndikim .Nese eshte e vendosur ne afersi te ostiumeve tubar mund te japi probleme per te mbetur shtatezane. Nese eshte ne shtresen e brendshme mund te japi probleme gjate shtatezanise.

Përgjigje nga 0 Kozeta Mustafaraj, më 11 Nentor 2016 në 02:44

Shume faleminderit per pergjigjen tuaj. Fibromioma 2.8 cm * 3 cmeshte ne Cervix. Mund te jete me shume problem? Faleminderit perseri.

Dërguar nga Ela, më 11 Nentor 2016 në 05:26

Kesaj pyejtje mund ti pergjigjet vetem mjeku qe kryen ekon dhe sheh vendndodhjen dhe lidhjet me pjeset e tjera te aparatit genital

Përgjigje nga 0 Kozeta Mustafaraj, më 11 Nentor 2016 në 05:26

Kam nodus ne miter dhe ndodhet ngjitur me fshikzen e urines .dhe ciste ne vezore .kam dhimbje mezi .urinim te shpesht .dhimbje ne fund te barkut dhe mpirje te kembes se djath te pjesa e legenit .shpeshhere dhe emoragji .flm.

Dërguar nga Silvana veshaj , më 08 Dhjetor 2016 në 11:37

Miredita ! Te gjitha keto jane ankesa ...Po pyetja cila eshte ?

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 09 Dhjetor 2016 në 11:37

Pershendetje!jam 29 vjece,kame dy vjet qe jam diagnostikuar me dy fibroid intramural ne miter njeri me permase 7 cm dhe tjetri 5 cm.nga ekzaminimet qe kam ber kam dhe nje tub fallopian te blokuar.kam dy vjet e ca qe tentoj per shtatzani po asnje rezultat, nuk di cte bej?te pres akoma ?te bej operimin? Apo invitron? Pres pergjigje.Faleminderit!

Dërguar nga Ona, më 21 Shkurt 2017 në 22:09

Mirembrema Ona. Nuk mund te jepet nje mendim thjesht nga nje permase e miomave .Eshte e veshtire.Varet nga ty dhe mjeku qe te trajton se cfare dote besh. Sigurisht mund te besh operacionin e te heqesh miomat , e me pas te presesh qe te mbetesh me barre se paku nje vit . Nese nuk mbetesh natyralisht , mund te tentosh me fertilizim in vitro.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Shkurt 2017 në 22:09

Pershendetje jame diagnostikuar me nodus ne murin e mitren me dimension 6×5cm.Ju lutem me thoni ca rreziku perben dhe nese me duhet ta heq

Dërguar nga ani, më 16 Mars 2017 në 13:58

Pershndetje Ani .Fibromioma nuk perben rrezik per jeten.eshte patologji shume e perhapur ne gjithe boten. Nese duhet hequr apo jo , varet nga pozicioni ku eshte vene , nga shqetesimet qe te jep , dhe nga gjendja e qarkullimit te gjakur te brendshem te saj . Kete e vendos mjeku qe ju ndjek dhe sigurisht ju vete.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 27 Mars 2017 në 13:58

Jam nje grua 35 vjece dhe kam nje jave qe kam hequr 3 fibroide te medha me nga 10 cm sejcilin me laparaskopi.ndihem mire tani dhe pse gjat operacionit kam marre 6 shishe gjak se vajn anemike.une doja tju pyesja pas sa kohe mind te kryej mardhenie me burrin dhe kur mund te tentoj per nje Bebe tjeter.shpresoj qe te marr nje pergjigje nga juve faleminderit.ju ndjek dhe keshillat tuaja jane shume te vlefshme

Dërguar nga Iira, më 27 Prill 2017 në 04:02

Pershendetje Lira . Ju mund te kryeni marrdhenie seksuale kur te deshironi. Nuk varet nga operacioni , por nga gjendja juaj , nese keni dhimbje prisni te kaloj edhe nje jave . Ndekohe qe duhet te vazhdoni te merrni mjekimin per anemin , se pakur 3 muaj .Dhe me pas mundet te tentoni te mbeteni shtatezane.JU uroj sherim te shpejt.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 27 Prill 2017 në 04:02

Pershendetje ! Jam vetem 23 vjece nuk kam lindur asnjehere dhe jam diagnostikuar me fibriome 14 cm . Cfare lloj operacioni eshte me i pershatshem qe te mos demtoj uterusin dhe te kem mundesi te bej femije ?

Dërguar nga Ana , më 17 Gusht 2017 në 02:42

Pershendetje Ana . Lloji i interventit percakotehet nga mjeku qe ju ndjek. Ai di vendndodhjen e miomes, lidhjet me indet perreth dhe mjetet qe ai ka ne dispozicion .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 31 Gusht 2017 në 02:42

Jam 38vjeq nuk kam fëmijë ja diagnoatifikuar me miom 12-14cm ghendet ne anen e djathtë të mitres mjeku më ka thënë se duhet hequr komplet mitren, ju lutem më thoni mendimin tuaj aka naj mundësi për të mos hequr mitren sepse në zë ardhmen dua të kemë një fëmijë?

Dërguar nga Dita, më 27 Janar 2018 në 13:27

Pershendetje DIta . Nese mioma eshte aq e madhe sigurisht qe duhet hequr.Persa i perket mitres nuk mund te them asgje , pasi kjo varet nga faktore qe i percakton vetem mjeku qe ju ka kontrolluar .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 20 Shkurt 2018 në 13:27
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten