Dërguar nga:

Historia dhe zhvillimi i teknikës së ICSI

Që prej lindjes së Louise Brown në qershor 1978, IVF është vërtetuar të jetë një trajtim efikas për infertilitetin nga faktori femër, veçanërisht infertilitetin tubar (Edwards et al., 1980).

Në vitet pasardhëse IVF u përdor gjithashtu me sukses në çiftet me infertilitet të paspjeguar, me infertilitet mashkullor dhe gjithashtu në endometriozë (Mahadevan et al., 1983). Karakteristikat e semenit të mashkullit janë vlerësuar sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

U bë e dukshme për shumë grupe studiuesish se rezultati i IVF klasik ishte shumë më pak i suksesshëm kur karakteristikat e semenit të mashkullit ishin nën vlerat referencë për sa i përket përqëndrimit, morfologjisë dhe lëvizshmërisë. Përqindja e oociteve që fertilizoheshin normalisht ishte shumë më e ulët, duke rezultuar në formimin e shumë më pak embrione; kjo donte të thoshte se nuk kishte embrione për tu transferuar në një numër të konsiderueshëm ciklesh (Tournaye et al., 1992).

Disa çifte me lëvizshmëri progresive < 500 000 spermatozoidesh të gatshmëe për inseminim nuk mund të përfshiheshin në një program IVF. Kjo gjithashtu përfshinte pacientët me azoospermi. Kështu që në fund të viteve 1980 u zhvilluan shumë proçedura të fertilizimit të asistuar dhe u aplikuan në çifte ku IVF klasik nuk mund të përdorej.

Në një teknikë të parë- disekimi parcial i zonës, PZD (partial zona dissection)- një hapje e vogël u bë në zonën pellucida duke i lejuar spermës kontakt direkt me oolemën. Rezultatet në përgjithësi të PZD ishin jo të qëndrueshme dhe zhgënjyese. Teknika tjetër që u fut ishte inseminimi subzonal SUZI (subzonal insemination). Disa spermatozoidë të lëvizshëm u mikroinjektuan në hapësirën periviteline. Pas SUZI-t, gati 20% e vezëve të fertilizuara me këtë teknikë u fertilizuan normalisht (Ng et al., 1991; Fishel et al., 1993).

Eksperienca e përgjithëshme me PZD dhe SUZI ishte se përqindja e fertilizimeve normale ishte shumë e ulët. Si pasojë e tyre vetëm një ose dy embrione bëheshin të afta për tu transferuar në gati dy të tretat e pcientëve. Përqindjet e shtatzanive dhe të lindjeve ishin shumë të ulta për të konsideruar aplikimin e PZD dhe SUZI-t në rutinën klinike.

Në qershor të 1992, u publikuan shtatzanitë dhe lindjet e para pas transferimit të embrioneve të gjeneruara nga ICSI (intra-cytoplasmic sperm injection), një proçedurë e re në fertilizimin e asistuar (Palermo et al., 1992). Në ICSI, një spermatozoid i vetëm u mikroinjektua në oocit pas kalimit përmes zonës pelucida dhe membranës së oocitit (oolema).

Para këtij aplikimi në njerëz, këlysha të gjallë ishin lindur pas ICSI në lepuj dhe gjedh. Dy grupe të tjera IVF, njëri në USA dhe një në Singapor, kishin aplikuar ICSI në 134 oocite. Në dy pacient u ishin transferuar katër embrione në stadin dy-pronuklear (2PN) dhe 11 embrione të ndarë në shtatë pacient. Gjithsesi, nuk rezultoi asnjë shtatzani (Lanzendorf et al., 1988).

Vëzhgimet e para me ICSI treguan se fertilizimi ishte shumë më i mirë pas ICSI se pas SUZI dhe merreshin më shumë embrione të aftë për tu transferuar dhe që prej gjysmës së dytë të 1992 ICSI është përdorur në pjesën më të madhe të klinikave (Van Steirteghem et al., 1993a).

PRAKTIKA E TANISHME ICSI

Indikimet dhe proçedura

Shumë çifte me faktor të rëndë infertiliteti mashkullor mund të trajtohen me ICSI. Për të gjeneruar oocite të fertilizuara normalisht pas ICSI nevojitet një spermatozoid që përmban një gjenom dhe centriol funksional. ICSI mund të kryhet me spermë nga epididimusi dhe testi në rast të bllokimit të duktuseve seminal ekskretor. ICSI mund të kryhet në rastet me azoospermi të shkaktuara nga dëmtimi i spermatogenezës në qoftë se merret sperm mjaftueshëm nga indi testikular(Craft et al., 1993; Schoysman et al., 1993; Devroey et al., 1994, 1995, 1996; Tournaye et al., 1994).

ICSI duke përdorur spermën e ejakuluar mund të kryhet edhe në prani të oligoasthenoteratozoospermisë, në rastet e dështimit të vazhdueshëm të IVF klasik, në prezencë të një përqëndrimi të lartë të antitrupave anti-sperm, në pasientët me kancer në shërim ku sperma është kriopreservuar para kimio- dhe radioterapisë, në pacientët me dëmtime të kolonës spinale, në pacientët me çrregullime ejakulatore, në pacientët me ejakulim retrograd dhe në pacientët të cilëve semeni u ishte mbajtur në bankë para vazektomisë (Lahteen Maki et al., 1995; Nagy et al., 1995; Chung et al., 1998; Benadiva et al., 1999; Nikolettos et al., 1999; Schatte et al., 2000). ICSI është gjithashu e indikuar në rastet kur aplikohet diagnoza gjenetike pre-implantuese (PGD) dhe përdoret PCR (Liebaers et al., 1998).

ICSI mund të kryhet me spermë nga epididimusi në rastet me azoosperi obstruktive: mungesë bilaterale kongenitale të vas deferns (CBAVD), sindromi Young, vazo-epididimostomi e dështuar, vazovazostomi e dështuar, dhe një obstruksion inguinal bilateral (jatrogjenik) e të dy duktuseve ejakulator (Tournaye et al., 1994).

ICSI mundet gjithashtu të kryhet me spermë testikulare në të gjitha rastet kur mund të përdoret sperma epididimale, në prezencës së tepërt të indit lidhor që nuk lejon marrjen e spermës nga epididimusi, në rastet e çedimit testikular për shkak të ndalimit të maturimit, aplazi e pjesshme e qelizave gjerminale ose sklerozë tubulare dhe rastet e veçanta me nekrozoospermia (Silber et al., 1995, 1996; Tournaye et al., 1996).

Sperma epididimale mund të merret me anë të aspirimit mikrokirurgjikal epididimal të spermës(MESA). Në MESA, merren me mijra spermatozoide në pacient me azoosperi obstruktive. Sperma e tepërt mund të kriopreservohet për përdorim eventual të mëvonshëm (Devroey et al., 1995a). Sperma epididimale mundet të merret gjithashtu me anë të aspirimit perkutan të spermës (PESA) (Tsirigotis et al., 1996).

Në rastet me fibrozë epididimale, sperma testikulare mund të izolohet nga copa të vogla të indit testikular të marra me biopsi të hapur (TESE: ekstraktim testikular i spermës) (Devroey et al., 1994). Në pacientët me azoosperi obstruktive dhe spermatogjenez normale, biopsia testikulare mund të kryhet gjithashtu me aspirim perkutan të spermës që do të thotë aspirim me shiringë të hollë (FNA: fine needle aspiration) (Bourne et al., 1995; Tournaye et al., 1998).

Sperma mund të gjendet në afërsisht gjysmën e pacientëve me azoospermi jo-obstruktive; ajo mund ti kërkojë embriologut orë të tëra kërkimesh për të gjetur spermatozoide të gjallë në disa copa biopsish (Devroey et al., 1995b; Verheyen et al., 1995, 1997; Crabbé et al., 1997; Schlegel et al., 1997, 1999; Tournaye et al., 1997; Amer et al., 1999, 2002).

Në të gjitha rastet kur mundet duhet përdorur sperma e freskët, por mundet gjithashtu të përdoret dhe sperm e ngrire-shkrirë: e ejakuluar, epididimale dhe testikulare. Kjo mund të shmange ndërhyrje kirurgjikale të përsëritura të cilat nuk janë pa risk (Devroey et al., 1995a; Tournaye et al., 1999; Chan and Schlegel, 2000; Gil‐Salom et al., 2000; Habermann et al., 2000; Kupker et al., 2000).

Përpara aplikimit të parë klinik, proçedura e ICSI-t u vlerësua dhe miratua nga Komiteti Etik i Medical Campus i Dutch‐speaking Brussels Free University. Pëpara fillimit të trajtimit çiftet informoheshin rreth aspekteve të përgjithshme të trajtimit, rezultatet e deriatëhershme të ICSI-t dhe rrisqet e njohura deri në atë moment. Pacientëve u kërkohej për të bërë diagnozë prenatale dhe qe të merrnin pjesë në një studim ndjekës prospektiv të fëmijëve të lindur (Bonduelle et al., 1994).

Duke riparë mijra proçedura të ICSI-t, ICSI nuk është mundur të kryhet në 1-3 % të oociteve të marra për shkak të mungesës së oociteve të maturuara dhe/ose spermës; kjo e fundit ishte veçanërisht në rastet e çifteve me azoospermi jo-obstruktive (Liu et al., 1995; Vandervorst et al., 1997). Nga eksperienca e autorëve afërsisht 85 % e cikleve të ICSI u bënë me ejakulat sperme të freskët ose të ngrirë- shkrirë dhe në 15 % me spermë epididimale dhe testikulare të freskët ose të ngrirë- shkrirë (Bonduelle et al., 1999).

Për proçedurën e ICSI oociti fiksohet duke përdorur një pipetë mbajtëse; dhe përdoret një pipetë injektuese me një diametër të brendshëm prej 6 mikrometër për të aspiruar një spermatozoid të vetëm. Këto pipeta mund të blihen në kompani të veçanta ose të prodhohen në laborator. Përpara aspirimit sperma immobilizohet me polyvinylpyrrolidonë.

Një spermatozoid morfologjikisht normal aspirohet në pipetën injektuese, në fillim bishti. Immobilizimi i spermës mund të arrihet gjithashtu duke i prerë bishtin me pipetën injektuese. Pipeta injektuese kalohet përmes zona pellucida dhe membranës së oocitit për në citoplazëm në një pozicion mjaftueshëm larg nga trupi polar i parë.

Pas ICSI më shumë se dy të tretat e oociteve të injekuara me sperm të ejakuluar bëhen normalisht të fertilizuara. Shkalla e fertilizimit me sperm të marrë me rrugë kirurgjikale në azoospermi jo- obstruktive ishte më e ulët se ajo me sperm të ejakuluar por gjithsesi > 50 % (Joris et al., 1998; Van Steirteghem et al., 1998).

U panë zhvillime të reja mbi oocitet e fertilizuara normalisht pasi ICSI u vlerësua si një ‘trend’ për IVF. Më shumë se 80 % e oociteve të fertilizuara normalisht u zhvilluan më tej në embrione me cilësi morfolgjike të mjaftueshme për tu transferuar. Për të gjitha tipet e spermës përqindja e embrioneve të transferuar ose të ngrirë ishte midis 60 dhe 65 % e oociteve të fertilizuara normalisht. Në rastet e azoospermisë jo-obstruktive, indi testikular mund të dëmtohet pas ndërhyrjeve kirurgjikale të përsëritura (Schlegel and Su, 1997).

Pas ICSI-t mungesa e fertilizimit ndodhi kur kishte vetëm pak oocite, kishte sperm totalisht immotile, asnjë sperm kishte akrozom, të gjitha oocitet kishin morfologji jo normaledhe dëmtoheshin nga vetë injektimi. Fertilizimi ndodhte më shpesh në ciklet pasardhëse (Liu et al., 1995; Nagy et al., 1995; Staessen et al., 1995; Vandervorst et al., 1997).

Megjithatë kishte edhe studime që arinin në rezultatin se ICSI nuk ofronte ndonjë avantazh klinik mbi IVF klasik në rastet me subfertilitet nga faktor jo-mashkullor. Ata mbështetën këto të dhëna në praktikën se ICSI duhet tu rezervohej vetëm në rastet me problem të rënda të fakrorit mashkull (Bhattacharya et al., 2001; Van Steirteghem and Collins, 2003).

Si përfundim u sugjerua qe ICSI duhet të jetë trajtimi i zgjedhur në të gjitha ciklet e riprodhimit të asistuar. Por nëse kjo do të futej pa studime të mëtejshme, kjo politikë mund të ketë një impakt në kohën laboratorike, në resorset mjekësore, dhe mbi të gjitha mbase në sigurinë e përgjithshme për shkak të anashkalimit të mekanizmit natyral të seleksionimit të gametave dhe për shkak të invazivitetit të vetë teknikës (Oehninger, 2001).

Ndërkohë që studimet vazhdojnë sipas të dhënave të publikimeve nga regjistimet e IVF/ICSI, ICSI është aplikuar si proçedurë fertilizimi. U bë e qartë botërisht se një masë e madhe grupesh kishin lënë IVF klasik dhe përdornin ICSI si një proçedurë standarte edhe në rastet kur parametrat e spermës ishin normal (Bhattacharya et al., 2001; Oehninger, 2001; Nygren and Anderson, 2002).

ICSI është teknika që përdoret sot si pjesë e teknikave të riprodhimit te asistuar (ART) dhe ne qendren e IVF ne Spitalin Amerikan, Tirane dhe Prishtine duke rezultuar si nje trajtim i sukseshem ne nje pjese te mire te pacienteve infertil.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 34 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Embriologji Klinike
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten