Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Disa pyetje të nënave për fëmijët

1 - Pse disa fëmijë kanë erë të rëndë nga goja?

Shkaqet më të zakonshmet lidhen me hapësirën e gojës dhe tretjen e vështirë.

Higjena e gojës - përbën shkakun më të zakonshëm. Ushqimet e mbetura midis dhëmbëvë, (sidomos sheqernat), fermentohen duke dhënë erë të rëndë. Nëse lahet goja, aroma ndryshon.

Dhëmbët e prishur - mikrobet e tyre bëhen shkak për ndyshimin e aromës. Me shfaqjen e parë të mahisjes, të mjekohen. Nuk është e vërtetë se dhëmbët e qumështit nuk kanë nevojë për mjekim. Mahisjet e rrugëve të frymëmarrjes në ndonjë rast shoqërohen me pak erë të rënda nga goja, dicka kalimtare, nuk kërkon masa të vecanata.

Tretja e vështirë - Haset më tepër kur teprohet me proteina (mish, vezë, qumësht, gjalpë etj), marren e pak perime dhe nuk pihet ujë sa duhet. Rregullimi i dietës, mënjanon dhe erën e rëndë. Adenoidet, bajamet kronike me shume thellime dhe maisjen e sinuseve - shpesh shoqërohen me erë të rëndë të zgjatur. Problemi zgjidhet vetëm duke mjekuar këto sëmundje.

Acetoni - përbën një nga shkaqet e ndyshimit të aromës (shih Acetoni) Në raste të rralla, mbrapa kësaj shënje, mund të fshihen shkaqe të tjera si Diabeti, sëmundje të rënda të mëlcise, veshkave, probleme metabolike, etj, po kujdes - vetëm era e rëndë nuk është shënjë tipike nëse nuk shoqërohet dhe me shënja të tjera të këtyre sëmundjeve.

2 - Femija ka erë të rëndë vetëm kur cohet në mëngjes. Pse?

Kjo ndodh për arsye se gjatë natës, në disa raste pakësohet ndishëm prodhimi pështymës, cka favorizon disa elemente që ndryshojnë aromën; po gjithcka normalizihet me rifillimin e zakonshëm të pështymës mbas pirjies së një gote uji ose ngrënies mëngjezit.

Ska pse shqetësoheni, kemi të bëjmë me një dukuri kalimtare. Po parazitët, ndikojnë? Vite më parë ka patur mendime mbi ndikimin e oksiureve, po studimet e mevonshme kanë vertetuar se nuk ka asnjë lidhje midis tyre.

3 - Biberoni, bën mirë apo keq?

Biberoni ndihmon që fëmija të flerë, të qetësohet në kulmin e qarjeve, të mos ndihet i vetmuar kur nuk e ka mamanë pranë; një mënyrë për të shkarkuar tensionet dhe të ndihet më i sgurtë; një mjet mbrojtës ndaj frikës e vetmisë. Mamatë e dinë mirë se gjatë muajve të parë të jetës, fëmijët kur janë zgjuar, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke thithur; një akt që u sjell kënaqësi.

Ka fëmijë që duan të thithin gishtin ose krejt dorën, në këto raste më mirë tu ofrojmë biberonin (nëse e pranojnë). Shumë studiues kanë arritur në përfundim se biberoni i përdorur brënda 3 viteve të para të jetës, nuk sjell dëmtime të parikthyeshme të harkut të dhëmbëve; ndërsa thithja e gishtit, vec të tjerave, ka më tepër ndikim mbi qiellzën; ja pse biberoni nuk është i dëmshëm.

Për hollësi, lexoni librin: “Mjeku i fëmijëve ju përgjigjet” që do ta gjeni tek Klinika Erton dhe në çdo librari.

INFEKSIONET URINARE TEK FEMIJET

Kur duhet dyshuar?

Mos prisni të njëjtat shënja si tek të rriturit; shumë prej tyre lidhen kryesisht me moshën. E vecanta është se në moshat e vogla, në plan të parë dalin shënja të cilat largojnë vëmëndjen nga këto sëmundje, cka bën që shpesh të mbeten të pa zbuluara në kohë.

Infeksionet urinare në të porsalindurit

Në këtë moshë mungojnë shënjat tipike. Në vënd të tëmperaturës së lartë, mund të ketë ulje të saj. Zbehja, përgjumësija, mospirja si duhet, të vjellat ose diareja, njollat e kuqe në pelena, mos shtimi në peshë, shënjat e humbjes së lëngjeve - janë disa nga treguesit që duhet të tërheqin vëmëndjen për një IU (Infeksion Urinar).

Në cdo rast dyshimi, fillimisht duhet kërkuar analiza e urinës, urokultura dhe Echo. Një pjesë e mirë e IU, zhvillohen në terenin e keqformimeve të sistemit urinar. Duke u nisur nga kjo, krahas mjekimit të infeksionit, duhet thellim në kërkim të shkaqeve favorizuese.

Infeksionet urinare në moshat deri 2 vjeç

Në plan të parë dalin crregullimet e aparatit tretës (mungesë oreksi, të përziera, vjellje, diare), temperatura (në etapën fillestare jo rrallë dhe konvulsione), episode temperature “me natyrë të pa qartë”, grindje, përplasje këmbësh gjatë urinimit, urinë me erë të rëndë, shënja indirekte për dhimbje barku, prambetje në peshë etj.

Infeksionet urinare në fëmijët e rritur

Mbas moshës 2 vjec, sëmundja fillon të marrë gradualisht dukuritë e të rriturve, ku mund të gjejmë dhe disa shënja disi të vecanta si djegie gjatë urinimit, dhimbje ne fund të barkut etj.

Përmbledhje e shënjave kryesore të Infeksionet urinare sipas moshe
Të porsalindur Deri 2 vjec (Latantë) Fëmijë më të rritur
Temperaturë e lartë Vjellje Urinim i shpeshtë
Temperaturë e ulur Diare të përsëritura Djegie ose dhimbje gjate urinim
Vjellje, diare, dehidrim Erë e rëndë e urinës Dhimbje mesi
Rënie në peshë Përplasje këmbësh gjatë urinimit Dhimbje në fund të barkut
Verdhëz e vonuar shoqëruar me mahisje të kërthizës Temperaturë Enuresis
Shenja të ngacmimit nervor së urinës Konvulsione Të lagur ditën dhe natën
Zbehje e lëkurës Mungesë oreksi Episode të ndërprerjes
Anemi Zbehje Gjak në urinë
Mungesë oreksi Prapambetje në rritje Zbehje, dobësi

REFLUKSI VEZIKO-URETERALE (RVU)

Quhet kthimi mbrapsh i urinës nga fshikëza në drejtim të veshkave, merr emrin RVU. RVU nuk kanë shënja të vecanta, megjithatë disa dukuri duhet të ngjallin gjithmonë dyshime.

Kur duhet dyshuar?

Në të porsalindurit dhe latantët: mos shtimi ose rënia në peshë, mungesa e oreksit, temperaturat në dukje pa shkak, vjelljet ose diaretë e zgjatura, zbehja e lëkurës, erë e rëndë e urinës. Në fëmijët më të rritur: urinimi i shpeshtë, djegiet ose dhimbjet gjatë urinimit, dhimbjet e mezit, urinimi i pavullnetshëm në gjumë (për moshat mbi 5 vjec), temperaturat pa shkak.

Fëmijët më të rritur ndonjëherë gjatë urinimit ndjejnë një dhimbje të fortë të mënjëhershme në zonën e veshkaved (dhimbjet e refluksit) ose urinojnë me ndërprerje (urinim i dyfishtë); dy shënja me vlera të vecanta për të kërkuar ekzaminime të mëtejshme. Për fëmijët e vegjël, këto dy shënja jo se nuk ekzistojnë, po nuk mund të vihen në dukje për arsye të moshës.

Në shumicën e rasteve RVU zbulohen gjatë ndjekjes së një IU ose fare rastësisht, gjatë kryerjes së një ekografie për qëllime të tjera. Sot, në sajë të Echografisë gjatë shtatzanisë, një pjesë e mirë zbulohen qysh paralindjes.

Si vërtetohet?

Ekografia është një nga ekzaminimet i rëndësishme, për të gjitha moshat. Ekzaminim tjetër është Cistografia e thjeshtë ose gjatë urinimit (miksionale). Nëpërmjet një kateteri, vezika mbushet me sol. fiziologjik dhe një lëndë kontasti, mandej kryhen filmime. Në fëmijët që komandojnë urinimin, filmimet behen mbas mbushjes, gjatë urinimit dhe në fund (për të parë nëse ka mbetje urine) kjo quhet cistografi mikxionale.

Sipas rastit mund të kryhet Urografia, shintigrafija renale, ekzaminime urodinamike (fluksometria, cistomanometria etj) që kanë për qëllim studimin funksional të rrugëve të eliminimit të urinës. Në përfundim, mund të zbulohet jo vetëm refluksi po dhe te percaktohet grada nga I-V-te.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 7729 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Pediatri
Komente nga lexuesit

mirdita kam ni pytje:femija im ka 5 muaj dhe ka probleme me gjoksin.mjeket me than se problemi i vjen prej hundve.kur flen shum gerheten...a mund te jese shum problem. faliminderit shume

Dërguar nga shpend, më 28 Mars 2013 në 13:46

pershendetje jam e shqetesuar per djalin tim ai eshte 20 muajsh dhe akoma nuk i ka ardhur goja po ju theksoj se eshte shume nevrik e dikon kjo gje ne ardhjen me vonese te gojes gjithashtu shqetesohem se qekur ka lindur faqet i ka te kuqe edhe sot e kesaj dite keshtu i ka saqe ndonjeher duket sikur eshte djgu cfare mendimi keni per keto qe ju thash mund te me jepni ndoje shpjegim ju lutem jam ne merak per te faleminderit

Dërguar nga vojsava vrapi, më 18 Prill 2013 në 03:28

Artikulli me pelqej por nuk me ndihmoj. Kam nje femij 10 vjeqar ka vones devlopementi dhe munges apetiti ushqehet me PEG ne shikim fizik nuk vrehet asgje nuk ka diagnostik ju lutem nese e keni pa ket gjendje me kontaktoni flm ju Prsh.

Dërguar nga Zela, më 05 Nentor 2013 në 17:24

mirbrama kam nevoj pr dimen e juaj ekam nje vajz ne moshen 3 vjet ka probleme me vaginen ka djeegje shum edhe krumje edhe shum vjen era keqe sedi pse ekam pas te mjeku por mika qit atibjotik po skapas sukeses sedi qfar tebaj ju lutem me dimoni

Dërguar nga edona , më 03 Nentor 2014 në 17:09
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten