Dërguar nga:

Dhimbja e mesit (Pjesa e parë)

Perkufizimi

Dhimbja e mesite pjesës së poshtme të saj përshkruhet si një dhimbje e menjëhershme,e fortë dhe persistente ose si një dhimbje e topitur që ndihet në pjesën e poshtme të mesit.Ajo ështe e zakonshme dhe prek pjesën më të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.Në shumicën e rasteve fillon krejt papritur shkaktohet nga një tërheqje muskulare që vjen si rezultat i një pune të rëndë fizike,lëvizje të sforcuar, gjatë një sforcimi me ngritje peshe ose lëvizje e pakontrolluar, rrotullimi të trungut e më rrallë pas një rrëzimi.

Por dhe pas një qëndrimi të gjatë, të papërshtatshme, qoftë në këmbë ose ulur. Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesit janë: stenoza spinale, artriti {osteoartriti}, infeksionet spinale {osteomielitis}, tumoret spinale dhe frakturat vertebrale.

Pothuajse të gjithë ne do të përjetojnë dhimbje mesi në një pikë në jetën tonë. Kjo dhimbje mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë për kohëshkurtër ose afatgjatë. Mirëpo dhimbja e mesit mund të shkaktojë vështirësi për të bërë shumë aktivitete të përditshme.

ANATOMIA

Njohja e shpinës tuaj dhe se si ajo punon mund të ju ndihmojë të kuptoni pse ju keni dhimbje mesi.

Shpina juaj është e përbërë nga eshtra të vogla, të quajtura rruaza, të cilat janë pirg në krye të njëri-tjetrit. Muskujt, ligamentet, nervat, dhe disqet intervertebral janë pjesë plotësuese e shpinës tuaj.

Vertebrat

Shtylla kurrizore është një formin kockor rezistent dhe i përkulshëm e përbërë nga një bashkësi vertebrash (rruazash), përgjithësisht 32 ose 34, dhe shtrihet nga baza e kafkës deri tek bishti. Ajo shërben si strukturë mbajtëse e organizmit, si vend për kapjen e muskujve dhe si mbrojtëse e palcës kurrizore.

Shtylla kurrizore formohet nga 5 segmente:

  • i qafës formuar nga 7 vertebra (rruaza)
  • i kraharorit formuar nga 12 vertebra rruaza të lidhura te brinjët
  • i kryqeve formuar nga 5 vertebra
  • i kërbishtes formuar nga 5 vertebra (rruaza që te të rriturit janë të salduara ndërnjet tyre)
  • i kockës së bishtit formuara nga 4 deri në 6 rruaza të salduara ndërmjet tyre

Shtylla kurrizore mbron palcën kurrizore dhe merr pjesë në pjesën më të madhe të lëvizjeve të trupit.

E parë nga anash, shtylla kurrizore paraqet disa harkime, të quajtura harkime fiziologjike: lordoza cervikale, kifoza dorsale dhe lordoza lumbare. Gjendje të ndryshme patologjike mund ti deformojnë këto harkimeShtylla kurrizore shfaq 4 përkulje që kanë funksion të rrisin elasticitetin e shtyllës kurrizore.

Flitet për:

  • Lordozë qafore
  • (shtrënbërrim i shtyllës kurrizore);
  • Kifozë gungë kurrizore;
  • Lordozë e mesit;
  • Kifozë gungë e kërbishtit


Palca e kurrizit dhe Nervat
Këto "kabllot elektrike" udhëtojnë përmes kanalit kurrizore dhe mbartin mesazhe nëpërmjet trurit në muskujt. Nervat dalin nga palca e kurrizit përmes hapjeve përkatëse në rruazat.

Muskujt dhe Ligamentet
Këto ofrojnë mbështetje dhe stabilitet për shpinën tuaj dhe pjesën e sipërme të trupit. Ligamentet e forta lidhin rruazat për të ndihmuar mbajtjen e shtyllës kurrizore në pozitë.

Miniartikulacionet Facet
Midis rruaza janë nyje të vogla që ndihmojnë lëvizjen e shpinës.

Disqet intervertebral
Shtylla kurrizore është e lëvizshme dhe resistente fal disqeve ndërvertebror që ndajnë një rruazë nga tjetra. Disqet ndërvertebror funksionojnë si amortizator të vërtetë duke lejuar kështu spostimin e qindra kileve dhe zvogëlojnë përplasjet gjatë aktiviteteve ditore. Disqet ndërvertebror shërbejnë për më tepër për të shpërndarë më mire fuqinë dhe lehtësojnë lëvizjen

Disqet intervertebral janë të sheshtë dhe të rrumbullakët, dhe rreth një cm të trasha. Ata janë të përbërë nga dy komponente

Annulus fibrosus.
Kjo është strukture e e jashtme e diskut është si unazë fleksibile e forte dhe e ashpër. Ajo i ndihmon lidhjen e rruazave.

Nucleus pulposus.
Kjo është e butë si-pelte, dhe është qendra e annulus.fibrosus Ajo i jep diskut aftësitë e amortizimit të peshës (shock-absorbing capabilities).



Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 449 herë
Komente nga lexuesit

Mendoj se pershkrimi nga grupi i bashkautoreve eshte i lexueshem per palet e interesuara. Faleminderit per informacionet tuaja.

Dërguar nga Anesti Pina, më 13 Shtator 2013 në 10:36

Pershendetje une jam Petriti kam pasur nje problem me mesin para 5 vitesh ku me ka ardhur si pasoi e punes qe baja duke shtruar pllaka ku kam qendruar pothuajse 40 dit ku mezi hipja dhe zbrisja nga makina por me kaloi si pasoi e nje terheqje rastesore qe bera duke terhekur nje kabull elektrik
me shum forc dhe dhimbja mu shua ne vend dhe kam 5 vite qe nuk e kam ndier ma ,por sot mora nje pesh pothuajse te 10 kg dhe mesi me ka filluar prap ku mezi leviz ,ju lutem me thoni ndonje menyr per ta qetsuar ket dhimbje,Petriti

Dërguar nga Petrit Zefi, më 30 Tetor 2013 në 03:30

Petrit kete problem kam pasur edhe une te njejten pune kam bere me pllaka pasi bera shum dite fisoterapi dhimbja sme kalonte me mbertheu edhe kemben ne 2010 bera operacion ne kat athine tani jam shum me mire skam dhimbje ne kembe ndonjeher kur punoje me or te zgjatura me dhemb prap mezi pas nje pushimi te shkurter dhimbja me iken.neqoftese ke dhimbje ne kembe ose mpirje gjishtash Te keshilloj Te vizitohesh tek nevrokirurgu.sa me par perpara se Te dobesohet nevri .mbase ke ne nevoje per kirurgi qe operacioni Te Dali 96% i sukseshem nuk duhet qe nevri te dopsoj forcen e kembes esht qeshtje kohe

Dërguar nga shkelzen, më 09 Janar 2014 në 16:09

Jam gjergji dhe ka 4 muaj qe vuaj nha dhimbje mesit kam si mpirje ne vithen e majt dhe kam gjithmon ne te njejTin kra me jepni nje kesHill se si te me kaloj faleminderit

Dërguar nga gjergji, më 10 Dhjetor 2014 në 07:56
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten