Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Kistet e vezores (Pjesa e parë)

Kistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza veze zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me kiste të paktën një herë gjate jetës së tyre. Shumica e kisteve vezoriale paraqitin pak ose aspak diskomfort (jo rehati) dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj.

Simptomat

Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë :

  • Çrregullime menstruale
  • Dhimbje Pelvike - një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ose në kofshë.
  • Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
  • Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët
  • Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.
  • Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut
  • Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj.
Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore?
  • Në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta
  • Dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella
  • Kur ka shenja të shokut si p.sh : ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohte dhe e lagësht.
Shkaqet

Shumica e kisteve nisin me funksionimit normal të ciklit menstrual dhe quhen kiste funksionale.

Kistet funksionalë

Normalisht vezorja rrit çdo muaj një strukturë të ngjashme kistike që quhet folikul.

Folikuli prodhon estrogjenin dhe progesteronin dhe gjate ovulacionit çliron një ovocit (qelizë veze ) Ndonjëherë ky folikul qëllon që vazhdon të rritet dhe formon kistin folikular që mund të jete në dy tipe :

  • Kist follikular ndodh kur folikuli nuk çahet për të çliruar vezën por vazhdon dhe rritet duke u kthyer në kist.
  • Corpus luteum cyst. Kur folikuli e çliron vezën dhe folikuli i çarë nis të prodhojë sasi të madhe estrogjeni dhe progesteronin duke u përgatitur për konceptimin , duke u shndërruar në korpus luteum. Por ndonjëherë çarja e vezës mbyllet dhe likidi grumbullohet brenda foluklit duke e shndërruar në kist.

Kistet funksionale nuk janë të dëmshëm, rrallë japin dhimbje dhe mund të zhduken pa mjekim brenda 2apo 3 ciklesh menstrual.

Të tjerë kiste jo te lidhur me funksionin normal menstrual

  • Kistet Dermoid: Këto Kiste mund të përmbajnë flok, lëkurë apo dhemb rralle janë kanceroz.
  • Cystadenomas. Këto Kiste marrin origjinën nga indi vezorial dhe mund të jenë të mbushur me likid ujor ose mukinoz.
  • Endometriomas. Zhvillohen si rezultat i endometriozes, gjatë së cilës qeliza endomtriale vendosën jashtë mitrës. Këto mund të ngjiten në vezore dhe të japin rritje (torsion).
Komplikacionet
  • Torsioni i vezores: Kistet dermoid dhe kistadenomat mund të zmadhohen dhe të ndryshojnë vendndodhjen e tyre të zakonshme çka do të çoj në dhimbje apo përdredhje të vezorës.
  • Ruptura: Kisti që çahet mund të japi dhimbje të forte dhe hemorragji të brendshme.
  • Kistet pas menopauzes mund të pësojnë shndërrim kanceroz çka kërkon ndjekje të rregullt.
Lexo faqen >>    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 31829 herë.
Komente nga lexuesit

kam probleme me mitren kam ciste ne miter kam ber kontrolle shum her po nuk kam permiresime ka perdor ilace kam marrje mendesh te vjella dhimbje dhe fryrje barku ju lutem me ktheni nje pergjigjje flm per mir kuptimin

Dërguar nga drita, më 18 Maj 2014 në 11:08

Pershendetje Kam prb me mitren mjeket thon qe ke kist n miter ..kam marr mjekime dhe x nhe koh brenda 1 muajsh u sherova por shqetesime t njejta po m ndodhin prap cfr m keshillloni ju... flm

Dërguar nga kristina, më 21 Qershor 2016 në 02:51

Mirembrema Kristina .Nese keni kiste ne vezore , ato jane te llojeve te ndryshme, te permasave , perbeje te ndryshme .Ne varesi dhe te shqetesimeve qe sjellin , behet edhe mjekimi .Shpesh here ato mund te rishfaqen , dhe kane nevoje te mjekohen perseri. Ne miter zakonisht shfaqen miomat dhe nese jane e ketilla , atehere ato nuk mjekohen , duhet vetem te hiqen .

Përgjigje nga Kozeta Mustafaraj, më 27 Tetor 2016 në 02:51

E nderuar Doktoreshe,shpesh herë kam fryrje te barkut dhe dhimbje te barkut gjate kryerjes se mardhenies me bashkëshortin.Dhimbje te menjëhershme (therje te fundit te barkut) kam shpesh here.Jam vizituar tek gjinekologia e qytetit por me ka thene qe skam asnje problem.Ne te vertete dhimbjet me vazhdojnë akoma.

Dërguar nga vanesa, më 15 Shtator 2016 në 10:24

Pershendetje Vanesa ! Dhimbjet ne fundin e barkut gjate marrdhenieve mund te vijne per shume arsye ! Pervec shkaktarev me origjine nga aparati genital , te cilin mjekja juaj e ka perjashtuar , shpesh probleme te zorreve , te kequsyerjes ,te perthithjes se ushqimeve , apo cregullime te aparatit urinar mund te jene pergjegjes.Ne raste te ketilla te keshillohet te beni nje vizite tek mjeku gastro-enterolog , dhe me pas tek mjeku nefrolog .

Përgjigje nga Kozeta Mustafaraj, më 27 Tetor 2016 në 10:24

Pershendetje Doktoresh kam kiste ne vezore dhe cregullim cikli doktori me ka rekomanduar nji ilac Diane35 nk e di nqs do jet i duhuri per mua jm vtm 20 vjece

Dërguar nga Klea, më 03 Nentor 2016 në 14:39

Percaktimi i llojit te kontraceptivit varet nga struktura e vezores dhe nga profili homonal .Perkete arsye i vetmi qe mund te gjykoj eshte mjeku qe ju ndjek . Une nuk jam ne gjendje te jap ndonje mendim .

Përgjigje nga 0 Kozeta Mustafaraj, më 06 Nentor 2016 në 14:39

Ndonjeher ne gjume perjetoi orgazmen ,me ka ndodhur kur ne enderr kisha mardhenje me bashkeshortin dhe perjetova orgazmen gje qe pata shtangime ne pjesen e fundit te barkut si dhe vezoreve zgjati dikund 10 minuta ky shtangim,ashtu ndjeja therrje ne vezore dhe kofshe, qka mund te jet kjo ? Ju lutem me pergjigjeni sa me shpejt

Dërguar nga Linda, më 17 Nentor 2016 në 05:08

Miredita .Nese kjo ndodh , rralle mos u shqeteso.Por nese keto shkarkesa jane te shpeshta , atehere te duhet te besh nje kontroll tek mjeku gjinekolog per te perjashtuar semundje te ndryshme . Dite e mire!

Përgjigje nga 0 Kozeta Mustafaraj, më 17 Nentor 2016 në 05:08

Pershendetje!kam nje kist vezor ne permasa 4 cm,gjinekologia ime dyshon per nje kist me hemoragji,jam e shqetsuar te di nese kjo gje do te ndikoje per ngjizjen e nje shtazanie dhe cfare rezikshmerie ka,theksoj jam 26 vjece.Faleminderit

Dërguar nga Malvina, më 17 Nentor 2016 në 17:31

Pershendetje! Duke u nisur nga permasat , kisti nuk eshte i rrezikshem. Ndersa persa i perket perberjes , duhet ndjekur me kujdes. Ne pergjithesi nuk ka rrezik te madh per te mbetjen shtatezane , prandaj mos u shqeteso .

Përgjigje nga 0 Kozeta Mustafaraj, më 18 Nentor 2016 në 17:31

Mirembrema! Kam nje kist entometriome ne vezore (rreth 5 cm;)a mund te kem shpresa per shtatezani pa e hequr?ju falenderoj paraprakisht

Dërguar nga Stela, më 24 Nentor 2016 në 10:57

Sigurisht qe mund te mbetesh shtatezane edhe me nje kist endometriom .Pavaresisht faktit qe prania e ketij lloj kisti flet per semundjen endometrioz e cila eshte e vertetuar qe ul fertilitetin femeror. Dite te mbare!

Përgjigje nga 0 Kozeta Mustafaraj, më 25 Nentor 2016 në 10:57

Pershendetje! Ne maj bera eco dhe rezultoi qe kisha tre kiste me permasa te ndryshme, me I madhi ishte 3 cm. Nuk mora mjekim. Para dy javesh perserita econ dhe rezultoi qe permasat kishin ndryshuar e kisti 3 cm ishte 5 cm. Doktori familjar me sygjeroi vizite tek gjenekologu dhe derisa te shoh gjenekologun me sygjeroi te marr "birth control". A eshte nje zgjedhje e duhur te pi birth control deri ne Janar qe kam viziten tek gjenekologu? A ndihmojne birth control ne zvogelim te kisteve?Ne qofte se cahen cfare komplikacione japin? Gjithashtu kam dhimbje dhe ndjesi sikur dicka do pelcase nga momenti ne moment ne fund te barkut para ciklit menstrual. Gjithashtu get perziera, marje mendsh dhe dhimbje Koke. Ju lutem doktoreshe me jep nje keshille, pasi jam shume e shqetesuar dhe jetoj jashte vendit.

Dërguar nga Jola, më 01 Dhjetor 2016 në 20:34

Pershendetje .Mjekimi qe ju eshte keshilluar eshte shume i rregullt .Nese keni dhimbje shkoni paraqituni ne urgjencen e spitalit dhe beni nje kontroll me te detajuar .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 02 Dhjetor 2016 në 20:34

Pershendetje jam nje vajz 17 vjecare dhe kam nje kist ne vezore 7cm Gjinekologu me ka then te perdor kontraceptiv Femidon per trre muaj A esht e keshilueshme qe nje vajz ne moshen time ti perdor kontraceptivet dhe a kan efekte anesore si psh mos lindja e femijve?

Dërguar nga Ema, më 02 Dhjetor 2016 në 09:05

Pershendetje ! Sigurisht qe mund ti perdoresh ,nese nuk do qe te komplikohet apo te operohesh.Sa per femijet , ti rritu njehere , pastaj flasim per femije . Ka shume arsye perse nje njeri mund te mos mbetet me barre.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 02 Dhjetor 2016 në 09:05

Pershendetje Doktoresha Pas nje oborti spontan (fetus i pa zhvilluar) ne mars te ketij viti dhe analizave te shumta u kurova dhe per tiroiden nivelin e tsh e stabilizova ne normen 3.1. Gjate muajit tetor tentova per shtatezani me mendimin se gjerat ishin normalizuar poor gjate nentorit ne pritje te ciklit i cili nuk vinte me nje vonese 12 ditore dhe testi i shtatezani ishte negativ bera nje eko ne te cilin rezultuan disa kiste te vogla Doktori me sugjeroj te perdorja Duphostan per 5 dite. Pas 5 ditesh perdorim dhe 5 dite pritje te ciklit qe nuk erdhi shkova serisht per eko ne te cilen doli nje kist i rritur ne 4 cm. Nga sot do te fillon kontraceptivin ditor per 28 dite per 3 muaj per te pare si do shkojne gjerat. Jam paksa ne merak doktoresha mendoni se kjo eshte forma e duhur theksoj se kan kaluar 15 dite nga dita qe une prisja ciklin kjo vonese sme ka ndodhur ndonjeher. Ju faleminderit

Dërguar nga Ani, më 02 Dhjetor 2016 në 15:15

Pershendetje .Nese ka cregullime te ciklit , dhe formim te kisteve , menyra me e mire per tu kuruar eshte perdorimi i kontraceptiveve.Sidoqofte , nje kist 4 cm nuk eshte problematik. Une mendoj nese ti nuk ke urgjence per te mbetur shtatezane mund ti perdoresh kontraceptivet per 3 muaj , ne te kundert mos i po dhe mundohu te jesh e qete qe te rregullhet vete cikli .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 03 Dhjetor 2016 në 15:15

Pershendetje doktoreshe,ne radhe te pare ju falenderoj per pergj e kthyera te shpejta .Une kam bere operim ne vezore pasi kisha nje kiste me permasa rreth 6 cm ,cikli im eshte crregulluar komplet,pa pire pilula nuk me vjen.A eshte e mundur te rregullohet cikli tani pas operimit? Dhe a ka mundesi te zhvillohet perseri?

Dërguar nga Valmira, më 07 Dhjetor 2016 në 02:55

Pershendetje ! Ardhja e ciklit varet nga balanca hormonale .Nese gjendja e hormoneve ne trupin tuaj eshte normale , atehere edhe cikli rregullohet . Perseritja e kistit eshte e mundur , me kalimin e kohes .per kete arsye duhet te beni kontrollet periodik tek mjeku .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 09 Dhjetor 2016 në 02:55

Doktoresh un kam vuarjtur nga kistet dhe jam trajtuar ne Shqiperi dhe jasht shtetit por pyetja Ime per ju esht ..jam nje vajz 18 vjec dhe dua te di a ndikojn kistet ne mosngeljen shtatezan...kuptoni a ekziston mundesia te mos ngelesh shtatezane nga kistet..faleminderit

Dërguar nga Migena, më 09 Dhjetor 2016 në 05:48

Miredita ! Kistet jane te natyrave te ndryshme, ne permsa dhe permbatje te ndryshme , dhe si rrjedhim edhe pasojat jane te ndryshme ! Ndaj nuk mund te parathuhet nese do te mbetesh shtatezane apo jo .Nje informacion me te sakte mund t jua japi mjeku qe ju ndjek dhe di historine e semundjes !

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 09 Dhjetor 2016 në 05:48

Mbr doktoreshe kozeta. Un kam vite aë vuaj nga kisti .kam bllokim cikli kam marrje mendsh dhimbje gjoksi fryrje barku. Kam 8 vjete lidhje mundohem për të ngelur shtatzanë por asnjë rezultat.cfar kure me keshilloni kam ber shum vizita si jashtë shqiperis dhe brenda shqipëris por asnjë rezultat burri im nuk ka problem vetem une jam nuk ruhemi . Me thoni ju lutem flm

Dërguar nga marina , më 14 Dhjetor 2016 në 12:32

Pershendetje Marina .Nese ke crregullime te ciklit , dhe kiste , eshte e veshtire te mbetesh me barre.Nese nje grua nuk mbetet me barre ne menyre natyrale , eshte ceshtje veshtire dhe nuk mund te zgjidhet me keshilla me mesazhe .Ju duhet te lidheni me nje mjek te mire qe te mund zgjidhesh problemet e permendura .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 17 Dhjetor 2016 në 12:32

pershendetje doktoresha jam vesna dhe kam bere nje eko dhe me kane thene qe kam kist jam vetem 20 vjec dhe me ane dhene keto ilace buskolamin dhe kinox dhe me thane qe te beja dhe nje vizit te gjinekologia cfare me sugjeron

Dërguar nga vesna, më 15 Dhjetor 2016 në 04:58

Pershendjetje Vesna .Mjekimi qe ke marr nuk eshte per kistin por per probleme te tjera.Per te zgjidhur ceshtjen duhet te kontrollohesh patjeter tek mjeku gjinekolog .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 17 Dhjetor 2016 në 04:58

pershendetje DR.Kozeta un jam nje 21 vjecar dhe am bere dje nje vizit te spitali i traumes te urgjenca ngaqe kisha dhimbje ne fund te barkut ne krah te djathte dhe me bene nje eko dhe me dhane ca ilace sepse mthane qe ke kist ,,mua gjithshtu me thane qe te shkoja te gjinekologia se nuk i dihet mund te me jepni nje mendim ju lutem

Dërguar nga xhesilda, më 15 Dhjetor 2016 në 05:13

Pershendtje Xhesilda ! Mjekimin e marr ne urgjence e keni patur per dhimbjet.Ju duhet te shkoni tek mjeku gjinekolog per te trajtuar kistin!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 17 Dhjetor 2016 në 05:13

Pershendetje doktoresh jam nje vajz 23 vjeçe kam kist ne vezore 4 cm dhe kam pir jasemin dhe nuk kam ndonje ndryshim.kam dhimbje ne fund tr barkut se sa her me vjen cikli kisti mbushet me gjak.perveç ilaçeve a perthahet kisti ne qoftes ngel shtatzan.

Dërguar nga Anxhela droboniku, më 17 Dhjetor 2016 në 05:42

Anxhela, nese kisti eshte me gjak eshte veshtire te mjekohet me hormone .Mund ta mbash nen kontroll , por veshtire ta sherosh .Shtatezane mund te mbetesh edhe po te kesh cist, nuk eshte e thene qe kur ke kist s ben dot femije. Ndaj mundohu te jesh e qete ,

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 17 Dhjetor 2016 në 05:42

Doktoresh jam ajo goca qe kisha kist ne vezore me e mira per ta heq kush eshr operacioni apo shtatzania.

Dërguar nga Anxhela droboniku, më 20 Dhjetor 2016 në 06:48

Pershendetje Anxhela.Kete nuk di ta them , pasi kistet jane te ndryshem ne permasa , permbajtje dhe sjellje .Mjeku qe ju ka pare mund t ju japi pergjigje .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 25 Dhjetor 2016 në 06:48

Pershendetje doktoresh jam nje vajz 22 vjeqe. Ne anen e djatht ne fillim te vagines kam 1 si.lloje kokerre dashta te keshillohem me ty.

Dërguar nga Dija, më 24 Dhjetor 2016 në 10:08

Pershendetje Dija. E vetmja menyre per te shpjeguar apo kuruar problemin qe ke eshte duke u vizituar .Pra te duhet te besh kontroll gjinekologjik ku te kesh deshire qe te maresh diagnozen .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 25 Dhjetor 2016 në 10:08

Para 1 jave kisha dhimbje barku te forta bera analizat te gjitha ne urgjence edhe dola me kistin cokollate sic quhet ndryshe,kam mar femoden per rreth 1 jave por gjinekologu me tha qe me shume mundesi do kryej nje nderhyrje kirurgjikale pasi kisti ne vezore eshte rreth 7 cm...Doja te dija nese kryerja e marredhenieve seksule shkaktojne ndonje problem para se te kryej operacionin?Ndikojne ne ndonje komplikacion te kistit?

Dërguar nga evi, më 02 Janar 2017 në 07:48

PershendetjeEvi.Nese ke dhimbje te barkut do te ishte mire te ishe e kujdesshme , dmth mos ngri pesha , mos u sforco shume , nese ke deshire te kryesh marrdhenie mund ti kesh , por te kujdeshme . Nese eshte cist cokollate do te ishte mire te marresh mjekimin dhe nese duhet , te besh operacion.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 10 Janar 2017 në 07:48

Pershendetje doktoresh kam nje jav qe ka tentuar per shtatzani.per sa koje mund te behet testi.dhe kam dhimbje mbrapa shpine kapsllek dhe dhimbje stomaku dhe kam bllokim.a mund te jen kto shenja per shtatzani

Dërguar nga Anxhela droboniku, më 09 Janar 2017 në 15:10

Miredita Anxhela . Keto nuk jane shenja te shtatezanise .Te duhet te presesh se paku 2 jave qe te besh nje analize gjaku per te pare nese je apo jo shtzatezane.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 10 Janar 2017 në 15:10

Pershendetje jam 24 vjeqare kam ngel shtatzan jasht anit njern kana djatht kom toperun a mund te ngesh shtatzan ne nje kanal kurse vezoret kam dyat

Dërguar nga Kaltrina, më 11 Janar 2017 në 16:35

Pershendetje Kaltrina! Sigurisht qe mund te mbetesh shtatezane , nese ke kanalin e lire dhe vezorja jote pjek mire .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 19 Janar 2017 në 16:35

Pershendetje,jam 19 vjecare dhe kisha nje cost 5 cm tani kir bera nje kontrolle me than qe cista me eshte zhdukur,dua ta di cka te perdor qe mos tme shfaqen me cistat..faleminderit

Dërguar nga Bina, më 17 Janar 2017 në 01:41

Pershendetje Bina!Se pari duhet te besh nje jete te shendetshme , te ushqehesh mire,mos pi duhan , aklol , merru me sport . Dhe duhet te kontrollohesh me shpesh tek mjeku .Diten e mire!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 18 Janar 2017 në 01:41

Pershendetje, jam 38 vjec, para 1jave pata dhimbje te forta te fundit te barkut gje qe me quan te bej nje kontroll, pasi bera ekon me dolen dy qiste me permasa 7 cm dhe 5 cm. Doktori nuk me dha mjekim por me tha te pres ciklin tjeter qe te shohim a ka ndryshim. Pyetja ime eshte a mund te bej aktivitete sportive pasi doktori mi ka ndaluar ne menyre kategorike dhe a kane sherim keyo qiste?

Dërguar nga Ana, më 23 Janar 2017 në 18:59

Pershendetje Ana.Nese jane dy kiste ne ato permasa , do te ishte e keshillueshme te mos kryeje aktivitete te rende fizik.Por ti mund te besh ecje ne natyre nese ke te nevojsme . Diten e mire!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 24 Janar 2017 në 18:59

Jam nje vajze 25 vjec linda djalin Edhe ma hoqen mitren mundet te perserite prape mitra Ju lutem, me ktheni preqjiqje

Dërguar nga Anna, më 24 Janar 2017 në 02:55

pershendetje Ana! Nese eshte hequr mitra , ajo nuk perseritet me. Jashte shteit mund te behet tranplant i mitres , nga nje person tjeter.Shendet te mire te kesh !

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 24 Janar 2017 në 02:55

Doktoresh jam e shqetesuar per mamin tim ajo doli me kist rreth 4 cm dhe mori hilace tani nuk ndjen shume dhimbje por i ka ndonjeher ne fundt barkut .A rritet kist me kohen

Dërguar nga Kisnete, më 01 Shkurt 2017 në 14:02

Pershendetje Kisnete. Dhimbjet ne fudn te barkut mund te vijne per shume arsye , nga zorret , nga fshikeza e urines dhe nga vezorja.SIgurisht qe kisti dnryshon permasat , mund te rritet ose te zvogelohet.Sidoqofte mamit u duhet te rikontrollohet se paku pas 3 muajsh per te pare rezultatin e mjekimit.Dhe nese dhimbjet jane te forta le te shihet menjehere.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 07 Shkurt 2017 në 14:02

Pershendetje doktoresh jam 21vjece dhe me ka then gjinekologu qe kam vezore policistike ciklin ekam pas gjithmon te crregullt ..kam nje vit qe dua te ngelem shtatzane por pa rrezultat...me ka dhen diane35per 3muaj..mendon se ja vlen te rri me kte kur apo te vizitoem diku tjeter jam shum eshqetsuar nese do mundem te ngelem shtatzane ..flm nese kthe pergjigjje

Dërguar nga Denisa, më 09 Mars 2017 në 11:29

Mirembrema . Nese cikli eshte i cregullt , eshte me e veshtire te mbetesh shtatezane . Per kete te duhet te besh analizat hormonale , dhe te maresh mjekimin qe te nevojitet.Nderkohe edhe partneri duhet te kontrollohet nese ka probleme.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 09 Mars 2017 në 11:29

Pershendetje, jam 28 vjecare dhe kam kist 4cm, gati 2 vjet qe e kem verejte, perdor Primolut Nor dhe bej ne cdo tre muaj kontrolle, mjekja me thote qe me ane te kontaktit fizik me nje mashkull mund te vij deri tek plasja e saj dhe si alternative tjeter e sheh nje shtatzani, doja te di mendimin tuaj, ju lutem?!

Dërguar nga Hadi, më 09 Mars 2017 në 20:14

Mirembrema .Mjekimi i kistit varet nga lloji tij ( permbajtja ) . Sa per kryerjen e marrdhenive nuk di te them . Shtatezania ka ndikim te mire tek kistet , por kjo varet nga ju , dmth eshte ceshtje private.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 27 Mars 2017 në 20:14

Pershendetje doktoresh jam nje vajz 20 vjec kam deshtuar 2 femije njerin 7 javeshe ndersa tjeterin 6 javeshe nuk e di nga se me ndodh po kam nje kist te vogel dhe se di cfare te mendoj. Ju lutem me ktheni prgj Faleminderit

Dërguar nga Orgesa, më 11 Mars 2017 në 07:09

Pershendetje Orgesa!Abortet ne kete moshe shtatezanie mund te ndodhin per shume arsye : mund te kete anomali te lindur te mitres , mund te kete infeksione te ndryshme , materiali gjenetik jo shume i mire , semundje autoimune etj .Te keshilloj te besh nje kontroll qe duke perjashtuar shkaqet nje nga nje dhe te mund te mjekohesh .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 27 Mars 2017 në 07:09

Pershendetje doktoresh ,ju lutem kam.gjendren e bartolinit dhe tani esht infektuar kam dhimbje vetem kur ec ,kam.perdorur antibiotik por e kot a esht diqka rle rrezikshme per shendet nese nuk trajnohem me kirurgji ju lutem me ktheni pergjigje

Dërguar nga Ana, më 26 Mars 2017 në 15:05

Mirembrema.Nese nuk qetesohesh me antibiotik te duhet te besh nje nderhyrje kirurgjikale per ta drenuar ose hequr ne teresi , gje qe e percakton mjeku qe do ju kontrolloj .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 27 Mars 2017 në 15:05

Pershendetje e nderuar doktoresh me fal se gjendra ime ka plas dhe tani jam ne rregull,qka mund te me propozoni si lloj trajtimi ju luten se shihet qe ka ende

Dërguar nga Ana, më 30 Mars 2017 në 13:27

pershendetje doktoresh kam nje kist ne anen e djathte po kam shum dhimbje te forta jam vizituar per apendisit po nuk e kam per te hequr kam dhe dhimbje kur kryej mardhenje me burin po gjinekologu me thote qe kistet nuk japin dhimbje eshte e vetrete flm

Dërguar nga nertila , më 17 Prill 2017 në 03:49

Mirembrema . Kisti mund te japi shqetesime te ndryshme ne varesi te permasave , perberjes dhe vendosjes.Nese ju keni shqetesime dhe mjeku ju thote qe s jane nga kisti , mund te merrni nje opinion ne dyte nga nje mjek tjeter gjinekolog .Kjo do te ishte rruga me e mire per te marr nje pergjigje per gjendjen tende.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 21 Prill 2017 në 03:49

Pershendetje doktoresha. Pas vizites qe bera tek gjinekologia doli se kisha nje kist me ppermasa 3 cm dhe si mjekim me dha YASMIN. mendoni se eshte ilaci i duhur per tu kuruar. Dua te shtoj se ciklin e kam te rregullt por tani gjate marjes se mjekimin kam dhimbje ne anen e djatht te barkut ku ndodhet kisti. Flm

Dërguar nga Deni, më 06 Maj 2017 në 03:19

Mirembrema Deni. Ti mund ta perdoresh Yasminen persakohe qe mjekja juaj e ka pare te arsyeshme.Kisti mund te plasi vete , por edhe mund te rritet pa mjekim , dhe askush nuk eshte ne gjendje ta parashikoj. Prandaj eshte e keshillueshme te trajtohesh .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 14 Maj 2017 në 03:19

Pershendetje doktoreshe. Jam 22 vjec dhe kam pas probleme me ciklin. Qe ne fillim e kam pas te crregullt. Kam bere eko dhe dola me strukture mikrocistike. Doja te dija a eshte dicka per tu shqetesuar? Dhe a duhet patjeter te marr mjekim apo mund te kaloje? Faleminderit

Dërguar nga miranda, më 09 Maj 2017 në 13:12

Pershendetje Miranda. Ne varesi te structures se vezores dhe te gjendjes hormonale rekomandohet perdorimi i kontraceptiveve , i shoqeruar me diete te ekuilibruar dhe aktivietet fizik te rregullt.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 14 Maj 2017 në 13:12

Pershendetje doktoresh para nje muaji mamaja ime beri nje eko dhe doli me kist ne miter 2.5 cm .a eshte e rrrzikshme kjo dhe si mund te kurohet ?

Dërguar nga Pavlina qosja, më 05 Qershor 2017 në 05:16

Miredita .Nese behet fjale per miom ( sepse ne miter mioma eshte e shpeshte ) nuk ka asnje problem .Mami duhet te kontrollohet se paku dy here ne vit per te pare nese rritet , dhe nese ka shqetesime , duhet te paraqitet tek mjeku .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Qershor 2017 në 05:16

pershendetje doktoreshe, kam bere nje ultraze dhe kam marr kete rezultat, mitra ne RVF me dm 5.0x4.0 me kavitet te zbrazet dhe djathtas nje folikul me dm 18x 1.5. Mjeku me sygjeroi vetem fortine tab gjate ciklit per dhimbje pasi qe jane te padurueshme dhe asgje tjeter.(19 vjeç) Çfare me sygjeroni ju? Falemnderit!

Dërguar nga Miranda, më 11 Qershor 2017 në 11:11

Miredita.Nese je vetem 19 vjec , te duhet te rregullosh menyren e te jetuarit , ushqimet qe konsumon , aktivitetin fizik .Vetem keshtu mund te perballosh dhimbjet e ciklit menstrual .Ne te kundert , nen kontrollin e mjekut mund te perdoresh kontraceptiv.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Qershor 2017 në 11:11

Prsh dr kozeta.n viziten q bera te gjinekologu m nxorri me kiste n vezore te madhesis 10 cm.doktori me tha se duhet ti heq .desha t t pyesja se nese kryej mardhenje mund t shperbehen kistet?dhe nese i heq me operim a mund te lind?faleminderit

Dërguar nga Joana, më 13 Qershor 2017 në 12:28

Miredita. Nese kisti eshte 10 cm , mire do te ishte ta hiqje per te shmangur ndonje komplikacion te mundshem . Persa i perket ceshtjes a do mbetesh shtatezane , kete s mundem ta them : varet nga shume gjera , ndaj s mund te parathuhet ne keto momente.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Qershor 2017 në 12:28

Pershendetje doktoreshe jam 24 vjec kam dhimbje ne fund te barkut ne anen e majte keputje lodhje barkun e ndiej Sh te renduar..dhe gjithmone kur bej banjo behem keq me bie rezistenca e trupit kam bere vizita dhe problemi im ishte se kisha kiste te vogla ne vezore dhe nr i neuroneve ishin Sh te larta gjinekologia me sugjeroi kontraceptive per 3 muaj ne menyre qe te ulet Pak nr dhe trupi te behet normal theksoj qe ciklin e kam pas te crregullt kur jam martuar dhe akoma ashtu vazhdoj ta kem shqetesimi im eshte a do te behem mire a do ngelem dot shtatzane kur neuronet Jane te larta vetem njehere kam tentuar per te ngel shtatzane por pa rezultat dhe qe atehere filluan shqetesimet ..dua sa me shpejt te ngelem shtatzane faleminderit

Dërguar nga Ami, më 15 Qershor 2017 në 16:55

Miredita Ami. Kistet e vogla nuk te japin kaq shume shqetesime .Mendoj qe duhet te jesh me e qete dhe te ushqehesh mire.Vlera te larta te hormoneve qe prodhohen nga vezorja kerkojne qe te maresh mjekim per nje kohe te zgjatur me kontraceptiv.Ti do te mbetesh me barre kur te vij koha , dhe jo te ngulesh kemb si femije . Merre me qetesi dhe do te shohesh qe do rregullohen gjerat.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Qershor 2017 në 16:55

Me mungon cikli qe 15 dit pasi u vizitpva tek mjeku me tha qe kam dy ciste te wogla ne anen e djathte dje me tha te perdorja tableta te quajtura Alvolamid dhe chymorex dhe m tha qe cikli vie pas perdorimit te tyre mirpo edhe pas perdorimit te tyre qe 3 dite nuk po vreje ndonje ndryshim, qfar mund te jete dhe a mund te wije cikli dhe me wone.

Dërguar nga Erza, më 29 Korrik 2017 në 10:43

Mirembrema Erza. Mjekimi qe ke marr eshte kunder infeksionit dhe jo per te ardhur cikli .Ardhja e ciklit varet nga hormonet , prandaj duhet te presesh qe ciklit te vij sipas menyres se tij .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 31 Korrik 2017 në 10:43

Pershendetje Doktoresh!Une jam nje vajze 23 vjecare dhe dotoresha me tha se isha shume mire me mitren dhe muret e mitres,vetem se kisha disa mikrokiste ne vezore,gje qe per doktoreshen ishin shume normale.Deshiroj qe ne shtator te ngelem shtatzan,te gjitha analizat me dolen shume mire dhe madje po pi dhe acid folik.Mudet qe te ngelem direkt shtatzan nese e provoj?

Dërguar nga Alexa, më 31 Korrik 2017 në 12:26

Pershendetje Alexea. Mbetja shtatezane varet nga shume faktor , prandaj eshte e veshtire te parathuhet. Te duhet ta provosh se paku nje vit rrjesht dhe me pas mund te nisesh te kerkosh faktoret apo gjendjet qe ndikojne. Te paturit e mikrokisteve mund te ndikoj negativisht ne menyren e prodhimit te hormoneve dhe rrjedhimisht ne mbetjen shtatezane.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 31 Korrik 2017 në 12:26

Pershendetje jam 35 vjece para dy muajsh Ka bere nje abort dhe shqetesimi I'm eshte se ciklin nuk e kam si me psre kur me vijn mentruacionet dy dit shum pak nga nje pike diten e trete me vijne mire pastAj me mbajne 3 dite cfare mund te jete ju lutem Her e pare qe me ndodh villi me vinte qe diten e pare mire jo si Tani

Dërguar nga Reni, më 26 Gusht 2017 në 09:16

Pershendetje . Nese menyra e ardhjes se ciklit ju shqeteson , atehere mund te beni nje eko transvaginale , per te pare me mire brendesine e mitres dhe keshtu mund te perjashtosh ndonje problem te mundshem .Gjithsesi me kalimin e viteteve , eshte normale qe te ndryshoj menyra e ardhjes se ciklit , edhe kur nuk ke bere abort .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 31 Gusht 2017 në 09:16

Pershendetje doktoreshe. Diten e sotme bera nje eko dhe rezultoi se Ovari i djathte ishte me strukture kistike. Mjeku me rekomandoi te perdor Femoden per 1 muaj. A do kem mundesi per shtatezani pas perdorimit te tij? Faleminderit!

Dërguar nga ela, më 29 Gusht 2017 në 14:51

Mirembrema Ela . Perdorimi i kontraceptiveve nuk demton mbetjen me barre pas nderprerjes se tij . Perkundrazi ndihmon ne rregulimin e struktures dhe si rrjedhoje edhe te fuknsionit te vezores .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 31 Gusht 2017 në 14:51

Mirembrema Ela . Perdorimi i kontraceptiveve nuk demton mbetjen me barre pas nderprerjes se tij . Perkundrazi ndihmon ne rregulimin e struktures dhe si rrjedhoje edhe te fuknsionit te vezores .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 31 Gusht 2017 në 14:51

Pershendetje doktoresha jam 25 vjec jam e fejuar dhe ne dt. 29 shtator kryeva marrdhenje me te fejuarin por isha ne diten e 3 te ciklit dhe i fejuari me iden se nuk ngel shtatzane e beri ate veprim. Per pune 20-30 min une piva nje kontracepriv jo se nuk e dua ate femije por une jam pa pune vetem i fejuari im punon. Mbas 3 ditesh qe piva kontraceptivin me dha shume efeket anesore si marje mendsh te vjella nuk haja ushqim dhimbje koke dhimbje mesi dhimbje barku. Sot eshte data 9 nentor dhe cikli nuk me ka ardhur akoma. Kam bere mbi 6-7 teste me kane dal negativ. Por une shenja shtatzanie nuk kam. Doja te pyesja ne cilen faze te shtatzanise dallohen shenjat? Dhe a ka mundesi qe une te jem shtatzane qe cikli po vonohet kaq shume? Cfare me rekomandoni ju si mjeke? Ju faleminderit nese pergjigjeni. Ju uroj gjith te mirat.

Dërguar nga Ina, më 09 Nentor 2017 në 11:39

Pershendetje Ina Me vjen keq pr vonesen ...! besoj se tashme cikli ka ardhur normalisht , pasi s ke patur asnje problem Ju uroj shendet te mire!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Nentor 2017 në 11:39

Pershendetje doktoreshe,doja te dija nese kistet rriten ne permasa cfare do te thote eshte mire apo keq a ka mundesi te plasin dhe te zhduken?Faleminderit

Dërguar nga ilda, më 14 Nentor 2017 në 13:48

Pershednetje Ilda E mira do te ishte qe te mos krijoheshin fare kistet , por se kemi ne dore. Nese krijohen mire do te ishte te zhdukeshin , vete ose me mjekim . Te gjitha mundesite jane , por nese ke shqetesime , mire do te ishte te beje kontroll gjinekologjik . Naten e mire!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Nentor 2017 në 13:48

Persh dr kozeta! Jam 32vjec! Pas lindjes se djalit (tashme 2vjec) kam pasur crregullim menstrual,pas ekos gjinekologjike dola me vezore mikrocitike 4cm,u mjekova me mikrogynon per 14 dite,e nderpreva se kisha hemoragji (pak) gjith kohes qe e kam mar! Prap mu vonuan 10 dite vones,sot bera eko tjeter cisti ishte rritur 5cm! Nuk jam shtatzan bera beta hgc!!! Tani po bej analiza tjera... Desha te di mendimin tend

Dërguar nga Elona, më 16 Nentor 2017 në 17:45

Pershendetje Elona Nese kisti eshte i paster , ne permbajtje , te duhet te vazhdosh mjekimin me kontraceptiv, per te pakten 4 muaj . Ju uroj sherim te shpejte!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Nentor 2017 në 17:45

Përshendetje doktoreshe pasi bera nje eko doktori me tha se kisha disa kiste nga te dyja vezoret . per momentin sme dha mjekim se me tha te presim ms plasin vete . A perben problem me te madh nje numer me i madh kistesh? marredheniet seksuale ndihmojne apo perkeqesojne gjendjen? ka shanse shtatezanie nese kistet nuk jane zhdukur? faleminderit

Dërguar nga egla, më 16 Nentor 2017 në 18:47

Pershendetje Egla . Nese kistet jane me permbajtje uji te paster , dhe te vegjel nuk perbejne problem , per shendetin tend. Dhe ne pergjithesi nuk trajtohen , por thjesht ndiqen me kontroll ekografik te herepashershem .Nuk kane lidhje me marrdheniet seksuale.Marrdheniet seksuale ndikojne ne nje shendet me te mire dhe jete me te lumtur per ty .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Nentor 2017 në 18:47

Mirmbrema doktoresh ka 8 muaj kam nje dhimbje ne fund te barkut nga ana e majt sidomos kur me vin menstruacionet dhimbjet me shtohen shum jan te padurushme dhe rendes te barkut.

Dërguar nga Dorina , më 24 Nentor 2017 në 13:55

Pershendetje Dorina. Nese keni dhimbje te fund te barkut , duhet te beni nje kontroll tek mjeku Dhe ne varesi te gjerave qe shihen , merret mjekimi . Shendet te mire!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Nentor 2017 në 13:55

Pershendetje doktoresh. Une kam bere nje ultraze dhe me doli nje kist me gjak 6cm ne vezore, doktori me tha qe duhet ta percjellim dy muaj pasi qe dy muaj e kam kisten nese nuk largohet kur me vije ciklu atehere duhet ti nenshtrohem operacionit me laparaskopi mesa me duket quhej, jam vetem 20 vjece. Dua ta di se a ka ndonje problem ne mbetje shtatzene?

Dërguar nga Ermira, më 25 Nentor 2017 në 09:45

Mirembrema . Nese kisti eshte me gjak , dhe nuk ndyshon me mjekimin , sigurisht qe zgjidhja me e mire , eshte te operohet . Por ka shume rendesi qe te hiqet i plote , dhe jo te perthithet permbajtja e tij , pasi ne te kundert ai peseri do te krijohet. Nese do mbetesh apo jo shtatezane , kete nuk e percakton as kisti , dhe askush. Nese heq kistin ke vezoren , dhe nese heq nje vezore , ke vezoren tjeter. Ju uroj sherim te shpejte!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Nentor 2017 në 09:45

Mirmbrema doktorreshe, jam 32 vjece kam dy femije njeri 10 vjec tjetri 15 muajsh,, me shtatzanin e dyte ne muajin e 4 ndjeja anen e djathte te legenit anket te me.kapte si pike e forte ..por kaloj ,,,ne shtatzani nje dite mu blookuan urinat dhe me vendosen tubin me terhoqen urinen,, Sme ndodhi me ..mjeket ne itali Sme t'han asgje ...skisha infeksione pervec proteinave Pak te larta ne urine.. Kam bere nje masage nga jasht me dore nga njenmjeke ne spital per kthimin e femijes ne muajin e 8 ne fund .. Shkoj mire fmija u kthye me.koke posht linda normal ..me vone kisha disa probleme me kemeben e majt .. Mendoja venat e gjakut mbase i ngjaj mamit Tim .. Jo dhimbja vazhdonte ne kembe her Fort her Pak me dite ... Bera resonancen per zonn e legenit dhe Me Kan Dalur Dy Ciste ne S1 versante destro dhe s2 sinistro ...nje Cist esht 1.5 cm tjetri 08.mm quhen cisti di Tarlove ... Sot kam dhimbje kembe nga l'art ne kurriz deri posht dhe shod me.ka dhene skuqje nga jasht... Cfate mendimi keni ju lutem mu pergjigjni naten e mire flm.

Dërguar nga elona , më 25 Nentor 2017 në 16:27

Pershendetje . Kistet Tarlov jane kist perineural . Ato trajtohen nga mjeku neurolog dhe neurokirug .Origjina e tyre nuk dihet me siguri , edhe pse shpesh lidhen me trauma gjate lindjes. Ne varesi te shqetesimeve dhe mundesive eshte edhe mjekimi . Ju uroj sherim te shpejte!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 26 Nentor 2017 në 16:27

Pershendetje doktoreshe, kam mikrociste ne vezore dhe doktoresha me ka rekomanduar te pij inositol per qdo dite nga nje pilule te 600mg, pas 3 muajve do filloj tentimet per shtatzani. A eshte e mundur te sherohem me inositol?

Dërguar nga tina, më 02 Dhjetor 2017 në 14:56

Mirembrema Tina.Ne mjekesi asgje nuk eshte e sigurt . Ne perpiqemi te rregullojme sadopak problemet qe ju keni . Te duhet ta provosh medikamentin qe te shohesh nese do te japi rezultat apo jo . Te uroj shendet te mire!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 03 Dhjetor 2017 në 14:56

Pershendetje! Kam kryer nje eko dhe rezultati ishte vezorja e majte mikrokistike.Mjekimi eshte per 1 muaj 2 bustina/dite Dikirogen dhe me pas pak pushim dhe rinisje e mjekimit per 2 muaj te tjere me 1 bustine/dite.Duhet te kryej ndonje kontroll pas perfundimit te kures se pare me 2 bustina ne dite e me pas te rinis pjesen tjeter ? Faleminderit!!

Dërguar nga Jona, më 18 Dhjetor 2017 në 02:50

Pershendetje Dikirogeni eshte shtese apo suplement , ku perberesit e tij ndihmojne ne funksionin me te mire te vezores .MUnd te perdoret per kohe te gjate , dhe s ka nevoje te besh kontrolle te vazhdueshme , pasi e rendesishme eshte funksioni te jete mire , dhe kete ti e ndjen ne menyren e ardhjes se ciklit .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 14 Janar 2018 në 02:50

pershendetje jam nje vajz 21 vjece mua me dat 24 nentor me erdhen p3riodat dhe me iken me 14 dhjetor mbas 4 diteve me erdhen perseri shum dhe tani jam akoma me ato shkova tek gjinekologu dhe me tha qe me jan formu kiste....spo kuptoj asgje sepse sme dha shpjegime un doja te dija mos perdiodat me kiste kan lidhje bashk?

Dërguar nga xhuljeta, më 24 Dhjetor 2017 në 06:10

Pershendetje Xhuljeta . Vezoret prodhojne hormonet femeror , dhe nen ndikimin tyre vjen cikli menstrual .KJo do te thote nese prishet struktura e ciklit , mund te prishet edhe menyra e ardhjes se ciklit. Prandaj dhe merren medikamente qe te regullohet cikli .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 14 Janar 2018 në 06:10

prsh desha te pyesja per dicka isha para 4 ditesh bera nje eko dhe rezultoi qe kisha nje kist 3 cm ne vezoren e djatht doktori me dha nje ilac femoden mir po un kam pasur crregullime te ciklit dhe ne muajin e funditme erdhen shum pak dhe kto dit kam pasur sekrecione ne ngjyre te karfte ne te kuqe pa perdorur ilacet mos ndoshta ndikon kisti

Dërguar nga ona, më 29 Dhjetor 2017 në 07:20

Pershendetje Eshte e mundur qe te ndikoj kisti ne kete ndryshim , por kane ndikim edhe faktore te tjere sikur menyra e jeteses , lodhja , ushqimi , stresi , apo semundje te tjera .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 14 Janar 2018 në 07:20

Me pelqeu shume artikulli Ju pershendes

Dërguar nga Mevlide, më 05 Janar 2018 në 13:08

Pershendetje ! SHume faleminderit ! Ju uroj nja jave te kendshme!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 14 Janar 2018 në 13:08

Prsh dr Kozeta, jam 45 vjece kam dy femije, para nje viti kisha tem sh te larte40 u vizitova, kisha ftohje te rende dhe nje kist 7.2cm,pas tr te ftohjes me thane per nderhyrje, nuk e bera nga frika, dhe mendoj se ka metoda tj, tani ne janar ndoshta dhe nga ngr e nje peshe kam crreg te ciklit, pra 3jave me sasi fare te vogla por cdo 2dite brenda javes me sasi sh te medha e ere te padurueshme, ju lutem me thoni si te vep, ju uroj shendet

Dërguar nga Ana qoshi, më 12 Janar 2018 në 18:13

Pershendetje Ana . Te duhet te besh kontroll gjinekologjik , te percaktosh gjendjen e kistt , permasat , dhe permbajtjen. Era lidhet me infeksionin , duhet te besh analiza dhe te maresh mjekim .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 14 Janar 2018 në 18:13

pershendetje jam 22 vjeqar e kam ber kontroll te gjinokoloku i kam dy cista ne anen e djatht njera osht me madhesi 7.25cm tjetra me madhesi 5.25 cm me kan rekomandu per me ju largu operimit mi perdor tableta "Visanne"3 deri ne 6muaj ju lutem mund te me tregoni a do kem sukses per tu zhdukur cistt pa operim. Faliminderit

Dërguar nga vero, më 16 Janar 2018 në 14:25

Pershendetje Vero . Ne mjekesi nuk ka asgje te sigurt , ne vetem perpiqemi te bejme ate qe mundemi dhe te shpresojme qe te kemi rezultat te mire . Prandaj , duhet te presesh efektin e ilacit : organizma te ndryshme funksionojne ndryshem , dhe efekti i medikamenteve eshte veshtire te parathuhet.

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 20 Shkurt 2018 në 14:25

Pershendetje dr . Kozeta Jam megi 20 vjec para 3 vitesh bera eko te gjinekologu sepse nuk me kishin ardhur periodat asnjehere dhe kisha microciste dhe me dha kontaceptivet Yaz ... Me erdhen per here te pare 17 vjec periodat por me ilace ... i perdora 1 vit ato dhe me vinin rregullisht ... me pas i lashe ... shkova te vizitohesha Para 1 viti e gjysem bera disa analiza dhe eko dhe dolen qe kisha microciste te vezoret perseri dhe akoma me keq ... Dhe mora mjekim me dhane utrogestan Dhe me vinin perseri por vetem nese pija ato Per 3 muaj Pas 3 muajve Dhe me pas fillova te kisha shume dhimbje efekte anesore djegie dhimbje koke marrje mendsh dhe nuk po perdor me ilace ilace ... dhe kam 7 muaj e gjysem qe nuk me ka ardhur cikli ... Nuk e di cfare te bej shkoj te nje gjinekolog me thote qe perdor kete ilac shkoj te tjetri thote pse perdor kete duhet ky tjetri ... me tha qe duhet te kryej maredhenie qe te ngel shtatezane sa me shpejt por une jam akoma goce skam kryer maredhenie ... A mund te ngel shtatezane me pas jam shume ne merak ... ju lutem me ndihmoni

Dërguar nga Megi, më 21 Janar 2018 në 16:26

pershendetje Megi Mundem te te jap mendim nese shoh ekot dhe analizat e tua . Me duket pak e komplikuar menyra sesi e shpjegon .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 20 Shkurt 2018 në 16:26

Pershendetje jam 20 vjec bera nje eko dhe me than qe ke nje kist 6 cm ne fshikez te urines para 1 jave kam tentuar te mbetem shtatzan dua te di nga se esht krijuar ky kist dhe a mund te mbetem shtatzan .faleminderit

Dërguar nga Anxhela, më 23 Janar 2018 në 08:35

Pershendetje Anxhela ! fshikeza e urines nuk ka lidhje me te mbeturin shtatezane .Une nuk e di pse te eshte bere kisti , me vjen keq. Per te mbetur shtatezane , duhet te perpiqesh se paku nje vit dhe me pas mund te shqetesohesh .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 20 Shkurt 2018 në 08:35

Pershendetje Doktoresha! Kam perdorur bashke me bashkedhortin Pregnacare(30tableta une + 30bashkeshorti) doja te dija a jane efikase,pasi provojme prej muajshe per shtatezani...flm

Dërguar nga Klaudia, më 24 Janar 2018 në 18:01

Pershendetje Klaudja. Medikamentet qe perdore jane vitamina , per te funksionuar me mire oragnizmi , nuk te lene me barre . Per te mbetur shtatezane ,duhet te vezore miter dhe sperme e mire . Jepini kohe vetes dhe burrit .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 20 Shkurt 2018 në 18:01

pershendetje jam nje vajze 20 vjecare para 6 muajash jam operuar nga apendeciti por hoqa edhe nje kiste para 3 dite bera nje eko sepse nuk po bija shtatzane kisha 2 muaj qe e provoja kur bera ekon me thane qe kam nje kiste diku tek 5.57 cm i paster bera edhe nje analiz edhe doli brenda normave kam mare per trajtim yasemin sot isha ne diten e katert te ciklit qe nrm kam shume pak fare gjakderdhje por pata gjakderdhje shume zgjati diku per 3 ore pastaj ndaloi a ndodhi kjo gje per shkak te kokrrave apo eshte dicka per tu shqetesuar edhe duhet te shkoj tek nje gjinekolog

Dërguar nga ILDA , më 27 Janar 2018 në 14:02

Pershendetje Ilda. Nese hemorgajia perseritet mund te shkosh tek mjeku .ne pergjithesi mund te ndodhin ndryshime ne menyren e ardhjes se ciklit gjate trajtimit me hormone .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 20 Shkurt 2018 në 14:02

Pershendetje para nje muaj kur bera nje eko doli qe kisha nje kist gjinekologu me dha si mjekim yasmin mirepo duke pasur kontakt me mjek tr tjere me kane thene qe yasmin eshte kontraceptiv per parandalimin e shtatzanise nuk di cte bej jam me te vertet konfuze ju lutem me ktheni pergjigje

Dërguar nga Ilda, më 20 Shkurt 2018 në 14:48

pershendetje Ilda. Nese ke kist , mjeku te ka dhene mjekimin qe duhet , dhe kistet me kontraceptiv mjekohen . Konfuzionin e krijon vete : ti do te mbetesh shtatezane dhe te kesh kist , apo do te sherosh kistin dhe me pas te mbetesh shtatezane...?!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 20 Shkurt 2018 në 14:48
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten