Dërguar nga:

Mastektomia profilaktike dhe rendesia e saj, nje ceshtje mediatike dhe mjekesore.

Kanceri i gjirit, duke qene kanceri me i ndeshur tek grate, terheq vemendjen tek nje koncept i rendesishem, konceptin e “gjirit me rrezik te larte”. Interesi per informacion te metejshem ne kete teme ka ardhur duke u rritur, jo vetem midis mjekeve, por edhe midis pacienteve. Analiza gjenetike eshte kriteri me objektiv per te mesuar rrezikun konkret.

Rreziku i nje gruaje qe te zhvilloje kancer te gjirit gjate jetes se saj varion midis 10-13 %. Kjo perqindje alarmuese, ngrihet ne 50-80 % ne grate me gjenet BRCA pozitive.

Factore te tjere te njohur, te cilet rrisin rrezikun jane: te aferm te shkalles se pare te diagnostikuar me kancer te gjirit, lezione atipike ose hiperplazike ne gji, carcinoma in situ duktale ose lobulare, mikrokacifikime ne mamografi, mungesa e femijeve, menarshe e heret dhe menopause e vone.

Nje tjeter faktor i cili duhet konsideruar si indikacion per kirurgjine profilaktike, eshte deshira e pacientes. Frika nga semundja, kontrollet e shpeshta dhe biopsite e njepasnjeshme jane aresye qe e shtyjne pacienten dhe mjekun te konsiderojne opsionin e kirurgjise.

Nje tjeter aresye qe shtyn drejt nderhyrjes profilaktike ne gji, eshte prania e semundjes ne gjirin tjeter, factor i cili ngre rrezikun e semundjes ne te ardhmen edhe ne gjirin e shendetshem.

Gjate mastektomise profilaktike ruhet lekura e gjirit dhe kompleksi nipple-areolar, pra koka e gjirit dhe zona e ngjyrosur rreth saj. Pasi zbrazet indi i gjirit, per ta zevendesuar vendoset ose nje proteze, ose ind i marre nga nje zone tjeter e trupit te vete pacientes. Perpara operacionit, kirurgu plastik ben disa llogaritje dhe vendos per masen e protezes qe do te vendoset.

Gjithashtu ne konsulten paraoperatore, pacientja shpreh deshiren per te patur te njejten madhesi gjiri, ose ta zmadhoje ose ta zvogeloje disi.

Konvaleshenca nga operacioni zgjat 3 dite deri ne nje jave, nga te cilat 3 netet e para kalohen ne spital. Pas javes se dyte lejohen ecjet dhe vrapimet e lehta dhe pas javes se gjashte lejohet palestra. Qe ne diten e trete pas operacionit vishen recipeta te posacme dhe nga jashte askush nuk e kupton qe pacientja i ka hequr te dy gjinjte.

Ky operacion mund te jete nje nderhyrje per te ulur rrezikun e kancerit per onkologet dhe kirurget e pergjithshem, por per kirurget plastike egziston gjithashtu aspekti estetik i ceshtjes. Keshilla per heqjen e nje gjiri te shendetshem eshte mjaft traumatizues per pacientet dhe nje rezultat jo estetik do ta shtonte ndjeshem kete traume.

Por ne shumicen derrmuese te pacienteve, gjiri pas operacionit ka nje pamje me te bukur se gjiri paraoperator dhe pacientet shprehin se jane te lumtura jo vetem se kane ulur ne minimum rrezikun e kancerit, por edhe sepse kane nje gji me te ngritur dhe me rinor.

Ne ne Spitalin Amerikan kemi bindjen se parandalimi eshte kura me e mire dhe sensibilizimi dhe informacioni sa me i detajuar, jane armet me te forta ne luften me kete semundje agresive. Pra mesoni opsionet tuaja deri ne detaje dhe kini parasysh qe vendimet per trupin tuaj mund t’i merrni vetem ju.

Ju urojme dite te bukura dhe te shendetshme.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 57 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten