Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Herpes Gjenital

Herpes gjenital shkaktohet së pari nga virusi Herpes Simplex i tipit 2 (HSV2 ) por në disa raste mund të shkaktohet dhe nga tipi HSV 1 (me ane të kontaktit orogenital).

Pavarësisht tipit, karakteristikat për të dy tipat mbetën të padallueshme nga njëra tjetra. Transmetimi i këtij virusi Është vetëm nëpërmjet njeriut, nuk ka ndërmjetës apo vektor në transmetim. Herpesi gjenital përfshin të dy gjinitë, por femrat kane komplikacione më të shumta. Pothuaj 30 % e adulteve janë të prekur nga ky virus dhe 60-70% e tyre mbetën mbartës asimptomatik.

Shkaqet

Sikur u përmend me lart , virusi HSV tip 2 është shkaktari i herpesit gjenital, në shumicën e rasteve ndërsa tipi 1 ndodh vetëm në raste të kontaktit orogential. Transmetimi i këtij infeksioni ndodh në këto rrugë:

  • Seksualisht i transmetueshëm
  • Homoseksualiteti
  • Infeksioni i kryqëzuar i tipave 1 dhe 2 gjatë kontaktit oro gjenital.
  • Infeksionit Neonatal si rezultat i kontaktit me sekrecionet vagjinale të nënës së infektuar gjatë lindjes me rrugë vagjinale.
  • Mund te transmetohet nëpërmjet duarve në punonjësit e shëndetësisë, gjatë kontaktit gisht- gjenital nëse nuk përdoren doreza.
  • Infektimi i fëmijëve me HSV tip2 është tregues i abuzimit seksual me ta.
Simptomat

Periudha e inkubacion është 3-7 ditë përpara shfaqjes së simptomave konstitucionale:

  • Ethe që mund të arrijnë 39 – dhe të bjerë pas 3-5 ditësh
  • Dhimbje trupore
  • Dhimbje koke
  • Humbje të oreksit
  • Rënie në peshë
  • Apati
  • Shpërthimi i menjëhershëm e ankesave

Simptomat e sëmundjes:

  • Djegie apo ndjenjë pickimi para se të duken dëmtimet heraptike
  • Vezikula përreth vaginës, vulves ose qafës së mitres të cilat mund të përparojnë me pas me formim te ulçeracioneve.
  • Ulcera apo plage gjenitale në penis, me të shprehura në glans penis dhe lëkuren dhe trupin penil. Këto plage janë të dhimbshme dhe djegin per nje periudh kohe 2-3 javesg nëse lihen pa mjekuar.
  • Vezikula në prepucium dhe ne scrotum.
  • Dhimbje dhe vështirësi në urinim në të dy sekset.
  • Rrjedhje nga vagina (F) dhe uretra (F&M).
  • Përfshirje të zonave peranale dhe të rectumit në personat që kanë marrëdhënie anale.

Pasi infeksioni akut bie pothuaj pas 2 javësh, virusi mbetet latent apo në gjendje joaktive dhe mund të behet aktiv në stade të mëvonshme. Riaktivizimi i virusit çon në rekurencen e simptomave. Kjo rekurence mund të shkaktohet nga:

  • Ekspozimi në dritën e diellit (rrezatimi ultraviolet)
  • Ethe
  • Infeksione akute p.sh gripi i zakonshme, infeksione te aparatit respirator , etj.
  • Stres emocional
  • Ndryshime hormonal gjate shtatzënisë apo ciklit menstrual.
  • Trauma të vogla
  • Sëmundje sistematike të cilat ulin imunitetin p.sh AIDS apo kancer etj.
  • Përdormi i medikamenteve të tilla sikur kortizoniket që ulin imunitetin.
Diagnoza
  • Lezionet e HSV kanë pamje karakteristike ndaj mund të diagnostikohen lehtë me sy të lirë.
  • Testet e Antitrupave
  • Kulture dëmtimet indore
  • Testi direkt fluorescent antitrupave (DFA)
  • Tzanck test: për të parë ndryshimet citologjike pelikuare të infeksioni herpetik
  • Punch biopsy për ekzaminim histologjik
  • Ekzaminim i lëngut cerebrospinal
  • Biopsi e trurit si dhe RM në rast të encefalitit herpetik.
Diagnoza diferenciale
  • Infeksionet të aparatit urinar që mund të japin shpeshtim të urinimit, djegie gjatë urinimit, dhimbje në urinim, ethe.
  • Rritje apo infeksion të folikulit të qimes, por në raste të tilla shohim pranin e eritemes përreth folikulit çka më pas bëhet pustul dhe formon kore. Por nuk ka ethe as nuk formohen fluske.
  • Gërvishtje dhe dëmtime si rezultat i akteve seksuale të dhunshme, grumbuj, kafshime të insekteve etj.
Komplikacionet
  • Vaginit kandidozik në gratë.
  • Rrjedhje të bardha herpetike.
  • Anomali kongenitale në fetuset e grave shtatzëna.
  • IUGR dhe prematuritet fetal
  • Herpes Neonatal
  • Shpërhapje të infeksionit dhe komplikacione të rrezikshme për jetën tek pacientet e sëmure, HIV, apo me transplant renal.
  • Përhapja e infeksionit HSV 2 mund të çoj në hepatit herpetik, ezofagit herpetik, nekroz të gjëndrës mbi veshkore,pneumoni intersticiale herpetike, cistit herpetik, artrit, ganglionit, mielit, etj.
Kujdesi!
  • Mos i kruani plagët e lëkurës. Vishni rroba të pambukta të lirshme. Mbajeni zonën e dëmtuar të pastër dhe të thatë.
  • Mos përdorni doedorantë, parfume apo substanca të tjera kozmetike.
  • Hani dietë të pasur me aminoacide lizine si p.sh bizele, bath, djath, arra, produke soje, mish të kuq, mish derri, shpend, vezë, peshk (sardele dhe merluc).
  • Mos e prekni plagët me dore pa doreza ose lajini duart pas çdo kontakti.
  • Mund të vendosni copa akulli mbi plagë për të qetësuar dhimbjet.
Parandalimi
  • Përmirësimi i shëndetit në përgjithësi dhe mënyrës së jetesës.
  • Shmangni kontaktet seksuale me shumë partnerë.
  • Shmangni marrëdhëniet seksuale nëse keni dëmtime të lëkurës në zonat gjenitale.
  • Perdorni kondom per te ulur transmetimiin e semundjes.
  • Abstenim në marrëdhëniet orale apo anale.
  • Te behet lindja me operacion në gratë shtatzëna me infeksion aktiv.
  • Shmangni kontaktet seksual me partner që ka lezine aktive në muajt e fundit të shtatzënisë.
Trajtimi
  • Trajtimi fillestar, nëse ka simptoma të tilla si plage niste terapi me antiviral për të paktën 7 deri 10 ditë.
    Pas përfundimit të kësaj terapie ka dy mundësi për vazhdimin e trajtimit:
  • Trajtimi Intermittent, antivirale që merrem në rast rishfaqje të simptomave për 2-5 ditë çka bëjnë kalimin më të shpejt dhe më të lehte të tyre.
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 9574 herë.
Komente nga lexuesit

Ju falenderoj per informacionin e zgjeruar qe jepni ne lidhje me kete lloj SST-je. A mund te di se cila eshte analiza e duhur per kete lloj SST-je? ku te drejtohem per kete sherbim? Ju falenderoj paraprakisht

Dërguar nga Albana Vani, më 27 Janar 2012 në 03:20

Miredita ! Jane 3 menyra per te bere nje diagnostifikim te herpesit genital : se pari eshte kultura e HSVs , me sensibilitet rreth 70 % ,por qe varet nga tipi shkaktues , nga saktesia ne marrje dhe nga koha ne lidhje me shfaqjen e semundjes. Vonon 7 dite ( nuk perdoret ne shqiperi ) se dyti : serologjia (nepermjet gjakut ) kerkohen antitrupat te klases IgG dhe me pak ato IgM per tipat specifik (1 apo 2 ) . Rezultati del brenda dites dhe behet ne cdo laborator tek ne . e treta : PCR qe eshte nje reaxion molekular qe ben te mundur dallimin e tipit 1 nga 2 . Behet ne vendin tone por eshte e kushtueshme dhe do mbi 1 dite per te marre rezultatin ne varesi te laboratorit. Megjithate ju mund te diskutoni me mjekun tuaj gjinekolog per te zgjedhur egzaminimin me te pershtatshem per ju .

Dërguar nga kozeta mustafaraj, më 30 Janar 2012 në 03:10
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten