Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Histerosalpingografia – HSG (Info për ciftet infertile)

Çfarë është Histerosalpingografia?

Që një spermatozoid të fertilizojë vezën duhet që aparati gjenital femëror të jetë i kalueshëm në të gjithë gjatësinë e tij. Cdo defekt që dëmton kalueshmërinë e këtij kanali duke filluar nga kati inferior (qafa e mitrës, mitra) deri tek kati superior i këtij aparati shkakton infertilitet ose barrë jashtë mitre.

Histerosalpingografia (HSG) është një ekzaminim radiologjik (grafi) që fokusohet në vlerësimin e mitrës dhe të tubave të Fallopit tek femra. HSG mund të tregojë anomalitë që prekin kavitetin endometrial (kavitetin e mitrës; zgavrën ku do të zhvillohet shtatzania për 9 muaj) dhe problemet e ndryshme që mund të kenë tubat fallopianë (bllokimet, ngushtimet apo zgjerimet (hidrosalpingu).

Çfarë defektesh në mitër zbulon HSG?

Pavarësisht se në zhargonin e përditshëm, HSG njihet si grafia e tubave, ajo fillimisht studion mitrën (kavitetin e saj) pasi fillimisht kontrasti injektohet në mitër dhe më pas kalon në tuba. Edhe pozat e para të ekzaminimit fokusohen në momentin që kaviteti kalon në mitër. Ndër problemet që mund të prekin mitrën dhe që mund të duken gjatë HSG përmendim polipet endometriale, miomat submukozale, sinekitë (aderencat intrauterine, septumet (perdet) e mitrës dhe / apo të vaginës (edhe anomali të tjera të lindura dhe të fituara të mitrës).

Çfarë defektesh në tubat e fallopit zbulon HSG?

Ndër defektet e tubave që HSG mund të zbulojë janë bllokimet totale ose parciale, hidrosalpingsin (fryrje e tubave pas bllokimit të pjesës distale të tyre), aderencat e tubave me strukturat fqinje pelvike.

Nqs tubat nuk do të jenë të bllokuar atëherë kontrasti do të kalojë në brendësi të kavitetit abdominal. Kjo është një shenjë pozitive e kalueshmërisë së tubave, por jo gjithnjë kjo do të thotë se se tubat punojnë në mënyrë normalisht.

Ka raste që HSG mund të tregojë një bllokim (sidomos në vendin e daljes së tubave nga mitra) dhe ky bllokim të jetë thjesht pasojë e një spazme, pra thjesht dicka kalimtare dhe pa domethënie. Ndonjëherë thjesht grumbullime të debrisit mund të japin edhe ato përshtypjen e një bllokimi permanent të tubave. Për të minimizuar këto artefakte këshillohet që përpara procedurës së HSG pacientja të marrë një premedikim me antispastikë. Në mjaft raste nuk është e mundur të diferencosh një spazmë nga një bllokim permanent.

Kur kryhet HSG?

HSG kryhet midis ditës 6 – 10 të ciklit menstrual duke patur parasysh se dita 1 është dita kur menstruacionet vijnë.

Kur indikohet HSG?

HSG indikohet tek rastet me infertilitet!

Cilat janë hapat e procedurës HSG?
  1. Premedikimi 30 minuta përpara procedurës me antispastikë dhe antialergjikë (për të minimizuar spazmat dhe reaksionet alergjike ndaj kontrastit).
  2. Pozicion gjinekologjik
  3. Tualet i qafës së mitrës me solucion betadine për të shamngur infeksionet.
  4. Vendosja e aparatit
  5. Injeksioni i kontrastit në dinamikë dhe shkrepja e disa pozave rresht për të marrë gjithë informacionin e duhur në lidhje me mitrën dhe tubat.
  6. Hiqen instrumentat
Sa zgjat HSG?

HSG zgjat 5-10 minuta.

A shoqërohet me dhimbje?

Në shumicën e rasteve jo. Megjithatë në disa raste ajo mund të shkaktojë një diskonfort të ngjajshëm me menstruacionet.

Në ditët që pasojnë HSG …

Pacientja keshillohet të marrë 3 ditë antibiotikë për të minimizuar rrezikun për infeksione.

Cila është rëndësia e HSG?

HSG është një procedurë diagnostike të cilës duhet ti nënshtrohet cdo femër që kërkon një shtatzani prej më shumë se 12 muajsh.

Megjithëse qëllimi kryesor i HSG është ai diagnostikues, në raste të ralla, presioni i kontrastit mund të zhbllokojë ndonjë debris që bllokontë tubat. Kjo është arsyeja se pse një numër femrash kanë arritur shtatzaninë pas një HSG dhe pa asnjë trajtim tjetër.

Kush e kryen HSG?

HSG zakonisht e kryejnë mjekët gjinekologë por mund të kryhet edhe nga radiologë. Ideale do të ishte të kryhet nga ata gjinekologë që trajtojnë infertilitetin pasi do të ishte mirë që HSG të bëhet me sa më pak shkrepje (poza). Zakonisht mjeket me pak eksperiencë në këtë drejtim bëjnë shumë shkrepje dhe kjo sjell diskonfort të zgjatur tek pacientja dhe një ekspozim të panevojshëm ndaj rrezatimit.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 4839 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten