Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Dhurimi i vezëve

Mjaft femra, pavarsisht në moshë fertile, kanë një problem që nuk i lejon të prodhojnë vezë (ovocite) rregullisht, duke patur kështu probleme në riprodhim.

Këtu përfshihen femra vezoret e të cilave kanë ndaluar së funksionuari, ose janë shumë afër këtij momenti, dhe femrat të cilat për shkak të sëmundjeve të ndryshme kanë qenë të detyruara të kryejnë heqje të vezoreve (ooforektomi).

Në grupin e parë hyjnë femrat me menopauzë të parakohëshme dhe ato afër menopauzës. Në grupin e dytë hyjnë pacientet me tumore, kiste apo kancer të ovareve apo të gjirit të cilat u janë nënshtruara heqjes kirurgjikale të vezoreve.

Për të dy këto grupe, e vetmja mundësi për të mbetur shtatzanë është dhurimi i vezëve nga një femër tjetër. këto vezë do të fertılızohen përmes fertılızımıt ın vitro në laborator me spermatozoidet e bashkëshortit dhe embrionet që do të formohen do të transferohen në mitrën e gruas marrëse (recipiente). Në këtë mënyrë, pavarëisht se femra recipiente nuk do të jetë nëna gjenetike e fëmijës, ajo sërish do të jetë nëna që do ta lindë dhe për rjedhojë nëna biologjike.

Në këtë mënyrë pavarësisht se femra recipiente nuk do të jetë nëna gjenetike, ajo sërish do jetë nëna që do ta lindë dhe për rrjedhojë nëna biologjike.

Zgjedhja e dhurueses

Zgjedhja e dhurueses është kompetencë e ekipit mjeksor dhe bazohet në gjetjen e sa më shumë ngjashmërie fenotipike me recipienten.

Dhuruesja mbetet anonime; identiteti i saj ruhet nga klinika në mënyrë absolute.

Cilat janë kushtet që një femër duhet të plotësojë për të dhuruar vezë?

  • Të jetë midis 18 dhe 35 vjec.
  • Të ketë një funksion normal të vezoreve
  • Nuk duhet të ketë asnjë lloj sëmundje gjenetike në familje.
  • Ti nënshtrohet analizave që kërkon ekipi mjeksor. Këto analiza janë gratis dhe për më tepër janë shumë të vlefshme edhe për vetë shëndetin e dhurueses.

Çfarë analizash i ofrohen dhurueses?

  • Vizitë gjinekologjike
  • Ekografi transvaginale
  • Pap-Test.
  • Grup gjaku me përcaktim të Rhesus factor.
  • Hemoleukogramë
  • Analizat bokimike rutinë
  • Testimin për sëmundjet seskualisht të transmetueshme:
  • HCV (Hepatit C)
  • HbsAg (Hepatit B)
  • HIV (AIDS)
  • VDRL (Sifiliz)
  • Elektroforeza e hemoglobinës
  • Analizat hormonale
  • Analizat gjenetike:
    • Kariotip
    • Fibrozë kistike
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 1511 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten