Dërguar nga:

Ozone-Terapia në trajtimin e hernies diskale (Pjesa e parë)

Dhimbja e mesit është një nga ankesat më të zakonshme të njeriut. është vlerësuar se rreth 80% e Amerikanëve kanë probleme të shpinës të pëktën një herë në jetë. Në SHBA kostoja vjetore e dhimbjes së mesit është 20¬¬-100 billion dollarë. Kjo kosto është 2-3 herë më e madhe se ajo e kujdesit për sëmundjet e zemrës.

Në 90% të rasteve dhimbja e shpinës ikën brenda 4 javësh pavarsisht trajtimit. 10% që mbetet përbën një nga sfidat më të mëdha të trajtimit mjekësor kon-vencional. Shumica e këtyre pacientëve kanë ose prolaps të diskut intervertebral ose shkak fizpatologjik të paidentifiku-shëm. Qysh kur është diagnostikuar për herë të parë mbi 70 vjet përpara, hernia diskale konsiderohet një shkak madhor i dhimbjes së shpinës, që nuk përgjigjet ndaj terapisë konservative.

Të gjitha format e trajtimit synojnë dekomprimimin e radikseve nervore. Kjo mund të arrihet me operacion ose me ndërhyrje të ndryshme nga mjekësia e dhimbjes.

Opsionet e ndryshme të trajtimit kanë sjellë konfuzion midis klinicistëve dhe studjuesve për shkak të një përqindjeje të lartë dështimesh:

  • Operacionet e ndryshme: 8–51%
  • Steroidet epidurale: 15–30% me rekurencë të lartë.
  • Chemonucleoliza me chymopapain: ~20%

Për të kuptuar veprimin e ozonit në trajtimin e hernies diskale është thelbësore të njohim strukturën e diskut intervertebral. Disqet intervertebrale janë struktura gjysëmelastike të vendosura midis trupave të vertebrave. Ato absorbojnë pasojat që mund t’i vijnë kolonës vertebrale nga mbingarkesat e menjëhershme.



Çdo disk ka pjesën periferike (annulus fibrosus) dhe pjesën qendrore (nucleus pulposus). Sic shihet dhe nga figura annulus fibrosus ka fibra collageni të vendosura në shtresa koncentrike që rrethojnë nucleus pulposus.

Nucleus pulposus ka një strukturë xhelatinoze dhe është absorbuesi real i goditjeve midis vertebrave. Kur vendoset nën presion ai deformohet dhe e transmeton atë në të gjitha drejtimet. Nga figura shihet se nucleusi ka më shumë ujë dhe proteoglycane të cilat ndërthuren me njëra- tjetrën.

Ozone-terapia është një nga llojet e IPM-se(Interventional Pain Management) e cila mbush boshllëkun midis trajtimit konservativ dhe atij kirurgjikal të dhimbjes së mesit. Ka mbi 40 vjet që ajo po perdoret me sukses në Evropë.

Mekanizmat e veprimit
  • Efekti antiinflamator: oksidon mediatorët e inflamacionit (acid arachidonic, prostaglandina) dhe rregullon pH në indin e inflamuar.
  • Hiperoksigjenim i zonës së konfliktit disk-radiks
  • Shkatërrimi i urëzave proteoglicane ul aftësine ujëmbajtëse të nucleus pulposus; kjo zvogëlon përmasat e hernies dhe dekomprimon radiksin nervor.
  • Stimulimi i aktivitetit fibroblastik shton faktorët e rritjes në regionin përreth hernies diskale.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 88 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Komente nga lexuesit

Si mund te kontaktojm me doktorin

Dërguar nga Median Dena, më 10 Shkurt 2017 në 15:45

diskus hernia c5c6 a ndihmon kjo terapi

Dërguar nga agim, më 15 Nentor 2021 në 23:51

Patjeter e ndihmon, madje e sheron. Qetesimi i dhimbjes vjen pas seances se trete dhe iken plotesisht rreth seances se peste. Shanset per te evituar operacionin jane 80-85%

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 16 Nentor 2021 në 01:05

Me pelqen pershkrimi.Une vuaj nga kolona por jam disa muaj me nerv shiatik.Dua te dij a ka vlere ozonoterapija dhe a mund te ma lehtesoje dhimbjen ?Ju lutem me jepni nje pergjigje qe te dij cte bej.Faleminderit.

Dërguar nga Selami , më 24 Qershor 2022 në 15:26

Pershendetje. Ozonoterapia jo vetem e qeteson dhimbjen por edhe e sheron hernien diskale. Kam shume raste qe sherimin e kane konfirmuar me rezonance

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 24 Qershor 2022 në 15:34

Lexova me vemendje shkrimet e mesiperme dhe te them te drejten me surprizuan per sai perket sherimit te hernies diskale dhe kryesisht “dhimbjeve te shkaktuara nga kjo”.Bashkeshortja ime vuan nga hernia diskale Lombare dhe Cervikale dhe ka dhimbje sh.te forta.Dua te pyes doktorin a mund te curohen keto qe mos te kete dhimbje?Ju faleminderit.

Dërguar nga Rrapi Hysaj, më 17 Nentor 2023 në 07:40

Pershendetje. Hernia diskale kurohet ne rreth 80% te rasteve. Per me shume kontaktoni ne nr 0682320734

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 17 Nentor 2023 në 08:43
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten