Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Rezeksioni Transuretral i Prostates (TURP)

Rezeksioni Transuretral i Prostates ( TURP) eshte nje nga menyrat kirurgjikale qe perdoret per kurimin e zmadhimit beninj te prostates ( shkurt nga anglishtja BPE ose BPH ) e shoqeruar me simptoma urinare nga ato mesatare deri ne te renda.

TURP kryet me ane te nje instrumenti te kombinuar viziv-kirurgjikal (rezektoskop) qe futet nga maja e penisit ne uretren (tubi nepermjet te ciles kalon urina nga vezika urinare duke u derdhur jashte). Uretra rrethohet ne pjesen fillestare nga prostata.

Zmadhimi i prostates ben qe te reduktohet diametri i uretres, si rezultal veshtiresohet kalimi i urines. Me ane te rezektoskopit hiqet prostate copa copa duke bere qe uretra te zgjerohet dhe urina te kaloje lirisht duke zbrazur veziken urinare.

TURP eshte nje nga metodat me efikase per trajtimin e simptomave urinare te shkaktuara nga BPH. Per te percaktuar se cila metode trajtimi eshte me e mira per paciente te vecante, mjeku mer parasysh sesa te renda jane simptomat, ne se ka probleme te tjera me shendetin, sidhe madhesia dhe forma e prostates.

Pse duhet bere TURP

TURP ndihmon ne reduktimin e simptomave te shkaktuara nga zmadhimi i prostates (BPH).

Shenjat urinare te shkaktuara nga BPH jane:

  • Urinimi i shpeshte dhe me urgjence
  • Veshtiresi ne fillimin e urinimit
  • Urinim te ngadalte dhe te gjatur
  • Urinim te shpeshte gjate nates
  • Ndalim dhe rifillim i urinimit
  • Ndjenja e mos zbrazjes teresisht te vezikes
  • Infeksione te traktit urinar
  • Pamundesi per te urinuar

TURP gjithashtu mund te behet per trajtimin ose parandalimin e komplikacioneve nga bllokimi i urines si rezultat i:

  • Infeksioneve te perseritura te traktit urinar
  • Demtime te veshkave ose vezikes urinare
  • Pamundesi per te kontrolluar urinimin (inkontinence)
  • Gure ne vezike
  • Urinim me gjak ne menyre te perseritur

TURP eshte procedura me e zakonshme ne trajtimin e BPH megjithese ka edhe procedura te tjera trajtimi. TURP sidhe metodat e tjera shoqerohen me rreziqe dhe komplikacione qe duhet te diskutohen me mjekun.

Rreziqet

Ne rreziqet mund te perfshihen:

  • Hemorragjia. Ne disa raste hemorragjia mund te jete ne sasi te tille qe kerkon transfuzion gjaku. Kjo ndodh rralle.Pacientet me prostate te madhe kane me shume rrezik per hemorragji.
  • (Ulje e nivelit te sodiumit Na) ne gjak. Ky komplikacion i rralle quhet TURP sindrom. Kjo ndodh kur trupi thith shume lengje qe perdoren per shpelarjen e fushes kirurgjikale gjate procedures. Nese TURP sindrom nuk trajtohet , mund te kercenoje jeten. Per te ulur rrezikun e TURP sindrom , perdoret nje teknike e re qe quhet bipolar TURP e cila lejon perdorimin e nje solucioni me kripe per shpelarje gjate procedures.
  • Veshtiresi e perkoheshme ne urinim. Mbas procedures mund te kete veshtiresi ose pamundesi te urinimit per disa dite. Derisa pacienti te jete ne gjendje per te urinuar vete, atij i nevoitet te mbaje nje kateter ne vezike nepermjet penisit (kateter urinar) per te zbrazur urinen.
  • Infeksion i traktit urinar. Infeksionet e traktit urinar jane komplikacione te mundshem mbas procedurave kirurgjikale per BPH. Nje infeksion mund te ndodhe kur mbahet gjate kateteri dhe mund te kerkoje trajtim me antibiotike ose trajtim tjeter.
  • Veshtiresi per te mbajtur urinen. Rralle ndodh qe te mos kontrollohet vezika urinare (inkontinence); ky eshte nje komplikacion afat gjate i TURP.
  • Orgazem e thate. TURP mund te shkaktoje ejakulacion retrograde, qe do te thote qe sperma e leshuar gjate aktit seksual (ejakulacion), kthehet mbrapa ne veziken urinare ne vend te derdhet jashte nepermjet penisit. Ejakulacioni retrograde eshte i pademshem dhe ne pergjithesi nuk ndikon ne kenaqesine seksuale por ndikon ne aftesine per te patur femije. Ky efekt anesor afatgjate ndodh ne 75% te burrave qe kane kryer TURP.
  • Pamundesi per ereksion. Nje nga komplikacionet afatgjate te TURP eshte pamundesia e ereksionit (ngritjes se penisit). Kjo mund te ndodhe por s’eshte e zakonshme.
  • Nevoja per ritrajtim. Disa paciente kane nevoje per tajtim pas TURP, qofte sepse simptomat jane rishfaqur me kalimin e kohes, qofte sepse ato kurre nuk jane permiresuar. Kjo haset me rralle ne TURP sesa ne disa metoda te tjera me pak invasive qe kryen ne kushte ambulatore.Ne disa raste mund te kemi ngushtim te kanalit (uretres) ose te qafes se vezikes e cila kerkon trajtim te metejshem.
Pergatitja

Para pergatitjes, mjeku mund te kerkoje te shikoje nga brenda uretren dhe veziken me ane te cistoskopit. Me ane te kesaj percaktohet madhesia e prostates dhe ekzaminon sistemin urinar. Njekohesisht mjeku mund te kerkoje ekzaminime te tjera si analiza gjaku, ose ekzaminime qe percaktojne madhesine e prostates, rrjedhjen e urines.

Ceshtje qe duhet te diskutohen me mjekun perpara procedures.

  • Ilacet qe perdorni. Mjekut i tregohen te gjitha medikamente qe perdorni. Kjo eshte shume e rendesishme sidomos ne se ju merni hollues gjaku Varfarin, Plavix dhe mjekime kunder dhimbjes si aspirin, ibuprofen, naproxen. Mjeku mund te kerkoje nderprerjen e tyre disa dite para kirurgjise per arsye te rrezikut te hemorragjise.
  • Esell para procedures. Mjeku do kerkoje qe te mos hani dhe mos pini mbas mesnate. Ne mengjes mund te pini vetem ilacet ma pak uje.
  • Kufizim te aktivitetit. Pacienti mund te mos jete i afte per pune per disa jave. Pyetet mjeku se sa kohe duhet per te qene i afte.
Cfare ndodh gjate dhe pas procedures

Procedura e TURP ( Rezeksioni Transuretral i Prostates ) zgjat rreth 30-60 minuta. Anestezia realizohet ne dy menyra; ose anestezi spinale, pra anestezi lokale ne palcen e kurizit, me anen e te ciles pacienti nuk ndjen asnje dhimbje dhe njekohesisht eshte i zgjuar gjate gjithe procedures, ose anastezi e pergjitheshme ne te cilen ai eshte ne gjume.

Njekohesisht aplikohet nje doze antibiotiku per parandalim te infeksionit.

Gjate procedures

Rezektoskopi, qe eshte nje instrument kirurgjikal i kombinuar me nje sistem vizual, futet nga maja e penisit nepermje uretres brenda ne zonen e prostates. Rezektoskopi ka nje drite ne maje, disa valvula per te kontrolluar solucionin e lavazhit, si dhe nje nje tel elektrik ne forme laku per te prere indet e prostates dhe per te ndaluar hemoragjine.

Prostata pritet ne copa te vogle te cilat fillimisht shtyen ne vezike dhe ne fund te interventit nxiren jashte.

Megjithese BPH nuk eshte kancer, pjeset e hequra te prostates dergohen per biopsi per te perjashtuar ndonje qelize kanceroze te fshehur ose patologji tjeter.

Pas procedures

Mbas kirurgjise, pacienti duhet te rrije ne spital per 1-3 dite.

  • Pacienti del nga salla me kateter. Kateteri futet nga maja e penisit dhe shtyhet deri ne brendesi te vezikes urinare per te zbrazur urinen e cila mblidhet ne nje qese e lidhur me kateterin. Kateteri lihet ne vend per 4-7 dite derisa pacienti te urinoje vete. Ne disa raste ai lihet me gjate sidomos ne prostatat relativisht te medha. Ne disa raste urina mund te rrjedhe anash kateterit, por kjo eshte normale sepse nga vezika mund te dale me shume urine sesa perballon kapaciteti i kateterit.
  • Urinimi mund te jete i dhimbshem. Ne pergjithesi kjo permiresohet mbas 1-4 jave. Pacienti mund te kete fillimisht urinim te shpeshte dhe ndjenjen e urgjencs ne urinim.
  • Mund te kete gjak gjate urinimit. Kjo eshte e zakonshme menjehere pas nderhyrjes. Nese shihen copa gjaku te mpiksura ose sasi e madhe gjaku, duhet kontaktuar mjeku.

Disa keshilla qe ndihmojne per sherim te shpejte pas procedures

  • Te pihet shume uje per te shpelare veziken.
  • Te evitohet shtrengimi i barkut gjate levizjes se zoreve. Te perdoren ushqime me fiber dhe te evitohen ato qe bejne konstipacion ( kapsllek ). Nese ka konstipacion duhet perdorur laksativ.
  • Nuk duhen perdorur hollues gjaku derisa te lejohet nga mjeku.
  • Nuk duhen kryer aktivitete te renda fizike si ngritje peshe per 4-6 jave.
  • Nuk duhet bere seks per 4-6 jave.
  • Nuk duhet ngare makina derisa ta rekomandoje mjeku. Ne pergjithesi makina mund te ngitet pas heqjes se kateterit dhe kur nderpriten ilacet per dhimbje.
Rezultatet

Shumica e pacienteve ndjejne nje lehtesim te theksuar te simptomave. Meqenese mbas procedures mbeten ende pjese te prostates te pahequra, ka mundesi qe shenjat e BPH te rishfaqen. Megjithate shumica e pacienteve mund te jene te qete nga 7 ne 15 vjet.

Mbas TURP eshte e rendesishme te kryhet nje ekzaminim me gisht nga rektumi, nje here ne vit, per te kontrolluar prostaten per te perjashtuar nje kancer te prostates. Nese perkeqesohen simptomat, duhet trajtuar per lehtesimin e tyre sidomos tek ata qe kane kryer TURP shume vite me pare.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 2136 herë.
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten