Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Biopsia transrektale e prostates

Biopsia transrektale e prostates domosdoshmeri imediate per zbulimin e kancerit te prostates ne vendin tone.

Incidenca e kancerit te prostates varion ne menyre te konsiderueshme nga nje vend ne tjetrin. Keshtu ne Azi ajo ndeshet 1 ne 100.000 ndersa ne Europen perendimore dhe Amerike eshte 160 ne 100.000 meshkuj. Vendet ne zhvillim kane incidence te vogel. Deri para dy dekadash ne Shqiperi ka patur pak raste te diagnostikuara. Kohet e fundit vihet re tendence ne ritje te rasteve kryesisht permiresimi i ushqyerjes duke konsumuar me shume produkte shtazore, si dhe kontrolli me i shpeshte i PSA.

Kanceri i prostates ne fazat e para nuk shfaq simptoma. Keshtu metoda me e mire per vendosjen e diagnoses eshte biopsia e prostates e cila rekomandohet mbas gjetjes se nje formacioni te dyshimte gjate ekzaminimi rektal ose nga nje PSA e larte. Biopsia transrektale e prostates nen drejtimin e echos eshte metoda me e besueshme deri me sot per marjen e sakte te materjalit.

Qe kur studimi i Hodge tregoi superioritetin e kesaj metode ne krahasim me biopsine e mare nen drejtmin e gishtit, ajo eshta bere ne mbare boten teknika standarte per vendosjen e diagnoses.

Afersisht 70% e kancerit te prostates eshte vendosur ne periferi te saj dhe mund te zbulohet nepermjet te ekzaminimit me gisht kur eshte mbi 0.2 ml. Dyshimi gjate ketij ekzaminimi ka indikacion absolut per biopsi.

Antigeni Specifik i Prostates eshte aktualisht i vetmi markues serologjik i perdorur ne menyre rutine per diagnostikimin dhe ndjekjen e kancerit te prostates. Pervec kancerit te prostates, PSA mund te rritet nga zmadhimi beninj i prostates, perdorimi i instrumenteve ne aparatin urinar, infeksione te traktit urinar, prostatitet, retencioni akut ose prezenca e nje sasie te madhe te urines reziduale.

Procedura e marjes se biopsise transrektale

Pergatitja e pacientit

Pacientit i rekomandohet perdorimi i nje antibiotiku dy tre dite para biopsise; njekohesisht i rekomandohet perdorimi i nje laksativi nje dite perpara me qellim pastrimin e rektumit. Pacienti duhet te nderprese perdorimin e aspirines nje jave para ekzaminimit.

Procedura e ekos transrektale

Pacienti vendoset ne pozicion lateral me gjunjet e mbledhur.

Paraprakisht me ane te gishtit vleresohet madhesia, forma dhe gjetje anormale te prostates; njekohesisht shihet nese rektumi eshte i zbrazur ose jo nga fecet.

Ne fillim hidhet xhel ne nje kondom i cili i vishet sondes trasrektale. Mbasi perdoret xhel lubrifikues, futet sonda 5.5 ose 7.5 MH me kujdes ne rectum ne drejtim te bazes deri ne shfaqien e vezikulave seminale. Pastaj duke terhequr sonden ne drejtim te apeksit, meren imazhe transversale ne nivel te vezikulave seminale, bazes prostates se mesme dhe apeksit. Duke perdorur imazhin trasversal dhe ate sagital llogaritet madhesia e prostates.

Anestezia lokale dhe biopsia.

Me kujdes vendoset nje age per anestezi ne kanalin e posacem te sondes duke cpuar indin periprostatik. Infiltrohet lidocaine 2% ne te. Zevendesohet agia e anestezise me ate te biopsise.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 1172 herë.
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten