Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Guret e vezikes urinare

Perkufizimi

Guret e vezikes urinare jane masa te forta kriprash minerale, te vendosura ne vezike. Guret formohen kur urina duke qendruar gjate ne vezike, koncentrohet duke bere te mundur kristalizimin e kriprave minerale. Kjo urine e ndenjur dhe e koncentruar eshte shpesh pasoje e pamundesise per te zbrazur teresisht veziken.

Guret e vezikes jo gjithmone japin shenja dhe mund te zbulohen rastesisht gjate ekzaminimeve per probleme te tjera. Kur shfaqen simptomat ato mund te variojne nga dhimbja e barkut, deri ne prezencen e gjakut ne urine. Guret e vegjel mund te eliminohen vete, por te tjeret kane nevoje per nderhyrje. Nese nuk trajtohen, ato mund te shkaktojne infeksione dhe komplikacione te tjera.

Simptomat

Disa paciente me gure te vezikes nuk paraqesin probleme, bile edhe kur kane gure te medhej. Por nese guri irriton murin e vezikes ose blokon rrjedhen e urines, atehere shfaqen simptoma qe jane:

  • Dhimbje ne fund te barkut
  • Te burrat, dhimbje dhe shqetesime ne penis
  • Urinim me dhimbje
  • Urinim te shpeshte
  • Veshtiresi gjate urinimit ose nderprerje te tij
  • Gjak ne urine
  • Urine e turbullt ose me e erret se zakonisht
Shkaqet

Guret e vezikes zakonisht formohen kur vezika nuk zbrazet teresisht. Urina e mbetur ne vezike mund te formoje kristale qe mund te krijojne gure. Ne shumicen e rasteve ekzistojne kushte te vecanta qe veprojne ne vezike duke mos e lene ate te zbrazet teresisht.

Kushtet me te zakonshme qe ndikojne ne formimin e gureve te vezikes jane:

  • Zmadhimi i gjendres se prostates. Nje prostate e zmadhuar ose hiperplazia beninje e prostates (BPH), mund te shkaktoje gure te meshkujt. Si rezultat i zmadhimit, prostata mund te shype uretren dhe te nderprese rrjedhen e urines, duke bere qe urina te mbetet ne vezike.
  • Demtim i nervave (vezike neurogjene). Normalisht, nervat marin mesazhe nga truri dhe ja percjellin ato muskujve te vezikes duke bere qe ato te shtrengohen ose te leshohen. Neqoftese keto nerva jane te demtuar nga nje hemorragji ose tromboze cerebrale, demtim i palces se kurizit, ose shkaqe te tjera, vezika mund te mos zbrazet plotesisht.
  • Inflamacioni. Guret ne vezike mund te formohen kur vezika inflamohet. Inflamacionin e vezikes mund ta shkaktojne infeksionet ose rrezatimet mjeksore te legenit.
  • Paisjet mjeksore. Nganjehere kateteret e vezikes qe futen ne vezike nepermjet uretres per te ndihmuar rrjedhjen e urines, mund te shkaktojne gure. Gjithashtu mund te shkaktojne gure mjetet antikonceptive ose stentet qe futen ne vezike aksidentalisht. Ne siperfaqen e ketyre mjeteve, depozitohen kripra minerale te cilat me vone transformohen ne gure.
  • Guret e veshkave. Guret qe formohen ne veshka s’jane te njejte me ato te vezikes. Ato zhvillohen ne menyra te ndryshme dhe shpesh nga shkaqe te ndryshme. Por nganjehere, gure te vegjel te veshkave zbresin poshte ne veziken urinare nepermjet uretereve dhe nese nuk dalin jashte, mund te rriten duke formuar gure te vezikes.
Faktoret predispozues

Ne vendet ne zhvillim, guret e vezikes jane te zakonshem tek femijet, shpesh per arsye te dehidratimit, infeksionit dhe dietes me pak proteine. Ne vende te tjera te botes, ato hasen me shpesh ne te rritur, sidomos ne meshkuj mbi 30 vjec.

Faktoret qe kontribuojne ne formimin e tyre jane:

  • Pengesa per zbrazjen e vezikes. Me kete nenkuptohen kushtet qe blokojne rrjedhjen e urines nga vezika me ane te uretres ( kanali qe percjell urinen nga vezika jashte trupit). Mund te ekzistojne disa kushte por, me e shpeshta eshte zmadhimi i prostates.
  • Vezika neurogjene. Hemorragjia dhe tromboza cerebrale, demtimet e palces se kurizit, Parkinsoni, diabeti, hernia diskale dhe semundje te tjera mund te demtojne nervat qe kontrollojne funksionin e vezikes urinare. Disa paciente me vezike neurologjike mund te kene gjithashtu dhe nje prostate te zmadhuar ose probleme te tjera te blokimit te vezikes te cilat rrisin rrezikun e formimit te gureve.
Komplikacionet

Guret e vezikes qe nuk hiqen, edhe nese s’kane simptoma, mund te japin komplikacione si:

  • Keqfunksionim kronik i vezikes. Ato mund te japin probleme urinare afatgjate si dhimbje dhe urinim te shpeshte. Guret mund te vendosen ne dalje te vezikes, aty ku urina del nga vezika dhe hyn te uretra, duke blokuar daljen e urines jashte trupit.
  • Infeksione te traktit urinar. Infeksionet urinare te perseritura mund te shkaktohen nga guret e vezikes.
Ekzaminimet dhe diagnoza
  • Ekzaminimi fizik. Mjeku prek pjesen e poshteme te barkut per te pare nese vezika eshte e fryre; ne disa raste kontrollon prostaten me gisht nepermje rektumit per te pare nese ajo eshte e zmadhuar apo jo.
  • Analiza e urines. Me anen e mikroskopit shihet nese ka gjak, bakterie apo kristale ne urine. Analiza e urines gjithashtu ndihmon per te percaktuar nese nje infeksion i traktit urinar eshte shkak i gurit te vezikes apo pasoje e tij.
  • Ultratinguj (Eko). Ultratingujt jane vale zanore qe duke shkuar ne organe dhe struktura te ndryshme te trupit, krijojne imazhe qe ndihmojne ne zbulimin e gureve te vezikes.
  • Radiografia. Radiografia e veshkave, uretereve dhe vezikes, realizohet me anen e rrezeve X duke ndihmuar ne zbulimin e gureve ne aparatin urinar. Disa lloje guresh jane te padukshem ne radiologjine konvencionale.
  • Pielografia intravenoze. Ky eshte nje ekzaminim radiologjik, i cili me anen e nje substance te posacme (kontrast) qe futet ne gjak nepermjet venes se krahut, arin ne te gjitha strukturat e aparatit urinar, veshke , ureter dhe vezike. Radiografite e mara ne periudha te ndryshme gjate procedures, zbulojne gure ne nivele te ndryshme.
  • Skaner CT spiral. Scaneri CT kovencional ben kombinimin e nje numuri te madh imazhesh radiologjike me rreze X; ndersa skaneri spiral CT, pershpejton procesin duke mare imazhet me shpejt i shoqeruar me percaktim me te larte te strukturave te brendshme. Ai mund te zbuloje dhe gure shume te vegjel dhe konsiderohet nje nga testet me te ndjeshem per te identifikuar te gjithe llojet e gureve te vezikes urinare. Ne pergjithesi skaneri spiral CT perdoret ne vend te pielografise intravenoze.
Trajtimi dhe medikamentet

Guret e vezikes, ne pergjithesi duhen hequr. Neqoftese ato jane te vegjel, rekomandohet pirja cdo dite e sasive te medha uji per te ndihmuar eliminimin e tyre. Megjithate, per arsye se guret e vezikes shpesh shkaktohen nga pamundesia e zbrazjes plotesisht te vezikes, nxerja spontane e tyre eshte e pamundur. Pothuaj te gjithe rastet kane nevoje per heqjen e tyre.

Thyerja e gureve

Guret e vezikes shpesh hiqen me anen e nje procedure qe quhet cystolytholapaxy. Kjo konsiston ne futjen e cistoskopit qe eshte nje tub i paisur me nje kamera ne maje qe futet ne vezike nepermjet uretres per te pare gurin. Per thyerjen e gureve mund te perdoren paisje te ndryshme qe prodhojne rreze lazer, ultratinguj, ose qe i thyejne ato mekanikisht. Guret thyen ne copa te vogla dhe nxiren jashte duke bere lavazh te vezikes urinare.

Perpara procedures behet anestezi duke mpire pjesen e poshteme te trupit (anestezi regionale) ose anestezi e pergjitheshme duke e vene ne gjume pacientin.

Komplikacionet e kesaj procedure jane te rralla por mund te hasen infeksione te traktit urinar, carje te vezikes ose hemorragji. Para nderhyrjes mund te jepen antibiotike per parandalimin e infeksionit.

Mbas nje muaj behet kontroll per te pare nese ka mbetur ndonje fragment ne vezike.

Heqja e gureve me anen e operacionit

Nganjehere guret jane te medhenj ose shume te forte per tu thyer. Ne keto raste aplikohet kirurgji e hapur (operacion) per tu hequr. Hapet vezika dhe hiqet guri; njekohesisht nese shihet ndonje patologji qe ka ndihmuar ne formimin gurin, sic mund te jete nje prostate e zmadhuar, mund te korrigjohet ne te njejten kohe.

Mjekesia alternative

Asnje studim nuk ka konfirmuar se barnat e ndryshme mund te coptojne guret e vezikes te cilet ne pergjithesi jane jashtezakonisht te forte dhe kerkojne lazer, ultratinguj ose procedura te tjera per ti hequr.

Parandalimi

Zakonisht guret e vezikes shkaktohen nga disa gjendje patologjike qe jane te veshtira per ti parandaluar, por mundesite e formimit te gureve te vezikes mund te paksohen duke ndjekur keto keshilla:

Konsultim per shenja urinare te pazakonshme. Diagnostikimi i hershem dhe mjekimi i prostatave te zmadhuara ose problemeve te tjera urologjike, mund te paksoje rrezikun e formimit te gureve vezikale.

Te pihet sasi e madhe lengjesh. Pirja e nje sasie te madhe lengjesh sidomos ujit, mund te parandaloje guret vezikale per arsye se lengjet hollojne koncentrimin e kriprave minerale ne veziken urinare. Sasia e ujit qe duhet pire varet nga mosha, madhesia e trupit, gjendja shendetsore sidhe niveli i aktivitetit. Duhet pyetur mjeku per sasine e lengjeve qe cdo person duhet te pije.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 6172 herë.
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten