PERKUFIZIME DROGAT HALUÇINOGJENE, DROGAT E SINTEZËS DROGA DHE LUFTA KUNDER SAJ KLASIFIKIMI I DROGAVE DROGIMI RRUGËT E MARRJES SË DROGAVE PAK HISTORI CANNABIS SATIVA (KËRPI) OPIATET KOKAINA AMFETAMINAT DHE SUBSTANCAT E NGJASHME HALUÇIONOGJENËT BENZODIAZEPINAT – BZD LËNDËT E REJA PSIKOAKTIVE

HALUÇIONOGJENËT

Substancat haluçinogjene karakterizohen nga aftësia e tyre për të shkaktuar ndryshime në perceptimin të realitetit të personit. Personat që përdorin droga haluçinogjene shpesh pohojnë se shohin imazhe, dëgjojnë tinguj dhe ndjejnë sensacione që duken të vërteta, por që nuk ekzistojnë.Në të kaluarën është abuzuar me bimët dhe kërpudhat që përmbanin substanca haluçinogjene. Sot, këto substanca haluçinogjene prodhohen sintetikisht për të dhënë efekt të lartë.

Në substancat haluçinogjene përfshihen:

Përdorimi tradicional i farave të bimës Morning glory nga meksikanët autoktonë në SHBA u përshkrua për herë të parë nga Richard Schultes, në vitin 1941, në një raport të shkurtër që dokumentonte përdorimi i tyre që nga koha e aztekëve.

Një studim i mëtejshëm u botua në vitin 1960, kur Don Thomes MacDougall raportonte se farat e bimës Ipomoea tricolor janë përdorur si sakramente (të shenjta) nga disa tribu zapotekë, nganjëherë së bashku me farat e bimës Rivea corymbosa, një specie tjetër, e cila ka një përbërje të ngjashme kimike, me lisergol në vend të ergometrinës.

Statuetat e gjetura kanë konfirmuar përdorimin e këtyre bimëve që në kohët e lashta.

Më poshtë po tregojmë disa nga bimët që përmbajnë lëndë psikotrope, të cilat janë gdhendur në mënyrë të stilizuar në statuetat e gjetura.

Heimia salicifolia (Sun-Opener, Sinicuichi)

Rivea corymbosa (Ololiuqui)

Morning glory

Psilocybe aztecorum

MESKALINA

Struktura kimike 2-dimensionale e meskalines

Struktura kimike 3-dimensionale e meskalines

BIMA

Meskalina është ekstrakt i pejotës. Bima “Pejota” (Echinocactus williamsii), që ka mbajtur gjithashtu emrin Lophophora williamsii, i perket familjes së Kaktusit.

Është një kaktus i vogël pa gjemba, me rritje shumë të ngadaltë, të një diametri prej 15 cm në maksimum, me lartësi rreth 10 cm, pak a shumë i rrumbullakosur, i përhimtë, sipërfaqja e të cilit është e ndarë në disa lobe të stivosura që mbajnë një xhufkë qimesh.

Bima ka një rrënjë në formën e karotës. Në mjedisin natyral lulet shfaqen në muajin prill. Një lule e vetme, e ngjyrës së kuqe, të verdhë apo të bardhë, çelet në qendër të kaktusit dhe jep një kokër të kuqe pas polenizimit.

Rajonin e origjinës së pejotës është jugu i Teksasit dhe platoja qendrore meksikane. Bima është përhapur sot në Meksikë (tributë Huichols, Tarahumaras, Coras, etj) dhe në SHBA (tributë Comanches, Kiowas, Navajos, etj) në rreth pesëdhjetë tribu të ndryshme.

Konsumimi i pejotës është shoqërua me praktika hyjnore, terapeutike dhe fetare.

Pejota ka një shije të athët.

Nevoja për të përtypur për një kohë të gjatë copa të bimës provokon ndonjëherë të përzjerja, deri në të vjella.

Si një meskalinë e pastër, pejota provokon haluçinacione të pasura vizuale. Bima quhet gjithashtu “Bima që bën sytë të mrekullohen” dhe gjatë ritualeve të konsumimit, njeriu supozohet se komunikon me zotat.

Sidoqoftë, mbledhja e zgjeruar e pejotës e bën atë një specie të kërcënuar nga zhdukja.

Pejota përmban pesëmbëdhjetë alkaloidë, në të cilët më kryesori është meskalina. Bima përmban, gjithashtu, disa alkaloidë që kanë efekte sedative si anhaloninë, anhalonodinë dhe pejotlinë, ose me efekte toksikë si lofoforinë.

Gjithashtu, meskalinën e gjejmë edhe ne një tjetër kaktus, kaktusi i San Pedros apo Trichocereus pachanoi.

Kaktusi i San Pedros (Trichocereus pachanoi)

HISTORI

Pejota është përdorur rreth 5700 vjet më parë, në Meksikë, prej indianëve të Amerikës, Aztekëve. Kaktusi tjetër që përmban meskalinë, i tillë si ai San Pedro, ka një histori të gjatë të përdorimit në Amerikën e Jugut, nga Peruja në Ekuador.

Në përgatitjet tradicionale të pejotës, maja e kaktusit pritet në nivelin e tokës, duke lënë rrënjët mëdha të ngulur për të rritur ‘koka’ të reja. Këto ‘Koka’ pastaj thahen për të formuar “butonat” (mescal button) në formë disku. Butonat përtypen për të prodhuar efektet ose të kridhen në ujë për ta pirë. Megjithatë, shija e kaktusit është e hidhur, kështu që përdoruesit bashkëkohorë shpesh e bluajnë atë në një pluhur dhe e fusin në kapsula për të shmangur shijen e tij. Doza e zakonshme e njeriut është 200 - 400 miligram sulfat meskaline ose 178 - 356 miligram hydrochloride meskaline. Një “buton” mesatar 76 mm (3 inç) përmban 25 mg meskalinë.

“Mescal button” i pejotës

Meskalina u izolua dhe u identifikua për herë të parë në vitin 1897 nga kimisti gjerman Arthur Heffter dhe u sintetizua për herë të parë në vitin 1919 nga kimisti austriak Ernst Späth.

Rreth vitit 1918 u shfaq kulti i pejotës në SHBA.

Në vitin 1950, ekipi i profesor Delay tregoi që meskalina provokon një humbje të personalitetit, çuditërisht, të ngjashme me atë që ne takojmë tek skizofrenitë e ndryshme.

Në vitin 1955, politikan anglez Christopher Mayhew mori pjesë në një eksperiment për Panorama BBC, në të cilin ai gëlltiti 400 mg meskalinë nën mbikëqyrjen e psikiatrit Humphry Osmond. Edhe pse emisioni u vlerësua si shumë i diskutueshëm dhe në fund të fundit u lejua për tu parë, Mayhew vlerësoi përvojën, duke e quajtur atë “Gjëja më interesante që kam bërë”.

MËNYRA E KONSUMIMIT

Meskalina është përgjegjëse për efektet haluçinogjenë të pejotës. Meskalina:

Meskalina është aktive me doza 300 deri 500 mg me rruge orale.

Efektet fillojnë të manifestohen pas 30 - 40 minutave pas gëlltitjes me një gjendje euforie. Ato zhvillohen në mënyrë progresive dhe mund të zgjasin 10 deri në 18 orë.

Afërsisht 90% e mostrave të menduara si meskalinë, analizuar në laboratore të toksikologjisë, përmbanin PCP, LSD, amfetaminë, aspirinë dhe madje strikninë.

EFEKTET AFATSHKURTRA

Meskalina është një simpatomimetik: ajo rrit lehtësisht frekuencën kardiake, presionin arterial, djersitjen dhe pështymën. Karakterizohet prej haluçinacioneve të tipit psikodelik, përgjithësisht vizualë, me ngjyra veçanërisht të ndezura, por edhe auditivë. Haluçinacione sinestezikë (ngjyrosja e tingujve) dhe ndjenja të empatisë janë të vazhdueshme dhe episodet mistikë nuk janë të rrallë.

Efektet afatshkurtra të saj janë:

EFEKTET AFATGJATA

Efektet afatgjata të meskalinës janë:

Një interval prej disa ditësh pas marrjes së meskalinës mjafton që përdoruesi të rigjejë të gjithë ndjeshmërinë e tij.

Përdoruesit kronikë të meskalinës mund të bëhen të varur psikologjikisht.

Me doza të forta meskalina mund të provokojë:

Për arsye të disponibilitetit më të madh në tregun klandestin të haluçinogjenëve të tjerë meskalina nuk është objekt abuzimi.

Derivate të ndryshëm më aktivë se meskalina janë sintetizuar (eskalina, proskalina, tiomeskalina, trimetoksiamftamina, etj), por po shfaqen më rrallë në tregun klandestin.

LSD – DIETILAMIDA E ACIDIT LISERGJIK

TË DHËNA TË PËRGJITHËSHME

Struktura kimike 2-dimensionale e LSD

Struktura kimike 3-dimensionale e LSD

BIMA

Shumica e metodave për prodhimin e LSD përdor acidin lisergjik si prekursor. Gjithashtu, vetë acidi lisergjik, shpesh, prodhohet në laboratorët klandestinë duke përdorur ergometrinë ose tartratergotaminës (kripë e acidit tartrik) si lëndë të parë.

Ergotamina është e pranishme në mënyrë të natyrshme në ergot (Claviceps purpurea). Ergota e thekrës prodhohet nga një kërpudhë e nivelit të ulët (Claviceps purpurea,) që rritet në mënyrë parazite në thekër dhe, në një masë më të vogël, në specie të tjera të grurit dhe në kullosa të egra.

Ergometrina (gjithashtu, e njohur me emrin ergonovinë), ergotamina dhe acidi lisergjik listohen në Listën (Katalogun) e I-rë të Aneksit të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1988 kundër trafikut të paligjshëm të stupefiantëve dhe substancave psikotrope.

Ergota e thekrës (Secale cornutum) përdoret gjerësish në mjeksi.

Ergota është përmendur së pari në mesjetën e hershme, si shkaku i shpërthimit të helmimeve masive që prekën mijëra persona njëherazi. Sëmundja u shfaq në dy forma karakteristike, një formë gangrenoze (ergotismus gangraenosus) dhe të tjera në formë konvulsive (convulsivus ergotismus).

Emrat popullor për ergotizmën të tillë si: “e keqja e zjarrit” (“mal des ardents”), “shpresa e shenjtë e rreme” (“ignis sacer”), “zjarri i shenjtë” (“heiliges Feuer”) apo “zjarri i Shën Antonit” (“St. Anthony’s fire”) i referohen formës gangrenoze të sëmundjes.

Shenjti mbrojtës i viktimave të ergotizmës ishte Shën Antoni dhe ishte kryesisht Urdhri i Shën Antonit që trajtonte këta pacientë.

Forma gangrenoze e ergotizmës

Simptomat konvulzive të ergotizmës

Deri para shumë vitesh, shpërthimet helmuese të ergots që u afroheshin përmasave epidemike janë regjistruar në shumicën e vendeve europiane, duke përfshirë zona të caktuara të Rusisë. Megjithatë, në shekullin e shtatëmbëdhjetë u zbulua se përmbajtja e ergotës në bukë ishte shkaku i helmimeve. Kjo, së bashku me përparimin në bujqësi, solli pakësimin në mënyrë të konsiderueshme të shpeshtësisë dhe të nivelit të epidemive të ergotizmës. Epidemia e fundit e madhe ka ndodhur në zona të caktuara të Rusisë jugore në vitet 1926-1927.

Për shkak të ergotës janë të njohura gjyqet famëkeq ndaj shtrigave, që filluan gjatë pranverës së vitit 1692, pasi një grup i vajzave të reja në qytezën Salem, në Massachusetts, pohuan se ishin të pushtuara nga djalli dhe akuzuan disa gra lokale për magji.

Përmendja e parë e përdorimit mjeksor të ergotës, si një medikament i lindjes së beftë, është gjetur në shënimet e mjekut të qytetit të Frankfurtit Adam Lonitzer, në vitin 1582. Megjithëse ergota përdorej që nga kohërat e lashta e deri në vitin 1808 nga mamitë, ajo nuk e kishte fituar njohjen si medikament në mjekësinë akademike. Sidoqoftë, përdorimi i ergotës për këto qëllime nuk vazhdon, sepse pasiguria e dozimit çon në spazma të mitrës dhe rreziqe për fëmijën.

Fillimi i viteve 1930 solli një epokë të re në kërkimin shkencor për ergotën, duke filluar me përcaktimin e strukturës kimike të agjentëve kryesorë kimikisht aktivë, alkaloidët e ergotës. Së fundi, W. A. Jacobs dhe L. C. Craig të Institutit Rockefeller të New York-ut arritën në izolimin dhe karakterizimin e thelbit të përbashkët për të gjithë alkaloidët e ergotës. Ata e quajtën atë acid lisergjik.

HISTORI

Në fundin e viteve 1930, Albert Hoffman ishte duke punuar në departamentin fermakologjik të laboratorit Sandoz, në Bazel, Zvicër. Hoffman po studionte derivatet e acidit lisergjik me reagentë të ndryshëm për të prodhuar amidet përkatëse, anhidritet përkatëse, esteret përkatëse, etj. Njëri prej këtyre derivateve ishte dietilamida, prodhuar prej shtesës së grupit - N(C2H5)2 dhe që u emërua LSD-25. Substanca e re (e sintetizuar në vitin 1938) nuk dukej të kishte ndonjë veti veçanërisht të dobishme mjekësore, megjithëse raporti i studimit vuri në dukje, kalimthi, se “kafshët eksperimentale bëheshin të shqetësuara gjatë narkozës”. Gjatë pesë viteve të mëtejshme, asgjë më tepër nuk u dëgjua për substancën LSD-25.

Në pranverë të vitit 1943, Hoffman përsëriti sintezën e LSD-25.

Për shkak të vetive me pasoja haluçinative, LSD u adoptua gjerësisht prej kulturës “hippy” të viteve 1960.

“The Beatles” shkruan një këngë,“Lucy in the Sky with Diamonds”, që gjoja përshkruante efektet psikodelike të LSD-s.

Megjithëse LSD është relativisht jo-toksike dhe nuk jep varësi, qeveritë e ndryshme në mbarë botën e kanë nxjerrë atë jashtë ligjit, pas raportimit të një numri të aksidenteve fatale.

MËNYRA E KONSUMIMIT

LSD konsumohet me rrugë orale. Dozat e letrës vendosen mbi gjuhë, ku droga absorbohet shpejt. Tabletat apo kapsulat gëlltiten. LSD nuk absorbohet përmes lëkurës së thatë.

EFEKTET AFATSHKURTRA

Duke eksperimentuar mbi veten e tij, Hoffman ka përshkruar efektet kështu:

“17:00: Po fillojnë marramendje, ndjenja e ankthit, çrregullime pamore, simptoma të paralizës, dëshirë për të qeshur. … Gjithçka në fushën time të shikimit u lëkund dhe u shtrembërua sikur të shihja në një pasqyrë të lakuar. Unë, gjithashtu, kisha ndjesinë e të mos qënit në gjendje për të lëvizur nga vendi. …Marramendja dhe ndjesia e zalisjes u bënë aq të forta me kalimin e kohës sa që unë nuk mund të mbaja veten më këmbë dhe u desh të shtrihesha në një divan. Gjithçka që më rrethonte ishte shndërruar tani në mënyra nga më të tmerrshmet. Çdo gjë në dhomë më vërtitej dhe objekte të njohur dhe pjesë të mobiljeve merrnin forma groteske kërcënuese. Ato ishin në lëvizje të vazhdueshme, të animuara, sikur të shtyheshin nga një nervozizëm i brendshëm.”

EFEKTET E MUNDSHME FIZIKE

PSILOCIBINA

Struktura kimike 2-dimensionale e Psilocibinës

Struktura kimike 3-dimensionale e Psilocibinës

Psilocibina është një haluçinogjen i plogët (enteogjenik, psikodelik) i familjes së triptaminës (tryptamine). Në gjendje të pastër është një substancë kristalesh të bardhë, por mund të shitet në formën e copave të kërpudhës të freskët apo të thara, copa kërpudhe të vogla, ngjyrë kafe.

Ithtarët e përdorimit të saj konsiderojnë që kemi të bëjmë me një enteogjen dhe një mjet për të kompletuar tipet e ndryshme të praktikave mrekulluese (të transhendencës), përfshirë këtu praktikat e meditimit, psikonautikën dhe psikoterapinë psikodelike.

Menjëherë sapo është përtypur, psilocibina metabolizohet shumë shpejt në psilocinë, që vepron atëhere si një shkaktues i pjesshëm i agonisë mbi receptorët serotoninë 5-HT2A dhe 5-HT1A në tru.

Efektet e psilocibinës, që modifikojnë gjëndjen shpirtërore, zakonisht zgjasin 3 deri në 8 orë, megjithatë, nën influencën e psilocibinës, efektet në individë mund të duken se zgjasin më shumë, përderisa droga mund të deformojë perceptimin e kohës.

Posedimi dhe, në ndonjë rast, përdorimi i psilocibinës apo i psilocinës është i ndaluar në shumicën e vendeve të botës.

BIMA

Psilocibina është një komponent natyral që gjendet në përqëndrime të ndryshme në më tepër se 200 specie të kërpudhave. Speciet më të njohura janë:

Të njohura si kërpudhat psilocibina këto janë quajtur bashkarisht “migrante” (boomers), “kërpudha të shenjta”, “kërpudha magjike” ose thjeshtë “kërpudha” (shrooms).

Sporet e kërpudhave nuk përmbajnë psilocibinë apo psilocinë. Kupolat e kërpudhave kanë tendencën të përmbajnë shumicën e substancave psikoaktive, më tepër se kërcelli.

Speciet e reja, kërpudhat e përmasave të vogla, kanë një përqëndrim me të madh të alkaloideve dhe kanë një shije më të ëmbël se kërpudhat e mëdha, ato që janë të pjekura.

Në përgjithësi, përmbajtja e psilocibinës në kërpudha është shumë variabël (rreth 0.5% - 2% të peshës së thatë) dhe varet nga specia (lloji), nga rritja, nga konditat e tharjes dhe madhësia e kërpudhave. Micela e pjekur përmban sasi të mirë psilocibine, ndërkohë që micela e re (zherm i sapodalë nga sporet) nuk përmban sasi të konsiderueshme të alkaloideve.

Shumë specie të kërpudhave që përmbajnë psilocibinë, gjithashtu, përmbajnë sasi të vogla të analogëve të psilocibinës, baeocystine dhe norbaeocystine.

Shumica e specieve të kërpudhave që përmbajnë psilocibinë mavijosen në blu kur manipulohen ose dëmtohen për arsye të oksidimit të komponentëve fenolikë. Ky reaksion, sidoqoftë, nuk është një metodë e identifikimit përfundimtar apo të përcaktimit të fuqisë së kërpudhës.

Psilocybe semilanceata

Psilocybe cubensis

Psilocybe cyanescens

Amanita musacaria

Ekzistojnë prova që sugjerojnë se kërpudhat psikoaktive janë përdorur nga njerëzit në ceremonitë fetare për mijëra vjet. Pikturat murale që datojnë 9.000 - 7.000 para Erës së Re, gjetur në shkretëtirën e Saharasë në Algjerinë juglindore përshkruajnë krijesa me brirë veshur si valltarë, të veshur me veshje të zbukuruar me figura gjeometrike dhe që mbajnë objekte si kërpudha. Vija paralele zgjaten nga format kërpudhë në qendër të kokave të valltarëve. Piktura të vjetra 6.000-vjeçare, zbuluar pranë qytetit spanjoll të Villar del Humo ilustrojnë disa kërpudha që janë identifikuar paraprakisht si specia Psilocybe Hispanica, një specie halucinogjene autoktone në zonë.

Piktura të vjetra 6.000-vjeçare, zbuluar pranë qytetit spanjoll të Villar del Humo

Objekte arkeologjike nga Meksikë, si dhe të ashtuquajturit “gurët kërpudha” të tribuve maja të Guatemalës, gjithashtu, janë interpretuar nga disa studjues si dëshmi për përdorim ritual dhe ceremonial të kërpudhave psikoaktive në kulturat maja dhe aztek të Amerikës Qendrore. Në gjuhën nahuatl, gjuha e aztekëve, kërpudhat quheshin teonanácatl, ose “mish i Perëndisë”.

Pas mbritjes së eksploratorëve spanjollë në Botën e Re, në shekullin e 16-të, kronikanët raportuan përdorimin e kërpudhave nga vendasit për qëllime ceremoniale dhe fetare. Sipas murgut dominikan Diego Durán në librin “Historia e indianëve të Spanjës së Re” (botuar në vitin 1581), kërpudhat janë ngrënë në festimet e zhvilluara me rastin e ngjitjes në fronin e perandorit aztet Moctezuma II në vitin 1502.

Murg françeskan Bernardino de Sahagun ka shkruar për dëshmi të përdorimit të kërpudhave në Kodikun e tij fjorentinas (botuar në vitet 1545-1590) dhe ka përshkruar se si disa tregtarë do të festonin pas kthimit nga një udhëtim i suksesshëm i biznesit, duke konsumuar kërpudha, për të ndjell vizione befasuese.

Pas disfatës së aztekëve, spanjollët ndaluan praktikat dhe ritualet tradicionale fetare që ata i konsideronin “adhurime pagane”, duke përfshirë edhe përdorimin ceremonial të kërpudhës. Për katër shekujt e ardhshëm, indianët e Amerikës Qendrore fshehën nga autoritetet spanjolle përdorimin prej tyre të enteogjenëve.

Megjithëse, disa kërpudha psikodelike gjenden në Evropë, ekziston pak dokumentacion për përdorimin i këtyre specieve në historinë e Europës. Botanist flamand Carolus Clusius (1526-1609) ka përshkruar bolond gomba (kërpudhën që të çmend), të përdorur në zonat rurale të Hungarisë, për të përgatitur “eliksirin e dashurisë”. Botanisti anglez John Parkinson përmblodhi detaje në lidhje me një “kërpudhë që të bën të qeshësh” në manualin e tij të barërave Theatricum Botanicum, në vitin 1640.

Raportimi i parë i besueshëm i dokumentuar i intoksikimit me Psilocybe semilanceata (kërpudha psikodelike më e zakonshme dhe me e përhapura në Evropë) implikon një familje britanike në vitin 1799, e cila kishte përgatitur një vakt me kërpudha që ajo i kishte mbledhur në Green Park të Londrës.

Në vitin 1957, etnologu amerikan R. Gordon Wasson dhe gruaja e tij publikuan në revistën Life artikullin “Në kërkim të kërpudhave haluçinogjene”, ku ata përshkruan përjetimet e eksperiencave haluçinative gjatë riteve të hershme fetare të indianëve në një fshat të humbur të Meksikës. Ata u shoqëruan në një ekspeditë të mëvonëshme prej mykologut francez Roger Heim, drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë së Natyrës, ku ai bëri të mundur identifikimin e shumë kërpudhave si ai i llojeve Psilocybe. Heim kultivoi me sukses kërpudhën në Francë dhe dërgoi mostra për kimistin zviceran Albert Hofmann për t’i analizuar. Hofmann, që tashmë kishte zbuluar dhe kishte eksperimentuar me LSD, ishte i pari që njohu rëndësinë dhe strukturën kimike të komponentëve të pastër që ai i quajti psilocibinë dhe psilocinë.

HISTORI

I rrethuar nga një grup kërkuesish shkencorë që ishte në gjendje të izolonin dhe të identifikonin komponentët e kërpudhës Psilocybe mexicana, Hofmann u ndihmua në procesin e zbulimit prej vullnetit të tij për të përtypur ekstrakte të kërpudhave.

Në fillim të viteve 1960, Universiteti i Harvardit u bë terreni i provave të psilocibinës, në sajë të përpjekjeve të Timothy Leary dhe asistentit të tij Richard Alpert (tani i njohur si Ram Dass). Leary ishte në gjendje të përftonte psilocibinë të sintetizuar.

Në fillim të viteve 1960, një numër i madh përvojash treguan rezultate pozitive në përdorimin e psilocibinës në klinikën psikiatrike, duke përdorur “terapinë psikolitike” (psikoterapinë e lidhur me përdorimin e kontrolluar të substancave psikodelike).

Vitet 1970 do të ishin dëshmitarë të emergjencës së psilocibinës si “enteogjen i zgjedhur”. Por histeria e epokës LSD e përfshiu psilocibinën së bashku me të në Listën (Katalogut) I-rë të drogave të ndaluara në vitin 1971.

MËNYRAT E KONSUMIMIT

Konsumohet: e reduktuar në pudër, e freskët, e tharë, në formë salce, në formë çaji. Në përgjithësi duke u thithur nga hunda ose duke u gëlltitur nga goja. Shumë rrallë tymoset, sepse efektet janë më të dobta në këtë rast.

Doza: përqëndrimi në parim aktiv ndryshon shumë. Dozat mesatare të kërpudhave të thara (shumëzuar me dhjetë për kërpudhat e freskëta) janë:

EFEKTET AFATSHKURTRA

Efektet janë të ngjashëm me ato të prodhuara nga LSD.

Fillimi i efektit të produktit: mesatarisht pas rreth 30 minutave.

Kohëzgjatja e efekteve: 3 deri në 12 orë, sipas llojit dhe përgatitjes së tij (po ashtu nga përmasat, pesha, mosha, etj, e përdoruesit).

Efektet përfshijnë ndjenja të rehatisë (detantës) mendore dhe fizike, ndjenja të plogështisë, ndjenja të shkëputjes nga realiteti dhe, ndonjëherë, ndjenja të rëndesës fizike apo, në të kundërt, të lehtësisë. Gjithashtu, prodhohen ndryshime humori.

Lëndët haluçinogjene modifikojnë thellësisht perceptimin dhe provokojnë një gjendje ëndërrash të pasura me haluçinacione.

Nëse çdo gjë shkon në rregull përdoruesit qeshin shumë.

Efektet sekondare immediate që lidhen me konsumimin e kërpudhave mund të provokojnë: marrje mendësh, dhimbje abdominale, tharrje të gjuhës dhe të gojës, të përzjera, shqetësim, konfuzion, ankth me humbje kontrolli, gjendje eksitimi dhe delire, kriza të frymëmarrjes, turbullime të lëvizjeve dhe të ekuilibrit.

Gjithashtu, ka sinjale për një përshtypje të ngadalësimit të kohës, për skuqje të fytyrës, për një frymëmarrjeje të shpeshtë, për një përshtypje të shkëputjes nga trupi (depersonalizim), për një ndjenjë jo realiteti dhe për një mungesë kapaciteti për tu përqëndruar.

Në planin fizik vihet re një rritje e ritmit kardiak, një hipertension arterial (ngritje e tensionit arterial), një dilatacion i bebeve të syrit, një hipotermi (ulje e temperatures së trupit) dhe një hiperglicemi (ngritje e nivelit të sheqerit).

EFEKTET AFATGJATA

Në rastin e stimulimeve të jashtme të forta të ndjenjave, mund të prodhohen atake të panikut.

Konsumimi i psilocibinës mund të japë turbullime psiqike latente (të fshehta).

Ekziston një flashback: simptomat mund të rishfaqen edhe sikur të mos merret drogë. Nëse abuzohet me psilocibinën këto simptoma mund të bëhen të vazhdueshme (turbullim kronik i shikimit).

Me kalimin e kohës zhvillohet tolerancë për psilocibinën, gjë që ju shtyn të rrisni dozat. Një mbidozë mund të vendosë jetën në rrezik (intoksikacion vdekjeprirës) dhe të bën të humbni më lehtësisht gjendjen normale.

N.q.s. keni ngjarje të mëparshme psikiatrike, ose nëse keni një konsumim të fortë të këtyre drogave, konsumimi i kërpudhave haluçinogjene favorizon gjendjen e ankthit, të depresionit, të dizorientimit, të moskapacitetit për të dalluar realen nga iluzioni. Mund të arrijë që turbullimet psikiatrike (ankthi, fobitë, gjendjet konfuze) të jenë irreversible (të pakthyeshme).

PCP - FENCIKLIDINA

Struktura kimike 2-dimensionale e PCP

Struktura kimike 3-dimensionale e PCP

Fenciklidina përbën një shkurtim kompleks të emërtimit kimik fenil-ciklo-hexil-piperidinë (phenylcyclohexylpiperidine) që përgjithësisht njihet si PCP, duke u nisur nga gërmat e para të emërtimit. Gjithashtu, ajo njihet me emrin “pluhuri i ëngjëllit” dhe me emra të tjerë të rrugës.

Është një drogë me aktivitet rekreativ dhe disociativ (shkëputës nga realiteti) dhe, nga ana tjetër, është përdorur si anestezik, duke patur efekte haluçinogjene dhe neurotoksike.

Në strukturën kimike, PCP është një derivat i arilcikloheksilaminës (arylcyclohexylamine) dhe, në farmakologji, është anëtar i familjes së anastezikëve të tretshëm.

HISTORI

E sintetizuar në vitin 1926, ajo për herë të parë u liçensua në vitin 1952 nga kompania farmaceutike Parke-Davis dhe u komercializua nën emrin (markën) Sernyl (nisur nga serenity - paqe) si një anestezik.

Për shkak të gjysëmperiudhës të gjatë të jetës dhe efekteve të dëmshme anësore si: haluçinacione, mani, delir dhe çorientime, u hoq nga tregu në vitin 1965, për tu kufizuer për përdorime në veterinari si anestezik dhe qetësues për kafshët. Sot veterinerët nuk e përdorin më atë dhe fabrikohet veçse në laboratorë klandestinë.

Në fillimet e viteve 1970 u shfaqën toksikomanët e parë që përdornin këtë substancë, shumë lehtësisht të sintetizueshme në një laborator klandestin. Shumfishimi i rasteve të toksikomanisë çoi, në vitin 1978, në ndalimin e fabrikimit industrial të këtij produkti.

MËNYRA E KONSUMIMIT

PCP mund të thithet me hundë, tymoset, gëlltitet apo injektohet.

Në formën e saj të pastër (“free base”), PCP është një vaj i verdhë (zakonisht i tretur në eterin e naftës, në dietil eteri, ose në tetrahidrofuran).

Pas trajtimit me gaz të klorurit të hidrogjenit, ose me alkool izopropil të ngopur me acid klorhidrik, ky vaj precipiton në kristale ose pluhur të bardhë në të kuqëremtë (PCP hidroklorid). Në këtë formë kripe, PCP mund të thithet me hundë, në varësi të pastërtisë. Megjithatë, shumica PCP në tregun e paligjshëm shpesh përmban një numër papastërtish, si rezultat i prodhimit të improvizuar, duke bërë që ngjyra të shkojë nga e kuqëremtë në kafe dhe përbërja të shkojë nga pluhur në një masë të gomuar (pastë).

Papastërti mund të shkojnë nga një piperidinë reaksioni dhe prekursorë të tjerë, deri në kancerogjenë si benzeni dhe komponimet e ngjashme me cianure të tilla si PCC (karbonitril i piperidinocikloheksilit).

Termi “lëng balsamimi” (embalming fluid) përdoret shpesh për t’iu referuar PCP në formë të lëngshme, në të cilën zhytet një cigare, për tu konsumuar me tymosje, zakonisht e njohur si “anije” (boat) ose “ujë” (water).

Shpesh PCP të ngecet në dorë si LSD, si THC, si meskalinë apo drogë tjetër.

Mostrat e analizuara nga laboratorë të ndryshëm të toksikologjisë përmbajnë 1.3 mg deri në 81 mg PCP, ndërkohë që 1 mg deri në 5 mg janë të mjaftueshme për të provokuar eufori.

EFEKTET AFATSHKURTRA

Efektet zgjasin midis 3 dhe 18 orëve.

E marrë në doza të vogla, prodhohet një gjendje intoksikimi e kënaqshme, një ndjenjë e shkëputjes nga realiteti, deformime të perceptimit dhe vështirësi në përqëndrim e në komunikim.

Me doza më të mëdha, përdoruesit mund të bëhen shumë të mbyllur, paranoiakë, të trembur, agresivë e pasivë. “Udhëtimet e këqija” (bad trip) janë më frekuente me PCP kur ajo shoqërohet me drogat e tjera.

Konsumimi i një doze të tepërt (overdose) mund të provokojë konvulsione, koma dhe vdekje. Konfuzioni që vjen nga konsumimi i drogës mund, gjithashtu, të shkaktojë vdekje aksidentale.

EFEKTET AFATGJATA

Në terma afatgjatë, ka mundësi rikthimi në përdorim, problemet të të folurit shtohen, ka mundësi depresioni, shqetësimesh apo efektesh psikologjike më të përkeqësuara.

Konsumimi i rregullt sjell tolerancë. Përdoruesit kronikë mund të bëhen të varur psikologjikisht. PCP nuk sjell varësi fizike.

PCP prish reflekset natyrale të trupit si rrahjet e zemrës. Madje, nën efektin e PCP, arrin që zemra të humbasë refleksin e rrahjes.

PCP mund të krijojë dëme të pariparueshme në tru, të tilla si humbja e aftësisë për të urinuar dhe për të dalë jashtë natyrshëm.

PCP mund të të bëjë agresiv dhe të prishë kujtesën afatmesme dhe afatgjatë. Ajo mund të shkaktojë turbullime psikologjike apo të shtyjë në vetvrasje, gjatë një përdorimi të zakonshëm apo me mbidozë.

KETAMINA

Struktura kimike 2-dimensionale e ketaminës

Struktura kimike 3-dimensionale e ketaminës

Ketamina është një anestezik dhe një medikament kundër dhimbjeve me veprim të shpejtë, i përdorur kryesisht në kirurgjinë veterinere. Përdoret gjithashtu në shkallë më të ulët në mjeksinë humane. Prind i afërt i fenciklidinës (PCP), ketamina bën pjesë në perturbuesit e sistemit nervor qendror.

Efekti i kërkuar është “shkrirja e shpirtit”, një eksperiencë e afërt me vdekjen që të jep ndjenjën e “shkëputjes së shpirtit nga trupi”, e “lundrimit mbi trupin tënd”. Kjo “ndarje” ka për pasojë haluçinacione të thella dhe ndjenja të të jetuarit në një realitet tjetër. Për këtë arsye përdorim i ketaminës në njerëzit, me qëllime mjekësore, bëhet në të njëjtën kohë një medikament tjetër për të parandaluar haluçinacionet.

HISTORI

Ketamina u sintetizua për herë të parë në vitin 1962 nga Calvin Stevens, një konsulent i laboratorit farmaceutik amerikan Parke Davis, që kryente studime shkencore mbi korrigjimet alfa-hidroksiimine.

Pas studimeve paraklinike premtuese në kafshë, ketamina u testua tek njeriu, në të burgosur, në vitin 1964. Këto testime demonstruan se zgjatja për një kohë të shkurtër e veprimit të ketaminës dhe toksiciteti i reduktuar i sjelljes e bënin atë një zgjedhje më të favorshme se PCP si një mjet anastezik disociues.

Pas miratimit nga FDA në vitin 1970, anestezia me ketaminë u jepej e para ushtarëve amerikanë gjatë Luftës së Vietnamit.

Përdorimi jo mjekësor (për qëllime rekreative) i ketaminës filloi në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara në fillim të vitit 1970. Përdorimi i hershëm është dokumentuar në literaturën e ndaluar të tilla si “Vëllezërit e famshëm, krijesa anormale të mbuluara me qime” (The Fabulous Furry Freak Brothers).

Ketamina është përdorur në kërkimet shkencore psikiatrike dhe kërkimet shkencore të tjera akademike, gjatë viteve 1970, duke arritur kulmin në vitin 1978, me botimin e studiuesit ne psikiatri John Lilly, “Shkencëtari” (The Scientist), dhe atë të Marcia Moore dhe Howard Alltounian, “Udhëtimet në botë e ndritshme” (Journeys into the Bright World), të cilët dokumentuan fenomenologjinë e pazakontë të dehjes me ketaminë.

Tendenca e përdorimit rekreativ të ketaminës u rrit deri në fund të shekullit të 20-të, veçanërisht në kontekstin e festimeve të shfrenuara. Megjithatë, shfaqja e saj si një “drogë e klubit” ndryshon nga drogat e tjera të klubit (p.sh. nga MDMA) për shkak të vetive të saj anestezike në doza më të larta (p.sh., të folurit e shqiptuar keq, imobilizimit).

Rritja e ketaminës në kulturën e vallzimit ishte më e shpejtë në Hong Kong në fund të viteve 1990.

Para se të bëhej një substancë e kontrolluar nga qeveria federale në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1999, ketamina ishte e disponueshme si një përgatitje farmaceutike për qëllime qejfi dhe si një pluhur i pastër, i shitur në sasi të mëdha nga kompanitë vendase të furnizimit kimik. Sot shumica e ketaminës për përdorim jo-mjekësor ka origjinën nga Kina dhe India.

Lidhur me aftësinë e saj për të shkaktuar konfuzion dhe efekte amnezike, ketamina mund t’i bëjë përdoruesit të mundshëm për përdhunim, prandaj ajo quhet edhe “drogë përdhunimi”.

MËNYRA E KONSUMIMIT

Ketamina që fabrikohet për qëllime mjekësore shitet në formën e lëngut.

Në raste të tjera, ajo në përgjithësi transformohet në pudër të bardhë, para se të shitet si drogë e paligjëshme. Pudra thithet me hundë, përzjehet me pije ose tymoset me marihuana apo me duhan.

Lëngu i shtohet pijeve ose injektohet në përgjithësi në një muskul, sepse injeksioni në vena ka për pasojë zakonisht një humbje të koshiencës (ndërgjegjies).

Vetëm veterinerët dhe mjekët mund ta prokurojnë legalisht ketaminën. Ajo, më tej, vidhet ose i ndrohet destinacioni dhe shitet ilegalisht në rrugë ose në klube për përdorim rekreativ (qejfi).

EFEKTET AFATSHKURTRA

Efektet e ketaminës ndjehen zakonisht pas 10 minutash nga konsumimi i saj.

Kur doza e ketaminës është e vogël, përdoruesit provojnë një ndjenjë të dremitjes, të shushatjes ose të tërheqjes në vetvete. Ata do ta kenë ndofta të vështirë të mendojnë qartë, do të ndjehen konfuzë dhe do të kenë një përshtypje të ndryshme të kohës dhe të trupit të tyre.

N.q.s. marrin një dozë më të fortë, mundet që diskutimet e tyre të jenë të pakuptueshme, që ata të harojnë se kush janë dhe ku janë, që ata janë në mëdyshje kur ecin (kur hedhin hapat), që të vënë re një përshpejtim të ritmit kardiak dhe që të kenë të vështirë të marrin frymë.

Një dozë shumë e fortë e ketaminës rrezikon të cojë në humbje ndjenjash.

Efektet e ketaminës zgjasin afërsisht një orë. Disa përdorues rrezikojnë të jenë në gjendje depresioni dhe ankthi, të vuajnë nga humbje kujtese ose të kenë një kthim në gjendjen e parë shumë më vonë se sa të jenë zhdukur efektet e drogës.

Përdoruesit tregojnë që ata kanë përshtypjen e të qënit të dehur, që ata kanë marrje mendsh dhe që kanë ndjenjën e mpirjes në trup. Eksperiencat vizuale përfshijnë një pamje të turbullt, përshtypjen e të parit të “trenave” dhe të “udhëtuarit në hapësirë” dhe haluçinacione të forta dhe tmerruese. Disa persona provojnë një ndjenjë të lehtësimit dhe të “shkrirjes me trupin” ose një “eksperiencë të vdekjes së afërt”.

Përdoruesit e ketaminës rrezikojnë të vënë jetën në rrezik nëse kjo drogë nuk jepet prej profesionistësh të shëndetit në kuadrin mjekësor. Si të gjithë anestezikët, ketamina pengon përdoruesin të ndjejë dhimbjen. Pra, nëse përdoruesi plagoset, ai rrezikon të mos e vërë re këtë.

Sipas dozës së marrë, personat nën influencën e saj rrezikojnë ta kenë të vështirë të qëndrojnë më këmbë apo të shprehen, gjë që rrit rrezikun e plagosjeve të trupit.

Si në rastin e anestezikëve të tjerë, ketamina mund të shkaktojë të vjella. Nga ana tjetër, fakti i të konsumuarit të ushqimeve apo të pijeve para marrjes së ketaminës rrit rrezikun e të mbyturit nga të vjellat.

E marrë me doza më të forta, ketamina mund të deprimojë SNQ, duke provokuar kështu një oksigjenim të dobët të trurit, të zemrës dhe të muskujve të tjerë, gjë që mund të jetë vdekjeprurëse.

Kombinimi i ketaminës me alkol ose me sedative të rrezikon vdekjen.

Një përdorues që merr ketaminë rregullisht zhvillon një tolerancë ndaj efekteve të kësaj droge.

Disa raporte japin gjendjen e simptomave tipike të zverdhjes kur përdoruesit ndalojnë së marri ketaminë.

Nuk njihen efektet afatgjatë, sepse ekzistojnë shumë pak kërkime shkencore mbi përdorimin jo mjekësor afatgjatë të kësaj droge.

GHB - GAMA-HIDROKSIBUTERAT

Struktura kimike 2-dimensionale e GHB

Struktura kimike 3-dimensionale e GHB

γ-hydroksibutirati (GHB), gjithashtu i njohur nën emrin acidi 4-hidroksibutanoik dhe oksibati i natriumit, është një substancë natyrale e zbuluar në sistemin nervor qendror, në verë, në mishin e viçit, në agrumet dhe pothuaj në të gjithë mishrat e kafshëve në sasi të vogla.

GHB, një kripë e natriumit, e njohur nën emrin oksibati i natriumit, shitet nga Jazz Pharmaceuticals nën emrin Xyrem për të trajtuar katalepsinë dhe përgjumjen e zgjatur ditore tek pacientët e prekur nga narkolepsia (përgjumja).

GHB është një psikotrop depresant, i përdorur për qëllime mjeksore ose për qëllime argëtimi. GHB është një strukturë kimike shumë e afërt me atë të një neurotransmetuesi, GABA.

GHB ka qenë përdorur në mjedise mjeksore si anestezik i zakonshëm, për të trajtuar sëmundje si pagjumësinë, depresionin klinik, narkolepsinë, alkolizmin dhe për të përmirësuar performancën atletike. GHB gjithashtu përdoret si një substancë haluçinogjene (ilegalisht, sipas shumë juridiksioneve) ose si një «drogë përdhunimi» (rape drug). Ajo është një produkt natural në qelizat e trupit të njeriut dhe është e lidhur në pikëpamje strukturore me beta-hidroksibutiratin e trupave cetonikë (si të balenës). Duke qenë suplement/drogë, ajo përdoret shumë shpesh në formën e një kripe. GHB është gjithashtu produkt i procesit të fermentimit dhe, kështu, është zbuluar në sasi të vogla në disa birra dhe verëra.

GHB sintetizohet duke u nisur nga γ-butirolaktoni (GBL), duke shtuar hidroksid natriumi (NaOH) në etanol ose në ujë.

Në trurin e mamiferëve, GHB sintetizohet duke u nisur nga acidi gama-aminobutirik (GABA).

GHB konsiderohet si më pak toksike se GBL për efekte të njëjta.

Si drogë, GHB përdoret më shpesh në formën e një kripe kimike (Na-GHB ose K-GHB) dhe shitet në shumicën e kohës në formën të lëngët (cristal), por ndonjëherë në formë pudre.

GHB parandalon përkohësisht difuzionin e dopaminës dhe në këtë mënyrë rrit përqendrimin e saj në sinaps.

GHB stimulon prodhimin e hormonit të rritjes nga gjëndrra e hipofizës.

GHB vepron mbi endorfinat që i japin GHB-s veti sedative (qetësuese) dhe anestezike.

GHB vepron veçanërisht në septum dhe hipokamp nëpërmjet locus cœruleus. GHB administron pjesërisht sjelljet e alarmit, të frikës, të shqetësimit dhe të vesit.

Gjithashtu, është GHB që ve ansamblin e muskujve të trupit në gjendjen e relaksimit të thellë (madje në paralizë) gjatë endërimit, apo gjatë gjumit.

HISTORI

Sinteza e substancës kimike GHB në fillim është sinjalizuar në vitin 1874 prej Alexander Zaitsev, por, në fillim, kërkimi shkencor kryesor mbi përdorimin e saj tek njeriu është kryer në vitet 1960, në laboratoret Balmer & CO, prej Dr. Henri Laborit në studimin e neurotransmetuesit GABA.

GHB me shpejtësi gjeti një gamë të gjerë të përdorimit për arsye të efekteve të tij dytësore minimale dhe të kohëzgjatjes së shkurtër të veprimit, duke pasur parasysh rreziqet e paraqitura nga kombinimi i saj me alkoolin dhe me depresantë e tjerë të sistemit nervor qendror (SNQ).

GHB është përdorur gjerësisht në Francë, në Itali dhe në vende të tjera europiane që prej disa dhjetra vjetësh si një agjent i lindjes dhe një anestezik gjatë lindjes.

Problemet me mundësinë e tij për abuzim dhe zhvillimi i medikamenteve të rinj solli një zvogëlim të përdorimit mjeksor ligjor të GHB-s kohët e fundit.

4-hidroksi-butirati i karbonatit të natriumit është përdorur si anestezik i përgjithshëm dhe si hipnotik në trajtimin e pagjumësisë (insomnisë), veçanërisht në trajtimin e narkolepsisë me emrin e markës Xyrem©, ose, në Francë, me emrin Gamma-OH©.

Që prej shumë vitesh, në vendet e ulta (Hollandë, Belgjikë, etj), GHB mund të blihet si një afrodiziak dhe euforizant në një «smart shop».

Sot, të vetmet aplikime mjeksore të zakonshme të GHB-s janë në trajtimin e narkolepsisë dhe, më rrallë, në trajtimin e alkolizmit.

Duke filluar nga vitet 1990, GBH është përdorur si «drogë e përdhunimit», sepse tretet lehtësisht në alkol (shije shumë e lehtë) dhe, me doza të forta, indukton një gjendje hipnotike dhe amnezie (turbullime të kujtesës). Ky përdorim konsiderohet si shumë i përhapur në SHBA dhe në Kanada, ku produktet e nevojshëm për fabrikimin e GHB janë në shitje të lirë.

Në vitet 1980, ata që bënin «body building» e përdornin GHB si plotësues ushqimor, sepse ajo stimulon hormone të rritjes. Ky përdorim është ndaluar në rrjedhën e viteve 1990.

Deri në vitin 1998, GHB ka qenë relativisht e disponueshme në Internet.

Sipas OICS (Organe International de Contrôle des Stupéfiants apo International Narcotics Control Board), ashtu si shumica e «drogave sintetike», prodhimi kryet pranë vendeve të konsumimit në saj, me anë të vënies në funksionim të laboratorëve lëvizës.

Në SHBA, është ndaluar shitja për publikun në vitin 2000, por që nga viti 2002 GHB është këshilluar në trajtimin e narkolepsisë së shoqëruar me katapleksi.

Në shumicën e vendeve GHB është e kataloguar sipas konventës së vitit 1971 mbi substancat psikotrope.

EFEKTET AFATSHKURTRA

Efektet e GHB manifestohen shpejt, për 10 deri 15 minuta, mesatarisht, dhe zgjasin për 45 deri 90 minuta.

Efektet e kërkuar janë:

Efektet afatshkurtër janë:

EFEKTET AFATGJATA

Përdorimi i tepëruar dhe i zgjatur në kohë të çon në tolerancë dhe në varësi fizike.

Simptomat e shkëputjes (zvjerdhjes, abstinencës) janë të shpejta dhe përfshijnë shqetësime, pagjumësi, turbullime, irritim, ndjeshmëri ndaj stimujve të jashtëm (zhurmës, ndriçimit, prekjes), takikardi dhe ngërçe muskulare. Këto simptoma të shkëputjes (zvjerdhjes, abstinencës) shfaqen nga 1 deri në 6 orë pas konsumimit të fundit dhe zhduken pas 2 deri në 21 ditë në funksion të varësisë.

Të vetmet raste të mbidozimit me GHB të njohura tek njeriu lidhen me një përzjerje të GHB me alkol, përzjerje shumë shpesh e hasur në rastin ku GHB përdoret si drogë kënaqësie.

Duke qenë se efektet e alkoolit dhe të GHB janë sinergjikë, kombinimi i të dyve në masë të madhe e kthen GHB de facto shumë toksike.

GBL - GAMA-BUTIROLAKTON

TË DHËNA TË PËRGJITHËSHME

Struktura kimike 2-dimensionale e GBL

Struktura kimike 3-dimensionale e GBL

Gama-butirolaktoni (GBL) është një prekursor i acidit gama-hidroksibutirik (GHB). Ai përdoret në industri si solvent për bojrat e pikturës, për vernikët e thonjve ku karakteristikat e tij shumë acide shkrijnë plastikën, pastrojnë dhe zbardhin vernikët. Meqenëse gama-butirolaktoni (GBL) trensormohet në trupin e njeriut në GHB, çfarë është thënë më lart për GHB vlen edhe për GBL.