Dr. Shk. Monika Fida, Dermatolog

Mosha

50 vjeç

Gjinia

Femër

Kombësia

Shqiptar

Telefon

042 404060

Celular

0682064725

Email

monikafida@yahoo.co.uk


Website

www.ADerma.com


Specialitetet

Dermatologji

Procedurat

Vizita Dermatologjike; Dermatoskopi digitale; Trajtime me Lazer( Kirurgji, Teleangioektazi, rigjenerim,epilim). Botoks e Fillers Peeling kimik

Vendi i punes

Klinika A-Derma, RRuga "Don Bosko", Pallati 2 majtas., Tirane
Kualifikime profesionale
Specialist mbi terapite me Lazer 2005 Instituti IDI Trajtimet me Laser ne dermatologji Dermatoskopia dhe roli i saj
Kualifikim mbi Dermatoskopine 2008 Universiteti Graz/ Austri Melanoma Malinje Carcinoma Basal qelizore Carcinoma Spinoqelizore
3 Kualifikim mbi Dermatoskopine 2012 Universiteti Vjenes
Kualifikim mbi Laser Terapine 2012 Universiteti Harwardit, Boston, USA
Përshtypje nga pacientet

Pershendetje doktoreshe, ne jemi nga kosova, se shpejti do te vizitojme kemi nevoje per ndihmen tuaj.

Dërguar nga Fuat Morina, më 13 Mars 2012 në 04:11

Pershendetje Dr.Monika, Une jam Mira nga Laci. Kam nje problem me djalin tim. Ka 5 vjet qe djali im vuan nga semundja e dermatitit sebhorreik, une djalin e kam 21 vjec, dhe ai ka shku ne shume doktorre, ka perdore shume mjekime, dhe shume semundja e tij eshte bere kronike, ai merzitet shume, sepse fytyra e tij i skuqet here pas here, edhe pse ai ka perdor mjekim me shampo, dhe solucion, ka pasur raste edhe ne shkolle nuk ka shku se i prishet bukurija si djale i ri qe eshte. Te lutem Monika cfare duhet te bej une per djalin, se nuk me ze gjumi i nates, per kete problem qe kam per djalin timPres nje pergjigje nga ti. Miranda .

Dërguar nga Miranda Bara, më 01 Dhjetor 2014 në 16:19

Miranda pershendetje. Sigurisht qe se pari une duhet ta vizitoj djalin tuaj pasi nuk mund te pershkruaj medikamente vetem nga ato qe me thoni. Stresi qe prejeton djali sigurisht e perkeqeson situaten. Perpiquni ti qendroni prane. Dermatiti seborrheic perkeqesohet nga stresi. Planifiko ne vijim nje vizite.

Dërguar nga Monika Fida, më 04 Dhjetor 2014 në 03:36

Pershendetje Dr.Monika.kam nje shqetesim me lekuren vetem ne kembet qe me krijohem pucra te vogla si pika te kuqe dhe anash bikinit.mund te me ndihmoni ju me kete problem? Faleminderit.

Dërguar nga Enida Domi, më 08 Mars 2015 në 07:35

Pershendetje doktoresh ju lutem amund tme jepni ndonje informacjon rreth largimit te qimeve te fytyres tek meshkujt, sepse bashkeshortit tim te pjesa e mjekrres i eshte hequr vetvetiu nje pjese e qimeve dhe tani ka ngele si nje pulle ka gati 1 muaj dhe nk i dalin qimet fare, cfar e shkakton kte dhe si mund te rigjenerohen qe te dalin serish

Dërguar nga Aurela, më 08 Maj 2015 në 03:07

Jam shume e kenaqur nga Doktoreshe Monika. Ne cdo vizite ka qene gjithnje shume e kujdeshme, shume profesionale. Jua rekomandoj!

Dërguar nga Suela, më 11 Tetor 2016 në 13:48




Pershendetje kam gati nje vit e gjysem qe porthuajse cdo dite me dalin pucra si flluska me uje kryesisht ne pjesen e barkut dhe komplet kembet komplet posht theksoj qe me dalin ne mengjes nga ora 9dhe zhduken rreth ores 12-13.kam kryer vizite ne dermatologe me ka dhene cetrizine dhe kur pi ate ne darke nuk me dalin diten tjter.mirpo kam kohe qe i vazhdoj dhe kam frike mos demtojne.gjithashtu kam bere vizite tek alergiologe me ka bere testin e alergjise per disa lloje ushqimesh asnje nuk ka rezultuar pa rezultat.gjithashtu kam bere Cek-up analizat ne rregull.ne pamundesi te ndjekjes ne klinika te specializuara ju drejtova tju pyes juve.jam 30 vjece.faleminderit paraprakisht.pres nje pergjigje

Dërguar nga Visi, më 28 Prill 2020 në 11:23

Pershendetje. Referuar ankesave qe paraqet dhe historikut te semundjes mendoj qe behet fjale per nje diagnoze qe quhet Urtikarie. Por ne disa raste mund te jete dhe kronike e zgjat me muaj e vite , me shume se 6 jave. Por kjo semundje do ndjekje e trajtim te gjate ne kohe. Perdorimi i ceterizines eshte ok por do ju rekomandoja te ndiqeni prane nje mjeku sic mund te jete alergologu i lagjes.

Përgjigje nga Dr. Shk. Monika Fida, më 28 Prill 2020 në 11:40

Pershendetje kam nje problem nga jam 33 vjece nga 17 muaj me bien shum flokët nuk kam ndonjë problem shëndetësor me jan përgjysmuar a mund të me ndihmoni çtë bej

Dërguar nga Elida, më 26 Nentor 2020 në 02:34

Pershendetje . Se pari te duhen disa ekzaminime ; Gjak komplet, titer aslo, tsh, t3, t4,ferritinemi.

Përgjigje nga Dr. Shk. Monika Fida, më 09 Dhjetor 2020 në 00:54

Pershendetje kam nje problem me aknet ne fytyre ,jam 25 vjece dhe nuk kam pasur probleme me perpara me aknet po bej gati 1 muaj qe me jan shfaqur dhe nuk me ikin.
Cfar kure do me sugjeronit qe te perdor .Faliminderit

Dërguar nga juliana, më 19 Janar 2021 në 05:41

Pershendetje, Aknet jane nje patologji qe kerkon nje trajtim te zgjatur sepse shpesh kerkon nje kohe te gjate per trajtim. A mund te planifikosh tju vizitojme dhe te bejme nje plan te detajuar mjekimi?

Përgjigje nga Dr. Shk. Monika Fida, më 19 Janar 2021 në 06:00

Pershendetje! Kam beben 6 muajshe, por qe tri muajsh ka vuajtur nga dermatiti atopik, nje acarim i faqeve dhe afer vesheve. Ushqehet me qumesht gjiri. Por me fillimin e ushqimeve te ngurta ( edhe pse ushqimi eshte testuar nga 3 dite ) ai eshte edhe me i acaruar. Kam provuar kuti cerealesh, qe ne perberje kishin edhe qumesht dhe i kane dhene alergjii me te theksuar me kruarje dhe skuqje sysh ( kuptohet qe nuk ia perdor me , madje asgje qe ka qumesht lope ne perberje). A mund t'i behen teste te alergjise ne kete moshe dhe cfare lloji nese po, ju lutem? Dhe a a ka zgjidhje dermatiiti atopik apo duhet te presim te zhduket me kalimin e kohes, pa mediikamente?Falemiinderit!

Dërguar nga Rina, më 10 Prill 2021 në 06:43

Doktoresha Monika është doktoresha me e mire, dhe me e komunikueshme qe unë kam takuar ndonjëherë.❤️

Dërguar nga Lirie, më 05 Janar 2022 në 06:12

Pershendetje! Kam nje shqetesim lidhur me duart. Cdo mengjes zgjohem me duar te enjtura, dhe me shpojne. Keto simptoma mund ti kem edhe gjate dites. Cfare me sugjeroni te bej?

Dërguar nga Romina Durollari, më 14 Shkurt 2023 në 15:41

Pershendetje , edema e duarve eshte nje simptom qe duhet ta diskutoni me mjeke te fusha e te tjera , duhet te shihet rasti në kompleks në se vuan Nga patologji te tjera si kardiake ose renale . Beni ju Lutem Se pari nje Konsulte me mjekun e Familjes .

Përgjigje nga Dr. Shk. Monika Fida, më 15 Shkurt 2023 në 03:39

Prsh. Un km 1 shqetsim ne dimer me djersiten duart dhe kembet me rrin akull dhe me han ne qoft se ngrohen ose nxehen kur rri afer zjarrit. M kruen shum kembet

Dërguar nga Arjola, më 15 Shkurt 2023 në 13:12

Arjola Pershendetje . Te Lutem Tju konsultoj nfa afer . Planifiko ose nepermjet sistemit te regjistrimit QSUT ose prane klinikes Aderma.

Përgjigje nga Dr. Shk. Monika Fida, më 15 Shkurt 2023 në 13:18

Arjola Pershendetje . Te Lutem Tju konsultoj nfa afer . Planifiko ose nepermjet sistemit te regjistrimit QSUT ose prane klinikes Aderma.

Përgjigje nga Dr. Shk. Monika Fida, më 15 Shkurt 2023 në 13:18

Pershendetje djali 13 vjec ka tre dite qe ne faqe I ka dal nje si flluske gjaku por qe eshte rritur cdo dite Duke luajtur e kishte ngacmuar mirpo I del shume gjak pastaj pushon po prap mbushet ajo flluska dhe I dallon si kokerr gjaku ju lutem doktoresh me thoni eshte dicka serioze

Dërguar nga Lena, më 04 Korrik 2023 në 13:16

Pershendetje . Për momentin vetem Lyeje me solucion Betadine , Veri nje garze dhe mbi te leokoplast . Në vijim duhet ta shoh nje mjek dermatolog Sepse do te kerkoje trajtim .

Përgjigje nga Dr. Shk. Monika Fida, më 05 Korrik 2023 në 00:51

Mirëmbrëma Dr. Monika, më ka dalë një njollë kafe më e vogël se një thua në dekolte dhe më ka shqetësuar se nuk e kam patur. Të lutem, edhe pse e kuptoj që duhet të bëj vizitë live, a duhet të shqetësohem për prezencë mekanike? Faleminderit shumë paraprakisht

Dërguar nga Albana , më 21 Shkurt 2024 në 13:58

Pershendetje , paraprakisht ju duhet nje ekzaminim me dermatoskopi për te vleresuar lezionin .

Përgjigje nga Dr. Shk. Monika Fida, më 22 Shkurt 2024 në 04:20
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten