Dërguar nga:

Kanceri i testikulit (Pjesa e dytë)

Stadifikimi i kancerit te testikulit

Mbasi vendoset diagnoza, hapi i dyte eshte percaktimi i perhapjes se tumorit. Per kete rekomandohet:

  • Skaner. Me ane te saj meren imazhe te barkut, gjoksit dhe legenit per te pare shenjat e perhapjes se tumorit.
  • Analizat e gjakut. Keto nevoiten per te gjetur nje nivel te larte te markuesve tumorale i cili ndihmon mjekun per te pare nese ende ekziston kanceri ne trup edhe pas heqjes se testikulit.
Stadet e kancerit te testikulit jane:
  • Stadi I. Kanceri eshte i kufizuar ne testikul
  • Stadi II. Kanceri eshte shperndare ne limfonodulet ne bark.
  • Stadi III. Kanceri eshte shperndare ne pjese te tjera te trupit; zakonisht ai shperndahet ne mushkeri dhe melci.
Trajtimi

Menyra e trajtimit te kancerit te testikulit varet nga disa faktore sic jane tipi dhe stadi i kancerit, gjendja e pergjithshme shendetesore, dhe preferenca e pacientit.

Trajtimi Kirurgjikal

Operacionet e perdorura per kancerin e testikulit perfshijne:

  • Operacioni per te hequr testikulin.eshte operacioni kryesor pothuajse per te gjithe stadet dhe tipet kancerit te testikulit.
  • Operacioni per te hequr gjendrat limfatike qe kane lidhje me tumorin, hiqen te gjitha gjendrat e perfshira ne kete semundje.

Ne rastet kur kanceri i testikulit eshte kapur ne fazat e hereshme, nderhyrja kirurgjikale mund te jete i vetmi trajtim i nevojshem. Ne keto raste, pas operacionit, i semuri duhet te kryeje vizita disa here ne vit per vitet e para, dhe pastaj me rralle. Mbas ketyre ai duhet te beje skaner dhe analiza gjaku per te perjashtuar mundesine e perseritjes se semundjes.

Mjekimi me rreze (Radioterapia)

Ky mjekim konsiston ne perdorimin e rrezeve me fuqi te larte sic jane rrezet X per te shkateruar qelizat kanceroze. Radioterapia nganjehere eshte nje opsion trajtimi per te semuret qe kane tipin seminoma te kancerit te testikulit sidhe mund te rekomandohet mbas heqjes se testikulit me ane te operacionit. Rrezatimi mund te shkaktoje infertilitet.

Kimioterapia

Kjo konsiston ne perdorimin e medikamenteve per te shkateruar qelizat kanceroze.

Kimioterapia mund te jete mjekimi i vetem ose mund te rekomandohet perpara ose pas heqjes se gjendrave limfatike.

Parandalimi

Nuk ka asnje mundesi per parandalimin e kancerit te testikulit. Rekomandohet vetekontrolli i testikujve per ta zbuluar kancerin ne fazat e para. Koha me e pershtaeshme per kete eshte ajo mbas berjes se nje banje me uje te ngrohte. Ngrohtesia e ujit relakson skrotumin duke bere me te lehte zbulimin e ndonje formacioni jo te zakonshem. Per te bere kete duhet te ndiqen disa hapa:

  • Qendro perpara pasqyres dhe shiko lekuren e skrotumit per ndonje fryerje.
  • Kontrollo me duar te dy testikujt duke vene gishtin e madh mbi testikul dhe dy gishtat e tjere nen te.
  • Me delikatese rrotullo testikulin midis gishtit te madh dhe dy te tjereve. Zakonisht testikujt jane te lemuar, ne forme ovale dhe me konsistence solide ne nje fare menyre. Eshte normale qe nje testikul te jete lehtesisht me i madh se tjetri. Nese preket ndonje koker duhet konsultuar me mjekun.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 840 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten