Dërguar nga:

Steriliteti mashkullor nga varikocela (Pjesa e dytë)

Në moshën e pubertetit, testikujt pësojnë një rritje të shpejtë dhe gjaku, që shkon drejt tyre është ne sasi më të madhe, por nëse valvulat e venave nuk arrijnë ta rikthejnë të gjithë gjakun e ardhur në testikuj, krijohen kushte, që një pjesë e gjakut të mbetet në zonën skrotale, duke krijuar zgjerime varikoze në zonën skrotale, pra krijohet varikocela. Mund te shfaqet në të dy testikujt, por vlen të theksohet se në përqindjen më të madhe prek pjesën e majtë të skrotumit, sepse në këte pjesë ka një fluks gjaku më të madh.

DIAGNOZA

Nga anamneza janë të pakta informacionet, që mund të merren, për shkak të shqetësimeve klinike të pakta dhe, që mund të neglizhohen nga pacientët. Shpesh, pacientët drejtohen tek mjeku për paaftësinë riprodhuese të çiftit. Kështu që, ata do t!i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

EKZAMINIMI OBJEKTIV: në shumicën e rasteve, vizita e specialistit e konstaton diagnozën. Në pozicionin shtrirë apo në këmbë të pacientit, me apo pa manovrën e Valsalvës, nëse konstatohet me sy të lirë apo me prekje, në pjesën e sipërme të testikulit, pleksusi venoz i zgjeruar, atëhere mund të themi se pacienti paraqet një varikocele.

KLASIFIKIMI KLINIK I VARIKOCELËS SIPAS DUBIN:

Grada e parë: Varikocele e prekëshme vetëm me manovrën e Valsalves.

Grada e dytë: Varikocele e prekëshme edhe pa provën e Valsalves.

Grada e tretë: Varikocele e dukëshme edhe nga inspeksioni i thjeshtë.

Shpesh herë mund të konstatohet një zvoglim i testikulit të interesuar, në krahasim me testikulin e anës tjetër. Volumi i testikujve më mirë matet me anë të ekografisë. Nëse në ekodopler, konstatohen çrregullime të testikujve apo të epididimisit dhe prezenca e varikocelës, ky është shkaku i 30% të sterilitetit mashkullor.

Ose varikocela mund të manifestohet vetëm me çrregullime të prodhimit të spermatozoideve. Në këto raste duhen bërë ekzaminime laboratorike, për të përcaktuar gjendjen. Ekodopleri është ekzaminimi instrumental kryesor për vlerësimin e varikocelës, për të matur volumin e testikujve, për të vënë në dukje zgjerimet e pleksit venoz patologjik, për të vlerësuar fluksin e gjakut në brendi të venave të zgjeruara në pozicione të ndryshme, etj.

Gjithashtu, pacienti duhet ti nënështrohet vlerësimit laboratotik të spermës, me anë të së cilës, përcaktohet numuri i spermatozoideve, lëvizëshmëria, si edhe gjendja e tyre. Ekzaminimi mikrobiologjik apo spermokultura, shërben për të përjashtuar një infeksion bakterial, që mund të prishë cilësinë e spermës. Nga ekzaminimi i spermogramës, mund të marrim të dhëna për gjendjen e spermatozoideve si edhe për shkaqet më të shpeshta të sterilitetit mashkullor, të cilat mund të jenë :

  • Oligospermia, kur në lëngun spermatik koncentrimi i spermatozoideve është më pak se 20% për mililitër.
  • Astenospermia, kur lëvizja e spermatozoideve është më e vogël se 50% nga norma.
  • Oligo - astenospermia, është kur ka disa kondita patologjike : spermatozoidë më të pakët në numur dhe më pak të lëvizëshëm.
  • Teratospermia: nëse më shumë se 40% të spermatozoideve paraqesin anomali.
  • Azospermia: mungesa totale e spermatozoideve.
  • Necrospermia : prezenca e spermatozoideve të vdekur.
  • Piospermia: spermatozoidë të infektuar me qelb.
  • Polispermi : kur ka një koncentrim të spermatozoideve më shumë se 200 milion për mililitër.

Për një spermatogenezë korrekte, temperatura skrotale duhet të jetë e ulët. Për ngritjen e temperaturës influencojnë veshjet intime shumë të ngushta dhe pa ajrosje, ekspozimi në burime nxehtësije, qëndrimi ulur në të njejtin pozicion gjatë shumë orëve të ditës. Eliminimi i këtyre faktorëve mund të favorizojë prodhimin më të mirë të spermatozoideve.

Bëhet edhe ekzaminimi hormonal.

TRAJTIMI

Trajtimi i sterilitetit mashkullor mund të jetë kirurgjikal, ose konservativ. Trajtimi konservativ, bazohet në përdorimin e antibiotikëve, antinflamatorëve, hormoneve, apo të përdorimit edhe të antioksidantëve, të cilët shtojnë sasinë e spermës në subjekte që kanë një ejakulacion të dobët. Nuk duhet të harrojmë që, shpesh herë, ankthi, stresi psikologjik, influencon në efektet e terapisë.

Kurimi i sterilitetit mashkullor ka si qëllim, që të përmirësojë spermatogenezën dhe cilësinë e spermës. Për personat, që vuajnë nga varikocela, aktualisht ka dy taktika të trajtimit: trajtim kirurgjikal, i cili konsiston në eliminimin e varikocelës me një prerje të vogël mbi zonën inguinale, të lokalizojë venën testikulare të zgjeruar dhe të realizojë lidhjen e saj, duke ruajtur elementet anatomikë, që janë në afërsi të saj.

Si mund të parashikohen rezultatet?

Interventi rezulton me rezultate të kënaqëshme në 60 - 70 % të pacientëve. Nga ana tjetër, ky intervent është me shumë rëndësi, sepse bën që të ndalojë dëmtimi i funksionit testikular, për të mos çuar më tej prishjen e funksionit hormonal të testikujve.

Komplikacionet e këtij interventi janë minimale. Në një përqindje të vogël rastesh, arteria spermatike qëndron e lidhur ngushtësisht me venën spermatike dhe bëhet i vështirë veçimi i venës me sy të lirë. Lidhja apo dëmtimi i venës së bashku me arterien, mund të çojë në atrofinë testikulare. Në raste të rralla mund të formohet hidrocela, si pasojë e grumbullimit të lëngut në funikulin spermatik, që mund të pasohet edhe me hernie.

Metodë tjetër e trajtimit është skleroembolizimi perkutan i venës spermatike. Kjo është metodë mini invazive, që trajtohet në kirurgjinë ditore. Kontrolli i rezultateve të ndërhyrjes bëhet 3 - 4 muaj pas manipulimit.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 350 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Komente nga lexuesit

Nje artikull shume informues dhe teper i vlefshem. Ju faleminderit per kete!!!

Shikoni une jam 17 vjec dhe jam diagnostikuar me Varikocela.
Bera nje anaize spermograme ne nje laburator privat dhe me doli qe kisha (azospermi)pra munges totale spermatozoidesh

Dyshoj shume qe analiza te jet bere e sakt pasi provza ndejti me shume se 15 minuta ne banakun e laburatorit, para se te vinte doktoresha.
(Shumica e laburatorve pretendojn se e bejn kete analize)
Nejse pyetja ime eshte se nqs kjo analize eshte e sakte edhe une kam (azospermi) nuk kam me shpresa per te krijuar nje familje ne te ardhmen apo jo???


Do e vlersoja shume nqs me ktheni nje pergjigje.

Dërguar nga Klodian miko, më 26 Prill 2017 në 17:06
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten