Dërguar nga:

Nje tjeter alternative ne trajtimin e ekinokokozes cistike te melcise (Pjesa e dytë)

Vendi yne ndodhet nje nje nga vatrat e rendesishme te endemise hydatike (Gadishulli Ballkanik). Per kete aresye duhet ushtruar nje vemendje me e madhe per njohjen dhe trajtimin e kesaj patologjie, e cila shkakton pasoja te renda sociale dhe ekonomike.

Ekinokokoza (Hydatidoza) eshte nje zoonoze parazitare e shkaktuar nga stadi i pjekur dhe larvar i cestodit te Echinococcus granulosus. Sinjalizimet per kete patologji i perkasin Shekullit te 4-te para eres se re te pershkruara nga Hypokrati si cista te mbushura me uje dhe qe nga ajo kohe sigurisht qe jane bere shume progrese qe i perkasin metodave te analizave, kontrollit dhe mundesive te prevenimit te kesaj semundje, teknikave te trajtimit kirurgjikal si edhe me metoda me pak invazive. (2)

Paraziti qe te zhvillohet, ka nevoje per prezencen e dy mamifereve, si bujtes, per te plotesuar ciklin vital; nje bujtes te perhereshem ku tenia e pjekur zhvillohet ne zorren e holle si edhe per nje bujtes te ndermjetem tek i cili metacestodet zhvillohen ne organe. Bujtesi definitiv, zakonisht eshte nje mishngrenes qe infektohet duke gelltitur protoskolekse. Keto mund te jene me mijera ne brendi te cdo ciste dhe sejcili eshte i afte te zhvilloje nje forme te pjekur seksualisht (4 – 7 mm gjatesi). Format e pjekura prodhojne veze 20-40 mikron dhe secila permban nje embrion te vetem (onkosferen), e cila eliminohet me fecet e bujtesit definitiv. Vezet jane te afta te mbijetojne per nje kohe te gjate ne mjedise te ndryshme ku bien dhe gelltiten nga nje numer i madh speciesh barngrenesish qe ne kete menyre konsiderohen si bujtes ndermjetes. 3) Ne Shqiperi eshte vene re vetem forma e Echinococcus Granulosua (Cysticus) qe transmetohet nga qeni tek kafshet shtepijake. Njeriu infektohet nga kontakti direkt apo indirekt me qenin e infestuar.

Echinococcus granulosus eshte nje tenia e vogel, me gjatesi 2 – 7 mm, e perbere nga :

  • Koka me 4 venduze
  • Qafa qe eshte e shkurter dhe e ngushte
  • Trupi (strobili) qe zakonisht perbehet nga 3 apo 4 proglotide qe nganjehere mund te arrijne deri ne 6.(4)
Fig. 7. Proglotid i pjekur i Echinococcus granulosus i mbushur me veze. (4).

Nga mesi i viteve '80 u fut ne Europe nje teknike me pak invazive per trajtimin e cistave hydatide te melcise. Kjo teknike eshte me pak e rrezikeshme dhe me ekonomike se trajtimi kirurgjikal .

Teknika ne fjale eshte emeruar PAIR (Punksion, Aspiracion, Introduksion dhe Reaspiracion). Qellimi kryesor i ketij punimi eshte pershkrimi dhe berja me dije te pergjitheshme, per keto metoda, pse jo edhe aplikimi i tyre i mundeshem ne vendin tone, sigurisht ne raste te pershtateshme.

PAIR eshte teknika me e pershtateshme per cistet hepatike CL, CE1, CE2 dhe CE3, me vecanti qe te kene nje diameter me te madhe se 5 cm si edhe per cista multiloculare dhe te shumte, gjithnje me te medhej se 5 cm. (5).

Kjo teknike konsiston ne punksionin perkutan nden Ekografi, aspirimin e permbajtjes cistike dhe injektimin e nje substance me veprim skolekticid (qe zakonisht perdoren alkool steril 95%) ne sasi sa 1/3 e lengut te aspiruar dhe se fundi behet rithithja e permbajtjes cistike pas 5 minutash. Kur mund te perdoret NaCl 15% ky duhet te rithithet pas 15 deri 20 minutash. (5)

Ne fillimet e saja, teknika PAIR ishte e rezervuar per pacientet qe nuk mund ti nenshtroheshin apo qe refuzonin interventin kirurgjikal. Pas eksperiencave te para pozitive, te gjitha cistat e grupeve CE1 dhe CE2 qe nuk i jane pergjigjur pozitivisht terapise mjeksore, jane trajtuar me metoden PAIR. (6)

Theksojme se kjo teknike duhet te aplikohet vetem nga mjeke eksperte, nden kujdesin e specialistit te terapise intensive qe duhet te jete i gateshem per te nderhyre ne rast te komplikacioneve intraoperatore.

Teknika PAIR duhet te aplikohet vetem ne paciente qe i jane neneshtruar perpara saj nje trajtimi kemioterapik me Benzimidazolike se paku per 4 dite perpara trajtimit dhe minimalisht per 1 muaj post-PAIR me Albendasole apo per 3 muaj me Mebendasole, per te zvogeluar riskun e ricfaqjeve te cistave sekondare.

PAIR eshte teknika me e pershtateshme per trajtimin e cistave hepatike CL, CE1, CE2, dhe CE3, sidomos kur kane nje diameter me te madh se 5 cm si edhe per cista multiloculare dhe multiple, gjithnji kur jane me te medha se 5 cm. Diameter. (7)

Fig . 8 : Paraqitja skematike e procedures PAIR. WHO/CDS/CSR/APH/2001.6 . PAIR: Puncture, Aspiration, Injection, Re-Aspiration
An option for the treatment of Cystic Echinococcosis
World Health Organization
Department of Communicable Disease,
- Surveillance and Response. Faqe 20.

Legjenda e Fig. No. 8 :

  1. Punksion dhe vleresim mikroskopik i permbajtjes cistike.
  2. Aspirimi i permbajtjes.
  3. Injektimi i lendes skolekticide
  4. Rithithja e lendes se injektuar
  5. Cista duhet te punktohet trans hepatik dhe jo ne pjesen me te eksteriorizuar.

Kjo teknike mund te perdoret edhe ne paciente qe kane paraqitur nje recidive pas nje interventi kirurgjikal apo qe nuk kane patur efekt nga terapia me kemiopreparate.

Nderkohe eshte e kondraindikuar ne trajtimin e cistave siperfaqesore, ne ato te kalcifikuara apo per ato qe kane komunikime me duktuset biliare (per shkak te kolangitit qe mund te shkaktohet nga kontakti i lendeve skolekticide me vijat biliare. (8)

Rastet e recidivave jane pershkruar te rralla (1 – 6 %), ndersa perfundimet letale . (0,1%). (9)

Ne literaturen boterore, gjenden shume referime per trajtimin farmakologjik te cistave hydatide, me rezultate qe jane per tu patur ne konsiderate.

Autoret (9) kane ndjekur dhe dokumentuar mbi 2000 raste te pacienteve te trajtuar me preparate benzimidazolike dhe 12 muaj pas trajtimit kane paraqitur keto rezultate te arritura :

  • 10 – 30% te pacienteve kane patur nje regresion te cistave.
  • 50 – 70% kane patur degjenerim te cistave apo edhe nje reduktim te volumit.
  • 20 – 30% nuk kane paraqitur asnji ndryshim.
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 384 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Kirurgji e përgjithshme
Komente nga lexuesit

Pershendetije !Do doja te kisha nje kontakt me Dt Viktor Qershniku pasi kam mamin me nje semundje te till.Eshte operuuar dy here brenda nje perjudhe kater vjecare dhe i eshte perseritur prap.Do doja nje konsult nga ana juaj.Ju faleminderit!

Dërguar nga Monika, më 24 Tetor 2017 në 06:04

E ndeuar Monika ,
Mund të më kontakti I në telefon në
Numurin 0672161158 .
Me respekt ,
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 24 Tetor 2017 në 13:13

Pershendetje doktor. Shum doktor dyshojn se mami im ka ket lloj semundje po ekzaminimet e kryera te spitali amerikan i tiranes i dalin ce ka kist me uj ne melci ka mar kurim me ilace te rekomanduar nga spitali amerikan dhe ilace bimore u ben gati 6 muaj dhe asnje rezultat. Ju lutem pergjigjuni ketij rasti sepse jam shum e shqetuar nga kjo gje. Edhe nje her po ju lutem.

Dërguar nga Eva Mucmata, më 18 Shkurt 2019 në 00:38

E nderuar ....... ,
Ju rekomandoj qē nē pamundēsinē t'uaj pēr ta
konsultuar pacienten nē Tiranē , tē mē
dērgoni tē filmuara Ekot e bēra nē Kukēs
dhe nē Tiranē sì edhe tē gjitha analizat
qē disponibilità , sì edhe tē bēhem me dije
pēr shqetēsimet e pacientes .
A mbani qen nē shtēpi ?
Me respekt ,
Viktor QERESHNIKU .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 18 Shkurt 2019 në 01:59

E nderuar Eva ,
Ju rekomandoj qē nē pamundēsinē t'uaj pēr ta
konsultuar pacienten nē Tiranē , tē mē
dērgoni tē filmuara Ekot e bēra nē Kukēs
dhe nē Tiranē sì edhe tē gjitha analizat
qē disponibilità , sì edhe tē bēhem me dije
pēr shqetēsimet e pacientes .
A mbani qen nē shtēpi ?
Me respekt ,
Viktor QERESHNIKU .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 18 Shkurt 2019 në 02:01

Pershendetje doktor,kam babin me ciste ne melci dhe eshte 9cm dhe nje tjeter 6cm. I kan then te behet operim po babi nuk deshiron te behet tani por nga periudha tetorit. Do doja te dija a ekziston mundesia qe cistet te cahen dhe cfare rreziku vjen nga carja e cistit?
Ju lutem me ktheni nje pergjigje.
Te faleminderit!

Dërguar nga Majlinda, më 06 Maj 2019 në 11:37

E nderuar Majlinda ,
si¢ jeni informuar besoj , duhet të jeni në
dijeni se cistet e ekinokokut ndodhem në
disa faza zhvillimi , në vartësi të të cilave
varet edhe trajtimin . Me kaq sa informoni ,
nuk mund të jap një përgjigje të saktë si
të veproni .
Sidoqoftë e rëndësishme është që të fillojë
trajtimin me ALBENDASOLI 2 x 400 Mg . Në
dotë për 28 ditë , 14 ditë pushim dhe
mandej të përsërisë edhe dy ville të
tjera .
Pas këtyre cikleve të bëjë një EKO të
mirë dhe analizën e antigenit .
Për më tej mund tē komunikojmë përsëri .
Respekte .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 08 Maj 2019 në 09:38

Pershendetje dr viktori .jam silvana dhe kam mamin me ciste ne melci.dr i rekomandoi te mos mjekohej per 6 muaj.a esht normale te mos mari mjekin gjte kesaj kohe .?dhe a sherohet pa mjekim .?Me reapekt ailvana nga lushnja

Dërguar nga Mikela Xhyra, më 07 Korrik 2019 në 13:23

E nderuar Silvana ,
Nëse është vërtetuar që është
CISTË E EKINOKOKUT CISTIK TË MËL¢ISË ,
sigurisht që duhet mjekuar më parë
dhe të ndiqet në dinamikë .
Të shkuara .
Respekte .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 14 Korrik 2019 në 02:29

E nderuar Silvana ,
Nëse është vërtetuar që është
CISTË E EKINOKOKUT CISTIK TË MËL¢ISË ,
sigurisht që duhet mjekuar më parë
dhe të ndiqet në dinamikë .
Të shkuara .
Respekte .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 14 Korrik 2019 në 02:30

Pershendetje Doktor
Kam vellain me Ekinokoze dhe ai e ka te perparuar me shkurt eeshte zmadhuar 14 me 12 dhe desha tju pysja nese ka ndonje kurim pa nderhyrje kirugjikale i kam bere eshe skanerin dhe dhe thote qe eshte Ciste E Ekinokokut Cistik te Melçise.
Si mund te veproj ne kete rast se jam shume konfuz dhe ceshte e vertata nuk shume besim ne nderhyrjet kirugjikale.

Dërguar nga Maliq Mici, më 04 Gusht 2019 në 23:57

I nderuar Maliq ,
Kur diagnoza është e konfirmuar ,
Duhet të fillojë mjekimon me
ALBENDASOLI 2X400 Mg në ditë së
paku 1 deri 2 cikle nga 21 ditë dhe
Mandej ka 2 alternativa :
1 .: Operacion i hapur me bisturi
2 . : Teknika PAIR pa hapje , që
ndoshta duhet pyetur në Spitalin
Amerikan nëse e bëjnë .
Nuk duhet lënë pa trajtuar .
Të shkuara .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 09 Gusht 2019 në 03:59

I nderuar Maliq ,
Kur diagnoza është e konfirmuar ,
Duhet të fillojë mjekimon me
ALBENDASOLI 2X400 Mg në ditë së
paku 1 deri 2 cikle nga 21 ditë dhe
Mandej ka 2 alternativa :
1 .: Operacion i hapur me bisturi
2 . : Teknika PAIR pa hapje , që
ndoshta duhet pyetur në Spitalin
Amerikan nëse e bëjnë .
Nuk duhet lënë pa trajtuar .
Të shkuara .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 09 Gusht 2019 në 03:59

Ku munde te ju gjejme per nje vizit tek ju, ju lutem adresen, tel dhe a duhet te lihet nje termin

Dërguar nga Nora, më 14 Shtator 2019 në 19:34

Me kënaqësi mund të komunikojmë
për të ju ndihmuar me sa
Mundem .
Jam në Tiranë dhe No . Tel .
0682151598 .
Respekte .
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 15 Shtator 2019 në 10:25
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten