Dërguar nga:

Clubfoot -Këmba e shtrembur ose Pesequniovarus (Pjesa e dytë)

TRAJTIMI

Qëllimi i trajtimit të PEV është të zvogëlohen ose të eliminohen në tërësi komponentët e deformimit të shputës në mënyrë që i sëmuri të ketë shputën e vet plotësisht funksionale, të pa dhembshme, plantigrade, me mobilitet të mirë dhe pa kallozitete dhe që mos të ketë nevojë të mbathë këpucë të veçanta.

Trajtimi konsevativ (jo kirurgjikal)

Trajtimi duhet të fillojë menjëherë që të ketë shansin më të mirë për një përfundim të suksesshëm, pa pasur nevojën për kirurgji. 10 - 15 vitet të fundit, suksesi gjithnjë e më shumë është arritur në korrigjimin e clubfoot pa pasur nevojë për kirurgji. Një metodë e veçantë e stretchingut-tërheqjes dhe vendosjes së allçisë e njohur si metoda Ponseti. Me këtë metodë, mjeku ndryshon çdo javë për disa javë rresht, gjithmonë duke bërë stretching-tërheqje dhe vendosje të allçisë në këmbë drejt pozicionin të saktë.Korda e thembrës prehet më pas ndiqet nga një vendosje allçie për tre javë.

Pasi këmba është korrigjuar, foshnja duhet të veshi një mbajtëse gjatë natës për dy vjet për të ruajtur pozicionin korrekt. Kjo ka qenë jashtëzakonisht efektive, por kërkon që prindërit të marrin pjesë aktivisht në kujdesin ditor duke aplikuar brace-in. Pa pjesëmarrjen e prindërve, këmba e shtrembër pothuajse me siguri do të përsëritet. Kjo është për shkak se muskujt përreth këmbës mund ta tërheqin atë përsëri në pozicionin e parregullt.

Qëllimi i kësaj, dhe çdo programi trajtimi, është për të bërë këmbën e shtrembër të porsalindurit tuaj (ose këmbët) funksionale, pa dhimbje dhe të qëndrueshme deri në kohën që ai ose ajo është gati për të ecur. (Shënim: Çdoherë që fëmijës juaj i vendoset allçi, të shikohet për ndryshimet në ngjyrën e lëkurës ose në temperaturë që mund të tregojnë probleme me qarkullim)


Permbledhtas:

Pra ushtrime korrigjuese dhe aplikim të gips imobilizimit në intervale javore sipas metodës së Ponsetit.

Programi i ushtrimeve korrigjuese përfshinë korrigjimin e të gjitha elementeve të deformimit, aduksionit të pjesës së përparme të shputës, varusit dhe ekvinusit të pjesës së pasme të shputës.

Pozita e korrigjuar mbahet me anë të gipsit . Veprimi i tillë kryhet gjithnjë derisa nuk arrihet që shputa të dorziflektohet dhe evertohet mbi pozitën neutrale.

Në rastet e equinusit rezistent indikohet tenotomia perkutane . Ekzaminimi rëntgenologjik i këndit talokalkanear shërben për verifikimin e sigurt të korrigjimit të deformitetit.

Mjekimi i mëtejmë pastaj vazhdohet me shinën e Dennis-Brown të lidhur me sandale dhe ka për qëllim ruajtjen e pozicionit të korrigjuar.

Trajtimi kirurgjikal

Në disa raste,stretching-tërheqja, vendosja e allçisë, brace-it nuk janë të mjaftueshme për të korrigjuar këmbën e shtrembër të fëmijës suaj, pra prania e deformitetit rezidual dhe pamundësia e ruajtjes së pozitës së kënaqshme të korrigjuar. Kirurgjia mund të jenë e nevojshme për të korrektuar tendinet, ligamentet dhe artikulacionet në këmbë / kyçin e këmbës.

Operacioni bëhet zakonisht në moshën 9 -12 muajshe të fëmijës, kirurgjia korrigjon të gjithë deformimet e këmbës së shtrembër të fëmijës tuaj në të njëjtën kohë. Pas operacionit, këmba vendoset në allçi deri sa të shërohet . Është ende e mundur për muskujt në këmbët e fëmijës suaj të përpiqen të kthehen në pozitën këmbës shtrembër, ndaj dhe rekomandohet që të vendoden këpucë të veçanta ose brace deri në një vit ose më shumë pas operacionit. Operacioni për fat të keq rezulton në një këmbë rigide në krahasim me trajtimin jokirurgjikalin .

Pa asnjë trajtim, këmbë e shtrembër e fëmijës suaj do të rezultojë në paaftësi të rëndë funksionale. Me trajtim, fëmija juaj duhet të ketë një këmbë pothuajse normale. Fëmija mund të vrapojë dhe të luajë pa dhimbje dhe duke veshur këpucë normale.Megjithate këmbë e shtrembëre e korrigjuar nuk do të jetë e përkryer. Ju duhet të prisni që fëmija të ketë numer 1 -1/2 më të vogël dh më pak e lëvizshme sesa këmba normale. Muskujt e pulpës së këmbës së shtrembër të fëmijës suaj do të jenë gjithashtu me përmasa më të vogla.qëndrojnë të vogla.

Sipas Salterit afro 60% të rasteve me PEV të trajtuar në moshën e hershme në mënyrë jo operative me metodat e lartë përmendura reagojnë mirë në trajtim brenda tre muajve të pare.

Pjesa tjetër 40% janë rezistente në këto metoda dhe për pasojë, në rrethana të tilla vazhdimi i trajtimit konzervativ çon në korrigjimin jo të plotë të deformimit dhe deformimi rekurent. Në këto raste të PEV rezistent, është më mirë të bëhet ndërhyrja operative në korrigjimin e indeve të buta në të gjitha tendinet dhe kontrakturat artikulare në këtë kohë se sa të pritet për intervenim operativ sepse më vonë ndërhyrja operatore është më e madhe kurse rezultati i saj më pak i kënaqshëm.

Rastet e PEV të lëna pasdore dhe ato rekurente gjithmonë kërkojnë trajtim operativ, përmasa e të cilit varet nga shkalla e pranisë së komponentave të ndryshme të deformitetit rezidual.

Në përgjithësi, operacionet në indet e buta (siç është kapsulotomia, zgjatja e tendinave, transpozicioni i tendinave) janë efektive në pesë vitet e para të jetës, por bëhen më pak efektive në fëmijët më të vjetër për shkak të formës gjithnjë e më shumë abnormale të kockave. Për këtë arsye te fëmijët më të vjetër, operacionet kockore (siç janë artrodeza e artikulacionit subtalare dhe mediotarzale), zakonisht janë të domosdoshme në mënyrë që të korrigjohet çdo deformitet rezidual, por është më mirë të shtyhet deri në moshën afro dhjetë vjeçare.

Kohët e fundit është theksuar se operacionet e hershme të vogla (minor operation) për PEV në moshën tre mujore, dukshëm ka zvogëluar numrin e rasteve rekurente dhe është faktor i rëndësishëm në përmirësimin e rezultatit të përgjithshëm të trajtimit për këtë anomali të rëndësishme kongjenitale siç është tenotomia subkutane sipas Ponsetit.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 403 herë
Komente nga lexuesit

A ka sherim per kembet qe kam pak te shtrmber dmth poshte gjurit e kam ashtin jo te drejte? Dmth a mund te bej ashtin e drejte, nese po si?

Dërguar nga Anisa, më 12 Prill 2018 në 12:14

Psh....patjeter qe ka trajtim...mund te vini ta konsultojme nga afer

Përgjigje nga Dr. Ledian Fezollari, më 12 Prill 2018 në 13:17
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten