Dërguar nga:

"Terapia e Vampirit", terapia me plazem autologe (Pjesa e dytë)

Faktoret e rritjes te cliruar nga trombociete jane:

  • Platelet-derived growth factor (PDGF)
  • Transforming growth-factor-beta TGF-b)
  • Vascular endothelial growth factor (VEGF)
  • Epidermal growth factor (EGF)
  • Fibroblast growth factor-2 (FGF-2)
  • Insulin-like growth factor (IGF)

Këto faktorë te rritjes ndihmojne ne shërimin dhe rigjenerimin nepermjet ketyre proceseve:

  • Tërheqjen qelizave te padiferencuara embrionale në vendin e injektuar duke shkaktuar ndarje te re qelizore dhe formimin e indit te ri.
  • Ndalojne lirimin e citokineve dhe kufizojne inflamacionin.
  • Ndihmojne ne tërheqjen e makrofageve për të përmirësuar shërimin dhe rigjenerimin e indeve.
  • Nxisin krijimin kapilareve te gjakut (formimin e enëve te reja te gjakut), duke nxitur dhe përshpejtuar epithelizimin.

Patologjite ku perdoret terapia me plazem:

  • Ulcerat e kembeve si rezultat i insuficienes venoze dhe arteriale.
  • Ulcerat diabetike.
  • Plaget nga djegiet.
  • Plage nga trauma te ndryshme apo plage kirugjikale.
  • Cikatricet ne lekure.

Ne renien e flokeve - trajtimet me plazem PRP kane treguar se rigjenerojne follikujt e demtuar te flokeve dhe stimulojne rritjen e flokeve te rinj.

Rigjenerimin e fytyres - injeksionet me plazem trajtojne rrudhat, demtimet dhe plakjen e fytyres nga dielli, eliminimin e njollave ne fytyre.

Trajtimi me plazem ështe immunologjikisht neutral dhe nuk përbën rrezik per mbindjeshmeri apo për alergji.

Studimet e rasteve e kryera në një numër vendesh kanë treguar gjithashtu se për pacientët që mund të kane rrudha të moderuara për shkak të ekspozimit ndaj diellit dhe/ose thjesht për shkak të moshës përfitojnë nga trajtimi me plazem.

Rezultatet tregojnë se kur plazma aplikohet me injeksione sipërfaqësore ose të thellë ne lëkurës, nxit mjaft rigjenerimin e lekures tonicitetin dhe hidratimin e saj dhe keto shihen brenda 3 javësh nga aplikimi i saj dhe ne muajt ne vazhdim.

Zonat qe trajtohen zakonisht me plazem jane, rreth syve, rrudhat ne fytyre, qafa duart, strijet pas shtatezanisë.

Ajo duhet aplikuar nga nje personel i specializuar mjekesor (mjeke dermatolog, kirurg plastik) sepse kerkon njohuri mjekesore dhe kushte sterile ne pergatitjen e saj.

Plazmo terapia e kombinuar me terapi te tjera si mesotherapia (injektimi ne fytyre i koktejeve vitaminike), aplikimi i peeling terapise dhe aplikimi i lazerave jo ablativ, rrit jashtezakonisht shume rigjenerimin dhe con ne ate qe te gjithe e kerkojne Rinine e Perhershme.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 182 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Komente nga lexuesit

Faqe shume e mire

Dërguar nga Silvana, më 25 Shkurt 2015 në 02:18

Doc. Ardiana ! U kenaqa me shkrimet e tua dhe mora shume informacione me vlere. Ju falenderojme dhe ju urojme pune te mbare !

Dërguar nga Emiljana Kane , më 24 Janar 2017 në 15:36

FALEMINDERIT EMILJANA

Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 24 Janar 2017 në 17:17

Rigjenerim fytyra cfare resultati ka. Tek anesoret e gojes, tel halli te pjesa e T-se. Flm

Dërguar nga Brikena, më 20 Shkurt 2018 në 05:35
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten