Dërguar nga:

Ozone-Terapia në trajtimin e hernies diskale (Pjesa e dytë)

Tre janë mënyrat e aplikimit të ozonit për trajtimin e hernies diskale.

  • Injektimi paravertebral
  • Injektimi epidural
  • Injektimi intradiskal

Fig. Paraqitja skematike e rrugëve të aplikimit të ozonit në hernien diskale.
CA - paravertebrale
EP - epidurale
ID - intradiskale

Injektimi paravertebral

është zhvilluar nga një ortoped italian (Cesare Verga) në vitin 1983 dhe njihet si "Metoda Verga". Për 15 vjet ai ka trajtuar mbi 8000 pacientë (35% e këtyre rasteve kishin kryer të paktën nj

Shumica e raportimeve të tjera flasin për një efektivitet mbi 70%. Avantazhet e kësaj metode janë:

  1. nuk ka kunderindikacione
  2. nuk ka limit per numrin e seancave (10-20)
  3. perfitojne dhe ata qe janë operuar për hernie diskale
  4. nuk ndryshon biomekaniken e shpines
  5. nuk kerkon hospitalizim
Injektimi epidural
  • Ozoni i injektuar në nivelin e konfliktit disk-radiks vepron si mbi diskun, ashtu dhe mbi radiksin e dëmtuar.
  • Ka një efektivitet 75-80%
  • Nuk shkakton dëmtim neurologjik dhe e kthen shpejt pacientin në jetën normale.
  • është shumë i dobishëm në hernien diskale multiple (në shumë nivele)
  • Mund të aplikohet dhe në pacientë me sëmundje shoqëruese madhore.
  • Kërkon më pak seanca se injektimi paravertebral (rreth 3-4 seanca të cilat bëhen cdo 7-10 ditë).
  • Nuk ekspozon as mjekun, as pacientin ndaj rezatimit (si injektimi intradiskal)
  • Kërkon më pak materiale dhe pajisje se injektimi intradiskal, pra është më i lirë

Injektimi intradiskal (nucleoliza me ozon)

  • është alternativë më e sigurt se operacioni, me më pak efekte anësore, por me një shkallë të lartë suksesi (88%). Në mbi 200 000 raste me Ozonucleolizë të bëra në vende të ndryshme të Europës nuk ka patur asnjë rast me komplikacione serioze.
  • Eshtë më pak invazive se operacioni, por më invazive se dy metodat e mësipërme. Kërkon kushtet e një salle operacioni dhe prani të pajisjeve të vecanta të imazherisë (fluoroskop ose CT)
  • Ai që vepron është atomi aktiv i oksigjenit që clirohet nga ozoni. Ky atom kapet në urrëzat proteo-glycane të nucleus pulposus dhe i shkatëron ato. Si pasojë nucleus pulposus nuk është në gjendje të mbajë ujin intradiskal. Rezultati final i këtij procesi është tkurja/mumifikimi i diskut dhe dekomprimimi i radikseve nervore.

Kur mund t’i drejtohemi një klinike ozone-terapie për trajtim të hernies diskale?

Ndoshta jo qysh në fillim të dhimbjes, por kur ka dështuar trajtimi konservativ me analgjezikë dhe fizioterapi për 4 javë.

Ata që kanë jetuar në vende të ndryshme të Evropës dhe kanë dëgjuar dicka për ozone-terapinë duhet të dinë se ky lloj trajtimi tani ofrohet dhe në Shqipëri.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 171 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Komente nga lexuesit

Si mund te kontaktojm me doktorin

Dërguar nga Median Dena, më 10 Shkurt 2017 në 15:45

diskus hernia c5c6 a ndihmon kjo terapi

Dërguar nga agim, më 15 Nentor 2021 në 23:51

Patjeter e ndihmon, madje e sheron. Qetesimi i dhimbjes vjen pas seances se trete dhe iken plotesisht rreth seances se peste. Shanset per te evituar operacionin jane 80-85%

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 16 Nentor 2021 në 01:05

Me pelqen pershkrimi.Une vuaj nga kolona por jam disa muaj me nerv shiatik.Dua te dij a ka vlere ozonoterapija dhe a mund te ma lehtesoje dhimbjen ?Ju lutem me jepni nje pergjigje qe te dij cte bej.Faleminderit.

Dërguar nga Selami , më 24 Qershor 2022 në 15:26

Pershendetje. Ozonoterapia jo vetem e qeteson dhimbjen por edhe e sheron hernien diskale. Kam shume raste qe sherimin e kane konfirmuar me rezonance

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 24 Qershor 2022 në 15:34

Lexova me vemendje shkrimet e mesiperme dhe te them te drejten me surprizuan per sai perket sherimit te hernies diskale dhe kryesisht “dhimbjeve te shkaktuara nga kjo”.Bashkeshortja ime vuan nga hernia diskale Lombare dhe Cervikale dhe ka dhimbje sh.te forta.Dua te pyes doktorin a mund te curohen keto qe mos te kete dhimbje?Ju faleminderit.

Dërguar nga Rrapi Hysaj, më 17 Nentor 2023 në 07:40

Pershendetje. Hernia diskale kurohet ne rreth 80% te rasteve. Per me shume kontaktoni ne nr 0682320734

Përgjigje nga Dr. Ilir Agastra, më 17 Nentor 2023 në 08:43
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten