Dërguar nga:

Zmadhimi Beninj i Prostates (Pjesa e dytë)

Ekzaminimet dhe diagnoza

Ne fillim mjeku pyet per historikun e semundjes si dhe degjon ankesat e pacientit ne lidhje me urinimin. Njekohesisht ai pyet ne lidhje me probleme te tjera shendetsore qe mund te kete pacienti, medikamentet qe mer, sidhe historine familjare. Pastaj vazhdon me ekzaminimin fizik.

Ekzaminimi me gisht i prostates. Ky ekzaminim kryet me ane te gishtit i cili futet ne rektum duke prekur prostaten. Ekzaminimi i lejon mjekut te vleresoje madhesine e prostates, konsistencen dhe zbulon zona anormale te saj qe mund te jene shenja te kancerit te prostates.

Ekzaminimi neurologjk. Kjo sherben per te vleresuar sistemin nervor. Ai mund te zbuloje shkaqe te tjera te shqetesimeve urinare qe skane lidhje me prostaten.

Analiza e urines. Me ane te saj mund te zbulohet nje infeksion ose gjendje te tjera qe japin te njejtat simptoma.

Antigeni specifik i prostates (PSA). Gjendra e prostates prodhon normalisht PSA e cila ndihmon ne lengezimin e spermes. Kur prostate zmadhohet, edhe niveli i PSA rritet ne gjak. Megjithate PSA rritet me shume si rezultat i kancerit te prostates, infeksionit (prostatitis) si dhe nderhyrjeve kirurgjikale.

Urofloumetri. sherben per te pare sesa shpejt derdhet urina gjate urinimit. Perseritja e keti ekzaminimi me kalimin e kohes ndihmon per te pare nese situate eshte permiresuar apo perkeqesuar.

Matja e sasise se urines ne vezike mbas perfundimit te urinimit (urina reziduale). Kjo vlereson nese vezika zbrazet teresisht apo jo. Kjo realizohet me ane te Echo ose duke future nje kateter ne vezike pas urinimit.

Echo transrektale. Me ane te nje sonde Echo qe futet nepermjet rektumit behet matja e prostates, kontrollohet anatomia dhe struktura e saj.

Biopsia e prostates. Kjo procedure konsiston ne marjen e materjalit nga prostata me anen e nje gjelpere e cila montohet ne sonden e echo transrektale. Sherben per te perjashtuar kancerin e prostates.

Cistoskopia. Me ane te saj behet kqyerja direkte e uretres dhe e brendesise se vezikes urinare me ane te nje sonde fleksibile te holle dhe e paisur me nje kamere.

Studimi urodinamik. Percakton presionin ne brendesi te vezikes gjate urinimit dhe vlereson se sa mire funksionojne muskujt e vezikes.

Pielografi intravenoze ose CT Scaner. Me ane te ketyre zbulohen gure ne traktin urinar, tumore ose blokime mbi nivelin e vezikes urinare.

Shkaqe te tjera te mundeshme qe japin simptoma urinare

Probleme qe mund te shkaktojne simptoma urinare te ngjashme me ato te zmadhimit te prostates jane:

  • Guret e vezikes
  • Infeksionet e vezikes dhe te traktit urinar
  • Diabeti
  • Probleme neurologjike
  • Inflamacioni i prostates (prostatiti)
  • Kanceri i prostates
  • Hemoragjia ose tromboza cerebrale
  • Cregullime neuromuskulare
  • Ngushtimi uretres
Trajtimi

Per trajtimin e zmadhimit beninj te prostates ekzistojne opsione te shumellojshme sic jane mjekimi me medikamente, kirurgjia e zakonshme dhe kirurgjia minimal invasive. Zgjedhja e trajtimit me te mire per cdo person varet nga disa faktore si: sa te bezdiseshme jane simptomat urinare, sa e madhe eshte prostate, semundje te tjera shoqeruese, mosha sidhe preferenca e pacientit. Nese simptomat nuk jane shume shqetesuese, pacienti mund te vendose te mos trajtohet dhe te prese per te pare nese shenjat do te perkeqesohen me kalimin e kohes.

Trajtimi me medikamente

Perdorimi i medikamenteve eshte trajtimi me i zakonshem ne rastet e prostatave qe paraqesin simptoma te moderuara. Per kete qellim perdoren medikamentet e me poshtme:

Alfa blokuesit. Keta relaksojne muskujt e qafes se vezikes urinare dhe fibrat muskulare te prostates duke lehtesuar urinimin. Alfablokuesit nuk kurojne zmadhimin e prostates por lehtesojne simptomat. Ne kete grup perfshihen: terazosin, doxazosin (Cardura), tamsulosin (Omnic), alfuzosin (Xatral), dhe silodosin (Rapaflo).

Alfablokuesit veprojne shpejt, brenda nje ose dy ditesh rritet fluksi i urines dhe rrallohet urinimi. Ato mund te shoqerohen me nje situate te pademshme qe quhet ejakulacion retrograd qe do te thote se sperma kthehet mbrapa ne veziken urinare ne vend te dale jashte penisit.

Frenuesit e 5-alfa reduktazes. Keto medikamente zvogelojne prostaten me anen e ndryshimit te hormoneve qe marin pjese ne rritjen e saj. Ketu hyjne finasteridi (Proscar) dhe dutasteridi (Avodart). Ato veprojne me mire ne prostatat shume te medha dhe rezultatet konstatohen mbas disa javesh ose muajsh. Keto mund te shkaktojne efekte ansore seksuale si impotenca, ulje e deshires seksuale ose ejakulacion retrograde.

Mjekimi i kombinuar. Marja e dy medikamenteve te mesiperme, alfablokuesit dhe frenuesit te 5-alfa reduktazes, ne te njejten kohe eshte me efikase se marja e tyre vec e vec.

Tadalafil (Cialis). Ky perdoret zakonisht per trajtimin e impotences por mund te perdoret gjithashtu edhe ne trajtimin e zmadhimit te prostates. Ai mund te perdoret ne kombinim me alfablokuesit.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 295 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten