Dr. Elinda Gjata, Obsteter-gjinekolog

Gjinia

Femër

Kombësia

Shqiptar

Telefon

042340059

Celular

Email

Elidagjata@live.com


Specialitetet

Obstetrike-Gjinekologji

Procedurat

Ekografi, vizite gjinekologjike dhe obstetrikale, kolposkopi, diagnostikim dhe trajtim infertiliteti, inseminim in utero, fekondim in vitro, ndjekje shtazanie normale dhe me risk, lindje dhe intervente te ndryshme gjinekologjike.

Vendi i punes

Spitali Hygeia, Rruga "Dritan Hoxha" në hyrje të Autostradës Tiranë-Durrës, Tirane
Botime mjekësore
Infertile couples and IVF 18.03.2014 https://www.amazon.com/Infertile-Couples-IVF-Elinda-Gjata/dp/365925505X
Përshtypje nga pacientet

Jame e interesuar per kliniken tuaj.Deshira per nje femije,deri sot e parealizuar.Me informoni per shancet qe ju i afroni grave 39-40 vjec.Une e deshiroje shume kete fat.
Cfare une duhet te kem me shume,se bashku me partnerin,per ta realizuar kete ne kliniken tuaj.
sa eshte cmimi per kete sherbim.
Ju me informoni ju lutem.
Mbetem ne pritje.
Respekte er punen dhe aritjet tuaja

Dërguar nga Adelina, më 20 Maj 2015 në 07:23

Pershendetje, Adelina. Uroj shume ta realizojme sebashku deshiren tuaj. Nr i klinikes ku mund te kontaktojme sebashku per me shume detaje eshte 042340059. Ose mund te me shkruani tek adresa ime private elidagjata@live.com. Ju uroj gjithe te mirat.

Dërguar nga dr Gjata, më 27 Maj 2015 në 12:13

Ju lutem jam e interesuar per nje kondulte dhe vizite me ju.

Dërguar nga Norjana, më 28 Shkurt 2017 në 08:40

Pershendetje Norjana,ndjese per vonesen. Nuk kam patur mundesi te shihja mesazhet per shkak te nje bllokimi te profilit. Sapo e pashe, por ju jap nr e klinikes 042340059, ku mund te merrni cdo dite 8.30-13 (pervec te djeles) dhe pasdite 5-7 pm , nga e hena te merkure. Gjithmone nese ju deuhem ende. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 06 Qershor 2017 në 15:28

Pershendetje cfare analizash duhet te kryej per te zgjedhur pilulen contraceptive ? Ne pritje te pergjigjes tuaj...

Dërguar nga marsida, më 30 Maj 2017 në 05:13

Pershendetje Marsida, ndjese per vonesen.
Per te kontrolluar nese mund te marrim kontraceptive ose jo rekomandohet:
1. Eko gjinekologjike (per te perjashtuar ndonje patologji te mundshme)
2. Pap test (nese nuk e ke bere ndonjehere ose nese ke me shume se 1 vit pa e bere)
3. Eko gjiri (per te perjashtuar kistet apo fibroadenomat e gjirit)
4. Gjak komplet , kohe hemoragjie, kohe koagulimi
5. Kontrolli i melcise (bilirubine, SGOT, SGPT)
6. Yndyrnat
Te gjitha keto duhet t'i konsultosh me nje gjinekolog, i cili do te kujdeset qe te vleresoje nese ju mund te merrni kontraceptiviet, cilin lloj, me cfare doze, dhe per sa kohe deri ne kontrollin e ardhshem. Shpresoj t'ju kem ndihmuar sado pak Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 06 Qershor 2017 në 15:26

Pershendetje kam deshire te bej nje konsulte me ane te telefonit per nje problem disi shqetesues per mua me ju nga pamundesia per te ardhur per te ber nje vizite me te specifikuar.. nqs nk e keni problem te me jepni nje numer telefoni tju kontaktoj do me ndihmonit shume.. uroj tme pergjigjeni faleminderit per mirkuptimin gjth te mirat...

Dërguar nga Brixhilda, më 27 Shtator 2017 në 03:14

Brixhilda, nr tim e ke ne faqe. Mund te kontaktosh me sms ose me thirrje.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 02 Dhjetor 2017 në 10:52

Pershendetje doktor
Pasi kreva marrdhenie me te dashurin ai u derdh brenda meje dhe mora nje pilul emergjence e piva x pune 10 minutash cmund tme ndodh

Dërguar nga Erza, më 29 Nentor 2017 në 15:38

Pershendetje. Ne varesi te ciklit tuaj te fundit, reagimet e trupit ndaj pilules se emergjences jane :
1. Mund te mos keni asnje ndryshim, cikli do vije pak a shume kur e prisnit
2. Mund te keni hemoragji pak a shume si cikel disa dite pasi e keni marre pilulen, dhe cikli tjeter mund te vije me vone. Pra, mund te ndodhe nje lloj cregullimi.
3. Mund te vonohet cikli, pak nga ilaci, pak nga stresi.
4. me pak e mundshmja, mund te deshtoje kjo metode kontraceptive dhe te ngelni shtatzene. Por, sic ju thashe, kjo ka shume pak gjase te ndodhe.
Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 02 Dhjetor 2017 në 10:51

Besoj tek ju ne pergjigjen pa rezerva te pyetjes qe do t'ju drejtoj: nese gruaja shtatezane ne femijen e dyte humb jeten dhe mjeku jep diagnozen Emboli amniotike (kam njohurit e duhura per emboline), ndersa me pas behet autopsia dhe konstatohet rupture e pjeseshme e qafes se mitres (mukoza dhe muskulatura) 7-8 cm, dhe konfirmohet diagnoza arrest kardiak pulmonar ne kushtet e embolise amniotike, lind pyetja kjo qenka me paresore, se ruptura me lart, qe nese pranojme diagnozen a nuk u shkaktua nga ruptura dhe kjo nga perdorimi i aparatit dhe oksitocines? Po femija qe duket se ka probleme psikomotore, kush do te jete fati i saj? Lutemi jemi ne pritje te pergjigjes nga mjeku i paanshem dhe me dhimbjen e nje nene.

Dërguar nga Kastriot , më 20 Prill 2018 në 02:12

Pershendetje. Me vjen pafundesisht keq per dhimbjen tuaj. Embolia amniotike eshte nje nder urgjencat me ekstreme ne profesionin tone, edhe ne bote. Nuk eshte e shpeshte, por fatale.Mjere atij pacienti, por edhe mjeku, kujt i ndodh. Nuk eshte dicka qe mund te paraprihet apo parandalohet. Pyetja juaj eshte per mjek ligjor, jo per mua. Aq me teper qe nuk mund te japesh nje opinion te tille pa studjuar rastin. Di t'ju them me siguri qe ruptura e mitres dhe embolia amniotike jane dy gjera qe nuk kane lidhje njera me tjetren, ju garantoj shkencerisht per kete. Ruptura e membranave (plasja e membranave per rrjedhjen e ujrave amniotike), kjo po qe mund te pasohet me emboline amniotike. Por kjo mund t'i ndodhe kujtdo. Uroj qe bebi te jete mire, dhe ju ta kaloni sa me lehte kete.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 21 Prill 2018 në 15:42

Pershendetje doktoresh ..deshiroja tju pyesja mua kan 11 dit sot qe me ka vonuar cikli mestrual dhe kur kryrja mardheje me bashkshoritn nuk jam ruajtur selse duam nje femin mipo te them te drejten ciklin mestrual e kam te crregullt dhe tani gjat ketyre 11 ditve mua nuk me ka ardh ndonje shenj si prsh ndonj njoll gjaku po pak me e zbet si kam degjuar shum gra te tjera qe e thon ...esht e then kjo qe ndoth me te gjitha grat dhe ka mundesi per ndonjd shtazani te mundshem pres nje prgj nga ju nqs esht e mundur faleminderit

Dërguar nga Megi, më 27 Prill 2018 në 04:49

Pershendetje Megi! Uroj te jete e vertete qe kete here te mos jete thjesht vonesa e zakonshme e ciklit tend. Nuk eshte e thene qe patjeter duhet te kesh njolla gjaku, ka plot gra qe nuk e kane fare kete shenje dhe perseri barra vazhdon normalisht. Thjesht prit dhe ndonje dite dhe provo me urinen e mengjesit , qe eshte me e perqendruar, te besh nje test barre. Mbaresi!

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 01 Maj 2018 në 16:01

Pershendetje Doktoreshe! Po i'u shpjegoj gjendjen time:Ne Janar te keti viti bera nje nderhyrje per heqjen e nje polipi 2cm ne miter.Cdo gje shkoi mire,jam ndjekur cdo muaj kam bere edhe PAP Test i cili rezultoi ne rregull,nga vizita rezultoi qe kam vezore multifolikulare. Jam e shqetesuar sepse cikli i fundit ka qene me dt 24.03.2018 dhe deri me sot(dita e 46) ende sme ka ardhur. Eshte pasoje e vezores apo mund te jem edhe shtatzene?Ne pritje te nje pergjigje

Dërguar nga Rei, më 08 Maj 2018 në 04:39

Pershendetje Rei!Nese e kuptova mire, ti nderhyrjen e ke bere ne janar, dhe cikli ne shkurt dhe ne mars te ka ardhur ne rregull, apo jo? Nese kjo eshte hera e pare qe zgjatet kaq shume cikli, bej nje test shtatzanie. Nese zakonisht te vjen me vonese, por kete here pak me shume, mund te jete ndryshimi i stines, stresi etj. Vezoret multifolikulare jane me te ndjeshme se zakonisht ndaj ndryshimeve te trupit, stresit, peshes, aktivitetit fizik, luhatjeve hormonale te tiroides apo hormoneve te tjera etj. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 08 Maj 2018 në 12:06

Ju faleminderit per pergjigjen qe mora. Por kur te mundon nje merak, aq me shume me humbje jete, me lind perseri t'ju pyes brenda pergjigjes suaj: kur ju thoni se embolia amniotike mund te shkaktohet nga carja e membranes amniotike, a mund te ndodh kjo edhe kur lindja vonon mbi gjysem ore nga carja e membranes? Me falni nese ju bezdisa. Me respekt kastrioti.

Dërguar nga Kastriot, më 10 Maj 2018 në 10:27

Nuk me bezdisni, aq me teper sic ju e thate, kur behet fjale per humbje jete, asgje nuk eshte e tepert. Carja e membranes amniotike mund te ndodhe vete, pa filluar aktiviteti i lindjes; mund te ndodhe gjate aktivitetit te lindjes; mund ta caje edhe vete mjeku, sipas protokollit, kur ujrat e bebit nuk ndihmojne me, por behen pengese per zbritjen e kokes se bebit (e thene shuuume thjesht, qe te jete e kuptueshme, sepse gjerta jane shume te specifikuara). Pavaresisht kohes kur ndodh kjo carje, ne ate moment pika te vogla te ujrave te bebit (likidi amniotik, qime floku te bebit, pjeseza lekure te bebit etj mund te kalojne ne nje ene gjaku. Kjo sjell nje situate shume dramatike te menjehereshme, si nje shok anafilaktik (si nje shok nga alergjia), qe per fat te keq, nuk korigjohet kollaj dhe humbja e jetes ne keto raste eshte shume e shpeshte. Sigurisht qe favorizohet nga kontraksione uterine intensive, mosha e madhe e nenes, traumat abdominale, demtimet uterine apo te qafes se mitres etj. Asnje nuk e ka te qarte meknizmin e veprimit se si ndodh kaq shpejt nje situate e tille. Por ne literature nuk ka nje shkak kryesor per kete.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 12 Maj 2018 në 10:34

Pershendtje doktoreshe. Doja tju pyesja per dicka nese eshte e mundur. Sapo kam zbuluar qe jam shtatzane dhe pervec shtatzanise me eshte shfaqur edhe nje kist me permase 6 cm. Deri ne momentin qe te vij dhe te vizitohem edhe te ju, a me rekomandoni udhetimet me avion. Mjeku ku kam bere ekografine me thote se nuk mund te perballoj keto udhetime

Dërguar nga Anxhela, më 11 Maj 2018 në 10:54

Pershendetje Anxhela, urime per shtatzanine. Shuma barra fillojne te shoqeruara nga kiste, te cilat plasin ne fund te tremujorit te pare. Pra, nuk perben ndonje gje madhore. Ndryshon puna kur kistet jane te medha, me konture te cregullta, me permbajtje jo transparente etj. Pa ditur detaje te tilla, nuk mund te them asgje me shume.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 12 Maj 2018 në 02:18

Pershendetje Doktoresh.Doja separi tju shpjegoja situaten edhe me pas nje konsult te mundeshme ,Jam 30 vjec dhe kam nje femije 8 vjec gjate shtatezanis me keni ndjekur ju dhe jam shume e kenaqur,por si perpara shtatezanis edhe me pas gjithmone kam vones cikli qe do te thote nje here ne 6 muaj,nuk kam asnje lloje shqetesimi porjam e shqetesuar dhe do te deshiroja shume ndonje informacion mbi kete rast.faleminderit paraprakisht

Dërguar nga Genta, më 26 Qershor 2018 në 05:05

Pershendetje Genta. Me behet qejfi qe komunikojme pas kaq kohesh.Eshte e veshtire te behen konsulta ne internet, por zakonisht cregullime te tilla vijne nga sindroma e ovarit policistik (ne anglisht mund te gjesh materiale si PCOS). Nese keni kohe pa bere kontroll gjinekologjik, mire eshte te shihemi dhe te diskutojme nga afer per detajet. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 26 Qershor 2018 në 16:01

Pershendetje!

Dërguar nga Ana, më 26 Korrik 2018 në 19:28

Pershendetje doktoreshe. Doja t'ju pyesja per dicka ,gjthmone nese keni mundesi te me sqaroni me aq sa mund te ju shpjegoj ketu ne kete email. Kam kryer marredhenie per here te pare para 7 muajsh ,qe diten e pare edhe deri me sot un kam dhimbje te tmerrshme gjate aktit ,si ne hyrje gjithashtu ne brendesi,kam ndjesi si djegie ,dhimbje therese ,sikur dua te urinoj . Me shqeteson kjo gje se nuk po arrij te kem as kenaqesi gjate marredhenies. Kjo gjendje me ka stresuar shume faktikisht sepse me duket si dicka qe nuk shkon tek une. Kam bere 1 vizit para 2 javesh dhe me tha qe jam e ngushte dhe kam pak sekrecione . Me dha te perdor ovula Meliora dhe gel lubrifikues . Akoma se kam mbaruar trajtimin por e shoh qe edhe kur dua te vendos ovulen ne vagine ,kam dhimbje pak. Te lutem nese mundesh te me tregosh se cfare mund te jete kjo dhimbje,pse vjen?

Dërguar nga Ana, më 26 Korrik 2018 në 19:29

Pershendetje Ana. Nese mjeku ka thene qe cdo gje eshte ne rregull, nuk mund te di se cfare jua shkakton ju kete dhimbje. Pa ju vizituar, nuk mund te kem nje ide. Me vjen keq.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 27 Korrik 2018 në 13:58

Jam nje zonje57 vjec dhe kam probleme me mitren. Me del poshte dhe me pengon urinimin. Kur ngre pesha kam dhimbje ne fund te barkut. Cfare me sugjeroni. Faleminderit!

Dërguar nga Elona, më 15 Tetor 2018 në 08:38

Pershendetje Drita. Keni nevoje per nje nderhyrje nga poshte. Ju duhet te beni nje vizite te gjinekologu dhe ai ju tregon llojin e nderhyrjes, sipas nevojes ne rastin tuaj.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 22 Tetor 2018 në 02:02

Pershendetje! Jam ne javen e 11 te shtatzanis dhe doktori me ka sugjeruar te bej analizen e sindeomes down, e beni ju kete analize? Nese Po ,Sa kushton? Faleminderit!

Dërguar nga Monika, më 19 Tetor 2018 në 14:28

Eshte nje analize qe kerkon nje ekografi te javes se 11te, matjen e dy parametrave ne gjakun tuaj ne te njejten dite me ekografine, dhe futjen e tyre ne nje program kompiuterik statistikor per te kalkuluar riskun. Behet ne laboratoret kryesore, si Biocheck, Intermedica, Sp Amerikan etj.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 22 Tetor 2018 në 01:54

Pershendetje doktoresh. Me falni shume per shqetesimin por doja tju beja nje pyetje qe me ka shqetesuar shume.
Me jane shfaqur ca pucrra te vogla brenda ne buzet vaginale dhe kerkova ne internet dhe ishte infeksioni HPV me sa kuptova
Doja te dija si merret ai dhe si e kam marr une pasi un kam kryer marredhenje vetem me te fejuarin tim dhe jo me persona te tjere dhe ai vetem me mua..Ai nuk e ka kete shqetesim

Dërguar nga Elona, më 30 Tetor 2018 në 07:42

Pershendetje Elona. Rekomandoj te besh nje vizite te gjinekologu per ta vertetuar kete dhe me pas, te konsultohesh me te per mjekimin dhe te gjitha. Por gjithsesi, HPV eshte nje infeksion virusal, qe transmetohet kryesisht seksualisht, por jo vetem. Mund te transmetohet permes peshqireve te lagur neper pishina dhe xhakuzi, kontaktit lekure me lekure, perdorimit te rrobave (kryesisht te brendshmeve)nga nje person i infekstuar etj. Mos neglizho viziten, ne menyre qe te kufizosh perhapjen dhe te shkaterrohen lezionet e krijuara. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 31 Tetor 2018 në 02:08

Falemimderit per pergjigjen tuaj...Nje femije i vogel qe une njoh i jane shfaqur ka lytha ne fytyre, a mund te ngjiten dhe te me dalin mua ne zonen vaginale??

Dërguar nga Elona, më 31 Tetor 2018 në 08:01

Jo, Elona, nuk mundet.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 31 Tetor 2018 në 12:28

Pershendetje Dr, desha te ju pyes keshtu. A eshte e vertet qe kur Te lind nje femer me prerje cezariane ajo nuk mund Te perjetoj orgazem me siq ka perjetuar para se te kishte 1 a Po 2 lindje me permes operimit.? Ju Faleminderit !

Dërguar nga Ana , më 01 Dhjetor 2018 në 09:03

Jo, ana, nuk eshte e vertete. Orgazma ka te beje me stimulimin vaginal dhe klitorial, jo me prerjen cezariane. Si dhe me perfshirjen tende emocionale.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 03 Dhjetor 2018 në 03:28

pershendetje dr doja tju pyesja per dicka ju lutem me ktheni prgj gjate aktit seksual me te dashurin tim per her te pare nk doja te kryeja mardhenie nderkoh qe leviza gjat aktit per te mos ber gje pash qe mkishte dal gjak dhe me sakt dua ta di a e kam prish virgjerin apo jo pasi gjaku vazhdonte te rrjedhte nderkoh un skm ndjer aspak dhimbje apo gje tjeter shpresoj tme ktheni nje pergjigje faleminderit

Dërguar nga Arta, më 27 Janar 2019 në 13:17

Ka mundesi te jkete ndodhe carja e himenit. Mund te jete nje gervishje... Nuk di te them me siguri. Po a ka vertet shume rendesi kjo? ne mos kete here. nje here tjeter do ndodhe.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 28 Janar 2019 në 05:50

Pershendetje dr! Jam nje vajze 21 vjece dhe bashkeshorti im 31 vjec, po tentoj te ngel por nuk po mund te ngel. Sperma nuk qendron brenda ne vagine jo vetem per momentin por edhe te nesermen ndjej rrjedhje te spermes. Ciklin menstual e kam te rregullt por muajin qe kaloi me erdhi nje jave me vonese sepse perpara ardhjes se ciklit kisha sekrecoine kafe dhe ndonjehere shume pak si te zeza dhe gjate kesaj kohe ndjeja dhe djegie. Po keshtu me ndhodhi dhe para 2 vitesh bera nje vizite tek gjinekologu dhe me tha qe kam cista ne vezore dhe perdora kontraceptiv klara per pertharjen e tyre dhe ne viziten tjeter me tha qe jane perthare. Ndonjehere kam shume sekrecione te bardha me ere.A ka mundesi te jene perseritur cistat dhe a ndikojne ato qe te mos mbes shtatzane? Cfare me sugjeroni? Ju lutem me ktheni pergjigje. Faleminderit!

Dërguar nga Xhulia, më 23 Shkurt 2019 në 06:37

Pershendetje Xhulia, nuk me ke treguar se sa kohe ke qe po tenton per shtatzani. Nese eshte me pak se nje vit, mos u shqeteso. Je shume e re, do vije, pa merak. Nuk mund te di nese jane theksuar prape kistet, kjo duhet pare nga mjeku. Infeksionet mund te ndikojne qe te pengojne per shtatzani, por roli i tyre pengues eshte shume i vogel. Nese ndjen shqetesime, bej nje vizite te mjeku. Mos u merzit, nganjehere duhet pak kohe per te ndodhur barra. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 25 Shkurt 2019 në 04:25

Pershendetje doktoresha Jam nje zonje 52 vjece Para 6 vitesh kisha nje hemoragji te lehte cdo dite 2 muaj rrjesht Bera viziten tek gjinekologu dhe me tha te marrim material per analize pasi endometri ishte pak i rritur Biopsia rrezultoi pa probleme mora mjekim me hormone dhe sa e nderpreva mjekimin me filloi perseri hemoragjia Pas vizites gjinekologjike dhe ekografise transvaginale kisha polip endometrial te cilin e hoqa me histeroskopi Perseri biopsia rrezutoi pa probleme Me pas mora mjekime perseri me hormone per gati nje vit isha mire dha sapo e nderpreva mjekimin erdhi nevoja e nje kyretazhi te cilin e kreva ne maternitet dhe perseri biopsia doli pa probleme Perseri vazhdova mjekim me hormone per nje vit pasi gjinekologu me tha se ke nevoje per terapi hormonale per shkak te moshes dhe paramenopauzes Para 8 muajsh gjinekologu me rekomandoi spiralen mirena te cilen e vendosa Qe momentin qe vendosa spiralen per 6 muaj kisha hemoragji teper te lehte cdo dite Mu ndalua 2 jave me erdhen perseri shume shume pak per 10 dite dhe per dy muaj nuk i pashe me Tani ka nje muaj qe me kane ardhur perseri nje hemoragji e lehte pa ere e kuqe normale dhe bera perseri vizite tek gjinekologu Ai me konfirmoi se jam ne periudhe menopauze ku vezoret kane filluar te shterren dhe ekografikisht organet gjenitale jane normale Endometri ishte 8 mm Ekoja qe bera ishte transvaginale Kam bere vazhdimisht edhe kontrolle te gjirit pasi kam marre shume terapi hormonale dhe edhe ekoja edhe mamografia jane pa asnje problem Doktori me tha ne kete situate mund te marr pak progesteron shtese por kam hallin e gjirit pasi mosha ime eshte e rriskuar A duhet te shqetesohem doktoreshe per kete hemoragji te lehte qe kam Nje lines normal mund ta mbaj mbi 36 ore sepse nuk mbushet vecse e nderroj nga bezdia dhe sikleti por edhe per higjene personale Te lutem cfare me sugjeroni Faleminderit per kohen qe me kushtuat Shpresoj te me jepni nje mendim

Dërguar nga LETA, më 27 Mars 2019 në 15:38

Pershendetje Leta. Po mendoj se pyetja jote eshte a te marresh apo jo progesteron shtese. Nuk eshte korrekte te bejme diagnoze nga nje koment, sado mire i pershkruar qe te jete ai. Per 6 vite ju e keni kontrolluar te pakten 3 here kavitetin (brendine) e uterusit (mitres) edhe me biopsi dhe nuk ka dale asgje e dyshimte, te pakten sic e pershkruani ju. Pra, nuk mendoj se eshte dicka per t'u shqetesuar ajo pak hemoragji qe keni. Sigurisht, do kontrolloheni rregullisht te mjeku. Sa per progesteron shtese, derisa keni Mirenen prej disa muajsh, nuk mendoj se ka nevoje te shtohet me teper, pasi ju po e merrni permes saj. Por kjo eshte nje pershtypje e imja, jo nje konkluzion shkencor, pasi une nuk ju kam kontrolluar as kam pare asnje egzaminim tuajin. Une besoj se periudha qetesie mund te alternohen me periudha me sekrecione hemoragjike, derisa te keni kaluar plotesisht ne menopauze. Gjithsesi, mos shkeputni per asnje moment kontaktin me mjekun sepse cdo hemoragji ne kete moshe duhet vleresuar me kujdes. Gjithe te mirat e shpresoj qe te sqarova sado pak. Elinda

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 28 Mars 2019 në 14:12

Te falenderoj pa mase doktoreshe per kohen qe me kushtuat dhe per punen e palodhur cdo dite ne sherbim te njerezve Respekte pa fund

Dërguar nga LETA, më 28 Mars 2019 në 14:51

Kenaqesi

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 28 Mars 2019 në 16:31

Pershendetje Dr Elinda. Ne dt 29 Dhjetor nga kryerja e fundit e mardhenieve me patnerin pas 15 diteah kryeva nje test per shtatezani doli negative sa me erdhi cikli ne 15 janar me erdhi dhe ne shkurt por prap jam e fiksuar se mos kam ngelur me vijne ca njolla roze jashte ciklit normal. Dhe sot sapo provova dhe dy teste te tjera qe dolen negative, Nga 29 deri sot i thone 3 muaj dhe une prap jam ne merak ..... Bera nje analize komplet gjaku por jo te specifikuar per te pare hormonin HCG kjo do te thote qe ata e shkruajne ne momentin qe HCG ekziston ne trup apo jo???? Dhe nje eko gjinekologjike e bera per te pare thjesht vezoret per keto shenjat roze nuk i thashe gjinkologes qe dyshoj .... A mund te dallonte ajo sidoqofte Rastin nese isha apo jo? Sepse nga mardhenie e fundit ka qene ne shjetpr keshtu qe i thone 3 muaj..... Ju lutem me ktheni pergjigje ... Ju Falenderoj

Dërguar nga Megi, më 30 Mars 2019 në 11:42

Pershendetje Megi! Nese do ishe 2/3 muajshe, nuk ka shans qe testi te dale negativ. Po keshtu do shihej te ekoja qe ke bere. I ke thene apo jo mjekut, pak rendesi ka, do dukej. Keshtu qe rri e qete dhe mos e mundo veten, pasi stresi na ben lojera hormonale dhe te jep cregullime. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 01 Prill 2019 në 02:48

Doktoresha pershendetje! Une jam 22 vjec. Kam nje shqetesim dhe do mundohem te te shpjegoj me detaje sepse vertet esht problematike per mua. Para gati 6 muajsh, ne nentor fillova te kryeja marredhenie (pas me shume se nje viti e gjysme). Ne fillim kisha shqetesime te vogla te cilat i mendova si pasoje te faktit qe kishte kaluar shume kohe me pas nga java e dyte fillova te kisha nje irritim dhe shpesh dhe djegie pas urinimit. Ne fund te muajit vura re ndryshime ne sekrecione dhe ne arome . Bera nje analize strish-vaginale e cila me doli shume e paster. Mendova se ishte prishje ose demtim i pH. Pas dy-3 javesh bera dhe nje vizite gjate se ciles doktoresha gjithashtu me tha qe isha e paster por gjithsesi me dha disa ovula (pa ilac, per rregullimin e pH -ginestra ovul, 3 flacon gine tantum per perdorim te brendshem si dhe dy ilace qe mereshin nga goja , fungus) pas kures nuk kisha me shqetesim. Pasi kalova dhe ciklin e atij muaji dita dites fillova te kisha prap nje si irritim te leht por jo gjithmone, ndonjehere ne ca dite ndjeja dhe djegje pas urinimit si dhe aroma u rikthye serisht. Ne keto momente vazhdoj te kem sekrecione te shtuara, te trasha dhe shume te bardha me nje arome te cuditshme dhe ne fund te dites ve re qe ato sekrecione marin nje ngjyre si ne te verdhe. Jm shume e shqetesuar sdi cfare te bej. Qe pas vizites dhe kures un nuk kam kryer me marredhenie seksuale dhe se kuptoj cfare ka ndikuar qe fill pas kures te me rikthehet serisht kjo pasi dhe me higjienen kam qen tejet e kujdesshme .

Dërguar nga Eleonora, më 09 Prill 2019 në 04:49

Pershendetje Eleonora. Mendoj se duhet te besh nje analize urine, qofte dhe te thjeshte, per te perjashtuar nje infeksion urinar te mbivendosur. si dhe nje kultere te sekrecioneve vaginale, te pakten. Mire do ishte te merreshin ne vizite me spekulum, qe te ishte e sigurt marrja. Nese dhe keto dalin negative, atehere duhen bere analiza infeksionesh me specifike, si chlamidia, mucoplasma ose ureaplsma. te shkuara

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 09 Prill 2019 në 06:13

Dr. Shume faleminderit
Harrova te permendja qe e kam ber qe ne fillim dhe analizen e urines dhe ishte neg. Nese mund te pyes dhe per keto llojet e infeksioneve qe keni permendur, jane te rrezikshme?

Dërguar nga Eleonora, më 10 Prill 2019 në 07:31

Jane infeksione qe, nese identifikohen ne analiza, mund te mjekohen shume mire. Asgje e rrezikshme. As per jeten, as per fertilitetin.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 10 Prill 2019 në 12:41

Dr. Shume faleminderit
Harrova te permendja qe e kam ber qe ne fillim dhe analizen e urines dhe ishte neg. Nese mund te pyes dhe per keto llojet e infeksioneve qe keni permendur, jane te rrezikshme?

Dërguar nga Eleonora, më 11 Prill 2019 në 07:01

Te gjitha jane te kurueshme. Pa merak

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 13 Maj 2019 në 12:03

Pershendetje.Kam dy dite qe kam sekrecione jo te bardha.Doja te pyesja a kalohen?Cfare mjekimi duhet te mar?

Dërguar nga Amela, më 13 Maj 2019 në 11:57

Amela, pershendetje. Nuk eshte e plote pyetja juaj. Jo te bardha, dmth te verdha, kafe, jeshile, roze? secila prej tyre eshte treguaes per dicka te ndryshme, aq me teper ne faza te ndryshme te muajit. Keshtu qe nuk mund te te them shume gjera. Por cfaredo qe te jene, sigurisht qe kalohen. Nderkohe, ketu nuk mund te percaktojme mjekime, pa kontrollin perkates. Me vjen keq qe nuk te ndihmoj dot me shume

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 13 Maj 2019 në 12:02

Pershendetje doktoresha. Uroj te jeni mire. Kam 2 muaj qe midis ciklit menstrual (14 dit para ciklit te ardheshem) kam sekrecine ne formen e periodave por qe jo te shpeshta gjat dites , vetem 2 apo tre her sh pake. Kjo mund te me zgjasi nje dite ose edhe dy. Nuk kam shqetesime te tjera pervec urinim te shpesht dhe pa djegie. Nuk me ndodh pas mardhenies me partnerin. Ciklin e kam shume te regullt. Cdo datte njejt cdo muaj.Jam e shqetesuar pa mase. Te lutem nje pergjigje cfar me rekomandoni. Faleminderit.

Dërguar nga Ela, më 05 Qershor 2019 në 13:36

Pershendetje, Ela. E ke pershkruar shume mire shqetesimin tend. Spoting intermenstrual apo gjakosja ne mes te ciklit (ditet e ovulacionit)futet te shkaqet fiziologjike. Pra, nuk eshte shqetesuese, nuk lidhet me ndonje patologji. Por ndodh ne cikle te vecanta, ne periudha te vecanta. Nuk ka nevoje per mjekim per te. Nese kthehet ne shqetesim psikologjik, bej nje kontroll te gjinekologu me shume per t'u qetesuar qe nuk ka ndondje shkak tjeter bashkeshoqerues, sesa ke nevoje vertet. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 06 Qershor 2019 në 03:08

Pershendetje.
Kam probleme me ciklin prej disa kohesh dhe me jane shtuar qime ne shume pjese te trupit keyesisht ne fytyre. Kam
pire kontraceptive per 7 muaj dhe kam bere laser por pa shume rezultat. Kjo gje me ka krijuar shume stres. Nuk e di ne mund te zgjidhet ky problem. Faleminderit

Dërguar nga Sonia, më 18 Qershor 2019 në 16:19

Pershendetje, Sonia. Nuk di sa vjec je dhe per cfare cregullimesh (te cfare tipi) po me thua. Sipas kesaj qe kuptoj une, me siguri behet fjale per cikle nje here ne me shume se 1 muaj, dhe qe shoqerohen me shtim te qimezimit. Pergjithesisht, keto jane te lidhura me vezoret mikrokistike (qe ndryshe quhet sindroma e ovarit policistik). Duke qene qe eshte e lindur, nuk ka nje zgjidhje perfundimtare, po thjesht mjekime per te ulur efektet (cregullimet, hirsutizmin etj. Mund te behen mjekime me te gjata, hormonale ose jo, ne varesi te situates se pergjitheshme.Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 19 Qershor 2019 në 03:27

Prsh. Kam probleme me ciklin dhe do doja nje mendim nga ana juaj
. Problemi qendron ketu un jam 17 vjc dhe cikli me ka ardhur para 6 vitesh gjate gjith kohesh i kam pasur te rregullta por shum dhimbje par atyre por edhe gjat atyre . Por sa vijn dhe keto dhimbje behen me te forta ? Nga mund te shkaktohen ?

Dërguar nga Eri, më 15 Korrik 2019 në 06:41

Pershendetje, Eri. Ka nje pjese te madhe te gocave qe kane dhimbje para dhe ditet e para te menstruacionve. Zakonisht kjo ndodh nga kontraktimet e forta te mitres per te hapur qafen e mitres dhe qetesohen kur shperthen hemoragjia. Nese dhimbja vjen duke u shtuar, pra shtohet ne ditet e fundit te menstruacioneve apo edhe pasi ato kane mbaruar, mbase duhet te besh nje konsulte se bashku me mamin tende te nje mjek i kujdesshem gjinekolog. Ka raste, sidomos nese edhe mami, motra etj kane patur dhimbje menstruale qe kane ardhur duke u shtuar gjate viteve, mund te kemi te bejme me ndonje patologji aspak vdekjeprurese, por qe mund te jete e besdiseshme. Personalisht nuk mendoj se eshte kjo e fundit, por thjesht duhet perjashtuar. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 15 Korrik 2019 në 09:56

Pershendetje doktoreshe,uroj te jeni mire. Une jam 21 vjec, para 5 muajsh kam pasur probleme me infeksionin vaginal dhe pas nj trajtimi me cervugid kam qen shum ne rregull. Para dites ditesh me filluan sekrecione te bardha,pa arome, pa dhimbje por shume te shpeshtaa dhe si te nxehta. Tani 2-3 ditet e fundit me kan vazhduar sekrecionet por me nj ngjyr si te verdh ose jeshile. Her me arome her pa arome. Gjithashtu kam pas nje dhimbje ne anen e majte te mitres qe heren e fundit me ndodhi njesoj kur kisha infeksion. Edhe gjat urinimit e ndej qe kam sekrecione si dhe urinoj shpesh dhe pak urine. Me kane sugjeruar perseri te njejtin mjekim Cervugidin ose Melioren. Ju ke me sugjeroni? Cfar mund te me thoni me shume per te me ndihmuar?
Ju falenderoj.

Dërguar nga Ela, më 15 Korrik 2019 në 17:02

Pershendetje Ela. Une mendoj se pervec infeksionit vaginal, kete here ke dhe infeksion urinar. Do rekomandoja patjeter berjen e analizave te thjeshta dhe me mbjellje te urines dhe te sekrecioneve vaginale, ne menyre qe te zgjidhet mejekimi i duhur. Duhet te zgjidhet mire , ne menyre qe te mos perseritet me infeksioni.Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 16 Korrik 2019 në 01:10

Pershendetje perseri doktoresh, ju kerkoj falje por harrova tiu pyes, nqs gjat periudhes te trajtimit me vjen cikli a duhet ta vazhdoj trajtimin apo duhet ta rifilloj perseri pas ciklit? Faleminderit

Dërguar nga Ela, më 16 Korrik 2019 në 10:10

Pershendetje perseri doktoresh, ju kerkoj falje por harrova tiu pyes, nqs gjat periudhes te trajtimit me vjen cikli a duhet ta vazhdoj trajtimin apo duhet ta rifilloj perseri pas ciklit? Faleminderit

Dërguar nga Ela, më 16 Korrik 2019 në 10:15

Gjaku i menstruacioneve e merr me vete ilacin qe vendoset vaginal, duke ulur perthithjen dhe duke kufizuar efikasitetin e mjekimit.Mire do ishte te merreshin pas menstruacioneve, qe te mos nderpriten.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 17 Korrik 2019 në 12:20

Pershendetje si nund te me ndihmoni me kan dal ca njolla te zeza ne zonen intime a mund te me rekomandoni nje ilaq

Dërguar nga Ela, më 18 Korrik 2019 në 09:01

Ela, nuk mund te rekomandohet ilac pa nje kontroll. Duhet te besh nje vizite te mjeku. ndjese qe nuk te ndihmoj dot

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 19 Korrik 2019 në 02:30

Pershendetje dr.Elinda
Un jam 20 vjeq kam nje vit e martuar un dhe partneri im deshirojm nje bebe un kam ber nje vit e 3 muaj qe jam e martuar dhe po tentoj per te ngel shtatezene .
Jam vizituar dhe qdo gjo me ka dal ne rregull kam ber edhe analiz te urines me mbjellje edhe ajo mir me doli por un bera edhe nje pap test edhe dola me pak fare infeksion, a esht infeksioni shkaku qe un nuk po ngel shtatezene ?.. Flm shum Pun te mbar..

Dërguar nga Ermira Gjoni, më 01 Gusht 2019 në 17:20

Jo, Ermira, nuk eshte. Nuk di cfare analizash ke bere, por te rekomandoj te besh edhe nje spermograme te bashkeshortit. Mbase e ke bere dhe kete. Si dhe hormonet e tua diten e 2-3-4 te ciklit. Dhe kontrolli i tubave. Keto jane egzaminimet qe behen pas nje viti qe nuk keni krijuar shtatzani. Je shume e re, me siguri do ndodhe shuuume shpejt. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 03 Gusht 2019 në 04:41

Pershendetje dr.Elinda.Doja nje informacion mbi analizat hormonale qe duhet te bej(cilat jabe,pasi ve re shfaqjen e disa akneve ne zone e mjekres si dhe shtim i qimeve ne disa zona te trupit.Theksoj qe eko kam bere cdo gje eshte normale.Vetem doja te beja analizat hormonale.Ju flm!

Dërguar nga Alda, më 17 Tetor 2019 në 03:22

Pershendetje Alda, per kete problem eshte mire te behen amalizatb e hormoneve femerore dhe ato te hormoneve mashkullore, qe te shihen dhe te krahasohen jo vetem vlerat ajane brenda normes, por edhe raportet mes tyre. Me baziket jane niveli i estradiolit, testosteroni dhe DHEAS. Por me e sakte eshte te behet bilanci i plote se bashku me FSH, LH, 17-hydroxy/progesteroni. Keto japin nje tablo me te qarte nese ka variacione apo probleme hormonale qe shoqerohen me shtimin e qimezimit te femrat. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 19 Tetor 2019 në 05:46

Pershendetje, problemi im eshte i lidhur me menstruacionet, gjithmone i kam pasur disi te crregullta ne fakt, por nuk kam pasur probleme shendetesore apo shqetesime. Zakonisht me ka ndodhur te me vijne periodat edhe 1 her ne 3 muaj ose 1 her ne 4 muaj. A eshte shqetesuese kjo gje?

Dërguar nga Ina, më 04 Nentor 2019 në 07:28

Pershendetje Ina. Pergjithesisht, ky lloj cikli qe vjen nje here ne 2-3-4 muaj lidhet me nje forme dhe nje funksion pak me ndryshe te vezoreve. Nuk ka asgje per t'u shqetesuar, me kalimin e viteve mund te rregullohet ose jo plotesisht. Gjithsesi, mire eshte te vije te pakten nje here ne 3 muaj , per te ruajtur madhesine e duhur te mitres dhe riprodhimin ne vazhdimesi. Nese do, mund te besh nje konsulte me nje mjek gjinekolog nga afer, per te pare nese mund te te duhet ndonje vitamine apo kujdes specifik per te ndihmuar. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 05 Nentor 2019 në 11:54

Pershendetje doktoresh
Dyshoj qe vuaj nga vaginizmi, ju lutem cfare do me sugjeronit ju ne kete rast?

Dërguar nga Armanda, më 26 Nentor 2019 në 14:30

Pershendetje. Deri sa ke arritur ne nje konkluzion te tille, je familjare me cfare eshte vaginizmi. Ne keto raste, rekomandohet nje konsulte me gjinekologun, si dhe nje vizite gjinekologjike me shume kujdes, per te perjashtuar shkaqet e tjera qe mund te ndikojne tek dhimbja vaginale. Me pas, mjeku mund t'ju keshilloje per ushtrimet qe ti duhet te besh, per te pranuar prekjen vaginale apo depertimin e kujdesshem shkalle pas shkalle. Nese mjeku konstaton gjate konsultes se ne baze qendron nja ngjarje nga femijeria apo rinia e hereshme, mund t'ju keshilloje per nje konsulte me nje psikolog. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 30 Nentor 2019 në 12:12

Pershendetje doktoresh!
Kam nje problem . Jam e martuar qe 2 vite. Problemi yne eshte qe nuk po mundemi te kryejme marredhenie. "Fajtore" jam une sepse kam shume frike. Ne mundohemi cdo here dhe kot eshte gjithcka. Si te me afrohet partneri une shtrengohem aq shume dhe kam frike dhe largohem. Kam hulumtu kam mendu qe mos po vuaj nga vaginizmi. Po kam frike vazhdimisht nuk po di cka me ba.

Dërguar nga Amanda, më 01 Dhjetor 2019 në 13:48

Pershendetje Amanda. Per fat te keq, frika eshte nje problem qe sa me shume kohe shkon, aq me e veshtire behet per t'u menazhuar. Dhe nuk eshte gjinekologu ai qe mund te te ndihmoje, por psikologu. Ai do mundohet te kuptoje shkakun e frikes dhe te meson mekanizma per ta mundur ate. Shkoni se bashku me bashkeshortin, pasi duhet qe te bashkepunoni te dy. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 21 Dhjetor 2019 në 06:17

Pershendetje doktorresh. Doja te shpjegoja rastin tim jam 23 vjece dhe kam 1 vit e gjysem qe po tentoj per shtatzani. Me pas bera disa analiza dhe eko . Ne eko md rezultoi qe kisha mikrociste ne vezore . Kiurse ne analizat homonale ne pergjithsi me dolen mire pervec hormonit tsh qe me doli pak i larte. Me pas bera dhe analizat e tiroides per ta pare me mire dhe aty me doli gjithshka ne rregull. Jam konsultuar me doktorrin dhe ai me ka rekomanduar nje ilac me emrin dikirogjen per ta perdorur per rreth 3 muaj deri ne 6 muaj. Gjithashtu dua te theksoj se kam mbi 2 muaj qe mestruacionet nk me kane ardhur.. A eshte dicka shqetesuese kjo apo vjen nga mikrocistet. Dhe a ezhte efektiv ilaci per problemin qe kam apo me rekomandoni dicka tjr .dua te theksoj se dhe ciklin kur me ka pas ardhur me krijonte shume dhimbje . Cfare me rekomandoni.

Dërguar nga Suela, më 17 Dhjetor 2019 në 16:59

Pershendetje Suela. Sindroma e ovarit polikistik nuk eshte dicka e jashtezakonshme, por karakterizohet nga mikrokistet ne vezore,cregullimet e ciklit dhe rritje te hormoneve mashkullore. Mio-inozitoli (qe permban Dikirogeni) eshte nje integrator ushqimor qe perpiqet qe te ndihmoje ne rregullimn e hormoneve, per pasoje te ciklit, por jo gjithomne me sukses. Keshtu qe mund te vazhdosh per disa muaj te tjere me te. Nese pas 6 muajsh qe e merr, cikli vazhdon po njelloj, nuk ka kuptim per ta vazhduar. Per problemin e infertilitetit, duhet kontroll me i zgjeruar, per te perjashtuar shkaktaret e tjere bashkeshoqerues. Por je shume e re dhe nuk mendoj se eshte per tu bere merak. gjithsesi, maksimumi qe mund te presesh per te bere kontrollet e tjera eshte 6 muaj. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 21 Dhjetor 2019 në 06:13

Pershendetje Suela. Sindroma e ovarit polikistik nuk eshte dicka e jashtezakonshme, por karakterizohet nga mikrokistet ne vezore,cregullimet e ciklit dhe rritje te hormoneve mashkullore. Mio-inozitoli (qe permban Dikirogeni) eshte nje integrator ushqimor qe perpiqet qe te ndihmoje ne rregullimn e hormoneve, per pasoje te ciklit, por jo gjithomne me sukses. Keshtu qe mund te vazhdosh per disa muaj te tjere me te. Nese pas 6 muajsh qe e merr, cikli vazhdon po njelloj, nuk ka kuptim per ta vazhduar. Per problemin e infertilitetit, duhet kontroll me i zgjeruar, per te perjashtuar shkaktaret e tjere bashkeshoqerues. Por je shume e re dhe nuk mendoj se eshte per tu bere merak. gjithsesi, maksimumi qe mund te presesh per te bere kontrollet e tjera eshte 6 muaj. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 21 Dhjetor 2019 në 06:13

Ju lutem me ndihmoni! Jam vajze dhe kam 1 muaj me kruarje te shumta vaginale. Kruarje te fuqishme saqe nuk me lejojne te ve sy ne gjume. Kam perdorur disa gjera e nuk me eshte sheruar

Dërguar nga Emina, më 23 Dhjetor 2019 në 14:21

Pershendetje Emina, me vjen keq per siotuaten tuaj. Por nuk mund te te ndihmoj pa viziten dhe analizat perkatese. Asnje nuk mundet. Duhet te besh kontrollin, mos merr ilace vete. Aq me shume qe ka nje muaj.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 26 Dhjetor 2019 në 05:00

Pershendetje, ju lutem nese e shihni me ktheni pergjigje. Jam 17 vjec dhe me kane ardhur periodat qe ne klase te 5 dhe asnjehere sme kane ardhur rregullisht. Gjithmone me vine nje muaj shume pak, muajin tjeter jo, dhe ka raste qe me vijne shume, dhe kam shume dhimbje. Ndersa tani, nuk i kam pasur prej dy muajsh dhe kjo gje me ka shqetesuar. Mjeket me thone qe eshte dicka e moshes, por prap me shqeteson kjo gje. Ju lutem me jepni nje pergjigje cte bej pse ndodh kjo. Ju faleminderit.

Dërguar nga Jona, më 11 Janar 2020 në 15:50

Pershendetje Jona, mos u merzit e dashur, por edhe une do te te them te njejten gje. Vitet e para deri 17-18 vj, ciklet mund te vijne te cregullta, here me shume e here me pak. Nuk eshte per t'u shqetesuar. Nese edhe pas 18 vjeceve do vazhdojne keshtu, atehere mund te beni nje konsulte te mjeku per te pare se mos keni vezore me ciste te vogla qe japin cregullime. Eshte gje qe ka zgjidhje dhe nuk ju cenon jeten, shtatzanine, mardhenien etj. Dite te mbare

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 20 Janar 2020 në 09:50

Pershendetje doja tju pyesja per virusin citomegalovirus igg pozitive do te thote qe e kam kaluar dhe igm negative por doja te dija se nga e kam marre kete virus si merret ky virus
Faleminderit

Dërguar nga Elona, më 18 Janar 2020 në 06:32

Pershendetje Elona. IgG jane antitrupat e vjeter qe krijon trupi pasi bie ne kontakt me nje infeksion, dhe keto tregojne qe po, e keni kaluar kete infeksion. Ndersa IgM jane ato qe krijohen ne fazen e pare te infeksionit dhe negativizohen pak pasi fillojne te krijohen IgG. Ky virus transmetohet seksualisht kryesisht. Nuk di a isha e qarte mjaftueshem.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 20 Janar 2020 në 09:07

Po faleminderit per pergjigjen tuaj, a eshte virus i rrezikshem

Dërguar nga Elona, më 20 Janar 2020 në 20:03

Jo, nuk eshte, ne kete faze qe eshte.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 24 Janar 2020 në 05:52

Pershendetje doktoresh problemi im esht se gjat shtatzanis se par kuptova qe kam cist ne vezoren e djatht dhe gjat lindjes me esht hequr cista me vezore komplet por kam lindur prap edhe me nje vezore i kam dy vajza po deshta te pyes se a ndikon vezorja ne gjinin e bebit ju lutem me tregoni ta kem te qart mos te bej me lindje tjera se i kam me operacion

Dërguar nga Filloreta, më 24 Janar 2020 në 00:02

Pershendetje Filloreta. Me nje vezore mund te ngelesh shtatzene serish dhe nukndikon ana e vezores ( e majta apo e djathta)ne gjinine e bebit. Pa merak. Kjo nuk do te thote qe i treti do jete djale. Por te jesh e sigurt se nuk lidhet me cila nga vezoret e jep vezen. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 24 Janar 2020 në 05:50

Prsh jam alda kam nje vit e martuar po mundohem shum bash me shashkeshortin tim qe te ngelem shtatzene por akoma asgje as cikli nk me vjen i rregullt kam ber analiza eko per dyshim te ndonje kisti por nk kisha asgje te lutem do doja te me ktheje nje prgj mjeke gjinekologe sepse me meshkuj e kam pak problem kerkoj te bej nje vizit qe dhe un te ngelem shtatzene....ju lutem me ktheni prgj

Dërguar nga Esmeralda, më 09 Shkurt 2020 në 01:56

Pershendetje Esmeralda. Jeni e mirepritur prane klinikes Gjata, ku une bej konsulta dhe vizita. Mund te telefonosh qe neser tek recepsioni per te fiksuar nje orar per te diskutuar nga afer. Nr tel 042340059. Merrni me vete dhe egzaminimet qe keni bere me pare, per te krijuar nje ide per historikun tuaj. Gjihe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 11 Shkurt 2020 në 14:47

Pershendetje doktorresh
Jam Duke perdorur meliora po ne te njejten koh kam pasur marrdhenie te pa mbrojtura me burrin A ndikon ky mjekim qe un te mos ngel shtatzen

Dërguar nga Ana, më 21 Shkurt 2020 në 01:35

Pershendetje Ana, nese mjekimin e ke perdorur gjate periudhes se ovulacionit, edhe mund te ndikoje qe te prishe balancat normale te flores vaginale. Nga ana tjeter, mire eshte qe te mos merret gjate kohes qe tenton per shtatzani, pasi ka kloramfenikol dhe eshte i kunderindikuar ne barre. Gjithsesi, nuk besoj se do jesh para ketij problemi. gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 25 Shkurt 2020 në 09:00

Pershendetje doktoreshe doja tju pyesja ne cilen dite te ciklit behet analiza e progesteronit ju lutem. Po hormonet e tjera ?

Dërguar nga Ela, më 22 Shkurt 2020 në 04:14

Pershendetje Ela. ne nje cikel 28 ditor, rekomandohet te behet diten 21-24 te ciklit. hormonet e tjera rekomandohen diten e trete te ciklit. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 25 Shkurt 2020 në 09:01

Psh doja tju pyesja per nje antibiotik bactigram 750 mg(cefaclor) a mund te perdoret ne muajin e pare te shtatzanis pasi jam 1 muajshe dhe kam patur nje demtim ne vesh dhe mjekja me ka rekomanduar kete ilac
Faleminderit

Dërguar nga Lori, më 24 Shkurt 2020 në 11:00

Pershendetje. Kjo eshte nje pyetje per doktorin tend, e dashur. Gjithsesi, te gjitha ceporinat jane te lejuara ne shtatzani. Ne tremujorin e pare, vetem ne rastet kur jane shume te domosdoshme. Ne kemi nenen primare. Dhe nese mjekja ka menduar se duhet ta merrni, ka qene domosdoshmeri. Te shkuara.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 25 Shkurt 2020 në 09:03

Pershendetje doktoreshe
Jam 23 vjece dhe gjithmone kam patur cikel te rregullt por 2 muajt e fundit kam patur mungese te ciklit menstrual . Per shkak te ndodhive te fundit qe kane ndodhur nuk kam mundesi te shkoj te vizitohem tek gjinekologu. Para disa diteve ndjeva simptoma te njejta me ato para ciklit por ende nuk po me vine. Nqs do me keshillonit me dicka do ju falenderoja shum.

Dërguar nga Bea, më 19 Mars 2020 në 16:38

Pershendetje Bea. Ndodh ndonjehere, sidomos ne situata stresi, qe te kemi cregullime te tilla. Nese nuk ka shqetesime, do sugjeroja te prisnit. Qofte edhe 2-3 jave te tjera. Nese nuk vjen dhe situata eshte keshtu, mund te ridegjohemi. Por mendoj se deri atehere do kete ardhur patjeter. Nese jeni seksualisht aktive, beni nje test barre gjithsesi. Ju uroj shendet.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 20 Mars 2020 në 05:04

Pershendetje doktoreshe! Kohet e fundit kam vazhduar te shqetesohem per zgjatjen e menstruacioneve, kam vezhguar qe vitin e fundit kam pasur luhatje nga 5 dite ne 3 dhe nga 3 dite tani gjendem ne nje cikel 1 ditor, por i kam cdo muaj rregullisht, jam 25 vjece, nuk jam nene. Kam pasur gjithmone shume dhimbje gjate ciklit, shpeshhere kam perdorur oki ose ibubrofen por jo rregullisht, nuk kam shfaqur infeksion ne analizat e fundit e as nk kam ndonje problem aktual. Kte rradhe po ndjej dhe dhimbje ne fund te barkut dhe pse cikli ka 2 dite qe me ka kaluar. Shpresoj te jem treguar sadopak e qarte ne pershkrimin tim, ju falenderoj per kohen tuaj!

Dërguar nga Lorela, më 03 Prill 2020 në 09:37

Pershendetje Lorela. Mosha jote e re pothuajse i perjashton probleme madhore. Gjithsesi, nese ka nje vit,mund te presesh edhe 1-2 muaj qe te kaloje kjo situate, e te besh nje kontroll dhe analiza hormonale te nje gjinekolog. Kjo periudhe nga shtatori-nentori e me pas marsi ka patur nje ngarkese te madhe stresi (termetet, virusi, bllokimi etj) dhe eshte shoqeruar me shume cregullime cikli apo me ndryshime ne kohezgjatje ne ciklet e rregullta. Pervec stresit, mund te jete e lidhur me cregullimet hormonale te prolaktines, te tiroides, e ne raste teper teper te rralla, mund te flase per ndonje cregullim ovarial ne lidhje me rezerven ovocitare. Por kjo e fundit veshtire te jete. gjithsesi, sapo te kaloje kjo periudhe, do keshilloja nje kontroll te gjinekologu. Gjithe te mirat dhe kujdesuni per veten.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 04 Prill 2020 në 10:17

si jeni ? une kam bo cdo lloj analize qe kur kisha myk ne vagine . ka disa muaj qe marr mixovul melior
kam tharje vaginale dhe nuk mundem te kryej marredhenie . Te lutem me jep dicka per vaginen time te thate . sepse kam friken e ph ose dicka tj . Ju lutem me ndihmoni me ca ovula fikse . Ju pershendes !!

Dërguar nga Anna, më 06 Prill 2020 në 06:35

Pershendetje Anna, Nuk vazhdohet mjekimi me antibiotike per disa muaj. Sebashku me infeksionin, antibiotiket shkaterrojne dhe floren vaginale normale, kjo ka cuar edhe ne tharjen vaginale dhe prishjen e pH vaginal. Pa vizite dhe pa recete mund t'ju rekomandoj vetem rregullatore te flores, si Daygin ovula, ose Echigin gel, 1 here ne darke per 7-10 dite. Me pas mund te tentoni serish te kryeni mardhenie. dhe mos merrni mjekime pa rekomandime apo per nje kohe te gjate. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 07 Prill 2020 në 11:02

Pershendetje.Jam 7 javeshe shtatzane.Po.perdor pregnancare dhe doktori me keshilloi te marr dhe acid folik.Ben ti perdori te dyja ? Faleminderit

Dërguar nga Besa, më 08 Prill 2020 në 02:58

Pershendetje Besa. Normalisht, nese po merr nje multivitamine si Pregnacare, ajo e ka brenda sasine e mjaftueshme te acidit folik qe eshte e nevojshme te shtohet ne barre. Nese mjeku juaj, ne varesi te anamnezes (historikut te meparshem) apo te analizave tuaja, ka menduar se keni nevoje per shtese, kjo eshte tjeter gje. Kete pyetje duhet t'ia drejtosh atij. Shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 08 Prill 2020 në 11:28

Prsh doktoresh
Jam 21 vjec Kam ngelur shtatzane para gati 1 viti dhe ne javen e 4 e abortova pas abortit jam vizituar doktori tha qe nuk ka me probleme dhe mund te ngelesh serish shtatzane po mundohem me burrin por nk po ngeli dot kohet e fundit bera nje eko dhe kisha kiste mora ilace dhe kur u vizitova heren e fundit me than qe jan hequr po prap nuk po ngel dot

Dërguar nga Mira, më 10 Prill 2020 në 15:31

Pershendetje. Mosha juaj eshte shume e re, sigurisht qe do ngelni serish, ashtu sic ngelet heren e pare. Thjesht nganjehere duhet me shume kohe. Ti nuk e ke specifikuar sa kohe ke qe po tenton. Nese ka disa muaj, mos u merakos, mundohu te mos e kthesh ne "pune" dhe mos e mbaj mendjen aty. Stresi shpesh kthehet ne nje faktor jashtezakonisht pengues. Nese ka nje vit e me shume qe po tentoni (qe nuk besoj, sepse duhet te kesh pritur disa muaj pas abortit), duhen bere analizat sipas protokollit. Une mendoj se deri atehere do kete dale testi pozitiv patjeter. Mbaresi.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 13 Prill 2020 në 11:21

Pershendetje! Jam 22 vjece kam abortu ne javen e 13 te shtatzanis sepse bebi ishte I pa zhvilluar mbas nje muaji bera nje vizit doktori tha qe ne pergjithesi isha mir por me dha nje recet perdora LEVONIDIN 500mg per 7 dite tani per shkak te gjendjes qe jemi nuk kam ber me vizit kan kaluara 2 muaj e gjys nga aborti. A mund te tentoj per shtatzani? Dhe a mund te ngeli?

Dërguar nga Leonora Daci , më 17 Prill 2020 në 07:01

Pershendetje Leonora. Ne rekomandojme te kalojne te pakten tre cikle menstruale nga aborti, pastaj mund te ritentosh. Sigurisht qe do ngelesh, por qe muajin e pare apo pas disa muajsh, kete nuk mund ta dije e te ta thote askush. Do rekomandoja te filloje acid folik 0,400 mg, 1 x dite qe tani ( merret pa recete, nuk eshte mjekim, eshte vitamine) dhe te filloje te tentoje pas mestruacioneve qe do vijne. Ju shkofte mbare.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 19 Prill 2020 në 12:04

Pershendetje.Motra ime eshte duke perdorur disa ilaqe se ka bere vizitat te gjinokologu se kishte infeksjon urinar por i ka dal si mish i huaj ne pjesen intime dhe po perdor disa ilaqe Meliora Daygin Femestina Orcipol dhe thot qe ka dhimbje tani nuk ka mundesi te shkoje ne tirane nga virusi qe jan bllokur rruget flm

Dërguar nga Lilana, më 19 Prill 2020 në 07:26

Pershendetje Liliana. Nuk e kuptova pyetjen tende, as situaten, te them te drejten. Mendoj gjithsesi qe duhet te mbaroje mjekimin qe i ka dhene mjeku.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 19 Prill 2020 në 12:01

Pershendetje Liliana. Nuk e kuptova pyetjen tende, as situaten, te them te drejten. Mendoj gjithsesi qe duhet te mbaroje mjekimin qe i ka dhene mjeku.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 19 Prill 2020 në 12:01

Prsh. Dyshoj se jam shtatezen por periodat me kan ardhur kete muaj . Kam nje muaj nga maredhenia e fundit e km kryer direkt pas periodave te parafundit . Me erdhen periodat me nje jave vonese . Testet me dalin negative po nje me doli me nje vije te zbehete . A ka mundesi te jep shtatezene . Nuk kam simptoma te tjera vetem bark te fryre

Dërguar nga Eni, më 19 Prill 2020 në 13:37

Pershendetje. Nese dyshon, perserite testin pas 2-3 ditesh, me urinen e mengjesit, qe te jete me e perqendruar. Nese je, vija e dyte do skuqet me shume. Barku i fryre nuk eshte shenje barre.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 20 Prill 2020 në 05:01

Pershendetje e dashur prej 3 vitesh tentoj per shtatzani.para nje viti kalova abort, kam ber analisat antimulleriane me ka dalur e ulet pyetja ime eshte mund te perdor clomid?theksoj nuk kam ovulim edhe Jo te zhvilluara vezoret!

Dërguar nga Rita, më 20 Prill 2020 në 10:04

Pershendetje Rita. Ne rastin e AMH te ulet ka disa teori ne perdorimin apo jo te clomidit. Ka studime qe thone mund te perdoret, sidomos ne moshat e reja. Por shumica bien dakord qe, nese rezerva e vezeve (AMH) eshte e ulet, nuk duhet perdorur, qe te mos harxhoje ato qe kane ngelur per nje procedure qe ka nje perqindje te ulet suksesi. Nuk di as moshen as historine tuaj, por do rekomandoja qe te vesh nje kufi deri kur deshiron te presesh. Dhe nese do te besh stimulim, me mire ta ruash per fekondimin in vitro qe ka dhe mundesi me te larta suksesi. Gjithsesi, kjo eshte nje pergjigje siperfaqesore. Duhet pare me shume kujdes cdo detaj qe ndikon te infertiliteti per te arritur ne nje konkluzion te qarte. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 21 Prill 2020 në 09:00

Pershendetje doktoresha! Kohet e fundit ka rreth 2-3 jave, me dalin here pas here disa pucra ne pjesen e brendshme te buzeve , te infektuara me qelb, sa iken njera, del nje tjeter. Gjithsej me eshte perseritur 2-3 here, ndiej pak kruarje dhe pak djegie kur urinoj(ndonjehere). Nuk kam kryer marredhenie rreth 2 muaj, doja te dija te lutem shkakun nga se mund te me vijne? A e sugjeron ta beja nje strisho vaginale?

Dërguar nga Maria , më 02 Maj 2020 në 04:31

Pershendetje Maria. Me siguri eshte nje infeksion. Nese jane me qelb, me shume probabilitet eshte infeksion bakterial. Por mire eshte te besh nje analize, qe te zgjidhet antibiotiku i duhur, gjithmone nese nuk keni reaksion dhe nuk keni nje kunderindikim per ta perdorur. Mire do ishte edhe nje analize urine e thjeshte, per merak. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 02 Maj 2020 në 05:09

Pershendetje doktoreshe ! Ne date 27 prill pasj kryeva marredhenie pata pak gjakderdhje pasi urinova , nisur nga data qe isha ne pritje te ciklit mendova se me erdhen menstruacionet, por gjate gjithe diteve ne vazhdim pata , shumicen e rasteve kur urinoj! Jam shume e stresuar aq sa spo e dalloj a e kam cikel apo gjakderdhje per tu shqetesuar, pavaresisht se xiklin. E kam patur te crregullt sasia ka qene normale dhe kohezgjatja 5-6ditë! Mund te me thoni dot cduhet të bej? Ju faleminderit

Dërguar nga Blerina, më 03 Maj 2020 në 09:15

Nese kjo gjakosje eshte vetem gjate urinimit dhe nuk le gjurme normalisht ne lines a ne te brendshem, mund te jete cistit urinar hemoragjik, qe zakonisht shoqerohet edhe me djegje apo dhimbje ne fund te urinimit. Nese nuk eshte keshtu, por jeni e sigurt qe eshte hemoragji vaginale, jo urinare, mund te jete nje cregullim, mund te jete ndonje kist, mund te kete arsye nga me te ndryshmet. Nuk mendoj se eshte shqetesuese, por gjithmone ne rekomandojme te mbahen nen kontroll. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 04 Maj 2020 në 07:48

Pershendetje! Kisha 3 dite vones te ciklit dhe bera nje teste me doli nje vize e zbehte por e dallueshme,nderkoh neser me erdhen periodat ne drek dhe me zgjaten deri mbasneser ne drek, mua zakonisht me zgjasin 4 dite. A eshte dicka shqetesuese pasi kam ber nje abort para 4 muajve sepse bebi ishte I pa zhvilluar. Faleminderit per pergjigje

Dërguar nga Leonora Daci , më 23 Maj 2020 në 00:26

Pershendetje Leonora. Ka dy mundesi:
1. Te jesh shtatzane, por shume heret, prandaj testi del me nje vije te lehte dhe hemoragjia qe ka pasuar mund te mos jete cikli, por hemoragjia e implantimit. Do keshilloja qe te benit qe neser nje bHCG qe eshte hormoni i barres, per ta konfirmuar kete ose jo, e ne varesi te pergjigjesh, te keshillohesh me mjekun tend qe te ndjek.
2. te kete filluar sasi minimale hemoragjije qe ka bere testin pozitiv te lehte. Vargu beta i hemoglobines se gjakut dhe i beta hCG (hormonit te barres) kane ngjashmeri, keshtu qe mund te kemi nje fals pozitivitet te testit (pra, te dale pozitiv kur nuk ka barre).
Gjithsesi, analiza e gjakut qe ju pershkrova e ndan kete. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 24 Maj 2020 në 10:17

pershendetje .jam shtatezane kam bere testin e urines dhe analizen e gjakut te dyja kan dalur pozitive . nuk kam bere akoma kontrolle se para nje jave mora pergjigje qe jam shtatezane . Por jam shum e keputur kam dhe dhimbje barku . ka ndonje problem . Shum flm nese me pergjigjesh

Dërguar nga Fata , më 05 Qershor 2020 në 05:22

Pershendetje. Ndjese, nuk di pse nuk e kam pare ne kohe kete koment. Besoj se tani ke bere kontrollin dhe ke marre komentet nga mjeku qe po te sheh. Javet e para te barres, per shkak te ndryshimeve hormonale, ndodh lodhja, pergjumja, debulesa etj. jane masat qe merr trupi qe nena e re te jete sa me gjate ne pushim e te mos lodhet shume. Nga ana tjeter, duhet perjashtruar anemia. Ju shkofte mbare

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 18 Qershor 2020 në 03:58

Pershendetje doktoresha,
Fillimisht dua te pyes nese ka ndonje analize qe tregon nese kam apo kam pasur HPV?
Se dyti, gjate nje vizite gjinekologjike gjinekologia me tha qe qafa e mitres i duket pak e zhveshur. A mund te jete erosion i qafes se mitres?

Dërguar nga Evelina, më 05 Qershor 2020 në 05:46

Pershendetje. Ka nje analize per kete, quhet Tipizimi i HPV. Pergjigjja eshte Negative (nuk je mbartese e HPV, pra nuk ekstraktohet ADN virusi), pozitive low risk (qe je mbartese, por e HPV qe kane onkogjenicitet te ulet dhe nuk rrezikojne) dhe HPV high risk (mbartese e HPV me rrezikshmeri te larte, per te cilat ka nje protokoll ndjekjeje te vecante dhe shume te kujdesshem).
Sigurisht, mund te jete erozion krejt i thjeshte i qafes se mitres. Une do rekomandoja nje pap test , nese ke me shume se nje vit qe e ke bere. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 18 Qershor 2020 në 03:56

Doktoresha pershendetje, jam 23 vjec dhe deri me tani kam pasur perioda te rregullta me vonesa max deri ne 1 jave , por kete muaj nuk me kane ardhur fare periodat dhe jam shume e shqetesuar. A eshte shqetusese kjo gje , cfare duhet te bej? Faleminderit per kohen.

Dërguar nga Xhesi, më 22 Qershor 2020 në 11:52








Pershendetje. Pranvera, e kombinuar dhe me situaten stresuese te pandemise, si dhe me paqendrueshmerine e kohes, eshte e mbingarkuar me cregullime. Pra, nuk mendoj se duhet te shqetesoheni. Nese keni mardhenie, gjithmone duhet perjashtuar shtatzania. Nese jo, prisni deri ne dy muaj nga cikli i fundit, me pas mund te beni nje kontroll per merak. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 24 Qershor 2020 në 03:40

Pershendetje
Isha e interesuar te dija rreth nje situate stresuese qe po perjetoj.
Jam 22 vjece dhe periodat nuk me kane ardhur prej 3 muajsh...
Kam frike prej ndonje semundje sepse un perdor shum pecetat ditore dhe nuk e di se cili eshte shkaku i voneses se ciklit. Gjithashtu kam sekrecione te bardha me arome te cilat i kam te vazhdueshme. Ju lutem doktoreshe cfare me sugjeroni... Faleminderit ,dite te mbare!

Dërguar nga Livja, më 22 Korrik 2020 në 22:43

Pershendetje. Nuk ka lidhje perdorimi i pecetave dditore me cregullimet e ciklit. Me infeksionin edhe mundet, po jo me ciklin. Nderkohe, as infeksioni nuk bllokon ciklin. Per sekrecionet mund te beni nje vizite/analize te sekrecioneve. Kurse per ciklin duht te beni nje konsulte me mjekun gjinekolog dhe nje ekografi, pasi te pakten nje here ne tre muaj duhet te vije cikli. Por keto muajt e fundit kemi pare shuuume cregullime me teper se vitet e tjera, sic duket nga situata qe po kalojme. Ju uroj shendet

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 23 Korrik 2020 në 16:34

Pershendetje doktoresha , kam lindur ne menyre natyrale para 11 muajsh , cikli me erdhi normalisht 2 muaj pas lindjes ndersa 3 muajt e fundit periodat me kan ardhur vetem diten e pare disa pika.Femijen e kam ende ne gji . A duhet te vizitohem apo ndodh nga ushqyerja me gji .

Dërguar nga Mirela, më 14 Gusht 2020 në 18:05

Pershendetje. Gjate gjidhenies ndodh qe te kemi cregullime te tilla. gjithsesi, bej per merak nje test barre. Nese eshte negativ, mos u shqeteso. Pas nje viti pas lindjes ti ke kontrollin e zakonshem te mjeku, keshtu qe do e diskutosh dhe kete muajin tjeter. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 18 Gusht 2020 në 03:28

Pershendetje un qe po ju shkruaj jam elona dhe dje kam bere nje eko per te pare zhvillimin e femijes femija ishte ne rregull por gjinekologia ime me tha qe ka nje problem esht nje hapsore tek placenta dhe me dha utrogestan 200mg dhe me tha te rrij regjim shtrati a eshte ky nje problem serioz dhe sa ndikon tek zhvillimi I femijes

Dërguar nga Elona , më 23 Shtator 2020 në 07:10

Pershendetje. Nese kjo qe po pershkruan ka te beje me nje hematome (shkeputje e dhomezes se barres nga vendi ku eshte implantuar), eshte dicka qe ndodh mjaft shpesh dhe shumicen e rasteve shkon shume mire me regjim dhe mjekim. Por gjithsesi, varet nga mosha e barres, madhesia e hematomes, situata te vecanta qe mund te favorizojne abortin etj. Thjesh kujdes, shmang sforcimet dhe bej rikontroll te mjeku sipas porosise se tij. Jam e bindur se do shkoje shume mire. Shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 29 Shtator 2020 në 04:54

Nuk ju permenda se jam 19 dhe ciklin e kam te cregullt per shkak te mbipeshesh dhe jo se kam ndonje problem shendetsor e vetmja gje qe dua eshte te kryej marredhenie te pa mbrojtur me te dashurin por nuk dua te ngelem shtatzan

Dërguar nga Ana, më 06 Nentor 2020 në 19:42

Kete duan te gjithe, Ana, por nuk funksionon keshtu. Mund te peroresh kontraceptive nga goja, por vetem pas kosultes me mjekun gjinekolog.

Përgjigje nga Dr. Shk. Elinda Gjata, më 08 Nentor 2020 në 13:27

Pershendetje! Jam 19 vjece, ne muajin shkurt kam pasur nje periudhe te veshtire shendetsore dhe me eshte vonuar cikli gati 1 muaj e gjysem. Me vone mu rregullua dhe pas nje tjeter situate stresuese qe kalova ne qershor, cikli me ka ardhur shume shpesh dhe zgjat me shume se 7 dite. Cikli mua tani me vjen 5-7 dite pasi me ka ikur. Cfare me sugjeroni te bej pasi jam shume e shqetesuar? Ekziston mundesia per shfaqje te anemise nga kjo situate?
Faleminderit per kohen!

Dërguar nga Ela, më 16 Nentor 2020 në 14:33

Pershendetje Ela. Te duhet tebesh nje kontroll, pasi mund te kalosh ne anemi keshtu sic thua. Ndodh ndonjehere te kemi cregullime te tilla. Meqe po perseritet, duhet bere nje ekografi te gjinekologu. Mos nenvlefteso! Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Nentor 2020 në 15:08

Pershendetje DR
Jam nje vajze 22 vjecare
Dua tju shpreh shqetesimin tim...
Kam ber Analizen e Strishos Vaginale
Dhe rezultati eshte si ne vijim:
Qeliza Epiteliale: Shume
Leukocite: 15/20 Fushe
Trichomonas: Negative
Candida: Negative
Baktere te tjera: Disa
Lactobacillus Spp: Nuk ka
Testi Whiff: Negativ
Kam ber ekzaminimin dhe te Kultures se Sekrecioneve Vaginale ku rezultoje:
Flore Bacteriale Normale
Kam sekrecione Vaginale me ngjyre te verdhe
Jam Seksulaisht Aktive qe prej Nentorit te vitit te kaluar.
Kam pesur dy here shqetesime te tipit dhimbje kockash dhe koke temperature 38,5 grade C dhe nje rrjedhje e lehte gjaku nga posht por nuk jam shume e sigurt nga Pubisi apo Anusi per nje dite. Hera e pare me ndodhi me 25 Korik 2020 e dyta ne Dt.20.Nentor 2020.
Ju lutem me tregoni nje rrug qe une duhet te ndjek do ju isha shume mirenjohese.
Kam nevoje per ndihmen tuaj.
Gjithe te mirat.

Dërguar nga A.A, më 20 Nentor 2020 në 16:06

Pershendetje. Mendoj se para se gjithsh duhet bere nje analize per gonorrhea, me shume per ta perjashtuar. Nese eshte negative, ju duhet nje mjekim i mire sipas vizites dhe klinikes qe paraqisni, me shume se nga pergjigjja e analizave te mepareshme. Te shkuara.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Nentor 2020 në 01:46

Jam ne javen e 36 te shtatzanis dhe pata 1 vizit me doktorin time.e pyeta per lindjen e me tha qe mosha ime 31vjecare eshte e veshtir per lindje natyrale.pasi muskujt e kan humbur elasticitetin e tyre.ju lutem me jepni 1mendim sepse do doja 1lindje natyrale

Dërguar nga Margarita, më 21 Nentor 2020 në 08:44

Pershendetje! Nuk di se per cfare e ka patur fjalen doktori. Nese bebi nuk eshte shume i madh, nese do pozicionohet mire e nuk do kete kunderindikacione te tjera, nuk ka pse te mos e provosh te lindesh vete. Me te lehta!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Nentor 2020 në 11:55

Un jam n javen e 36 te shtatzanis pesha e bebit ishte 2.650gram dhe sipas doktorit lindja natyrale eshte e veshtir per moshen 31vjec kur eshte lindja e pare.un deri tani kam shtuar 14kg dhe shtatzanin e nisa me 57kg.

Dërguar nga Margarita, më 21 Nentor 2020 në 12:42

Nuk mund te diskutoj fjalen e mjekut tend. Ai te njeh me mire. Mbase ka vene re ndonje sispeoporcion te bebit me konckat e legenit ( bacinit). Nese shkaku i vetem eshte mosha 31 vjec, une them se nuk perben kusht patjeter per lindje me operacion. Me shume s’di te te them.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 23 Nentor 2020 në 09:59

Pershendetje! Si mund te le nje orar per vizite?
Flm paraprakisht

Dërguar nga Sara, më 23 Nentor 2020 në 06:32

Ju falenderoj per interesimin. Merrni ne tel te nr i klinikes 042340059 e gocat ne recepsion te thone kur kemi mundesi. Mireardheshi

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 23 Nentor 2020 në 10:00

Pershendetje doktoresh!
Jam nje vajz 21 vjece per her te pare kam kryer mardhenie para nje muaji dhe pata rrjedhje gjaku qe nk esht se zgjaten shum vetem dy dit.
Me pas kam kryer mardhenie para se te me vinte cikli dhe gjithashtu kam patur rrjedhje por edhe gjat kryerjes se mardhenies kam patur dhimbje dhe me merrej fryma dhe kisha kolle .
Hera e fundit qe kam kryer mardhenie ishte dije pasi kisha 2 dit qe me kishite mbaruar cikli ku gjithashtu kisha rrjedhje gjaku por kete her u bera shum keq mu erresuan syte dhe kembet dhe krahun e djatht i ndjeja shum pak dhe me mbahej fryma dhe me zuri nje koll shum e fort . Ju lutem jam shum e shqetesuar cfar ma shkakton kete gje .

Dërguar nga Klea, më 24 Nentor 2020 në 02:16

Pershendetje. Nganjehere ndodh keshtu. Mos u shqeteso, nuk ka asgje patologjike nese vazhdon gjakosja. Ndoshta mund te keni ndonje myk vaginal, qe e ben vaginen me delikate e cahet shpejt e gjakos. Nga ana tjeter, kjo po kthehet ne faktor stresues psikologjik e duket se po shoqerohet me atak paniku ( une nuk jam specialiste e fushes, por nje ide e kam). Do ju rekomandoja nje kontroll te gjinekologu, me shume per te hequr ju merakun se sa mendoj se vertet keni nevoje per kete. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 24 Nentor 2020 në 08:39

Pershendetje,si jeni
Kam bere analizate urines dhe kam rezultuar me infeksion urinar,nga analizat kam mar mjekim antibiotike dhe betadine(per shpelarje)
Mbasi mbarova mjekimin bera perseri analizat dhe dola perseri me infeksion urinar dhe mora perseri te njejtin antibiotik.
Jam qetesuar ama perseri kam probleme
Me ato informacione qe kam lexuar simptomat qe kam si(rrjedhje vaginale apo sekrecion,djegie urine jo gjithmone,irritim(qe pas perdorimit te betadines nuk e kam me), dhe kruarje mendoj qe kam myk apo dicka tjeter.
Bera viziten tek gjinekologia sot dhe me tha qe duhet te kryhen dy analiza per te pare cili bakter e shkakton kete gje.
Ujin nuk e konsumoj mjaftueshem dhe jam aktive ne marredhenie seksuale.
Ju lutem cfare me sugjeroni?!

Dërguar nga Esterina, më 24 Nentor 2020 në 10:16

Te njejten gje si gjinekologia juaj.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 24 Nentor 2020 në 12:36

Pershendetje doktoresha..Dua te di a eshte i rrezikshem aborti ne javet e para te shtatzenise ne moshen20-25 vjecare..Faleminderit

Dërguar nga Klea, më 28 Nentor 2020 në 04:27

Pershendetje! A eshte i rrezikshem ne cfare kuptimi? Per bebin, shume i rrezikshem, pasi e shkaterron. Per shendetin tend mendor, prape i rrezikshem; veshtire ta harrosh e te jetosh me nje ide te tille qe do te te rikthehet sa here te ndjehesh keq. Per trupin? Nese behet pas disa analizash e kontrollesh te caktuara e nese shkon pa komplikacione, nuk eshte i rrezikshem. E theksoj, nese behet brenda kritereve strikte mjekesore dhe nga mjeke profesioniste. Pyetjet qe me bejne pacientet kur jane ne medyshje per te vazhduar ose jo shtatzanine jane te lidhura kryesisht me shtatzanite e ardheshme, a do ndikoje ky abort tek ato. E kush mund ta thote me siguri ate? Ka njerez qe nuk kane bere kurre aborte e kane shume veshtiresi per te arritur nje shtatzani; ka te tjere qe kane lindur nje femije e nuj arrijne dot te kene nje shtatzani te dyte. Ka aborte traumatike qe lene pasoja... Gjithmone, i jap kete keshille pacienteve: nese sapo e keni marre vesh, jepini kohe vetes, mos u nxitoni te merrni nje vendim qe nuk ka kthim pas. Shihini te gjitha shanset qe mund t’ia jepni kesaj jete te re per te vazhduar. E nese nuk ka asnji, konsultohuni me mjeke profesioniste qe ta lehtesoni aq sa mundet kete moment aspak te veshtire. Mos harro, pjesa fizike eshte me e thjeshta, ajo shpirterore shpesh lengon gjate...

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Nentor 2020 në 10:05

Doktoresha si je, ju lutem kam nevoje per nje trajtim
Kam bere strishon dhe me ka dale: ph=5.5; laktobacilet mungojne; candida , trichomonas dhe vaginoza bakteriale jane negative. Kisha shume leukocite dhe baktere pleimorfe. Bera kulturen dhe ishin flore normale bakteriale, per gonokok ishte negative. Nga rezultatet me tha qe vjen nga baketeret anaerobe, dhe me tha te merrja flagyl nje jave 500mg x 2 here ne dite
Mirepo un flagyl kam marre para disa muajsh ne rruge orale me te njejten doze dhe nk kam pasur efekt
Ju lutem mund te me jepni nje trajtim se car duhet te marr pasi e kisha goxha te ngarkuar faleminderit

Dërguar nga Maria, më 01 Dhjetor 2020 në 07:05

E para, ketu nuk jepen mjekime. Sidomos antibiotike. Asnje mjek i pergjegjshem nuk e ben kete pa ju njohur si paciente e kontrolluar me pare. Ju keshilloj te konsultoheni me gjinekologen tuaj per cdo sheqetesim.
E dyta, une jam goxha e ngarkuar. Pergjigjem kur kam mundesi dhe hapesire. Nuk mund te dergosh 20 mesazhe. Mjafton nje. Thjesht me duhet te kem pak kohe ne ngarkesen e madhe qe karakterixon diten e nje mjeku. Te shkuara

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Dhjetor 2020 në 07:40

Doktoresha pershendetje. Po me vonohet cikli qe 1 jave, kam dhimbje barku here pas here njesoj si heret e tjera kur me vijne ato por asgje ( nuk kam kryer marredhenie seksuale per me shum se nje vit). Duhet te bej nje vizite?
Dhe e dyta nga depilimi mbase jo i mire me jan formuar ne buzet e jashtme te vagines pucrra te vogla me gjak brenda, mund te me tregosh te lutem te cili mjek duhet ti vizitoj?
Faleminderit dhe dite te mbare

Dërguar nga Ornela, më 02 Dhjetor 2020 në 02:19

Pershendetje Ornele. Kjo periudhe ka qene e ngarkuar me cregullime. Ndryshimi i motit, marrja e mjekimeve, stresi etj. Do sugjeroje te presesh edhe disa dite. Per pucrat, nese nuk zbehen, shko o te gjinekologu, o te dermatologu.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Dhjetor 2020 në 10:43

Pershendetje doktoresha
Jam 24 vjece, kam 1 vit me problemin e lythave gjenitale, kam kryer nje sere vizitash. Kam Perdorur condiline por akoma lythat nuk me jane hequr. Te njejtin problem ka dhe partneri, ai ka vetem 1 ne koken e penisit, dhe pas aktit njeher I doli gjak, dhe lythi sikur po keputej.
Kam disa muaj qe tentoj te mbetem shtatzene. Dhe nuk kam mundur. Kjo situate me shqeteson shume. Ndikojn lythat gjenitale ne faktin qe nk mbetem shtatzene. Faleminderit shume

Dërguar nga Enkeleda, më 03 Dhjetor 2020 në 17:52

Jo, Enkeleda, nuk ndikon te arritja e shtatzanise. Jane gjera te ndryshme. Ju rekomandoj te beni Pap test nese nuk keni bere. As ky nuk ka lidhje me shtatzanine, por me kontrollin per virusin ne qafen e mitres.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 04 Dhjetor 2020 në 14:13

Faleminderit per pergjigjen, doja te ju thoja qe pap test kam bere qe para nje viti dhe me doli mire, vec pozitive me doli ureuplasma, >1000,
Po kjo gje ndikon? Dhe a eshte shume I rende si infeksion?

Dërguar nga Enkeleda, më 04 Dhjetor 2020 në 14:19

Nese jeni mjekuar si duhet, nuk ndikon.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Dhjetor 2020 në 10:32

Pershendetje doktoresha jam nje grua 38 vjece dhe kam nje problem para 4 muajsh kalova covid 19 dhe sigurisht pata te beja me shume antibiotik .Nje muaj me mbas jam mjekuar per bakter ,parazit , kandida pasi bera fece parazit coprokultur perdora perseri antibiotik . Mbas perdorimit te ketyre mua me filloi parehati ne vagine dhe ndonjeher e shoqeruar me te bardha si kos te trasha , shkova te gjinekologu dhe me dha 1 ovol 3ne 1 qe e perdora per 7 dite nuk kam me te bardha por ndonjeher ndjej parehati .Diten e ovulimit e kam patur gjithmon me dhimbje por kete muaj 14 diteshiin e dyte cdo 4-5 dite kam patur dhimbje fundi barkut dhe mesi .Pap test dhe eko e kam ber cdo vit kete here me tha gjinekologu qe do e bej cdo 2 vjet hera e fundit ishte para nje viti Do te doja te dija nga se me vin dhimbje te perseritura si te ovulimit dhe jam 3 dite para mestruacioneve cfar vizite apo analize te bej.faleminderit ju uroj nje dite te mbare .

Dërguar nga Pranvera , më 06 Dhjetor 2020 në 08:50

Pershendetje Pranvera. Uroj te jesh qetesuar nderkohe. Dhimbjet mund te kene shkaqe dhe origjina te ndryshme. Nese edhe pas mbarimit te menstruacioneve vazhdojne, duhen bere analize urine dhe sekrecionesh, per te shmangur ndonje infeksion. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 07 Dhjetor 2020 në 10:40

Pershendetje doktorresha sho qe shum veta jan te kenaqur nga sqarimet tuaja . Doja tju pyesja pasi jam shum konfuze . Me 15 tetor kam pas marrdhenjen e fundit dhe me 22 tetor pata mestruacjonet i pata shum te pakta por i pata . Dyshova mos isha shtatzane dhe bera nje eko diku nga data 10 nentor gjenekologka me tha qe mitra esht ne rregull dhe qe qe nuk dallonte gje . Ndjeja si shqetesim pak dhimbje afer pjeses se kethizes gjat kohhes qe perkulesha per te marr dicka . Me 26 nentor pata perseri ciklin mestrual por perseri te pakta . Dy dit mbas ciklit bera nje test tjeter doli negativ . Dhe nga aty mendova qe nuk jam . Sa vjen dita sho qe kam rritje te barkut saqe me shum ne pjesen nga kerthiza dhe deri ne fund te barkut . Tani jemi ne dhjetor dhe ka 3 a 4 dit qe kam sekrecjone te bardha si qumesht pak te trasha jo te tejdukshme .. a ka mundesi te jem shtataz?? Dhe kur esht koha per te ber perseri nje test . Ju lutem mu pergjigjni nese nuk junshqetesoj

Dërguar nga Fjoralba, më 07 Dhjetor 2020 në 12:55

Pershendetje. Testi do e tregonte qe nga 20 ndntori e kendej po te kishe ngelur shtatzene ne tetor. Gjithsesi, barku tre muajt e pare nuk rritet fare, edhe po te ishe. Keshtu qe, qe te jesh e qete plotesisht, bej nje bhcg ( analize gjaku). Nese eshte negative, rri e qete

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 07 Dhjetor 2020 në 14:33

Pershendetje Dr.! Jam 32 vjece dhe prej nje viti e gjys po tentoj per shtatezani por qe nuk po vjen. Mjeku me Ka then qe Kam vezore policistike PCOS,e per kete Kam edhe nje cikel te çrregullt. Deri me tani sipas rekomandimit te mjekut Kam perdorur Metformin por cikli prap nuk esht normalizuar. Gjithashtu perdora dhe 2 muaj clomid por pa rezultat per shtatezani. Jam sh e shqetesuar e do ju lutesha tme thoni a Ka ndonje lloj trajtimi tjeter kjo semundje dhe a Kam shance per shtatzani!

Dërguar nga Anna, më 14 Dhjetor 2020 në 07:59

Pershendetje. Vezoret mikrokistike jane pak kapricoze. Do beni patjeter femije, thjesh nuk mund ta them kur apo sa shume do ju lodhe kjo. Dhe dicka: kjo nuk eshte semundje, mos e zmadho te koka jote Ne mnje menyre apo ne nje tjeter, do vije shtatzania.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Dhjetor 2020 në 23:24

Pershendetje doktoresha jam nje grua 38 vjece dhe kam nje problem para 4 muajsh kalova covid 19 dhe sigurisht pata te beja me shume antibiotik .Nje muaj me mbas jam mjekuar per bakter ,parazit , kandida pasi bera fece parazit coprokultur perdora perseri antibiotik . Mbas perdorimit te ketyre mua me filloi parehati ne vagine dhe ndonjeher e shoqeruar me te bardha si kos te trasha , shkova te gjinekologu dhe me dha 1 ovol 3ne 1 qe e perdora per 7 dite nuk kam me te bardha por ndonjeher ndjej parehati .Diten e ovulimit e kam patur gjithmon me dhimbje por kete muaj 14 diteshiin e dyte cdo 4-5 dite kam patur dhimbje fundi barkut dhe mesi .Pap test dhe eko e kam ber cdo vit kete here me tha gjinekologu qe do e bej cdo 2 vjet hera e fundit ishte para nje viti Do te doja te dija nga se me vin dhimbje te perseritura si te ovulimit dhe jam 3 dite para mestruacioneve cfar vizite apo analize te bej.faleminderit ju uroj nje dite te mbare .

Dërguar nga Pranvera , më 14 Dhjetor 2020 në 08:49

Do sugjeroja te prisnit ciklin dhe te shikoni sesi do ndjeheni pas tij. Nese dhimbjet vazhdojne, do rekomandoja nje ekografi, per te perjashtuar ndonje kist. Mendoj se duhet te beni kujdes me rregullimin e flores normale te zorreve, sepse dhe ato mund te kontribojne ne diskonfortin e barkur. Me e thjeshta, te konsumoni kos, pasi ka laktobacile. Ose te merrni ne forme fatmaceutike. Te shkuara.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Dhjetor 2020 në 23:22

Pershendetje doktoresha!
Jam 23 vjeq dhe sapo jam martuar. Kam pasur vazhdimisht infeksione vaginale te shoqeruara me djegie dhe kruarje qe here largohej dhe rishfaqej serisht, tani ka raste qe kam dhimbje dhe gjate marredhenieve( jo gjithmone)Ne farmaci mora ovula Milora. A jane efektive dhe a mund te ndikoje infeksioni qe mos te ngelem shtatzen?
Faleminderit

Dërguar nga Denisa, më 16 Dhjetor 2020 në 08:34

Asnjehere nuk mund te jesh e sigurt nese mjekimi qe merr pa bere kontroll, eshte ai i duhuri. Infeksioni te shqeteson ty, jo patjeter eshte i lidhur me pengesen per shtatzani. Jo cdo infeksion mund te coje ne infertilitet. Do te rekomandoja nje vizite gjinekologjike e ndonje analize, pastaj te behet mjekimi sipas shkakut. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Dhjetor 2020 në 09:47

Pershendetje doktoresh!
Po perdor Meliora menjehere pasi me kaluan menstruacionet per 6 dite. Nese tentoj menjehere pas mjekimit per shtatzani a mund ta pengoje ky medikament shtatzanine apo nuk ka lidhje?

Dërguar nga Anisa, më 17 Dhjetor 2020 në 11:17

Mire eshte te presesh 5-7 dite nga mbarimi i mjekimit. Pastaj te tentosh

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Dhjetor 2020 në 14:15

Pershendetje doktoreshe.Jam 20 vjece Dhe kisha dhimbje tek pjesa e apendesitit,bera viziten dhe me than je per tu kontrolluar tek gjinokologia.U vizitova dhe me tha qe ke nje llum midis dy vezoreve Dhe pak infeksion vaginal,mos të gaboj.Me dha dy ilace qe jan Orcipol 500 mg dhe Meliora per perdorimin në dark nga vagina.Jan Okej keto ilacet per moshen qe kam.Nuk me tha nese behet mardhenje seksuale gjat Ketyre mjekimeve.Ju lutem nese keni mundesi mund të me ktheni nje pergjigje shum faleminderit.

Dërguar nga Anxhi, më 17 Dhjetor 2020 në 12:13

Pershendetje. Ndjese nese nuk mund te ju jap nje pergjigje me po ose jo. Pyetjet qe ju keni duhet t’ja kishit drejtuar mjekut qe ju vizitoi. Nuk ka lidhje me moshen mjekimi qe ju ka rekomanduar mjeku. Gjate mjekimit eshte mire te mos keni mardhenie seksuale, por nese ndodh, nuk eshte se behet qameti. Te shkuara.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Dhjetor 2020 në 14:59

Pershendetje dr. Elinda
Jam duke perdorur kontraceptivet Jaz sepse pas analizave hormonale qe bera me dolen androstendionet D4 te larta,si pasoje me kane shkaktuar akne ne fytyre posht mollezave. Doja te pyesja nese esht metoda e duhur kjo per balancimin e hormoneve,dhe dicka tjeter kur duhet ti fillosh kontraceptivet,diten e par mbas ciklit apo mund ti fillosh ne cdo kohe? Faleminderit

Dërguar nga Elinda, më 17 Dhjetor 2020 në 14:31

Pershendetje. Kontraceptivet orale jane nder mjekimet kryesore per balancimin e hormoneve. Heren e pare fillohen gjate menstruacioneve. Pastaj vazhdojne nje kuti pas tjetres, 28 dite me radhe. Per aq kohe sa jua kane rekomanduar.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Dhjetor 2020 në 15:02

Pershendetje doktoresha.jam 22 vjece dhe nuk me ka ardhur cikli menstrual asnjher n jeten time...kam ber analizat hormonale dhe vezoreti kam n rregull n funksjon..ndersa mitren e kam te vogel te pazhvilluar
Mund te m marr mjekime
Cfare me keshellino te bej ju lutem.falemjnderit

Dërguar nga Ana likaj , më 21 Dhjetor 2020 në 16:39

Nuk mund te them asgje pa pare vlerat hormonale. Ne baze te tyre, mund te them nese duhen egzaminime te tjera shtese. Por kjo nuk eshte dicka qe behet ketu. Duket delikate situata juaj.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Dhjetor 2020 në 15:04

prsh
jam 1 djal 32 vjec kur kryej mardhien mbaroj brenda 1 min
dhe mund te kryej mbas 1 jav
dhe eshikoj gjat kohes penisi pikon vet

Dërguar nga eri, më 22 Dhjetor 2020 në 03:13

Pershendetje. Ju duhet te beni nje kontroll te andrologu per shqetesimin tuaj. Mos e neglizhoni. Ai me pas do ju tregoje nese meni nevoje per kontroll edhe te urologu apo jo. Ne Tirane jane dy mjeke androloge mjaft te mire, me te cilet mund te konsultoheni.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Dhjetor 2020 në 15:06

Pershendetje! Nga ato qe keni pare e degjuar a eshte condomi i mashkullit metode e mire kontraceptive?

Dërguar nga Klaudia, më 22 Dhjetor 2020 në 18:45

Ne 97 % te rasteve, po.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 24 Dhjetor 2020 në 12:32

Pershendetje.
Jam 5-6 javeshe shtatzen.Kam bere eko me dy mjek dhe ende nuk duket embrioni.Me tha qe duhet kohe me plus minus dy jave etj etj.I kam pyetur nese duhet te marr vitamina.Nje me tha do verifikoj dhe do te them.Tjetri eshte me pushime.Çfare me sugjeroni?

Dërguar nga Elona, më 23 Dhjetor 2020 në 15:12

Te prisni per egzaminimin pasardhes, nderkohe mund te merrni acid folik 0,400 mg, 1 x dite

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 24 Dhjetor 2020 në 12:34

Pershendetje
Kam patur marrdhenien e fundit me dt 6 dhjetor dhe cikli menstrual duhet te me vinte nga dat 20 kam bere 1 test dhe me ka dal negativ.kur duhet te bej nje tj per nje rezuktat me te sigurt te lutem! Ju falenderoj

Dërguar nga Ana, më 27 Dhjetor 2020 në 06:29

Nese ende nuk ka ardhur, beje neser ne mengjes.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Dhjetor 2020 në 11:07

Pershendetje. Jam nje vajz 20 vjece kam pas mardhenie me par dhe skam pas asni problem por tani me partnerin qe 3 her qe po kryej mardhenie po kam probleme. Heren e par pata ni infeksion urinar, heren e dyt pata myk mora ilaqe dhe u sherova. Tani her e tret perseri ka fillu me u shfaq myku. A muj me dit ku qendron problemi, mos ndoshta te partneri, mos ndoshta te menyra e kryerjes se mardhenies? Edhe a ka ndonje menyr shtepiake qe muj me sheru mykun pa marr ilaqe ?

Dërguar nga Lea, më 30 Dhjetor 2020 në 00:38

Prrshendetje! Kam degjuar qe pilulat kontracpetive jane te demshme per femrat ne moshat 20-25 vjec..A eshte e vertete kjo dhe si? Falimenderit!!!

Dërguar nga Enxhi, më 03 Janar 2021 në 11:39

Jo, nuk eshte e vertete. Gjithmone pas nje kontrolli te hollesishem te mjeku, per te perjashtuar pacientet qe kane kunderindikacione absolute. Perndryshe, jane metoda e perzgjedhur per vajzat e reja ne gjithe boten, per ato qe kane mardhenie te rregullta.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Janar 2021 në 08:08

Pershendetje doktoresha! Ka muaj qe me zgjasin periodat 9-10 dite..4 ditet e para heavy ndersa ditet e tjera pak...a esht normale kjo kohzgjatje?

Dërguar nga Sara, më 19 Janar 2021 në 02:54

Pershendetje Sara. Nuk e di moshen tuaj. Nese me pare nuk kane qene keshtu, duhet bere nje kontroll te gjinekologu. Nese jeni pas nje lindjeje me operacion, mund te jete ky nje nga shkaqet. Por gjithsesi, duhet bere nje kontroll. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Janar 2021 në 08:10

Pershendetje doktoresh Elinda. Me fal qe marr pak nga koha juaj.. Kam perdorur Diane-35 per 4 muaj per nje kist ne vezore dhe spata efekte negative...tani kist nuk kam me por a mund ti perdor dhe ne vazhdimesi si forme kontraceptive?

Dërguar nga Ela, më 21 Janar 2021 në 04:17

Ela, mundet te vazhdosh, por me korrekte eshte te kalosh te nje forme me e lehte kontraceptivi. Si dhe te besh gjithe kontrollet e nevojshme per marrjen afatgjate te kontraceptiveve. Po pritem a do japin komplikacione, mund te jete vone. Kontakto gjinekologun tend dhe fikso takimin per analizat dhe kontrollet sipas protokollit. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Janar 2021 në 09:56

Pershendetje desha te ju pyes per diqka.Une jam 20 vjece dhe kam pasur marrdhenie per her te fundit me daten 24 dhjetor dhe tani qe jemi ne janar te vitit 2021 daten e ciklit e kisha me 13 janar se zakonisht i kam te rregullta po nje jave para dates kisha sekrecione ngjyr kafe te perziera me ngjyr gjaku dhe me zgjaten 4-5 dite dhe me pas po prisja ciklin por ende nuk me erdhi.Kam bere 4 teste dhe kan dalur negativ.Qfare problemi mund te kem?

Dërguar nga anita, më 22 Janar 2021 në 15:21

Po ndoshta ka ardhur cikli 1 jave para kohe dhe aq ka qene, 4-5 dite me sekrecione hemoragjike jo aq te bollshme, por gjithsesi. Po te kishe krijuar shtatzani me 24 dhjetor, testet tashme do e kishin kapur. Nese deshiron te jesh 100 % e sigurt, bej nje bhcg ( analize gjaku).

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Janar 2021 në 16:04

Pershendetje dhe me falni qe ju shqetesoj!!
ne diten e 10 te ciklit mora kokrren e emergjences dhe sot pas 5 ditesh kam gjakderdhje n forme periodash..Jam shume ne ankth:( cfare do te thote kjo?? Faleminderit

Dërguar nga Aleksia, më 25 Janar 2021 në 02:44

Eshte pergjigjja/pasoja ndaj asaj qe ju keni marre. Asgje me shume.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Janar 2021 në 15:25

Pershendetje doktoresha!Kam bere nje pap test dhe rezultati me ka dal:Lezione qelizore te shkaktuara nga hvp bera analizat e a.f genital mora mjekim e perserita dhe perseri i njejti rezultat si ka mundesi a mund te me ndihmon mos kam ndonje gje te keqe do ju isha mirenjohese nese me ktheni nje pergj se kam shume merak

Dërguar nga Klaudia, më 26 Janar 2021 në 12:01

A.f genital nuk e kap dot virusin. Prania ose jo e virusit, si dhe tipizimi i tij, jane analiza gjenetike molekulare. Konsultohuni me gjinekologun tuaj. Ai duhet ta vleresoje a duhet te beni apo jo kolposkopi dhe egzaminime te tjera, sipas protokollit. Mundohuni te jetoni shendetshem qe te rritni imunitetin. Duhet te ndiqeni periodikisht. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Janar 2021 në 15:28

Pershendetje doktoresha si jeni?Jam 31 kam kryer nje pap test dhe me doli:Lezione te shkaktuara nga hpv perpara se te marr njekim bera dhe analia A.F.Genital mora anibotike dhe mbasi e perserita me doli petseri i njejti rezultat.Ju lutem me thoni kam dicka te keqe dhe cfare duhet te bej nuk kam pasur asnje shqetesim vetem se pap testin e kryej cdo vit kete hvp e kam pasur edhe vite me pate kam marr mjekim dhe se kam pasur kete here me doli perseri te lutem se jam e shqetesuar.

Dërguar nga Klaudia, më 26 Janar 2021 në 13:44

Mos u shqeteso, nuk eshte asgje e pazgjidhshme. Virusi, siç mund ta kesh kuptuar nga viti i fundit qe po kalojme, nuk ka nje mjekim, thjesht vitamina qe te rritet imuniteti qe te mos i lejoje virusit te veproje. Nese ka filluar nje lezion i grades se ulet, duhet te konsultohesh me mjekun ten si do vazhdoje ndjekja, ne çfare intervalesh dhe duhet bere kolposkopi plus biopsi (nese do e shohe te arsyeshme mjeku) dhe atehere vendos a duhet bere ndonje nderhyrje minimale a jo. Pra, sa kohe qe do jesh ne kontakt me mjekun, asgje e keqe nuk do ndodhe

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Janar 2021 në 03:02

Pershendetje Doktoresha! Vazhdimisht kam patur ciklin ne periudha 28-35 dite. Ndersa kete muaj nuk me ka ardhur ende, (duhej te vinte ne dt. 17 janar), vonese mbi dy jave. Nuk kam marrdhenie seksuale qe te dyshoj per shtatzani. Gjithashtu u be kohe qe vuaj nga akne ne fytyre. Ekoja gjineologjike qe kam bere 4 muaj me pare me ka dal ne rregull. Nga se mund te vije vonesa e ciklit? (mosha 25 vjec)

Dërguar nga Bora, më 01 Shkurt 2021 në 16:36

Pershendetje. Cikli juaj nuk eshte krejt i rregullt. Me sa thoni, here eshte cdo 28 dite, here 30, here 35 dite. Kete here ka shkuar 45 dite. Mund te jete nje periudhe e ngarkuar me stres, mund te keni marre antibiotike ose medikamente te tjera, ose mund te jete thjesht nje loje hormonale. Nuk mendoj se eshte per t’u shqetesuar!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Shkurt 2021 në 15:44

Pershendetje doktoresha..Me falni per kohen qe po ju marr..Dua te di a ka efekte negative depilimi me dylle ne zonen pubike se me kane sigjeruar te mos e perdor pasi terheqja e lekures ne ate zone delikate mund te jete e demshme.. Faleminderit!!

Dërguar nga Selena, më 09 Shkurt 2021 në 06:49

Nuk ka nje metode depiluese ne zonen intime qe te jete pa asnje efekt anesor. Gjithsesi, plot e perdorin depilimin me dyll. Edhe depilimi me brisk ose me krem depilator mund te konsiderohen, por edhe ato mund te japin shqetesime minimale.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Shkurt 2021 në 15:46

Pershendetje doktoresha!
Jam shtatzene 4 javesh dhe ka 3 dite qe me eshte shfaqur myk vaginal( me perseritet here pas here). Po perdor ovulat Eva Lactic a jane te demshme per bebin apo mund te vazhdoj kuren per nje jave? Faleminderit nese me jepni nje pergjigje pasi jam ne merak.

Dërguar nga Alda, më 15 Shkurt 2021 në 09:43

Nese t’i ka rekomanduar mjeku, patjeter ta marresh. Duket si rregullator i ph te vagines dhe laktobacile, pra nuk eshte mjekim i mirefillte. Gjithsesi, per çdo gje, konsultohu me mjekun qe njeh historikun tend. Redukto te emblat dhe brumerat, pasi sheqeri eshte ushqimi kryesor per mykun.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Shkurt 2021 në 08:48

Mirembrema doktoresha
Mora kokrren e emergjences nga fillimi i ciklit dhe pata 3 dite gjakderdhje si perioda...Tani sipas datave te muajve te tjere kam vonese prej 8 ditesh..eshte normale vonesa? Faleminderit

Dërguar nga suela, më 19 Shkurt 2021 në 14:39

Ne terren cregullimi nga tableta, mund te jete normale. Por gjithmone duhet te sigurohemi qe nuk ka nje shtatzani qe i ka shpetuar pilules. Ndonese mundesia eshte e vogel pas hemoragjise qe ka ndodhur.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Mars 2021 në 14:04

Pershendetje doktoresha . Jam shtatzan 12 javeshe dhe kam problem me mykun ne goje gjuha me behet e bardhe dhe me kan dal kokrra gjith gjuhen afer fytit cfar me sugjeroni te perdor

Dërguar nga Juela, më 20 Shkurt 2021 në 15:34

Ta diskutosh me mjekun tend e mundesisht, te besh edhe nje konsulte me nje mjek infeksionist.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Mars 2021 në 14:05

Miremengjes doktoresh elinda.
Jam 19 vjec..esht dita e tret e periodave por i kam kafe dhe nuk rrjedhin si zakonisht te pakta dmth..sme ka ndodhur here t tjera.
mendoni se duhet t shqetesohem?

Dërguar nga anita, më 23 Shkurt 2021 në 03:55

Nese ndodh vetem kete cikel, jo. Nese perseritet, mire eshte te konsultohesh me mjekun

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Mars 2021 në 14:01

Mund te ngelemi shtazane kur derdhin pak djemte sperme?

Dërguar nga Rajmonda Dojce, më 02 Mars 2021 në 02:24

Ne nje pike sperme ka rreth 20 milione spermatozoide.... Keshtu qe mundet!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Mars 2021 në 14:01

A mund te ngelesh shtatzan nese kryen mardhenie 1 dit para ciklit?kam kryer mardhenie ne daten 22 janar ne 23 me ka ardhur cikli...ne daten 8 shkurt 2 dit kam pasur shum pak sekrecione kafe pak si gjak shum pak...me ka kaluar data e ciklit akoma sme kan ardhur periodat..ka mundesi te kem ngelur shtatzan?..me jepni dot nje pergjigje ju lutem pasi jam shum ne stres.

Dërguar nga Nela, më 03 Mars 2021 në 14:59

Nese je ne nje cikel te rregullt menstrual, eshte e pamundur te ngelesh shtatzene, Nela, nje dite para ciklit.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Mars 2021 në 13:59

Pershendetje doktorresha
Jam 23 vjece dhe me dat 12 shkurt tentuam per nje shtatzani . Ciklin e kam cdo 34 dit dhe duke ditur qe shkurti esht me 28 dit muajin shkurt nuk me erdhen fare dhe me erdhen me 5 mars . Kam pas shum shenja qe ngjasonin me shenjat e shtatzanis . Bera nje test 1 jav para se te prisja diten per tme ardh mestruacjonet doli negativ . Kte her i pata shum t epakta dhe gatu su te perlara ne uj (jo ngjyren e gjakut por ne roz) me zgjaten 4 dit nga 5 qe kam ciklin normal . Kam dhimbje ne fund te barkut nga ana e majt dhe diku drejt kerthizes po ne anen e majt .
Ka mundesi me qen nje shtatzani ? Apo perderisa pata perioda ska asnje mundesi . Te lutem me kthe nje pergjigje nese sju bezdis

Dërguar nga Fiori, më 09 Mars 2021 në 03:47

Nese cikli nuk ka qene si zakonisht, por me i paket, duhet te beni nje analize gjaku : bhcg ( hormoni i barres). Nese ai eshte negativ, eshte e pamundur te jeni shtatzene.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Mars 2021 në 13:58

Pershendetje doktoreshe. Jam 28 vjec dhe prej gati dy vitesh me ndodh te kem Candida te perseritur,zakonisht cdo 4-5 muaj. Kam marre ovula si mjekim te meparshem ose krem antimykotik. Kete muaj kam pasur perseri simptoma,ku me shume kam sekrecione te trasha dhe ditet e fundit kane qene ne ngjyre jeshile ne te verdhe. Bera strisha dhe kulture dhe me doli perseri Candida Albicans dhe flore bakteriale normale. Ju lutem,cfare mjekimi mund te marr? Gjithashtu edhe partneri ka pasur disa shqetesime si skuqje psh,a duhet te marre edhe ai mjekim? Ju faleminderit per kohen,dite te mbare.

Dërguar nga Ela, më 10 Mars 2021 në 06:53

Pershendetje Ela. Myku kronik eshte mjaft i bezdisshem dhe kthehet dhe ne problem psikologjik, pervecse lokal. Ka skema mjekimi per te, por nuk jepen ketu, sigurisht. Te duhet te besh nje keshillim te mire me mjekun tend ne lidhje me kete. Si dhe te besh analizat perkatese qe mund te tregojne nivelet e larta te sheqerit apo imunitet te ulur. Por edhe keto t’i rekomandon mjeku jot.
Ketu mund te te them se myku shumohet ne terren te nje ushqyerjeje te pasur me sheqer ( embelsira, brumera, fruta ne sadi te tepert etj), ne rast renie imuniteti te theksuar, pas marrjes se antibiotikeve ose disa mjekimeve te tjera. Te shkuara

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 10 Mars 2021 në 10:18

Pershendetje!
Para 1 jave kam kryer maredhenie seksuale.Tani kam vones cikli 2 dite.
Ka mundesi te jem shtatezene?

Dërguar nga Pa emer, më 13 Mars 2021 në 08:07

Nuk kka shume mundesi, me shume mund te jete koincidence. Por asnjehere nuk dihet me siguri

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 15 Mars 2021 në 01:59

Pershendetje doktoresh Elinda!
Ditet e fundit kam shume kruarje ne labiet major e minor.
ka mundesi te me jete rikthyer candida?
Cme sugjeroni te bej?
Faleminderit!!

Dërguar nga Sara, më 13 Mars 2021 në 10:06

Mundet. Bej nje strisho vaginale

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 15 Mars 2021 në 02:00

Pershendetje!
Aktualisht ndodhem jashte shetit dhe nk kam mundesi te bej nje vizite.
Kam 3 muaj qe po perpiqem per nje shtatzani. Periodat i kam pas te rregullta,gjthm me viinin 1 jave para date
Heren e fundit pra ne dt 27 shkurt me erdhen
Diten e pare me erdhen fare pak ne ngjyre pothuajse roze.
diten e dyte me erdhen sa gjysma e asaj qe me vinin rregullisht. Nga dita e trete e deri dje me kane ardhur cdo dite nga 2-3 pika
Sot pak me shume. Mund te jem shtatzene apo mund te kem problem tjeter?
Nese mundeni me ndihmoni ju lutem,sepse jam shume ne ankth.
Faleminderit.

Dërguar nga Adela, më 13 Mars 2021 në 10:44

Mund te jete hemoragji implantimi me shume se cikel. Bej nje bhcg, analizen qr tregon je apo jo shtatzene

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 15 Mars 2021 në 02:01

Mund te jete hemoragji implantimi me shume se cikel. Bej nje bhcg, analizen qr tregon je apo jo shtatzene

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 15 Mars 2021 në 02:01

Pershendetje
Kam lindur me date 3 korrik natyrale por jam qepur
Kur bien penjt afersisht sepse mamia qe me ka qepur nuk me tha se duhet te shkoj ti heq?
Dhimbje kam akoma ne vagine

Dërguar nga Lina, më 13 Korrik 2021 në 04:12

Pershendetje. Me jete te gjate bebin. Penjte zakonisht bien vete. Por mire eshte t’i kontrollosh pas 10 ditesh nga lindja, nese nuk kane rene. Dhimbje do kesh edhe ca dite, do kohen e vet rekuperimi.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 18 Korrik 2021 në 04:37

Pershendetje.Jam 29 vjece dhe prej 8 muajsh po tentoj per shtatzani. Para se te prvonim kisha nje cikel 24-26 dit.nga momenti qe po tentoj te mbetem ciklin e Kam 38 dit. Nje muaj me par nuk Kam kryer mardhenie dhe cikli me erdhi po per 24 dit. Nga nje vizit qe pata ber nuk me konstatian ndonje problem pervec inf urinar qe mora mjekim. Mund me thoni cfar me ndikon ne zgjatjen e ciklit dhe qe nuk po mbetem dot shtatzen.

Dërguar nga Ina, më 20 Korrik 2021 në 18:10

Pershendetje. Nese jeni kontrolluar dhe ju kane thene qe jeni mire, kjo do te thote qe nuk ka nje shkak organik per vonesen ( kist, mase etj). Ngelet nje shkak funksional, hormonal kryesisht, me shume probabilitet me baze stresi. Ndoshta ne terren te nje vezoreje mikrokistike. Por keto jane thjesht hamendesime teorike. Pse nuk keni ngelur shtatzane mund te jete prej disa arsyesh. Rekomandoj qe te prisni deri ne nje vit nga kur keni filluar te tentoni e me pas, se bashku me partnerin tuaj, te drejtoheni te mjeku specialist per analizat perkatese. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 20 Korrik 2021 në 22:48

Pershendetje, jam 23 javeshe shtatzene. Sapo mora pergjigje te analizave te gjakut ketu ne Gjermani, dhe cdo gje me doli ne rregull, asnje problem, llojin e grupit te gjakut e kisha Rh d negative. Po kerkoja ne google per te dhe me del si nje grup shume I rralle, pak info gjej,
Mund te me informoni me shume per.te dhe cfare ndikon te bebi?
Faleminderit.

Dërguar nga Enkeleda, më 21 Korrik 2021 në 05:52

Enkeleda, Rh negativ jane rreth 20 % e popullates, pra nuk eshte gje kaq e rralle. Do te thote qe nuk e ke faktorin rhezus. Duhet dhe bashkeshorti te beje kete faktor. Nese ai eshte si ty, nuk ka asnje rrezik as per ty, as per bein. Nese ai eshte rhezus pozitiv, bebi mund te jete gjithashtu. Keshtu qe ne javen 28 behet nje imunoglobuline anti Rh, e cila perseritet nese pas lindjes konfirmohet qe bebi eshte Rh pozitiv. Kjo behet brenda 72 oreve te para pas lindjes , ne menyre qe barren tjeter te mos kete probleme bebi pasardhes. Diskutoje me mjekun tend kur te shkosh, ai te sqaron detajet

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Korrik 2021 në 12:51

Pershendetje doktoreshe
Po ju shkruaj per nje problem timin
Ju falenderoj paraprakisht per ndihmen tuaj
Jam 12 jave shtatzane
Ne javen e 6 bera disa analiza imunologjike dhe rezultatet ishin si me poshte
CMV IgG 5.56
CMV IgM. 0.208
RUBELLA IgG 136 IU /mL
RUBELLA IgM 0.435
Mora mjekim per 8 dite Aciclostad 400 mg dhe 2 jave pas mjekimit i perserita analizat me rezultatin e meposhtem
CMV IgG 5.34
RUBELLA IgG 382 IU /mL
Jam e rivaksinuar per fruthin dhe rubeolen qe perseritej per nje pjese te popullsise para 4 vjetesh
Dua te di
nese ka probleme per femijen bazuar ne rezultatet e mesiperme te analizave?

Dërguar nga Brunilda , më 21 Korrik 2021 në 12:45

Pershendetje. Nuk di nese analizat jane bere ne te njejtin laborator ose jo, se ndodh te kete ndryshime nga njeri te tjetri, ne varesi te kiteve laboratorike dhe metodologjise se perdorur. Gjithsesi, ti nuk je duke i kaluar asnjerin nga keto infeksione, thjesht ke antitrupat e vjeter. Duhet pare fleta e analizes, marre historiku etj etj. Nuk mendoj se do kete probleme te femija nga atitrupatat IgG.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Korrik 2021 në 12:56

Shume faleminderit doktoreshe
Ju falenderoj per pergjigjen tuaj
Gjithe te mirat ju uroj

Dërguar nga Brunilda , më 22 Korrik 2021 në 00:21

Ju lutem mund te me ndihmoni sesi te blej cytotec per abort??

Dërguar nga Denisa, më 24 Korrik 2021 në 05:51

Jo, me vjen keq!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Korrik 2021 në 10:03

Pershendetje doktoresha,
Pas nje vizite gjinekologjike mora keto pergjigje :Escherichia coli (hemolitik(pozitive) dhe Pap testi:
Negativ per nje lezion intraepitelial apo malinj. Cervicit. Metaplazi imature. Diskeratoze.Cili eshte mendimi juaj? Une jam 25 vjece.Faleminderit shume.

Dërguar nga Kristina, më 26 Korrik 2021 në 10:31

Pap testi ka dale negativ per qeliza te dyshimta apo te keqia ( ne gjuhen popullore), por ju ka dale infeksion. Ne mbjelljen e sekrecioneve ju ka dale dhe shkaktari, i cili duhet mjekuar. Asgje e pazgjidheshme. Ju duhet thjesht te beni kontrollet qe ju rekomandon mjeku. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Korrik 2021 në 10:08

Pershendje !jam 51 vjeçe kam shume sekrecione ngjyre te verdhe me arrome shume te keqe lengu te ngjit si mastic kam ber analizat me mbjellje dhe per ifeksjon dhe per myk me kane dale normal dhe negativ Kam her pas here si temperature skuqe dhe enjtje nga posht tkam perdorur ovula dhe pompa nga posht dhe as nje rezultat te lutem çfar duhet te bej faleminderit

Dërguar nga Majlinda mejdolli , më 29 Korrik 2021 në 13:56

Pershendetje Majlinda! Nje vizite e kujdeseshme nga gjinekologu me siguri do ju ndihmoje, se bashku me nje analize urine, fece e strisho vaginale e fresket. Nese nuk keni bere pap test, do e rekomandoja dhe ate. Nese nuk e keni kontrolluar se fundmi, bej dhe nje glicemi esell e dy ore pas buke, per te perjashtuar ndonje intolerance glukoze, qe con shpesh ne mykoza te perseritura, me skuqje e irritim lokal. Me pas te vendosnim a keni nevoje per mjekim.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Korrik 2021 në 10:12

Pershendetje doktoreshe. Ju lutem mund te me tregoni se cfar problemi kam. Ka 1 muaj qe kam sekrecione kafe jo te bardha. Periodat nuk me erdhen kte muaj .Ju lutem me ktheni nje pergjigje

Dërguar nga Sara, më 31 Korrik 2021 në 04:22

Sa mire do ishte ta gjenim pergjigjen e cdo problemi keshtu! Por per fat te keq, nuk eshte kaq e thjeshte. Duket si cregullim cikli, arsyen nuk di t’jua them. Nese vazhdon dhe muajin tjeter, beni nje kontroll te mjeku.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 08 Gusht 2021 në 08:18

Pershendetje doktoreshe! Jam 24 vjece. Po tentojme me shume se nje vit e 1 muaj per nje shtatzani.Ciklin gjithmone e kam pas te crregullt madje me vonojne deri ne 40 dite. Gjakderdhja ndryshon nga cikli ne cikel. Disa muaj me vijn shume pak pothuajse si njolla ndersa ndonje muaj tjeter normal. Jam ne merak cili mund te jete shkaku? Dhe mund te jete pengese per shtatzani?
( kam bere eko transvaginale tek gjinekologu para 4 muajsh. Me tha ska asnje problem pervec disa kisteve qe nuk jane shqetesuese)
Pres nje pergjigje prej jush. Faleminderit!

Dërguar nga Xhesi, më 08 Gusht 2021 në 08:02

Zakonisht, kjo qe ju pershkruani lidhet me vezoret mikrokistike. Nuk me duket shqetesuese. Nese shkojne 2 vjet pa arritur shtatzanine, duhet te beni egzaminimet sipas protokollit. Do keni patjeter femije, thjesht nganjehere do pak kohe e perpjekje per t’i arritur.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 08 Gusht 2021 në 08:16

Ju falenderoj per pergjigjen dhe per kohen. Doja te ju merrja nje mendim edhe ne lidhje me bashkeshkortin. Ai ka bere nje analize sperme( vetem kete analize ka bere asgje tjeter) dhe rezultatet nuk i kane dal sikur duheshin. Numri i spermatozoideve me analizen e pare i dolen 3 miljon dhe normal forms 1% ( volumi dhe shpejtesin i ka ne rregull). Ne baze te ketyre rezultateve ka marr FertilPro per tre muaj. Pas analizes se dyte ishin keto rezultate nr.spermatozodive nga 3 qe ishte ne fillim ka arritur 5 miljon ndersa normal forms prap 1%. Doktori i tha qe metoda me e mire do te ishte invitro por pas insistimit te bashkeshortin per ta provuar me kurim dhe jo kaq shpejt me ate lloj metode mjeku i dha NovoFertil perseri per tre muaj. Bashkeshorti ben 1 muaj qe po pin kuren e dyte. Doja te ju pyesja nese ky kurim qe po merr tani eshte i duhuri dhe sa zgjat ku lloj kurimi dhe cili mund te jet i rradhes?. Faleminderit!

Dërguar nga Xhesi, më 09 Gusht 2021 në 06:20

Gjithmone jane disa faktore ne vonesen e arritjes se shtatzanise. Oligoteratospermia ( nr i ulet dhe morfologjia e demtuar) jane shkaktare te mjaftueshem per te penguar/vonuar shtatzanine. Mjekimet qe keni marre dhe po merrni jane multivitamina me antioksidante. Efekti i tyre ndjehet pas 3-6 muajsh nga fillimi i mjekimit. Ju uroj te keni sa me shpejt lajmet e shumepritura.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Gusht 2021 në 07:20

Pershendetje doktoreshe! Doja te te pyesja ne lidhje me vonesen e ciklit, i kam patur me 2 korrik dhe deri tani akoma nuk me kane ardhur. Kam bere teste por negative, ka mundesi te jem shtatzane apo jo?? Kam tharje vaginale, dhimbje koke mbrapa dhe urinim te paket. Flm

Dërguar nga Elda, më 09 Gusht 2021 në 10:14

Po te ishit, do kishte dale te pakten nje test pozitiv. Prisni dhe ca dite…

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 11 Gusht 2021 në 06:43

Pershendetje doktoreshe!Doja tju pyejsa ne lidhje me trajtimin hormonal.Jam 36 vjec dhe ka nje vit qe me jane nderprere periodat,kam bere analizen amh=0.010
Nuk marr medikamente dhe analizat e tjera fsh eshte ok.Cfare do me sugjeronit te lutem?Faleminderit

Dërguar nga Eli, më 14 Gusht 2021 në 12:00

Pershendetje. Nga eksperienca, do rekomandoja ta perseritnit serish AMH, per siguri, si dhe gjithe boshtin hormonal, edhe TDH e Prolaktinen, pasi amh aq e ulet e fsh normal sikur nuk shkojne. Megjithate, FSH fillon e rritet pas uljes se FSH, por nje vit oa zskone e FSH normal… duhet rivleresuar.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Gusht 2021 në 10:08

Prsh doktoresh.un ne mars te ketij viti kam kaluar nje shtatzani jasht mitre dhe ne prill kam ber gjilperen methotrexate per te ndaluar shtatzanin pasi beta HCG ishte n norma t vogla..u ben 5 cikle menstruale t rregullta qe kam kaluar..Tani sa kohe duhet te rri per te tentuar serisht per nje shtatzani te dyte??faleminderit

Dërguar nga Anny, më 19 Gusht 2021 në 09:46

Te pakten 6 cikle. Nga ana tjeter, mire do ishte te benit nje kontroll paraprak te mjeku dhe keshillimin perkates, nese keni nevoje te filloni ndonje gje . Mbaresi

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Gusht 2021 në 10:12

Përshëndetje doktoreshë!
Jam 20 vjeçe. Para 5 vitesh kam pasur çrregullime menstruale(cikël i rëndë dhe i vështirë, me gjakderdhje që ka zgjatur mbi 30 ditë), si pasojë e kësaj jam diagnostifikuar me anemi. Pas vizitës te gjinekologu u konstatua qe shkaku i kësaj kanë qenë cistat që kisha në vezore. Kam përdorur pika(Methilergometrine,për ndalje të gjakderdhjes dhe 10 ditë terapi hormonale-progesteron), gjithashtu edhe terapi për aneminë.
E njëjta situatë po përsëritet edhe tani. Do ju lusja shumë për një këshillë tuajën. A duhet përsëri të filloj me terapi hormonale, pasi mjeku atëherë më pat thënë që nuk është diçka e preferueshme përdorimi i hormoneve por që s'kishte zgjidhje tjetër.
Ju faleminderit paraprakisht për përgjigjen.
Respekte për ju!

Dërguar nga Xhulia, më 21 Gusht 2021 në 08:54

Pershendetje Xhulia! Terapine duhet ta percaktoje mjeku qe ju ndjek apo me te cilin do vizitoheni. Pas 5 vj mund te jete si atehere, por mund te kete edhe shkak tjeter. Keshtu qe nuk mund te marresh hormone pa bere kontroll. Nga ana tjeter, nese do duhet e nese mjeku do e vleresoje, mund t’i marresh pa frike. Sigurisht qe mire eshte te perdoresh sa me pak ilaçe, por kur duhen, duhen. Nuk eshte gje e paket anemia…

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Gusht 2021 në 13:13

Pershendetje..Jam 22 vjece. Kam gati 2 muaj qe kam cikel te crregullt .. Periodat me vijne me mukoze dhe ne periudhen midis periodave kam sekrecione kafe pika pika shum te pakta. A mund te kem ndonje kist? Ju lutem me ktheni nje pergjigne

Dërguar nga Desara, më 25 Gusht 2021 në 15:31

Po, eshte e mundur. Por jo patjeter. Nese ndodh edhe muajin tjeter, mire eshte te beni nje kontroll

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Gusht 2021 në 16:06

Pershendetje, jam 25 vjece kam gati 2 vjet qe po tentoj per te ngelur shtatzane, por fatkeqsisht jo. kam bere testin amh dhe me ka dal 7.49. Cfar do te thote?
Faleminderit.

Dërguar nga Ida, më 30 Gusht 2021 në 17:14

Qe rezerva e vezores tuaj eshte mjaft mire, por duhet pare mos keni ovar mikrokistik. Ai mund te jete nje nga shkaqet e voneses. Por femije do keni patjeter.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Shtator 2021 në 08:22

Pershendetje

Cfare tregon ngjyra roze e lehte e menstruacioneve?

Dërguar nga Klea, më 08 Shtator 2021 në 12:46

Nuk di te te jap pergjigje per kete. Ndosjta eshte thjesht fillimi i ciklit e me pas do behet si zakonisht

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Shtator 2021 në 08:24

Pershendetje.. kam abortuar para 1 jave sepse me vdiq bebja.ne.bark ne javen e 17 dhe tani pas 1 jave kisha mardhenie te pambrojtur frikesohem mos te mbes shtatzene a mund te perdor pilulen Escapelle per parandalimin e shtatezanis? Faleminderit per mirkuptim.

Dërguar nga Drita, më 18 Shtator 2021 në 18:09

Ndjese qe e pashe kaq vone mesazhin tuaj, kam patur dy jave shume te ngarkuara. Me siguri e keni zgjidhur problemin tashti.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Shtator 2021 në 08:25

Pershendetje doktoreshe kam tentuar per shtatzani para 3 javesh edhe sot kam ndjeh nje dhimbje te padurueshme te gjoksi madje kam dhe sekrecione te lengshme .
A ka mundesi te kem mbet shtatzane .

Dërguar nga Enxhi, më 19 Shtator 2021 në 01:27

Dhimbja e padurueshme e gjoksit nuk eshte karakteristike per shtatzanine, as rrjedhja e gjirit tre jave nga konceptimi i barres. Nese vjen cikli keto dite, bej nje kontroll per gjirin gjate ose pas ciklit. Nese testi del pozitiv, atehere gjithsesi beni nje kontroll per gjirin.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Shtator 2021 në 08:28

Pershendetje Dokt.
Jam nje vajze 23 vjece.
Ciklin e kam cdo muaj te rregullt .
Kam tentuar per shtatzani per 2 dite kam daten e ciklit por skam asnje shenje a eshte normale?

Dërguar nga Manuela, më 19 Shtator 2021 në 23:55

Besoj se deri tani o ka ardhur cikli, o ke marre vesh qe ke ngelur shtatzene. Nuk ka ndonje gje nese nuk ka ndodhur barra. Nganjehere çifti me normal e i shendetshem do disa muaj te konceptoje. Mbaresi.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Shtator 2021 në 06:59

Pershendetje doktoresh! Jam 37 vjec dhe jam nje djale 9 vjec. Kam tentuar per nje femije tjeter por dy here shtatezanite jane nderprere per moszhvillim te fetusit brenda 3 mujorit te pare. Tani kam 6 muaj dhe nuk po mbetem dot shtatezane.Kam marre aspiriine protekt dhe dhea 25 mg. Perpara trajtimit mbestesha shtatezane menjehere. Ju lutem cfare me rekomandoni?

Dërguar nga Dorina, më 21 Shtator 2021 në 01:46

Pershendetje Dorine. Ne moshen tuaj mund te ndodhe qe te vonoje shtatzania, por do ndodhe, pa merak. Ka ndodhur tre here. Edhe stresi dhe frika e perseritjes se nje aborti mund te ndikoje per frenim. Me qetesi, do vije. Mendoj se duhet shtuar dhe acidi folik. Dhe nese testi del pozitiv, direkt te mjeku per te vendosur nese duhet shtuar gje tjeter si mjekim. Mbaresi

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Shtator 2021 në 07:02

Përshëndetje doktoresha me kane dal gunga te kuqe me t bardh sipër e t dhimbshme m djegin nk m lejojn ecjen
Dhe kur urinoj m djegin
Çfarë mund t bëj

Dërguar nga Megi, më 22 Shtator 2021 në 04:00

Te besh vizite e analiza te mjeku. Pa vonuar!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Shtator 2021 në 07:02

Pershendetje!
Doja tju pyesja para 3 viteve kam perdorur vetem 1 her kontraceptivin emergjent Norlevo ( i perber vetem nga 1 kokerr).
Tani kam shume deshir te nis nje femij, por gjithmon me ka shoqeruar frika se a ndikon negativisht kokrra qe kam pir, a mund te ngelem shtatzan?

Dërguar nga ADA, më 24 Shtator 2021 në 02:39

Jo, Ada, nuk ndikon. Rri e qete.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Shtator 2021 në 07:03

Pershendetje doktoreshe! Me date 2 shtator kam patur mardhenie,e me date 9 me erdhen menstruation qe I pata deri me 15..a ehste e mundur qe te kem ngelur shtatzane? Faleminderit.

Dërguar nga Kena, më 27 Shtator 2021 në 20:17

Jo, nuk mendoj!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Shtator 2021 në 07:04

Pershendetje doktorresha .Jam nje vajze 24 vjece e kam ciklin te crregullt per shkak se jam diagnostifikuar me PCOS . Kam 6 muaj qe tentoj per shtatzani por asgje . Kam marr pilula progresteron per ardhjen e menstruacioneve . Kam degjuar ae Clomid ndihmon per te ngelur shtatzan . Eshte i mire si ilac qe nuk mund te kete efekte anesore . Se di a do mundem te kem nje femi . Faleminderit !

Dërguar nga Danjela , më 04 Tetor 2021 në 03:47

Pershendetje Danjela. Je vetem 24 vjece, sigurisht qe do kessh femije, sa te duash madje. Ovari polikistik nganjehere behet mjaft kapricoz e te mundon gjate, por te garantoj qe do krijosh shtatzani patjeter. Vec nuk di se kur: kete muaj , kete vit apo me vone. Clomidi eshte ilac dhe asnje nuk dshte pa efekte snesore. Keshtu qe nuk te keshilloj ta marresh. E para, prit dhe 6 muaj te tjere. Nese pas nje viti nuk ka ndodhe shtatzania, atehere shko te nje mjek gjinekolog. Ai te jep analizat qe rekomandohen ne kete rast, e vetem me pas, me ndjekje te kujdesshme, mund te te rekomandoje marrjen e mjekimeve. Mos u merzit e mos u ngut. Do vije, me beso!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 04 Tetor 2021 në 12:43

Pershendetje jam 20 vjeqare dhe shpresoj se jeni mire me shendet, deshta te ju pyes se a eshte normale te kesh sekrecione te bardha me ere por tek te brendshmet po behen ngjyre te verdhe a ka ndonje shnac te mbetesh shtatzene per arsyje se kam vones te ciklit tani edhe pse eshte perdorur kondomi gjate mardhenjes dhe ka qene para nje muaji e gjysme, pas ciklit tim te fundit. Gjithashtu tash po ndjej edhe simptoma si para cilit si gjithmone por jam merak se a ka munsi per shtatzani kur kma ksi lloj sekrecionesh dhe a jane normale. Ju faleminderit.

Dërguar nga Nita, më 06 Tetor 2021 në 13:22

Pershendetje Nita. Nese ka nje muaj e gjysem nga mardhenia e dyshuar, mund te besh nje test barre. Nese eshte negativ, rri e qete. Kondomi ka 1-3 % mundesi deshtimi si metode kontraceptive, pra 97-99 % nuk je shtatzene. Sekrecionet shih mos jane infeksion. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 07 Tetor 2021 në 13:17

Pershendetje .jam 20 vjece dhe tentuam per here te pare kete muaj te benim femije dhe sot me erdhen periodat .Cfare duhet te bej a mund te ngel shtatezen nqs provoj perseri kete muaj

Dërguar nga Xheni, më 08 Tetor 2021 në 08:49

Mundesia qe te ndodhe barra qe ne muajin e pare qe tentoni eshte maksimumi 20-25 %. Pra, nuk asgje te jashtezakonshme apo problematike qe nuk ka ndodhur. Sigurisht qe do provoni serish. Nese nuk ndodh per nje vit ( po qe se je me pak se 35 vj), atehere duhet te shqetesohesh e te shkoni te gjinekologu. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 10 Tetor 2021 në 08:38

Prsh dhe faleminderit nese me ktheni prgj
Jam 23 vjeqe qe kur kam qen 14 vjece kam pas crregullime te ciklit kam provuar dina dhe disa ilace te njejta dhe nese i pi me vin rregullishte por sa ti nderpres nuk me vin
Ne analiza me kan dal kiste dhe hormone mashkullore me shum
Kisha 3 muaj qe nuk me vinte cikli dhe me 10 shtator me erdhe
Ka disa dit qe me vin si kafe te erdheta po vetem kur urinoj
A thua ka ndonje mundesi qe nje dit te ngel shtatezan
Pasi i dashuri ime me kerkon te fejohemi po une kam frik nuk dua ti hy ne hak ati
Te lutem me kthe prgj

Dërguar nga Dorina, më 09 Tetor 2021 në 07:45

Pershendetje Dorina. Patjeter qe do kesh femije, patjeter. Vezoret mikrokistike japin çregullime cikli dhe ndonjehere vonojne te japin shtatzani, por ka mjekime per to. Jeni teper e re, do ndodhe patjeter, mos merr persiper pergjegjesi te kota.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 10 Tetor 2021 në 08:41

Përshëndetje doktoresh,kam pasur shqetësime te tipit dhimbje pelvike,dhimbje ne krahun e majte ne fund te barkut,zhurme ne bark,urinim i shpesht,her konspiracion edhe her diarre,me krijohet ndjesi fryrje ne bark.
Kam ber një eko me ka nxjer me cist 4 cm,kam përdorur 2 muaj jasmin, edhe kam qen me mir,por pasi i mbarova me filluan te njëjtat shqetësime dhe dhimbje akoma me te forta,shkova diku tjetër, me tha nuk ka me liste por ke presion ne fshikez dhe kam përdorur urofiz per 5 dit por asnje përmirësimin,dua te theksoj se isha afer ciklit kur kam kryer ekon, jam e shqetësuar për diçka serioze ,
Do jem ne pritje te përgjigjes suaj faleminderit paraprakisht

Dërguar nga Sara, më 10 Tetor 2021 në 08:44

Mendoj se shqetesimet e tua kane lidhje me tretjen ,Sara. Nuk mendoj se eshte gje shqetesuese. Thjesht bej nje eko a nje kontroll te nje gastro-hepatolog. Te shkuara

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 15 Tetor 2021 në 14:59

Pershendetje,
Une jam 28 vjec dhe cikli menstrual zakonisht me zgjat 3 dite. Keto 2-3 muajt e fundit mw zgjat dy dite dhe ka fluks vetem diten e dyte.
Nuk kam vonesa nga muaji ne muaj, por me shqeteson fluksi dhe kohezgnatja.

Ju lutem a mund te me thoni cfare analizash do duhet te bej?
Faleminderit.

Dërguar nga Linda, më 21 Tetor 2021 në 05:09

Pershendetje. Nuk di nese keni femije ( lindje apo aborte), nese merrni mjekim per dicka, nese ka ndryshuar dicka te stili juaj i jeteses 5-6 muajt e fundit etj etj. Ju duhet te paraqiteni te mjeku, te diskutoni historikun tuaj, e ne varesi te tik vendoset se per cfare keni nevoje. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Tetor 2021 në 12:46

Pershendetje serish, jo nuk kam femije (as aborte).
Thjesht nuk me ka ndodhur me perpara prandaj me ka shqetesuar ky ndryshim.

Dërguar nga Leo, më 22 Tetor 2021 në 06:31

Serish duhet shkuar te mjeku, per te perjashtuar ndonje kist apo cregullim hormonal. Ne varesi te tyre, vazhdohet me tej.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 23 Tetor 2021 në 10:14

Pershendetje!
Ndjej diskomfort gjate aktit, djegie dhe dhimbje.
Se bashku me partnerin jemi te vetedijshem te pranise se infeksionit. E kemi neglizhuar pak dhe e kemi shume te nevojshme nje konsulte dhe jemi te gatshem per ndjekjen e hapave te metejshem te mjekimit!
Ju mu sugjeruat nga Pedagoge Risida, dhe do deshiroja te kishim nje takim/konsulte per vazhdimim e mjekimeve te nevojsheme!

Dërguar nga Lona, më 28 Tetor 2021 në 03:17

Pershenderje! Per te fiksuar takimin ( diten, oren) telefononi te nr i klinikes 042340059, e gocat ju tregojne kur ka hapesira te lira per t’ju vizituar. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 29 Tetor 2021 në 00:19

Pershendetje. Me fal per shqtesimin por dua te di cfare ilaci mund te perdor per dhimbjen e kokes gjate shtatezanise sepse kam dhimbje te forta dhe duke perdorur parecetamol kam frike se kjo po pengon qe te ngel shtatzane .provojme te mbetemi por ka dite qe me dhemb koka dhe marr nje doze 200 mg paracetamol dhe ne fund si rezultat mua me vjen cikli ne daten e caktuar.Ka te bejne medikamentet qe spo mbetem shtatzane dhe cfare duhet te peddor te lutem

Dërguar nga Xheni, më 28 Tetor 2021 në 05:49

200 mg paracetamol eshte doze per femije, nuk ben asgje per dhimbjen e forte te kokes. Mund te marresh 500 ose 1000 mg per te vepruar. Nuk ka asnje lidhje marrja e paracetamolit me mosngeljen shtatzene. Po te ishte keshtu, grate nuk do merrnin kontraceptive, por paracetamol qe te mos ngeleshin shtatzane!!!!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 29 Tetor 2021 në 00:23

Doktoresha si je? A ka lidhje Vaksinimi i Covid me vonesen e periodave?

Dërguar nga Sara, më 29 Tetor 2021 në 09:25

Po, ka plot goca qe kane referuar vonesa disa ditore deri ne disa javore pas vaksines anti Covid. Personalisht mendoj se stresi esjte faktori kryesor qe jep kete vonese, pasi teorikisht nuk ka arsye qe te lidhet direkt me ciklin menstrual. Gjithsesi, muajt ne vazhdim cikli i eshte rikthyer normalitetit.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Tetor 2021 në 11:38

Pershendetje!
Ndjej diskomfort gjate aktit, djegie dhe dhimbje.
Se bashku me partnerin jemi te vetedijshem te pranise se infeksionit. E kemi neglizhuar pak dhe e kemi shume te nevojshme nje konsulte dhe jemi te gatshem per ndjekjen e hapave te metejshem te mjekimit!
Ju mu sugjeruat nga Pedagoge Risida, dhe do deshiroja te kishim nje takim/konsulte per vazhdimim e mjekimeve te nevojsheme!

Dërguar nga Lona, më 30 Tetor 2021 në 06:15

Me shume kenaqesi. Telefononi ne recepsion 042340059 per te caktuar takimin. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 24 Nentor 2021 në 02:18

Pershendetje! Doja te ndaja me ju problemin tim! Dje kreva mardhenie me te fejuarin dhe ishte nje mardhenie e pambrojtur. ne te njejten kohe gjate mardhenies pata gjakderdhje dhe isha ne pritje te periodave (8-9 nentor) . Mendoj se ka ejakuluar brenda. Eshte nje shenje shtazanie qe me kane ndaluar periodat apo vetem jane shtyre? duhet ta marr pilulen kontraceptive?

Dërguar nga Klea, më 07 Nentor 2021 në 03:33

Nese keni cikel te rregullt, nuk ka shanse te ngelesh shtatzane ne keto dite. Teorikisht. Nuk mendoj se ka nevoje per te marre pilulen e urgjences ne keto kushte. Por ne mjekesi asgje nuk eshte 100 % e sakte.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Dhjetor 2021 në 11:50

Pershendetje doktorresh ka problem ne vagin Me duket se pas mardhenies seksuale me te dashurin tim me kan shfaqur dista probleme kam Kruarje te madhe prej asaj dite dhe ndonjher ndalon kruarja por me shpesh kam shum kruarje saqe me qon deri te varra duke kruajtur kam dhe nxehtesi,skuqje,dhe su pilhura te bardha te vogla te shumta a mund te me tregom se qfar kam ose te me ndimosh me ndonje ilaq

Dërguar nga Ela, më 19 Nentor 2021 në 11:35

Me shume mundesi behet fjale per infeksion mykotik. Por kjo eshte nje mundesi. Duhet te beni nje vizite a te pakten nje strisho vaginale per te marre nje mjekim.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Dhjetor 2021 në 11:52

Pershendetje doktoreshe. Kete muaj me ka vonuar cikli per rreth nje jave. Zakonisht cikli me zgjat 4-5 dite dhe kam cikel te rregullt 28 ditor. Rralle here me ka ndodhur qe te vonohen 2-3 dite. Muajin e fundit kam patur kontakte seksuale intensive por gjithmone i dashuri im e ka derdhur spermen jashte. Perpos kesaj kam edhe derdhje sekrecionesh te bardha dhe te verdha te zakonshme. Theksoj qe muaji i fundit ka qene shume stresant. Doja te dija mendimin tuaj lidhur me kete dhe cfare me sugjeroni te bej.

Dërguar nga Sara, më 24 Nentor 2021 në 13:10

Me shume mundesi vonesa eshte nga stresi. Por do sugjeroja qe te beje nje test barre, gjithsesi.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Dhjetor 2021 në 11:54

Pershendetje Dr, jam ne javen e 27 te shtatzanise, para dy ditesh doktori me pershkrim antibjotik amoxicillin 500mg capsule per 7 dite cdo 8 ore
. Por qe kur fillova antibjotikun bebi leviz shume pak e shume rralle. Para se te merrja antibjotikun bebi levizte normal dhe shpesh. A ka mundesi te jete nga antibjotiku qe bebi leviz shume me pak e me rralle. Ju lutem me ktheni pergjigje pergjigje nese mundeni pasi jam shume ne merak per bebin. Faleminderit

Dërguar nga Mira, më 27 Nentor 2021 në 07:12

Pershendetje. Ju keshilloj ta diskutoni me mjekun tuaj apo te beni nje vizite jashte radhe per reduktimin e levizjeve. Nuk mendoj se ka lidhje me antibiotikun, por asnjehere nuk jemi krejtesisjt te sigurt.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Dhjetor 2021 në 11:56

Prsh sot vura re do pucra ase lytha ne fund bark mos vall jan shqetsuse

Dërguar nga Dori, më 28 Nentor 2021 në 16:53

Mundet po, mundet jo. Si mund ta dime pa te pare?

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Dhjetor 2021 në 11:57

Pershendetje doktoresha!
Kreva mardhenje te pambrojtur me te fejuarin tim nje dit mbasi kalova menstruacionet . Pas nje muaji dallova qe kisha sekrecione te trasha . Cfare do te thote kjo mos ndoshta eshte ndonje shenje per nje shtatzani te mundeshme? Pres te me kthemi pergjigjje !

Dërguar nga Megi, më 29 Nentor 2021 në 16:16

Megi, besoj se tani ka ardhur cikli e pergjigjen ta ka dhene trupi vete. Por sekrecionet e trasha mund te kene lidhje me ndonje sekrecion mykotik. Keshtu qe mos i nenvlefteso.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Dhjetor 2021 në 11:58

Pershendetje Doktoresh Elinda. Jam Xhulja nga korce. Kam nje djale 9 vjec.kur e kam patur djalin 3 vjec kam ngelur shtatezane por e deshtova.pas deshtimit kam 6 vjet qe kam bllokim te ciklin menstrual kam shkuar tek doktori dhe me ka thene qe kam kist vezoresh dhe me ka rekomanduar te perdo kontraceptiv, muajin e kaluar perseri te njejte problem pata ,me vonesa shume dite me erdhen por patata shume emoragji,po thuaj se me mbajten 3 jave dhe me vinin shume.po bej qe po me ndodh keshtu nja 3 here.shkova tek doktori me ka dhene ilace per ndalim e emoragjis,dhe me tha qe kete here je mire. Cfar me rekomandon te bej doktoresh se dua te bej dhe nje femij tjeter dhe nga se ndodh kjo gje?

Dërguar nga Xhulja, më 05 Dhjetor 2021 në 11:30

Pershendetje Xhulja. Nuk di nese e kuptova mire ca nenkupton me bllokim: nuk ka ardhr cikli me asnjehere pa marre mjekim apo te vjen i cregullt, me vonesa? Se jane dy gjera te ndryshme. Gjithsesi, nuk mund te te jap nje diagnoze apo koment pa te pare, pasi shkaqet jane me origjina te ndryshme. Sic ke ngelur 2 here, persri do ngelesh. Pa merak. Dite te mbare.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 20 Dhjetor 2021 në 09:54

Pershendetje Doktoresh,
Doja te ndaja me ju shqetesimin tim te vazhdueshem qe ka lidhje me dhimbjet e ciklit menstrual. Qe kur kam qene e vogel kam patur dhimbje te tilla qe nese qetesuesi nuk vepronte ne kohe atehere perfundoja me urgjence ne spital (ethe, renje e tensionit, mpirje e trupit, ndjesia e te vjelles etj.) Tani jam gati 30 vjec dhe kam kuptuar qe ndryshe nga cfare me eshte thene keto dhimbje nuk jane fare normale, dhe une vete nuk mundem te vazhdoj te jetoj nje jete ku cdo muaj 2 dite me ikin ne agoni te plote e pamundesi per te bere jete normale. Per momentin une marr ibuprofen 400 mg cdo 6 ore 3-4 here ne muaj (me perkeqeson gjendjen e stomakut me vone por eshte i vetmi qe jep efekt ndryshe nga paracetamoli). Gjithmone dhimbja ka qene e perqendruar ne anen e majte. Se fundi dhimbja eshte shume e fokusuar gati ne nje pike ne anen e majte dhe eshte njesoj si nje thike qe ngulet. Dua te theksoj qe se fundi kam patur probleme me aparatin tretes deh prej kohesh marr Lansoprazole. Nuk mundem te arrij vete ne nje konkluzion cila nga keto dy probleme ka perkeqesuar tejtren.
Po ashtu kete here, 2 jave para fillimit te ciklit pata nje episod te nje kontraktimi super te forte pak a shume tek e njejta zone ku ndjej dhimbjen e ciklit dhe njekohesisht dhimbje/djegje shume te forte te zorres se trashe. Po ashtu zakonisht gjate ciklit kam shume probleme me zorren e trashe (bllokim, gazra, djegje etj.) dhe dhimbje/mpirje te kembes se majte. Normalisht nuk kam probleme te tilla. Po ashtu bera nje analzie te urines pasi kisha djegie gjate urinimit gjate ciklit dhe mendova ndoshta ndonje infeksion por dolen ok. Kam bere dhe eko abdominale per ciste me kane thene qe nuk kam. Dua te theksoj qe cikli zgjat rregullisht vec 3 dite, nga te cilat vetem dita e dyte ka hemorragji te konisderueshme dhe pastaj sporadike per rreth nje jave me pas. cikli eshte i rregullt ne kohe pervec ne vere qe gjithmone vonohet 1 jave. nuk e di nese duhet te bej ndonje analize hormonale apo dick

Dërguar nga Ada, më 06 Dhjetor 2021 në 08:38

Pershendetje Ada. me vjen keq qe ndjehesh keshtu. Dhimbje menstruale te gradeve te ndryshme kane plot goca. Per fat te keq, disa prej tyre me intensitet shume te forte sa perfundojne ne urgjence. Por ky kombinim me dhimbjen e fokusuar ne anen e majte, te kombinuar me perkeqesimin gastro-intestinal, eshte dicka qe duhet vleresuar. Nuk mendoj se analiza hormonale na ndihmon per kete, pasi cikli yt eshte i rregullt. Do duhej nje konsulte e detajuar. Nuk di nese nena, gjyshja, motra apo te afermet tuaja kane patur simptoma te tilla te ngjashme apo jo. Nuk di nese keni bere lindje apo jo, nese vuani nga ndonje semundje tjeter apo jo etj etj. Nuk eshte dicka qe mund te vihet diagnoza me kaq. Ju mirekuptoj plotesisht ne dhimbjen dhe shqetesimin tuaj. Po mendoj per endometriozen, por nuk eshte dicka qe vihet keshtu si diagnoze. Gjithsesi, ju duhet nje mjek i mire dhe i kujdeshem per t'u kontrolluar e diskutuar cdo gje. Ju uroj shendet.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 20 Dhjetor 2021 në 11:41

Pershendetje! Gjate kohes qe perdorim Metformin, a mund te perdorim edhe Acid folik? (Tentoj per shtatezani)

Dërguar nga Ina, më 06 Dhjetor 2021 në 11:51

Po.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 20 Dhjetor 2021 në 11:42

Pershendetje doktoresha ! Cikli me vjen cdo muaj me zgjat 6 dit , kur me mbaron cikli 10 dite i kam sekrecionet vaginale te bardha normale pas 10 ditesh sekrecionet vaginale i kam me shenja gjaku dhe kjo zgjat 10 dite . A jan normale apo ka prani infeksioni ju lutem me ktheni pergjigje !

Dërguar nga paulinacanaj, më 16 Dhjetor 2021 në 20:24

Duhet te beni nje kontroll vaginal per qafen e mitres, pap test dhe nje ekografi. Mund te jete infeksion, por mund te jete disbalance hormonale, etj. Gjithsesi, duhen perjashtuar shkaqet organike. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 20 Dhjetor 2021 në 11:44

Pershendetje doktoresha si jeni ?ju lutem tju pyes per dicka ,periodat e fundit i kam patur me date.8 Nentor dhe nuk me kan ardhur per kete muaj ,duke i patur te crregullta mendova mos kan kaluar dhe kam patur dhe probleme familjare thashe mos e kam nga stresi mirepo kur bera testin para 3 ditesh me doli pozitiv ,kam pak dobesi ,humbje oreksi dhe lodhje .Cfae me rekomandoni ju lutem te perdor deri ne fundjave pasi e kam pamundur leviz per vizite dhe per pak dite .

Dërguar nga ana, më 21 Dhjetor 2021 në 06:06

Jane normale te gjitha te ndodhin ne barre. Mund te filloni acidin folik 0,400 mg, ose ndonje kombinim acid folik me hekur, si Yanola Iron, psh, per lodhjen. Mbaresi

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Dhjetor 2021 në 14:21

Pershendetje e dashur jam nje vajz e re e virgjer nje dit pasi qe i kreva periodat mastrubova ne pjesen nalt te oragit pa rrezikuar te fus diqka ne vagin dhe se mam ber kurr perveq ne pjesen e naltme te organit por me vone pash dy pika gjaku jam ne hall nese mastrubimi ka ndikuar ne humbjen e himenit apo kan qen thjesht pika gjaku te mbetura nga periodat , me fal nese ju shqetesoj per kete tem po nuk kisha ku te drejtohesha , ju faleminderit

Dërguar nga Elona , më 26 Dhjetor 2021 në 14:21

Kane qene te ngelura nga cikli, mos u shqeteso.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 10 Janar 2022 në 11:02

pershendetje doktoresha doja ty pyesja jam trajtuar me medikamentin gonal-f450 per 8 dite per ivf me pas e nderpreva dhe po ate dite kam kryer mardhenie pas 3 ditesh kam filluar te kem hemoragji dhe u ben rreth 5 dite qe vazhdoj te kem mund te me jepni nje pergjigje se cfar eshte dhe cfare duhet te bej

Dërguar nga klajda, më 30 Dhjetor 2021 në 03:41

Mendoj se kete pyetje duhet ta diskutosh me mjekun qe ka ndjekur stimumlimin. Ai e di pse e ka ndaluar, si ka qene situata, nese ka ardhur cikli me shpejt apo eshte pasoje e ilaceve. Ndjese qe nuk kam nje pergjigje te sakte per kete

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 10 Janar 2022 në 11:04

Pershendetje doktoresha. Jam 19, dhe kam nje problem gjate mardhenieve intime. Me krijon shume dhimbje dhe ndonjehere te padurueshme. Kjo gje ndodh cdo here, sa qe ma ben te pamundur sepse me shkakton dhimbje. Jam e shqetesuar, mendoni se mund te kem dicka serioze? Me duhet te bej ndonje vizite?
Ju falenderoj paraprakisht!

Dërguar nga Jona, më 06 Janar 2022 në 19:44

Pershendetje. Me vjen keq qe ndjeheni keshtu. Nuk di nese jane mardheniet e para apo jo, te rralla apo jo, nese ke patur me pare dhe kane qene te padhimbshme apo jo, … etj. Nese jane mardheniet e para dhe te rralla, mund te ndodhe dhe nuk ka asgje shqetesuese. Gjithsesi, mire eshte te beni nje vizite te gjinekologu, per te perjashtuar cdo problem sado te vogel qe mund te kontroboje te dhimbja. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Janar 2022 në 12:25

Pershendetje kam disa dit kam dhimje ne fund te barkut dhe tek kerthiza shume me kan Ardhur disa dit menstruacione kafe 3 _4 dit dhe kam djegje kur urinoj kam ndjesin sikur dua te urinoj shum por urinoj shum pak ju lutem cfar mund te bej

Dërguar nga Ana, më 07 Janar 2022 në 04:35

Bej nje analize urine se pari.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Janar 2022 në 12:26

Mirmbrema Dr.Elinda Gjata ju lutem tju pyes per dicka, kam disa muaj qe vuaj nga sekrecionet e bardha vaginale qe i kam me ngjyre te verdhe dhe me arom te keqe , berja nje analiz dhe me dol qe kisha myk vaginal te shprehu ,dhe mora mjekim ovula micostop dhe nje shampo saginil .pasi un mbarova keto mjekime shkova per nje rikontroll te dyte qe bera perseri nje analiz vaginale dhe me dol qe kisha perseri myk por jo i shprehur . Me dha mjekim qe ishte canasten e perdora per 3 nete me radhe dhe nuk me beri efekt, kur kryej mardhenie seksuale partneri im ndjen djegie dhe mua akoma me shfaqet aroma e sekrecioneve, cfar me sugjeron ti qe te perdor se du dhe te ngelem shtatezane po nuk ngelem kam rreth i muaj qe nuk mbrohem dhe ska asnje rezultat pozitiv ,ju lutem te me ktheni pergjigje ju faleminderit

Dërguar nga Jeta, më 08 Janar 2022 në 16:02

Gjeja e pare, mundesia te ngelesh shtatzene muajin e pare qe tenton eshte 20-25 %, pra nuk ka asgje shqetesuese pse nuk ke ngelur qe muajin e pare. Ciftit me normal i duhen disa muaj te konceptoje nje shtatzani. Sa i perket infeksioneve mykotike, duhet te merrni mjekim te dy bashke me partnerin, meqe dhe ai ka shqetesime. Se cfare, nuk mund ta them. Nuk jepet mjekim me sms, por me konsulte e vizite. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Janar 2022 në 12:29

Pershendetje doktoresha.. jam shtatzene 24 javeshe, kam bere tamponin per sekrecionet vaginale dhe me del me myk dhe infeksion edhe pse une skam asnje shqetesim apo simptome qe indikon pranine e nje infeksioni apo myku. Eshte normale kjo? Dhe ne kete rast a duhet te marrim mjekim te dy partneret (qe mos te perseritet) apo vetem une?
Faleminderit

Dërguar nga KF, më 13 Janar 2022 në 03:29

Ne varesi te teresise se elementeve te analizes gjykohet nese keni nevoje per mjekim apo jo. Duhet ta diskutosh me mjekun tend kete shqetesim, vetem ai mund te te jape kete pergjigje. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Janar 2022 në 12:32

Pershendetje doktoreshe,pas nje vizite gjinekologjike pas shfaqjes se lythave genital ,u diagosnikova me HPV virus
Pas trajtimit me disa ovula keto lytha jane zvogeluar cfare me rekomandoni me pas,a esht i rendesishem tesi i HPV pasi kam lexuar qe rekomandohet pas moshes 30 vjecare,une jam 24 vjec
Faleminderit

Dërguar nga Tea, më 14 Janar 2022 në 06:42

Duhet te besh rregullisht pap- testin, jo detyrimisht tipizimi i HPV. Pergjithesisht, keto lytha jane te shkaktuar nga nentipet 6 dhe 11, qe jane me te parrezikshmit ( me onkogjenicitet te ulet). Por mund te jete e nevojshme te konsiderosh zhdukjen e ketyre lezioneve me lende kimike ose me azot, ne menyre qe te mos lesh potencial i cili mund te riakutizohet me vone.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Shkurt 2022 në 00:46

Pershendetje doktoresh.Jam 31 vjece kam 5 muaj qe po tentoj per shtatzani por deri tani asgje.cikli me vjen cdo 26 -28 dite dhe me mban 3 dite,a duhet te shqetesohem qe nuk po ngel,po acidin folik a duhet ta filloj?Jam ne pritje te pergjigjies suaj.Respekte

Dërguar nga Alma, më 19 Janar 2022 në 12:28

Alma, nuk mendoj se duhet te shqetesohesh. Nese pas 12 muajsh nuk kemi asgje te re, atehere duhet te fillosh kontrollet te mjeku, se bashku me partnerin tend. Po, fillo acidin folik.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Shkurt 2022 në 00:48

Vendosa spiralen mirena por mund te di a jep temp disa dite pas saj ,diten tjeter temperatura trupit ishte 37.3.theksoj se kam dhe miome intramurale,ndaj e vendosa nga hemoragjia e shtuar dhe hemoglobina e ulet.pres pergj flm

Dërguar nga Matilda , më 20 Janar 2022 në 11:45

Mund te jape nje rritje minimale, pasi Mirena cliron progesteron dhe ai e rrit pak temperaturen. Por bej kujdes e kontrollo shenja te tjera nese ke, pasi mund te jete mbivendosur edhe ndonje viroze rastesisht.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Shkurt 2022 në 00:50

Pershendetje doktoreshe!
Une kam lindur para 3 muajsh e gjys. Bera nje pap test kur kisha vetem 2 muaj e gjys q kisha lindur dhe me doli rezultati negativ per nje lezion intraepitelial apo malinj. Cervicit i lehte.
Gjithashtu pash lart dhe disa mikroorganizma thoshte: t.vaginalis, c. Albicans, b.vaginale, actinomices dhe herpes simplex virus.
Nuk e di a i kam te gjitha keto mikroorganizma apo esht thjesht pjese e pap testit.

Dërguar nga Anxhi hoxha, më 31 Janar 2022 në 12:54

Mendoj se e ke keqkuptuar, ato mund te jene ne flete dhe vetem nese mjeku i ka rrethuar apo theksuar ndonjerin prej tyre, tregon se jane aktive. Gjithsesi, keto komente eshte mire t’ia kerkoni mjekut tuaj, ai e di historikun tuaj me mire.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Shkurt 2022 në 00:52

Mirdita doktoresh te kam percjell qdo koment dhe me kan pelqyer shum pergjigjet e tua deshta te pyes per teste kite te ovulacionit a esht mir te perdorim per me dit kur esht afer ovulimi apo jo faleminderit shum me respekt

Dërguar nga Linda, më 09 Shkurt 2022 në 10:53

Ju falenderoj perzemersisht per fjalet e mira. Nese keni pak kohe qe po tentoni, nuk rekomandoj qe t’i perdorni. Mjafton qe te keni mardhenie cdo 2-3 dite, pa e kthyer ne pune. Nese jeni me pak se 35 vjet, ju rekomandoj te vazhdoni pa teste deri ne nje vit. Me siguri do ndodhe. Nese jo pastaj, mund te keshilloheni me nje specialist infertiliteti dhe ai ju drejton cfare duhet te beni. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Mars 2022 në 01:40

Pershendetje doktoresha si jeni?Kam nje problem qe kam shum muaj qe e kam.Ne fillim kisha vetem probleme ne urine dhe dhimbje ne fund te barkut dhe ka ndodhur 4 here deri tani.Kete jave kam pasur probleme te tjera sekrecione vaginale te verdha dhe me arome te cilat jane shume dhe kur me ndodhin keto e ndjej sikur te jem me menstruacione ose kur urinoje qe eshte nje mase e madhe jo kremoze eshte si xhelatine dhe uje.Ne hyrje te vagines ne pjesen posht te jashtme kam nje ulcer/herpes/disa te çara nuk e di si quhen, qe me djegin shume dhe kan disa dite qe nuk mbyllen.Te lutem me ndihmoni,faleminderit!

Dërguar nga lea, më 09 Shkurt 2022 në 12:23

Ju keshilloj te beni nje vizite gjinekologjike dhe analizat perkatese per infeksion. Duhet te merrni trajtim, por ate nuk mund t’jua jap une.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Mars 2022 në 01:41

Pershendje!
Une kam nje vit e pak qe kryej marredhenie me te njejtin partner dhe qe nga shtatori i muajit te kaluar kam pasur probleme me infeksionet. Heren e pare mu dhane si ilace flucozal 150 mg,limenda dhe orcipol. Pas kesaj ne muajin dhjetor mu kthye prap dhe me thane qe ishte myk vaginal ku mu dha nje xhel selerbe fito-intimo dhe ovula meliora,e partnerit vitamin C dhe diflucan per pese dite. Une u trajtova kurse ai nuk arriti te trajtohej njekohesisht me mua. Kryem marredhenie pa mas mbrojtese edhe atij me vone iu shfaqen disa pucrra. Ndersa mua me filluan perseri shenjat dhe bera po te njejtin trajtim. Kesaj here i piu dhe ai ilacet. Por pasi kryem prar marredhenie ai nuk ka shqetesim ndersa mua me ka filluar perseri krruajtja dhe djegia. Nuk e di perse po me perseritet saher qe kryej marredhenie dhe ka ndonje menyr apo ndonje ilac qe mund te pi qe te me ndihmoj ne parandalim te infeksionit?

Dërguar nga Lena, më 10 Shkurt 2022 në 01:07

Pershendetje. Po, ka trajtime qe jane te fazes akute dhe trajtim mbajtese ciklike. Mjeku qe ju kontrollon mund t’ju percaktoje nje plan te tille mjekimi. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Mars 2022 në 01:43

Pershendetje Doktoresh, jam Ina 25 vjece: Jam diagnostikuar me PCOS dhe kam 6 muaj qe tentoj te mbetem shtatzane. Me ka dhene mjekja kontraceptive Jasmina para 3 muajsh, i perdora 2 jave po me jepnin dhimbje zemre dhe ritme te shpejta te rrahjeve, me tha ndaloji. Tani nuk po marr me kure. Menstruacionet i kam ne vonese mesatare rreth 40-42 dite gjithmone, por me ka thene nese ke kete mesatare nuk eshte problem. Te lutem cfare me keshillon per te mbetur shtatzane

Dërguar nga Ina, më 28 Shkurt 2022 në 13:35

Pershendetje. Per moshen qe keni dhe per ritmin menstrual relativisht te rregullt ( ndonese te gjate), rekomandoj te vazhdoni te tentoni edhe 6 muaj te tjere pa u merzitur. Mund te shtoni integratore ( vitamina) si F.P. W, qe kane ne permbajtje dhe mio-inozitol e d-kiroinozitol, qe ndihmojne ne kete rast. Gjithe te mit.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Mars 2022 në 01:46

Pershendetje doktorresh kam lind qe 11 jav me esht lshu gjakderdhja mas lindjes jam tu perdor tableta Ysmin po kurgja spo kan ndikim qka me ba

Dërguar nga Egzona, më 28 Shkurt 2022 në 22:01

Ju keshilloj te beni nje ekografi per te perjashtuar mbetjet placentare. Nese nuk ka te tilla, tkurresit e mitres duhet te ndihmojne. Por duhet ta diskutoni me mjekun. Meqe po merrni kontraceptive, mendoj se nuk po ushqeni me gji, apo jo? Rrini vazhdimisht ne kontakt me mjekun tuaj, ai e njeh situaten tuaj dhe do ju drejtoje si duhet.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Mars 2022 në 01:48

Pershendetje doktoresha! Jam 25 vjec, kam pas dy aborte, hera pare 3 muajshe i pushoi zemra bebit, heren e dyt 3 javshe me plasi hemoragjia, mbas nj muaji qe kryeva abort ngela perseri shtatzan aksidentalisht, tani jam 4 javshe mjekja me ka rekomanduar te perdor aspirin 75 mg dhe utrogestan vaginal progesteron, doja te dija nese jan te demshme kto per ti perdor tani qe jam shtatzan edhe nese mund te bej ndonj analiz per te parandaluar nje abort te tret. Faleminderit

Dërguar nga Matilda, më 06 Mars 2022 në 17:58

Pershendetje. me vjen keq qe ju kane ndodhur dy aborte, e kuptoj se si mund te ndjeheni. Per fat te keq, nje abort mund t'i ndodhe kujtdo. 1ne 4-5 shtatzani mund te perfundoje ne abort dhe ne shumicen e rasteve eshte nje shtatzani e nisur jo mire gjenetikisht. Pavaresisht se te dy prinderit jane te shendetshem, mund te ndodhe nje anomali gejnetike ne momentin e krijimit te embrionit. Vetem 5 % mund te kene dy aborte te njepasnjeshme dhe vetem 1-2% mund te kene 3 ose me shume aborte te njepasnjeshme.Ne raste te tilla eshte nje liste shume e gjate dhe e kushtueshme me analiza. Sic e permenda, shkaku kryesor eshte gjentik (ku ne nuk nderhyjme dot); shaqe te tjera jane problemet me mpiksjen e gjakut (trombofilia), problemet autoimune (tiroiditet, lupusi, etj), problemet endokrine (diabeti, hipotiroidizmi etj), infektive (klamidia, mucoplazma, ureaplazma etj), anomalite e mitres, pamjaftueshmeri me progesteron etj. Prandaj dhe shumica e gjinekologeve japin progesteron shtese dhe aspirine pas dy abortesh. Por, per te unifikuar qendrimin dhe mjekimin, duhen protokollet dhe ne kete rast, ato rekomandojne analizat soecifike pas tre aboretsh, po keshtu dhe mjekimin sipas rastit. Megjitate ne mjekesi perdoren dhe teori empirike (qe eshte pare qe funksionojne mire, edhe pse nuk dihet plotesisht mekanizmi i veprimit apo efekti i tyre). Rastet e humbjeve te perseritura te shtazanise jane mjaft te veshtirte dhe shpeshhere ne nuk e kuptojme shkaktarin e vertete. Ne keto rste, keto mjekime jane ndihma qe mjekt mund te japin, si dhe mbeshtetja emocionale.Uroj qe kjo shtatzni te shkoje shume mire deri ne fund.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 03 Prill 2022 në 12:13

Pershendetje e nderuar Elinda , a mund te ma shpjegosh humbja e virgjeris a behet me shum gjak apo vetem me dy pika , jam e virgjer dhe kam mestrubuar vetem ne pjesen e klitorit skam penetruas asnjher as me gisht as me asgje afer vagines por mbaj mend qe kreva periodat dhe mastrubova vetem ne klitor dhe me vone pash pak gjak , a mund te ndodh humbja e himenit dhe pa penetrim dhimbje dhe gjak me von skisha apo kan qen nga fundi i ciklit? Ju faleminderit shum nese pergjigjeni ju vlersoi per punen

Dërguar nga Venera , më 31 Mars 2022 në 14:36

Me shume mundesi ka qene fundi i ciklit. Nese eshte keahtu sic e pershkruani, nuk ka mundesi te keni ndeshur apo demtuar himenin.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Prill 2022 në 04:56

Pershendetje doktoresh,kam virusin HPV disa kondiloma jan shfaqur ne siperfaqe te organit genital dhe pasi bera nje pap test u dallua vetem nje tjeter ne brendesi.
Ju lutem me ndihmon dot cfare duhet te ndjek a duhet te bej testin hov me patjeter apo thjesht te heq kondilomat
Ju lutem nje pergjigje faleminderit

Dërguar nga Elena, më 03 Prill 2022 në 07:42

Pothuajse te gjitha kindilomat qe dalin ne vulve jane nentipet 6 dhe 11, per kete arsye nuk e shoh te domoadoshme berjen e tipizimot te virusit. Beni heqjen e kondilomave dhe pap testeve te reegullta. Nese ne qafen e mitres konstatohet hpv, atehere po.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Prill 2022 në 04:59

Pershendetje doktoresh kam pak kohe qe jam martuar dhe akoma nuk po mundemi te kryejm mardhenie me burrin . Un ndiej shum dhimbje . Te lutem me trego behet me kirurgji heqja e himenit ( virgjeris ) te lutem me kthe pergj se jam shum e stresuar

Dërguar nga Alba, më 06 Prill 2022 në 10:05

Carja e himenit siguriaht qe mundvte behet me mikrokirurgji, por nuk mendoj se vertet te keni nevoje per te. Duhet te punoni me friken tuaj, pasi ajo ju pengon. Kirurgjia eshte e fundit gje…

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Prill 2022 në 05:01

Pershendetje doktoresha , doja nje keshille nga ana juaj . Po tentoj per shtatzani prej nje viti. Kam nje cikel mestrual prej 23-25 ditesh te rregullt pergjithsisht. Kete muaj mu vonua cikli por nuk arrita te beja nje test sepse diten e 39 dmth dje me erdh cikli po pa simptoma perpara si heret e tjera , me hemoragji shum te madhe me Copa dhe dhimbje te forta barku . Nje dit para dhe diten qe me filloi hemoragjia kisha teperatur 37,4 . Sot jam ne diten e dyte e vazhdoj po njelloj por tepm nuk kam. Mund te kem Pas ngelur shtatzane dhe Kam abortuar si mendoni? Si mund ta kuptoj dhe Kam nevoje per ndonje mjekim apo kalon vete?

Dërguar nga Ina, më 09 Prill 2022 në 05:05

Ka mundesi, po! Por nuk kemi nje mundesi ta vertetojme ne kete moment, fatkeqesisht. Mund te behet analiza e gjakut bhcg, e cila mund te jete pozitive ne nje vlere te ulet ( dhe ne kete rast gjykojme se ka ndodhur nje abort), por mund te dale dhe negative, pasi mund te kete dite qe eshte ulur vlera dhe nuk mund ta perjashtojme 100% mundesine e nje shtatzanie te ndodhur. Nuk ka nevoje per mjekim, e zgjidh trupi vete. Te jeni mire!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Prill 2022 në 07:09

Pershendetje doktoresha kam nje problem,qe spo ngelem zhtatezane ka nje vite e 2 muaj qe tentoj po pa asnje rezultat para 4 muajve bere strisho me dol qe kisha myk vaginal t shprehur dhe mora mjekim micostop dhe shampo saginil ,saher qe perdorja keto me ikte aroma e sekrecione te bardha pasi ti mbaroja prap u shfaqt era e sekrecioneve gjat mardhenies seksuale, bera nje strisho me dol qe isha pastruar nga myku, para nje muaj bera nje eko me dol qe kisha infeksion ne miter ,mora mjekimin mixovul per 7 nite dhe shpelares gine tantun per 5 netw tani pres periodat me datw 11 por kam dhimbje te tmershme te gjoksi dhe mezi ngopemme.fryme

Dërguar nga Lea lea , më 10 Prill 2022 në 01:24

Pershendetje. Uroj qe cikli te jete vonuar e testi i barres te kete dale pozitiv. As myku, as infeksionet e tjera banale ( te zakonshme) nuk jane shkaktare te mirefillta infertiliteti. Nese cikli ka ardhur dhe dhimbja e gjoksit nuk eshte qetesuar, duhet te shkosh te mjeku per nje konsulte!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Prill 2022 në 08:41

Pershendetje doktoresh,doja nje keshill nga ju,jam 32 vjeqe dhe ka 6 muaj qe nuk po ngel shtatzen,kam bere kontrolla te shumta ku kam mioma,disa mkej me thon ti heq disa te tjere me thon jo

Dërguar nga Fitore, më 10 Prill 2022 në 15:53

Ky informacion nuk eshte i mjaftueshem per te te dhene nje keshille. Nese duhen hequr ose jo miomat, varet nga madhesia dhe pozicioni i tyre. Gjithsesi, 6 muaj jane pak per t’u merakosur!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Prill 2022 në 08:44

Pershendetje, kam nje shqetesim lidhur me ciklin menstrual. Ne muajin janar bera nje vizite sepse cikli ishte i crregullt dhe fluksi me kishte rene. dhe me rezultoi qe kisha cyste. Prita nje muaj dhe bera nje eko ne shkurt dhe nga eko me thane qe nuk kisha me cyste. Ne vazhdim cikli eshte bere me i rregullt deri tani, por fluksi nuk eshte me i njejti. Gjithashtu rreth dy jave pas periodave kam si dhimbje shume te lehta ne fund te barkut. Theksoj qe nuk kam patur me perpara probleme te ketij lloji dhe jam shume e shqetesuar. Jam 29 vjec. Nuk kam lindur femije. Keto muaj kam qene pak e stresuar.
Faleminderit

Dërguar nga Nora, më 12 Prill 2022 në 08:29

Pershendetje Nora. Nuk mund te konkludoj ne nje konkluzion me kaq pak informacion. Ka shume shkaqe qe mund te reduktojne fluksin menstrual ose ta cregullojne ate. Hormonalet dhe stresi jane me te zakonshmit. Mbaji shenim ciklet dhe nese vazhdon shqetesimi, nje rivleresim i situates mund te merret ne konsiderate. Gjithe te mirat!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Prill 2022 në 08:48

Pershendetje doktoreshe me falni per shqetesimin,jam nje vajze 27 vjet pas nje kontrolli rutine me gjinekologen time, ajo vuri re disa condiloma ne hyrje te vagines(theksoj qe nuk kam ndjer asnjehere shqetesim) por me tha qe nuk jane shqetesuese dhe duhet te bejme tipezimin e hpv. Pasi e bera tipezimin me doli "negativ". Keshtu ju nenshtrova nje kolposkopie, ku mori biopsi. Pas disa ditesh marr pergjigjen qe isha diagnostikuar me "fragment mukoze cervikale me lezion te grades se ulet ne epitetin skuamoz (CIN 1) dhe inflamacion kronik. Jam teper e shqetesuar sepse kam lexuar shume per hpv dhe ndjehem shume keq mos kaloj ne fazen e kancerit por per momentin nuk po marr mjekime pervec disa ovulave papil-off . Ju kerkoj ndjese per shqetesimin.

Dërguar nga Ana, më 13 Prill 2022 në 07:57

Ana, nuk duhet te ndjehesh keshtu! Cin 1 nuk eshte asgje shqetesuese, trupi mund ta eleminoje vete. E rendesishme eshte ta mbash nen kontroll te rregullt. HPV mund te mos jete kapur te tipizimi, qellon ndonjehere. Condilomat vulvare shkaktohen nga Hpv 6 dhe 11, qe jane me te zakonshmit dhe me onkogjenicitetin me te ulet. Jane pak kontradiktore gjetjet ne egzaminimet e tua, por asnjera prej tyre nuk eshte e pazgjidheshme. Dhe kancerin as mos e mendo. Thjesht bej kontrollet rregullisht, sipas protokollit.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Prill 2022 në 08:55

Shkalla e pastertise e IV
candida neg
trichonomas neg
leukocite ska
te lutem me thuaj si duket ?

Dërguar nga X, më 13 Prill 2022 në 15:27

Asgje shqetesuese nuk duket.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Prill 2022 në 08:56

Pershendetje Doktoresh!
Vjet bera pap testin dhe dola Hpv pozitiv Borderline.Bera dhe koposkopine dhe dok tha qe ska asgje,do bejeme vitin tj pap test dhe do shohim.bera sivet dhe ishte perseri pozitit high grade moderate dyskariosis.tani kam pas nje jave perseri kolposkopine.theksoj qe nuk kam probleme kur kryes mardhenie as gjakderdheje porrr une prek ne qafen e mitres diku 3 ne forme lythash.sa shance ka qe te kaloje ne qeliza kancerogjene dhe ne kete faze a eshte e sheruesheme.
Faleminderit e dashur.

Dërguar nga Denisa, më 14 Prill 2022 në 02:18

Nese ka ndryshime ne kolposkopi, do rekomandoja biopsine, per te kapur ose perjashtuar gjithcka problematike. Mos u mundo te veteegzaminohesh, pasi nuk je ne gjendje te interpretosh. Dhe mos rri me frike, pasi po qe se rezulton dhe ne biopsi probleme, do behet nje nderhyrje e vogel qe e zhduk plotesisht zonen e demtuar. Vetem shko te mjeku rregullisht.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Prill 2022 në 09:00

Pershendetje, jam shtatzane ne javen e 9 vura re nja 2 dite kisha pak mbetje kafe, nje pike. U shqetesova pasi mendova se eshte negative. Do te me duhet te vizitohem apo eshte normale kjo dukuri? Ju falenderoj.

Dërguar nga Ida, më 16 Prill 2022 në 09:16

Ida, nese nuk ke dhimbje si dhimbje periodash dhe nuk kane vazhduar shenjat kafe, pa merak. Por nese ke cilendo nga keto qe thashe, duhet te besh nje kontroll patjeter.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Prill 2022 në 09:03

Pershendetje doktoresh,kam virusin HPV disa kondiloma jan shfaqur ne siperfaqe te organit genital dhe pasi bera nje pap test u dallua vetem nje tjeter ne brendesi.
Ju lutem me ndihmon dot cfare duhet te ndjek a duhet te bej testin hov me patjeter apo thjesht te heq kondilomat
Ju lutem nje pergjigje faleminderit

Dërguar nga Elena, më 16 Prill 2022 në 11:51

Zbato udhezimet e mjekut qe ju ka kontrolluar. Zakonisht, shkaterrimi i kondilomave dhe rritja e imunitetit mjafton.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 17 Prill 2022 në 09:04

Si mundem ta perdor lomexin2% ju lutem mundeni te ma shpejgoni

Dërguar nga Jurinis, më 20 Prill 2022 në 03:35

Ka te tille per lekuren, qe perdoret per lyerje. Dhe per mukozat ( vaginen), qe perdoret me aplikator. Vendoset aplikatori tek hapja e kremit, mbushe duke e terhequr si shiringe dhe vendose brenda ne vagine sa me thelle te mundesh, pa e shtyre me force. E shtyp pistonin e aplikatorit dhe e leahon ne vagine. E heq aplikatorin dhe e hedh, pasi eshte njeperdorimesh.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Prill 2022 në 11:07

Prsh doktoresha,une e kam pasur cikllin pothuaj cdo 2 muaj dhe nuk merrja mjekim ndonese e dija qe kisha disa kiste.Prej 2 vitesh gati cikli me vjen pa 14 ditesh,16 ditesh ndonjehere edhe 12.Kam marre 2 here konzraceptive dhe me rregullohet psh heren e fundit mora 3 muaj kontraceptive dhe per 6 muaj cikli me erdhii i rregullt,tani mu crregullua perseri.Kam bere vizita ne 3 mjeke te ndryshem dhe me thone ke ovar mikrokistik por nuk me kane dhene te bej hormone asgje.Jam shume e shqetesuar nga se mund te vije.

Dërguar nga Bruna, më 20 Prill 2022 në 21:14

Edhe une te njejten gje do te them, eshte per shkak te mikrokisteve. Ovaret mikrokistike jane te formuara ashtu qe ne lindje, keshtu qe here pas here do kesh cregullime te tjera. Jane krejtesisht te paparashikueshme : mund te vijne nje here ne disa muaj, ashtu si dhe nje here ne 2 jave. Kryesisht ne ngarkesa emocionale, periudha stresi, ndryshime ne menyren e jetes etj. Keshtu qe nuk ke pse ke te shqetesohesh, nuk eshte dicka qe te kercenon jeten. Thjesht deri vone rreth fundit te viteve 30 do i kesh te tilla, me shume mundesi. Gjithe te mirat!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Prill 2022 në 11:12

Pershendetje! Urime per punen tuaj!
Doja tju pyes ne lidhje me mirenen.Ne janar e vendosa pasi kam pasur shume hemoragji dhe pasi e vendosa cikli keto 3 muaj ka qene shume mire dhe pa volum.Ky cikel erdhi dt 16 prill ,keto 3 ditet e gundit kisha goxha fluksdhe sot pash qe mirena kishte dal jasht.Mjeku me rekomandoi qlaira 3x 1 per 3 dite dhe me mbas 2 tableta per 3 dite te tjera e ne fund cdo dite nga 1.Pyetja eshte sesi do vazhdon ne kete gjendje?A ka alternativa te tjera ,pasi pilulat dhe mirene i provova ?cila mund te jete zgjidhja ju lutem.Pres pergjigje .Faleminderit

Dërguar nga Matilda, më 21 Prill 2022 në 06:00

Pershendetje. Me vjen keq qe paska deshtuar Mirena, pasi kur rri, eshte nje komoditet per uljen e fluksit. Une nuk di per moshen tuaj, nuk di nese keni mioma ose jo, etj etj. Keshtu qe nuk mund te them shume, me vjen keq.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Prill 2022 në 11:16

Pershendetje!
Doktoresha iu kam shkruar me lart dhe me keni pyetur ne lidhje me deshtimin e mirenes per moshen time,mosha ime eshte 37 vjec,ne paretin anterior dallohen 3 fibroid te vegjel intersticial qe nuk e prekin kavitetin,gjate 3 muajve me mirena cikli ishte goxha i reduktuar .A mund te rivendoset ju lutem mirene e re?Ne pritje te pergjigjes

Dërguar nga Matilda , më 21 Prill 2022 në 11:59

Sigurisht qe eshte nje opsion, por egziston mundesia te ekspulsohet serish. Duhet bere nje kontroll me i zgjeruar per te kuptuar mekanizmin e hemoragjise. Nese miomat jane te vogla e siperfaqesore, nuk jane ato shkaku! Eshte e veshtire te arrihet nje konkluzion keshtu… Qofshi mire!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Prill 2022 në 13:12

Pergezime per durimin ne pyetjet online.A mund tju pyes ne vendosjen e spirales pas 2-3 muajsh a ndikon negativisht palestra dhe ushtrimet qe spiralja te dali jasht ose te nis hemoragji.cilat jane pervec pululave dhe spieales metoda te tjera qe eleminojne hemoragji ne moshen rreth 40 vjec.Flm per pergjigjet tuaja

Dërguar nga Meri, më 23 Prill 2022 në 17:50

Nese spiralja eshte lokalizuar mire dhe trupi e ka pranuar, fillimi i stervitjes pas 2-3 muajve nuk ka te beje aspak me çvendosjen e saj. Pa merak. Mendoj se nese nuk keni fluks te bollshem, spiralja eshte metoda kontraceptive me e perzgjedhur per moshen tuaj.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Prill 2022 në 06:04

Pershendetje doktoresha!Doja tju pyesja per nje shqetesim.
Gjat kryerjes se mardhenies para dy ditesh me te fejuarin fillova te ndieja dhimbje ne bark gjat kohes kur urinoja dhe me del pak gjak . Gjithashtu kam filluar urinoj shum shpesh nderkoh qe me par nuk isha keshtu.
Me falni qe ju shqetesova .
Faleminderit!

Dërguar nga Klara Blaca, më 25 Prill 2022 në 15:56

Pershendetje Klara. Duket si cistit urinar. Bej nje urine komplet ( analize) e konsultoje me mjekun nese ke nevoje per mjekim.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Prill 2022 në 06:06

Pershendetje doktoresh
Kam nje problem prej nje muaji
Ne krahun e majt ne hyrje te vagines kam nje si kokerr qe kur e prek nuk me dhemb por arrij ta dalloj me prekje cfar mund te jete a duhet te shkoj per kontroll

Dërguar nga Lena, më 26 Prill 2022 në 01:32

Mund te jete nje kist i gjendres se Bartolinit. Mire eshte te beni nje kontroll, pasi mund te infektohet e me pas duhet çare, per te qetesuar situaten.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Prill 2022 në 06:07

Pershendetje doktoresh.
Para dy javesh kam ber analizat e urines dhe niveli i aciditetit 5.5 proteinave me ka dal 15 dhe leukocytes estereas 500 dhe albumina 3 dhe doktoresha ime me tha qe vetem te pi sa me shum lengje mirpo un prap nuk kam permiresim .
Do ju a dija per nder po te me thonit se cfar duhet te perdor .
Ju faleminderit!

Dërguar nga Sara kllogjri, më 28 Prill 2022 në 04:36

Nese per nje jave qe keni shtuar konsumin e lengjeve nuk keni permiresim, riperseritni analizen dhe keshillohuni me mjeken tuaj. Ajo mund t’ju jape mjekim nese analiza eshte perkeqesuar!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Maj 2022 në 03:08

Prsh doktoresh a keni ekperienc ne shtatzanite me risk te larte si MoMo

Dërguar nga Ersida koka, më 06 Maj 2022 në 06:52

Pak, te them te drejten.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 12 Maj 2022 në 14:08

Doltoresha pershendetje, jam 22 vjec dhe ne mars kisha kontakt fizik me te dashurin, ne prill dhe maj me erdhi cikli mirepo kam fryerje barku dhe urinim te shpeshte, kam ber eko abdominale dhe gjinekologjike gjithashtu edhe analiza te gjakut dhe me than qe eshte infeksion urinar mirepo jam shume ne merak mos jam shtatzane? Besoj nese do isha doktoret do te vinin re dicka apo jo? Ju faleminderit

Dërguar nga Lola, më 07 Maj 2022 në 04:54

E vertete, do shihej, sigurisht.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 12 Maj 2022 në 14:10

Pershendetje doktoresh. Doja tju pyesja here pas here kam shqetesime ne fund te barkut. Kam bere eko dhe sme kane thene gje. Ju lutem mund te me thoni ku mund te drejtohem ose cfare kontrolli eshte i nevojshem te bej?
Ju faleminderit.

Dërguar nga Ana, më 11 Maj 2022 në 17:30

Dhimbja ne fund te barkut mund te kete shkak gjinekologjik, urinar, nga trakti tretes etj. E veshtire ta percaktosh origjinen. Nje konsulte e mire me mjekun e familjes do te ndihmonte per te kuptuar me mire. Ai me pas ju drejton.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 12 Maj 2022 në 14:12

Pershendetje dokotoresha kam patur dhimbje barku shkova tek gjinekologu aii me tha vezorja eshte jashte ne anen e djathte ka nje distance kaq dhe nuk me shpjoi gje tjeter hajde prap ta shohim kur te te vije cikli tha dhe me dha nje tablet me qetesues ca te kuptoj une me kete ?

Dërguar nga Ana, më 13 Maj 2022 në 04:01

Te them te drejten, as une nuk e kuptoj keshtu siç thua!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Maj 2022 në 15:34

Pershendetje dhe urime per punen e nderuar doktoreshe.
Po ju njoh me prbl tim ne janar vendosa sipralen mirena e cila u lokalizua dhe nisi te jeptw efwkt ne lidhje me reduktimine hemoragjis se tepruar.Ne fund te prillit siralja doli vetvetiu jasht.Analizat hormonale jane ok,mjeku me tha te bej nje pstrim dhe biopsi prr te pare shkakun e hemoragjis me volum dhe te zgjatur pertej ciklit.Cili eshte sugjerimi juaj ju lutem?

Dërguar nga Mati, më 13 Maj 2022 në 08:42

Nese e kuptova mire, Mirena e ka reduktuar ciklin. Nuk e kuptoj si ka dale pa hemoragji. Nese hemoragjia ka qene e shtuar, ne varesi te moshes dhe historikut tuaj, mund te jete e rendesishme te behet biopsia e endometrit, madje pa vene Mirenen.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Maj 2022 në 15:39

Pershendetje doktoresha!Ju shkrova dje ne lidhje me renien r spirales mirena e cila doli 3 muaj pas vendosjes me ciklin e radhes mujor dhe me hemoragji e cila zgjati disa dite.Gjate ketyre diteve nisa pilulat qlaira te cilat i piva 3 dite 3x1 ,3 dite te tjera 2x1 dhe ne vazhdim nga 1 cdo dite ,mjeku me tha qe tani qr mbarova pilulat te bejme nje pastrim dhe biopsi ?Nuk e kuptoj e cdo zbuloj kjo biopsi ,ne 2019 kam bere histeroskopi dhe biopsi e ciladoli nrm,mosha ime eshte 38 vjec (ne miter kam disa noduse submukozite cilst nuk jane shkak i hemoragjis sipas lokalizimit qe kane dhe qe shpjegon mjeku,analizat hormonale i kam nrm.Cfare me sugjeroni ju lutem?
Pres pergjigjen tuaj

Dërguar nga Mati, më 14 Maj 2022 në 06:56

Nuk mund te komentoj kolegun, aq me teper qe nuk e di se cfare ka pare ai te dyshimte, per te cilen ju ka dhene rekomandimin perkates. Me siguri e ka nje arsye. Ju keshilloj te ndiqni rekomandimin e tij.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 16 Maj 2022 në 14:49

Pershendetje ! Mund te ndryshoje PH i vagines gjate fazes se ovulacionit ?
Bera nje analize urine dhe kisha vetem disa leukocite , dhe me thane qe nuk kisha nevoje per mjekim

Dërguar nga Arsila, më 15 Maj 2022 në 00:52

Ph mund te ndryshoje kurdo, por nuk del kjo ne analizen e urines.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 16 Maj 2022 në 14:50

Pershendetje doktoresha!Ju shkrova dje ne lidhje me renien r spirales mirena e cila doli 3 muaj pas vendosjes me ciklin e radhes mujor dhe me hemoragji e cila zgjati disa dite.Gjate ketyre diteve nisa pilulat qlaira te cilat i piva 3 dite 3x1 ,3 dite te tjera 2x1 dhe ne vazhdim nga 1 cdo dite ,mjeku me tha qe tani qr mbarova pilulat te bejme nje pastrim dhe biopsi ?Nuk e kuptoj e cdo zbuloj kjo biopsi ,ne 2019 kam bere histeroskopi dhe biopsi e ciladoli nrm,mosha ime eshte 38 vjec (ne miter kam disa noduse submukozite cilst nuk jane shkak i hemoragjis sipas lokalizimit qe kane dhe qe shpjegon mjeku,analizat hormonale i kam nrm.Cfare me sugjeroni ju lutem?
Pres pergjigjen tuaj

Dërguar nga Mati, më 16 Maj 2022 në 02:12

Te diskutosh me mjekun se pse menson qe ke nevoje per biopsi serish!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Qershor 2022 në 08:35

Doktoresha Pershendetje faleminderit shume per kohen tuaj te vyer. Doja tju beja nje pyetje per dicka qe e kam degjuar shpesh. A eshte e vertete qe nqs kryen marrdhenie (te mbrojtura apo te pambrojtura por thjesht kur ruhesh per te mos ngelur shtatzene) per shume kohe, vite, dhe me pas fillon te provosh prr shtatezani, ulen shanset qe te mbetesh shtatzene? Pra a ndikon kjo?

Dërguar nga Rina, më 18 Maj 2022 në 04:33

Jo, nuk eshte e vertete. Thjesht koha ne vetvete ( mosha) mund te jete problem, jo berja apo mosberja mardhenie.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Qershor 2022 në 08:36

Pershëndetje Doktoresha!Dyshova për shtazani sepse cikli më është vonuar rreth 2 javë.Mjeku bëri eko vaginale.Desha të dija a përbën rrezik ekoja vaginale në ditët e para të shtatzanisë?Faleminderit!

Dërguar nga Ana, më 19 Maj 2022 në 09:13

Jo, nuk perben problem! Pa merak

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Qershor 2022 në 08:37

Strisho vaginale me doli mire , pa kandida, trikonomas, eritrocite, baktere , vetem disa qeliza epitele. Doktoresha me tha qe skam nevoje per mjekim

Dërguar nga Arsila, më 20 Maj 2022 në 02:28

Shume mire. Bej si te thote dr.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Qershor 2022 në 08:37

Pershendetje Dr. Elinda Gjata,
Si fillim urime te perzemerta per cdo pergjigje qe i ktheni cdokujt. Kam 2 vite qe ju ndjek dhe kam lexuar cdo rast.
Une jam nje vajze 24 vjecare dhe kam 6 muaj qe tentoj te mbetem shtatzane. E njoh shum mire ciklin menstrual gjithashtu kam mare dhe Fembrion 0 qe prej 3 muajsh. Fembrion 0 ka acid folic dhe vitamina te tjera qe ndihmojne ne mbajtjen e embrionit.
Cdo muaj ne diten e 20 ose 21 te ciklit menstrual verej nje si kokel te bardhe te tejdukshme te ciles nuk di si tia vendos emrin. Kete muaj nuk e kam pasur. Menstruacionet me jane vonuar me 10 dite dhe cdo test me del negativ. Ai sekrecioni viskoz i tejdukshem si kokel a del jashte ne shtatzani?
Faleminderit paraprakisht per pergjigjen!
Gjithe te mirat

Dërguar nga Alisia, më 22 Maj 2022 në 07:26

Te falenderoj per fjalet e mira, Alisia. Deri tani besoj e ke kuptuar nese ke qene ose jo shtatzene. Ndjese per vonesen.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Qershor 2022 në 08:39

Pershendetje! Urime per punen tuaj!
Doja tju pyes ne lidhje me mioma ne afersi te kavitetit te mitres te cilat me japin hemoragji vtm gjate ciklit menstrual dhe me mbas here pas here njolla kafe .Madhesia e miomes 4 cm .Analizat hormonale dolen ok,ne 2020 kam bere histeroskolpi dhe biopsi e cila po ashtu doli ok.Ne janar vendosa mirenen te cilen trupi gjate ciklit e nxorri jasht vetvetiu.Sot bera eko dhe endometri ishte nrm ,mjeku ne konsult dhe me koleg te tij tha jemi ne konkluzionin we ljo hemoragji vjen si rrjedhoj e miomes e cila dhe pse jo e madhe shkakton hemoragji sps eshte ngjitur me kavitetin.Mjeku rekomandoi ose qlaira ose trenescamoc acid te cilat duhen pire per 3 ditet e para te ciklit.Meraku im eshte a kane efekte anesore keto ne lidhje me trombozat?Cila eshte sipas juash me e pershtatshme ?Pasi nese keto te dyja sdo funksionojne duhet hequr mitra ,ideja eshte ta ruaj sps jam vtm 38 vjec.Ne pritje te pergjigjes suaj.Faleminderit!

Dërguar nga Ilda, më 24 Maj 2022 në 09:42

Eshte e veshtire te jepet mendim i sakte pa ju egzaminuar vete. Teorikisht, kontraceptivet mund te favorizojne problemet e koagulimit te gjakut, keshtu qe mjeku me siguri do ju jape te gjitha egzaminimet e duhura para se te vendose nese mund t’i merrni ose jo. Por jeni e re dhe nese keni shume fluks menstrual mund te kaloni ne anemi. E nuk eshte e lehte te jetoni me anemi. Mbase duhet diskutuar miomektomia ( jeqja e mipmes) , jo e mitres. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Qershor 2022 në 08:44

Pershendetje
Jam xheni jam 22vj,e martuar , kam ven re disa shqetesime qe dje ndjej barkun e fryer dhe ndjej nevojen per te urinuar shum shpesh ,por kur iki ne tualet vetem dy -tre pika ndjej
Sot ne mengjes kur po pastrohesha vura re shenja gjaku i zbehur u ben dy her sot +qe ate ndjesin e urinimit e ndjej cdo minut...esht hera par qe po me ndodh
Nese esht e mundur per ndonje inf ju lutem

Dërguar nga Xheni, më 25 Maj 2022 në 04:20

Eshte cistit urinar, por me siguri e ke zgjidhur deri tani…

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 18 Qershor 2022 në 11:07

A MUND TE PERDORET NEO PANETRON GJATE SHTEZANIS

Dërguar nga Eloiza leskaj , më 26 Maj 2022 në 15:10

Jo ne tremujorin e pare.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 18 Qershor 2022 në 11:08

Doktoresha pershendetje. Para disa muajsh kam marre nje trajtim per vaginozen bakteriale (metronidazole nje jave dhe ovula dhe javen e dyte krem clindamycine ,pra per dy jave). Pasi mora trajtimin kam qene mire per reth 4 muaj pa shqetesime, tani e ndjej qe keto simptoma po me shfaqen perseri.. A me sugjeroni ta perseris prape kuren me antibiotike, trajtimin qe mora fillimisht? Faleminderit

Dërguar nga Denni, më 28 Maj 2022 në 02:42

Jo, e dashur, me mire te besh nje vizite me pare. Duhet te jemi teper te sigurt nese duhet per te perdoriur antibiotiket.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 18 Qershor 2022 në 11:10

Pershendetje , dyshoj se jam shtatzane dhe heren e fundit qe km kryer marredhenie ka qen 20 dit para dhe po me vonohen dita e 3 sot dhe nk km ndonje simptome shtatzanie thjesht simptomat e ciklit po nese jam me vertet dua te dij cfare te bej se sjam gati per femije

Dërguar nga Alesia , më 02 Qershor 2022 në 12:55

Gjeja e pare, te konfirmohet shtatzania ( me analize bhcg) dhe me pas duhet bere nje eko per te pare ku eshte e vendosur barra. Me mjekun qe do beje ekon do diskutosh me pas kush jane metodat per nderprerjen e shtatzanise dhe ai te keshillon me te sigurten per ju.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 18 Qershor 2022 në 11:13

Prsh doktoresh,kam pasur kontakte me te dashurin ne daten 3 te ketij muaj,kam friken e nje shtatezani sepse kam pasur momente te vjellash,por gjate mardhenies seksuale i dashuri (nk u derdh brenda) do me falesh per gjuhen e perdorur por degjojm qe femra mund te ngelet shtatzane nga afshi i saj,te lutem nje pergjigje sepse jam vetem 18 vjec.Flm

Dërguar nga Adela, më 07 Qershor 2022 në 12:35

Adela, nuk ngelesh shtatzene nga afshi, por nga fara mashkullore ( sperma) nese ka kaluar ne rruget gjenitale te brendshme. Nese nuk ke marre pilulen e mergjences ne rastin e dyshuar qe kjo ka ndodhur, do te te duhet te presesh nese do vije cikli. Nese vjen cikli, te lutem perpiqu te shkosh te nje gjinekolog qe te diskutosh per metodat kontraceptive, qe te mos jetosh me ankth e pasiguri!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 18 Qershor 2022 në 11:20

Doktoresha pershendetje. kam kryer marrdhenie per here te fundit para 10 dite-2 jave dhe me jane vonuar menstruacionet 5 dite. nuk mbaj mend te kem patur episod dyshimi, por gjithsesi, kisha nje pyetje. nqs ekziston mundesia e shtatezanise, a ka metode aborti tjeter pervecse kirurgjikalit? faleminderit

Dërguar nga Rina, më 07 Qershor 2022 në 17:10

Se pari, uroj te mos vihesh para nje zgjedhjeje te tille. Po, ka dhe metode medikale aborti, pervec asaj kirurgjikale. Por pasi te konfirmohet barra ( uroj te mos kete ndodhur, meqe keshtu deshiron) duhet te kontaktosh mjekun per t’u keshilluar nese klasifikohesh si subjekt per nderhyrjen medikale, qe nuk ke kunderindikacione per te etj.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 18 Qershor 2022 në 11:22

Pershendetje doktoresha.
Kam kryer nje pap test dhe rezultatet ishin keto :
Vleresimi i materialit , prani e komponenteve endocervikale
Test me inflamacion , qeliza reaktive / reperative prezente. Test ne Kufi . NILM


Te lutem cfare do te thote , ne dy konsulta qe kam bere me kane thene qe eshte ok , ska nevoje per mjekim.

Faleminderit

Dërguar nga Arsila, më 21 Qershor 2022 në 10:57

Te njejten gje do te them dhe une, eshte normal. Per inflamacionin, bej nje kontroll. Nese ke infeksion, merr mjekim. Nese jo, asgje!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Qershor 2022 në 12:18

Pershendetje
Un kisha probleme me cikel jam e martuar deshira per te krijuar familje isha tek mjeku por nuk me ndihmoj me dha terapi perdora hapa pasi i perfundova me tha qe gjithqka eshte ne rregull tani kam vones te ciklit 16 dite bera test doli negativ isha te mjeku me tha qe eshte vetem vones dhe prap me shenoi terapi un nuk mundem pasi me duket sikur po behet nje loj me mua nje her thot gjithqka eshte ne rregull pastaj jo. Mundesh te me tregosh qfar te bej. Faleminderit

Dërguar nga Resa, më 23 Qershor 2022 në 15:35

Resa, ciklet e cregullta nuk rregullohen me nje terapi. Ne varesi te moshes dhe te kohes qe po tenton, mjeku do te te orientoje se cfare te besh. Mjekesia nuk ka matematike!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Qershor 2022 në 09:23

Pershendetje doktoresha,
Doja te te pyesja te lutem un bera nje kontroll me doli qe kisha infeksion urinar dhe vaginal, gjate kontrollit doktoresha me tha se ke dhe carje ne pjesen e poshtme te vagines qe me jep dhimbje gjat mardhenies , me dha ilacet per infeksionet po per kete carjen te lutem me sugjeroni dot nje ilac?

Dërguar nga Ana, më 25 Qershor 2022 në 04:27

Ilacet per infeksionin jane edhe per carjet!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Qershor 2022 në 09:24

Pershendetje
Un kisha probleme me cikel jam e martuar deshira per te krijuar familje isha tek mjeku por nuk me ndihmoj me dha terapi perdora hapa pasi i perfundova me tha qe gjithqka eshte ne rregull tani kam vones te ciklit 16 dite bera test doli negativ isha te mjeku me tha qe eshte vetem vones dhe prap me shenoi terapi un nuk mundem pasi me duket sikur po behet nje loj me mua nje her thot gjithqka eshte ne rregull pastaj jo. Mundesh te me tregosh qfar te bej. Faleminderit

Dërguar nga Resa, më 26 Qershor 2022 në 13:12

Nuk mund ta lexoj komentin tuaj, nuk ka as pike, as presje.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Korrik 2022 në 10:34

Pershendetje doktoresha,burri im merr kortizonik dhe duam te konceptojme nje shtatzani por nuk dim a ka efekt tek bebi fakti qe merr kortizonik.

Dërguar nga Orinda, më 29 Qershor 2022 në 01:17

Pershendetje Orinda. Kortizoni mund te ndikoje te fertiliteti, per pasoje mund te vonoje shtatzania ( jo me patjeter). Por po u krijua barra, nuk ka ndikim te bebi. Mbaresi

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Korrik 2022 në 10:36

Pershendetje doktoresh,para se.te kryej marredhenie me te dashurin dhe kalon ai ne eroksion kur e prek me dor kam ven re se prishet shum pak,dhe kur e kryejm marredhenie pa kondom kam frik se nga ajo pak sasi a ngel shtatzan,kur prishet ne fund e ndjen dhe e ndalon,po kam prb gjat aktit sa qendron mundsia te ngel shtatzan,se jam ne ankth gjith kohes

Dërguar nga Alketa, më 02 Korrik 2022 në 03:30

Po, egziston mundesia. Keshtu qe me mire perdor kondom ( prezervativ)

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Korrik 2022 në 04:11

Po, egziston mundesia. Keshtu qe me mire perdor kondom ( prezervativ)

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 13 Korrik 2022 në 04:11

Pershendetje doktoresha!
Kam nje pyetje qe rralle e gjej te flitet per te ne Shqiperi.
Kam bere nje lindje cesariane para 33 muajsh(arsye bradikardi tek fetusi si pasoje 3 here kordoni rreth qafes).
Doja te dija a mund te realizohet VBAC ne Shqiperi sepse do doja shume nje lindje natyrale per heren e dyte(nuk jam akoma shtatzane)?!
Faleminderit

Dërguar nga Dori, më 07 Korrik 2022 në 15:59

Nese kushtet lokale tuajat dhe te pozicionimit te bebit ne momentin e lindjes jane mire, nese cikatricja e mitres ( jo e lekures) nuk eshte teper e holluar, mund te tentohet per lindje vaginale pas lindjes me operacion. Por per shkak te komplikacioneve qe mund te kete, shpesh shmanget.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Gusht 2022 në 03:13

Doja te pyesja cilat analiza ose kontrolle eshte mire te behen kur cifti planifikon shtatzanin e pare ?
Ju faleminderit

Dërguar nga Tina, më 10 Korrik 2022 në 05:00

Baziket jane gjaku komplet ( qe te mos fillohet barra me nje anemi), urine komplet e sekrecion vaginal ( qe te mos na duhet te marrim mjekim me antibiotike nderkohe qe po formohet bebi). Grupi i gjakut gjithashtu. Me pas, ne varesi te specifikave personale te ciftit, mund te shtohen te tjera, sidomos ato infektive.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Gusht 2022 në 03:15

Prsh doktoreshe. Jam 16 vjecare dhe kam disa dite qe kam nje ndjesi sikur dicka del nga vagina. Menstruacionet i ka te crregullta por nuk kam dhimbje as ndonje shqetesim tjeter. Jam shum e shqetesuar cfare mund te kem

Dërguar nga Ema, më 11 Korrik 2022 në 09:00

Mund te jete perceptim i gabuar i juaji, por mund te jete edhe dicka qe duhet kontrolluar. Nese vazhdon apo theksohet, duhet te besh nje konsulte/vizite/analize te mjeku.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Gusht 2022 në 03:17

Pershendetje doktoresha..Para 2 muajsh kam pasur nje infeksion urinar nga urokultura me ka dal nga e.coli kam marre antibiotik ,kam bere perseri analizen e urines dhe me ka dale pa infeksion,por qe ndonjher kam djegie urine dhe ne urine shoh disa grimca te bardha ,kam dhe dhimbje barku dhe si fryrje kam perdorur probiotik dhe jam me mire nga dhimbja dhe fryrja cfare analize me rekomandoni te bej faleminderit

Dërguar nga Marina, më 11 Korrik 2022 në 17:00

Marina, E.Colli eshte mjaft rezistente dhe here pas here rikthehet. Pertej analizave, do keshilloja kujdesin qe te mos i krijosh kushtet te vendoset e te shumohet: te pish sa me shume lengje ne dite, te konsumosh fruta si bostani, qershite, frutat e pyllit etj, te konsumosh cajra te ndryshme, te kujdesesh per higjenen etj

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Gusht 2022 në 03:20

Pershendetje Doktoreshe e nderuar! Uroj te jeni mire.
Jam 33 vjece dhe meraku qe po ju shkruaj eshte se kam disa shqetesime te vogla para ciklit. Ndjej ankth, nervozizem, afshe te nxehta, 2 nete nuk kam bere gjume te mire. Cikli eshte 24-26 dite normalisht. Kesaj here i prisja me 25 po me jane vonuar. Zakonisht me zgjasin 1 jave. Ngjyra si
fillim eshte vishnje te shoqeruara me disa copeza te vogla (zgjasin 3 dite) pastaj ne kafe. Cfare me keshilloni ju lutem?
Ne pritje te pergjigjes tuaj.
Faleminderit.

Dërguar nga Anisa, më 27 Korrik 2022 në 06:24

Nese kjo ka ndodhur vetem nje here, nuk mendoj se duhet te besh ndonje gje. Nese perseritet, patjeter duhet bere kontroll per te kuptuar shkakun.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Gusht 2022 në 03:22

Pershendetje doktoresha,
Une jammshtatzan ne muajin e 9 po pres te lind, problemi im qendrin se un pervec infeksionit vaginal we kam dhe sjam qetesuar akoma edhe pse kam ber dy kurra amoxicilin dhe ovula me sheshillen e mjekut, kam eshe kruajtje ne anus kammpar prezence te krimbave te vegjel te hodhe qe levizin e te bardhe, a mund te maf nje kure ne kete faze te shtatzanis ?? A e demton bebin?? Kam shum merak sepse kam ber kura dhe per infeksionin ne vagim dhe mos keto te gjitha nuknndikojne mir te bebi... Faleminderit

Dërguar nga Ela, më 31 Korrik 2022 në 18:31

Keto te gjitha duhet t’i diskutosh me mjekun tend. Mendoj se keni oxiure ( krimbat e vegjel) , por mjekimi per to eshte nga goja dhe nuk rekomandohet ne shtatzani. Gjithsesi, ne varesi te gravitetit te situates, duhet vendosur.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Gusht 2022 në 03:24

Pershendetje doktoresha. Un deshiroj te kem nje konsulte me ju. Per ti rene pak shkurtimisht, partneri eshte diagnostikuar me azospermi. Kemi tentuar per invitro (jashte vendit) duke perdorur dhe metoden Mesa per partnerin por pa rezultat. Ndodhur ne keto kushte, mendojme per invitro me dhurues sperme a eshte e mundur ne vendin tone kjo si procedure? Nese po, a mund te kem nje rekomandim tuajin se ku mund te drejtohem?
Faleminderit!

Dërguar nga Dena, më 01 Gusht 2022 në 08:42

Pershendetje doktoresha !Uroj t jeni mire , para disa muajsh kam filluar aktivitetin seksual .Ne fillim kam pasur pak dhimbje por tani jo aq shume , per shkak t largesise me te dashurin takohem 2 her ne muaj por nuk ndjej asgje kur kryej mardhrnie .E dua shumee ate ai sillet shum mire me mua por nuk ndjej kenaqesi , ndihem shume keq nuk e di si esht qe te ta shpjegoj me qarte por thjesht e kryej si akt mundohem ta shijoj por nuk kenaqem fare . Une me pare kam psur edhe infeksion nga E.Coli por jam trajtur a thua vjen kjo nga infeksioni ?T lutem me kthe pergjigje

Dërguar nga Anto, më 05 Gusht 2022 në 08:50

Pershendetje. Ndjese per vonesen ne pergjigje. Nuk vjen nga E. Colli. Infeksioni mund te shkaktoje dhimbje, veshtiresi gjate kontaktit etj. Kurse kenaqesia eshte ndjesi qe vjen pasi ti e para te njohesh trupin tend, zonat erogjene te tuat ngacmimi i te cilave mund te te jape kenaqesi, e me pas te eksploroni sebashku per te kuptuar cfare doni e cfare ju jep pelqen me teper.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Shtator 2022 në 14:58

Përshëndetje jam shtatëzanë në javën e 16. Kur isha javën e 6 rezultuan që kisha 2 hematoma dhe doktoresha më tha spasmex për dhimbjet dhe ultogestan dhe progestan ampulë për 4 javë .gjatë kësaj kohe unë dhimbjet i kam . Në javën e 13 bëra eko dhe ajo tha që çdo gjë është mirë dhe ultrogestani mos ta marr më. Në momentin që lashë ultrogestanin mua më filloj prapë spotting kaf dhe më sugjeroj prapë ultrogestani po ovulë në vaginë . Tani në javën e 16 shkova për 1 analizë strishë vaginale dhe për pjesën e infeksioneve sepse kam dhimbje herë pas here në vaginë dhe sekrecione vaginal jo të bardha. Dola që kisha Ureaplasma Urealyticum dhe ajo më sugjeroj ovula . Tani halli im është mos ndoshta këto shqetësime kanë ardhur nga infeksioni , theksoj që kur i bëra analizat në 3 mujorin e parë nuk kisha infeksion . Meraku im qëndron në këtë fazë që jam a ndikon tek bebi ? Nuk kam krujteje ose djegje thjesht urinim të shpeshtë dhe herë pas herë therje në vaginë dhe në anën e majtë të barkut dhimbje.

Dërguar nga Eri, më 06 Gusht 2022 në 02:38

Eri, ndjese per vonesen. Por mendoj qe jane detaje qe duhet t’i diskutosh me mjekun tend qe ju njeh historikun me mire. Mbaresi.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Shtator 2022 në 14:52

Pershendetje Doktoresha, uroj te jeni mire!
Problemi im qendron se kam pasur diarre te forte gjate nates dhe ndjesi te vjelle, sot ne mengjes mora loperamid dhe RestoraFlor likuid, dhe sikur u qetsova disi. Problemi qendron ne faktin se kur urinova pak me pare pashe qe letra higjenike ishte si me gjak te kuqerremte, dhe vura re se pasi urinova kishte dale copeza gjaku ne forme rere te kuqerremte, por te dala nga vagina. Te shoqeruara me dhimbje te lehta barku tek pjesa e mitres. Kam vene re tek vetja se keto 2 javet e fundit jam bere shume e paduruar, nervozohem shume shpejt per gjerat me te vogla.

Para 2.5 muajsh kam bere antibiotike ne forme injeksioni sepse pata e coli, dhe u kurova me kure te plote.
Mendoni se mund te jete prap i njejti infeksion, apo mundet te jem shtatzane, megjithse periodat kam 1 jave qe i kam kaluar.

Apo eshte myk?, pasi pata myk ne gishtat e kembes per te cilet kam perdorur nje krem antimykotik dhe u sheruan shume shpejt.

Dërguar nga Anxhela , më 08 Gusht 2022 në 10:39

Ndjese per vonesen, mendoj se deri tani e keni zgjidhur problemin.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Shtator 2022 në 14:51

Pershendetje doktoresha!
Ju lutem mund te me sugjeroni dicka pasi kam dhimbje te medha ne pjesen e hapjes se vagines gjate momentit te hyrjes se penisit, si dhe carje te cilat nuk po me sherohen dhe me japin djegie gjat penetrimit.Ndoshta me duhet dicka per rigjenerim lekure . Nuk mund te kryej dot mardhenie me shume se nje here pasi kam dhimbje, e kam provuar gjithashtu dhe me lubrifikant por dhimbjet jan te njejta ne momentin e hyrjes se penisit., Dola me infeksion urinar perpara 1 muaji dhe nga analizat me rezulton se tani nuk e kam me.
Ju lutem me ndihmoni me nje keshille nga ana juaj lidhur me kete situat pasi eshte bere shume stresuese si per mua dhe per partnerin.
Te falenderoj !

Dërguar nga Ana, më 14 Gusht 2022 në 12:36

Pershendetje, duhet te beni nje vizite te mjeku gjinekolog. Mund te jete ndonje infeksion mykotik ose cfaredo tjeter. Behen analizat e merret mjekimi. Nuk mund te veprohet ndryshe.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Shtator 2022 në 14:49

Pershendetje doktoreshe te lutem te me ndihmosh jam ne hall shum te madh jam 26 vjet un kur kam qene ne moshe te vogel rreth 9 vjet kam kryer mardhenie me te moshes sime dhe qe prej atehere kam jetuar me at ankth e frike, tani qe sa kohe kisha vazhdimisht sekrecione vaginale shkove te gjinekologu dhe me tha se ke hpv ne labia minora duhet te largohen me kirurgji patjeter, jam shum e shqetsuar a kam une kancer te qafes se mitres te lutem me ndihmo?

Dërguar nga Elona, më 15 Gusht 2022 në 08:38

Pershendetje. Hpv ka me shume se 100 nentipe dhe vetem disa prej tyre jane te lidhur me kancerin e qafes se mitres. Dhe ato qe dalin ne vulve e ne hyrje te vagines zakonisht shkaktohen nga nentipat me te shpeshte 6 dhe 11, por ato nuk shkaktojne gje te keqe ne qafe te mitres. Gjithsesi, te gjitha pyetjet e shqetesimet e tua mund t’i diskutosh me mjekun , kur te jesh perballe. Dhe cfare duhet te besh qe te kujdesesh e si te rritesh imunitetin etj

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Shtator 2022 në 14:45

Pershendetje! Kam vertet nevoje per ndihmen tuaj pasi jam vertet shume e stresuar per kete situate. Jam 22 vjece, kam pasur mardhenie me date 27-28 korrik , nuk ishim te sigurt nese kishte ndodhur dicka dhe une per siguri mora Pilulen e emergjences te nesermen! Dhe periodat me erdhen tamam ne date - 1 gusht. Por vazhdoja te jem e shqetesuar nese mund te jem shtatzene… diku pas 3 javesh qe kisha kryer mardhenie bera 2 teste , te cilet dolen negative….. ndonjeher jam e lodhur, kam pak fryrje barku , por vertet jam e stresuar dhe dua te di se cfare mendoni nese jam apo jo shtatzene? Faleminderit

Dërguar nga Erma, më 31 Gusht 2022 në 07:02

Mendimi im, i bazuar ne ato qe ti me thua, eshte se nuk je shtatzane.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Shtator 2022 në 14:40

Përshëndetje doktoresh, deshta met pyet masturboj me fërkim tr klitonis qe 6 vite asnjëherë skam fut diqka ne vagin, jam e shqetësuar mos duke vepruar keshtu e kam lendu himenin cdo dite mastubohem mu ka bo si varesi nuk di si ta ndaloj, kam shum qef ndjej orgazma te shumëfishta, e kam shiku veten e pasqyre e vrej nje vrime te vogel a eshte e mundur ta kem prish himenin keshtu jam shume e shqetësuar se kam dëgjuar se edhe me masturbim humbet virgjenititi.

Dërguar nga Nesa, më 01 Shtator 2022 në 17:22

Jo, Nesa, nuk e demton himenin duke masturbuar klitorin. Per ceshtjen e varesise duhet ta diskutosh me nje psikoseksolog. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Shtator 2022 në 14:39

Pershendetje doktoresha doja tju pyesja per nje problem qe kam me partnerin gjate aktit sksual i ka ndodhur carje e lafshes se penisit patii gjakderdhje me pas pas disa ditesh ndodhi prap e njejta gje.nuk e di nese eshte faji ime ndoshta mund te jem e ngushte ndaj vritet apo mund te kete problemin ai

Dërguar nga Linda, më 02 Shtator 2022 në 01:20

Nuk eshte ceshtje faji. Duhet te beje nje vizite partneri te mjeku, te shohe mos ka nevoje per dicka. Nuk ka lidhje me ngushtesine.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Shtator 2022 në 14:37

Pershendetje mfalni deshta tju pys diqka Dr jam e martuar qe dy vite nuk mund te kryej mardhenie kam frik shqetsim nuk edi si ta gjej zgjidhjen

Dërguar nga Lina, më 04 Tetor 2022 në 01:11

Ju duhet te drejtoheni te psikologu. Ai ju ndihmon te menaxhoni friken.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Tetor 2022 në 15:54

prsh dr a keshillohen kapsulat vaginale noe pentoran per gocat qe skn kryer kur mardhenie se un vuaj nga infeksioni candida jam 21 vjec

Dërguar nga lori, më 05 Tetor 2022 në 13:37

Ne pergjithesi, ovulat vaginale nuk para rekomandohen tek vajzat qe nuk kane kryer asnjehere mardhenie seksuale. Preferohet mjekimi nga goja.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Tetor 2022 në 15:55

Pershendetje doktoresh te falenderoj qe gjen kohen tna pergjigjesh.Jam 32 vjece ne javen e 20 kisha eko morfologjike por bebit i kishte ndalur zemra qe ne javen e 17, shtatzan per her te pare, un skisha asnje lloj shqetesimi gjat ksaj kohe,tani ka kaluar dy muaj pas abortit,a duhet te bej ndonje analize para se te tentoj per nje shtatzani tjeter,edhe a cregullohet cikli pas abortit nga 3 dit qe e kam pas me perpara,shtatori dhe tetori ka qen nie dit e gjysem si cikel?Faleminderit

Dërguar nga Alda, më 06 Tetor 2022 në 13:31

Mirembrema Alda, me vjen keq qe ju ka ndodhur keshtu. Duke mos njohur detajet mjekesore te karteles suaj, e kam veshtire te te them se cfare specifikisht duhet te besh. Sigurisht qe do besh disa analiza paraprake, por te duhet te konsultohesh me mjekun, me analizat e gjithe historikun tend perpara. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 06 Tetor 2022 në 15:59

Mirmbrema .para 3 ditesh bëra një vizit gjinekologjik dhe me tha e ke qafën e mitrës të skuqur dhe mora antibiotik dhe disa ovula vaginale për 7 ditë mora mjekim .kur gjinekologija me kontrolloj nga poshtë .me mbrapa ishin bërë mbathje më gjak a esht për tu shqetësuar .theksoj që shqetësime kam djegje dhe dhimbje në vagine dhimbje ne fund te barkut dhe sikur me dhemb zorra e trashë .ju falenderoj nese do me pergjigjeni

Dërguar nga Ana , më 13 Tetor 2022 në 12:55

Pershendetje Ana. Mire do ishte qe kete shqetesimin ta ndaje me gjinekologen qe te ka pare. Teorikisht, mund te jete ndonje gervishje/çarje nga speculumi. Gjithe te mirat!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Tetor 2022 në 05:25

Pershendetje,
Kam nje pytje, a eshte e mundur te humbet virgjeria gjat ferkimit me penis?
Mua me ndodhi qe gjat ferkimit me doli pak gjak.
Nuk mund ta di a kam humbur virgjerin.
Ju lutem me tregoni!

Dërguar nga Elvisa, më 16 Tetor 2022 në 04:04

Varet çfare keni ferkuar, Elvisa. Gjithsesi, pak e mundur eshte pa penetruar.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Tetor 2022 në 05:26

Pershendetje doktoreshe. Ju lutem keni patur eksperienca me pare ne shtatzani me lupus? Faleminderit

Dërguar nga Lola, më 25 Tetor 2022 në 02:01

Po

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Nentor 2022 në 13:44

Pershendetje doktoresha. A eshte me efikas tinidazoli per perdorim ne krahasim me metronidazolin per trajtimin e rekurencave ne vaginoza bakteriale? Kam perdorur flagylin 7 dite nga 2tabx500mg por kam perseritje serish..

Dërguar nga Ana, më 27 Tetor 2022 në 16:10

Metronidazoli oral e vaginal eshte trajtimi klasik. Sigurisht qe formulat me te reja duhet te jene ne mos me efikase, me me pak efekte anesore te pakten. Gjithsesi, efikasiteti eshte individual ne disa raste, dhe specifik. Te shkuara!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 01 Nentor 2022 në 13:49

Doktoresha pershendetje

Kur kam bere analize urine me del me infeksion , ne strisho disa leukocite.
Nga mbjellja me rezultoi qe kisha stafilokok spp ne sekrecione ,por ne urine negativ.

Perdora meliora dhe levofloxacin ,por me duket qe edhe pse kaluantre muaj , ve re prape grimca te bardha ne urine.

Po me streson shume kjo gje.

Pas periodave ndjej me shume rendim, mora ovula me betadine per t'i perdorur ..ju lutem nje pergjigje

Dërguar nga Arsila, më 04 Nentor 2022 në 05:06

Duhet te beni nke vizite, Arsila. Mjeku krijon nje ide me te qarte per natyren e infeksionit dhe perzgjedh mjekimin e duhur.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Nentor 2022 në 10:23

Pershendetje doktoresh. Jam 23 vjece. Jam diagnostikuar me PCOS . Gjinekologia me ka dhene mjekim Ellova 2x1 .Ultrogestan 200 mg ne mbremje dhe metformin .ka 2 muaj qe cikli nuk me ka ardhur ,mjekimin e nisa sot. doja te dija sa jane shancet per shtatzani me kte sindrome pasi jam shum e shqetesuar.. A eshte ky mjekimi i duhur qe duhet te ndjek? Theksoj qe jam mbipeshe..Faleminderit

Dërguar nga Sara, më 04 Nentor 2022 në 06:00

Nuk mund ta gjykoj ketu cili eshte mjekimi i duhur per ju. Por te treja preparatet qe permendni perdoren per PCOS.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Nentor 2022 në 10:25

PERSHENDETJE, bera nje strisho vaginale me doli ky rezultat. Escheria coli , qeliza epiteliale, koke e gram negative . Ckado te thote ju lutem a ka diqka rrezik

Dërguar nga Blerta, më 04 Nentor 2022 në 15:25

Qe keni infeksion. Konsultohuni me mjekun per kontrollin dhe mjekimin e duhur. Nuk eshte e rrezikshme, por e veshtire per t’u zhdukur.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Nentor 2022 në 10:26

A mund te me tregoni doktoreshe qka do te thote te kesh papillomatoze ne labia minora , dhe bakteret gram negative kur paraqiten ne strisho vaginale a do te thote qe une kam ndonje problem te madh per femi sepse kam lexu ne internet qe ato paraqiten vetem tek grate e moshuara, une jam 27 vjet

Dërguar nga Joana, më 06 Nentor 2022 në 10:32

Miredita. Bakteriet gram negative mjekohen kollaj, pa lene pasoje per shtatzanine, pothuajse gjithmone. Per papillomatozen nuk jam e sigurt nese e keni kuptuar mire. Mos ndoshta dr ka konstatuar condilloma papillomatoze? Eshte ai me te cilin duhet te flasesh, qe te kuptosh me mire.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Nentor 2022 në 01:14

Pershendetje eshte hera e 3 që mar mjekimi për infeksion se qafa e mitrës esht shum e skuqur madje kam dhe një plagë në qafë të mitrës gjinekologija më ka then që i kam nga infeksioni dhe mbas keti mjekimi do bej pap testin për të parë me teper .

Dërguar nga Ana , më 06 Nentor 2022 në 10:57

Ana, nuk me ke bere ndonje pyetje. Shume e rendesishme eshte te behet pap testi pas mjekimit te inflamacionit. Nese eshte nje erozion i thjeshte i qafes se mitres, ai nuk iken per disa dite. I pa inflamuar, do 1-5 vjet te rigjenerohet dhe te vishet nga qelizat e duhura. Duhet bere kujdrs qe te shmangen infeksionet ose te mjekohen sa me shpejt, ne menyre qe te mos pengojne rigjenerimin apo ta vonojne ate. Ne disa raste, mund te jete e nevojshme diatermokoagulimi i siperfaqes, per nje korigjim me te shpejte.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Nentor 2022 në 01:17

Doktoreshe a mund te me tregosh te lutem cili eshte dallimi ne mes strisho cervicale dhe pap testi ?

Dërguar nga Erblina, më 09 Nentor 2022 në 06:46

Strisho vaginale eshte nje analize e fresket e sekrecioneve vaginale, qe behet per te detektuar infeksionet vaginale. Pap testi kontrollon qelizat e qafes se mitres, per te gjetur nese ka qeliza qe per disa vite mund te shkojne deri ne kancer te qafes se mitres.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Nentor 2022 në 01:21

Pershendetje doktoresh. Dyshoj se jam shtatzane diku 4-5 jave dhe nuk jam gati kete kohe. Mund te me thoni menyrat e abortit se kam lexuar per pilulen e abortit dhe dua te di nese behet ne shqiperi dhe sa e sigurt eshte. Faleminderit

Dërguar nga Ana, më 11 Nentor 2022 në 12:48

Ana, duhet te shkosh te mjeku, te konfirmosh shtatzanine dhe te kontrollohet nese eshte e vendosur aty ku duhet. Duhen bere disa analiza. E ne varesi te tyre, historise tende personale, mjeku te ben sqarimet dhe rekomandimet perkatese. Mos vepro pa kontaktuar mjekun.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Nentor 2022 në 01:24

Te lutem doktoreshe a mundesh te mi komentosh keto rezultate
Strisho vaginale dhe cervicale
Nga mostra strisho vaginale cervicale nuk jan izoluar baktere patogjene
Nga mostra st vaginale cervicale ne terenet e mbjellura per myshqe kan ngelur sterile.
Strish vag. Qeliza epiteliale2-3, bacile gram pozitive, leukocite polimorfonukleare te rralla.
St cervicale- Qeliza epiteliale 1-2 , bacile gram pozitive , leukocite polimorfonukleare 1-2.
Te lutem nje pergjigjje doktorreshe

Dërguar nga Learta, më 14 Nentor 2022 në 15:05

Learta, keto komente duhet t’i merrni aty ku keni bere egzaminimin. Nuk shoh ndonje gje serioze. Por nuk funksionon keshtu mjekesia. Interpretimi eshte shume kompleks.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Nentor 2022 në 01:25

Pershendetje
Kerkoj ndjese per kete email te rendomte po ju
lutem do doja shume qe te me ndihmonte gjinekologia qe ju keni per dicka
Kam kryer marrdhenie seksuale per here te pare por te pambrojtur,
Partneri nuk u prish brenda meje nuk u derdh brenda meje e hodhi teresisht jasht dhe direkt bem dush te dy direkt per tu pastruar dhe madje un si femer urinova
Eshte i sigurt qe eshte treguar i kujdesshem
Kisha shum hemoragji madje dhe gjendje te fikti disa ore me pas
Ju lutem doja nje info sepse me ka stresuar shum kjo pjese,a ekziston mundesia per nje shtatzani
Ciklin e kam pas 14 ditesh,me ardhjen e keti cikli dmth qe cdo gje do jet ok me pas ?

Dërguar nga Anisa, më 20 Nentor 2022 në 12:50

Pershendetje. Per heret e para, gjithmone rekomandojme mardheniet e mbrojtura me kondom, jo vetem per mbrojtjen nga shtatzania, por edhe sepse ka lubrifikant dhe lehteson penetrimin. Nese ka ndodhur keshtu siç shpjegoni ju, sigurisht qe nuk ka patur si te ndodhe nje barre dhe ardhja e ciklit duhet te te qetesoje. Mbro veten heret e tjera.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Nentor 2022 në 01:29

Pershendetje,uroj te jesh mire. Kam lexuar komentet e te gjithave qe kane kerkuar pergjigje nga ju dhe ju vlersoj qe gjeni kohe.
Shqetsimi im eshte ky, jam 35 vjeqe,qe 12 vite kam marredhenie te rregullta me nje djale, ne gjithmone jemi ruajtur pasi nuk kam dashur te mbes shtatzen. Frika ime eshte a do te kem probleme tutje nese une vendosi te mbes shtatzan pasi ka shume kohe te gjate qe ne jemi ruajtur. Kam bere pap test para nje viti ,gjithqka ka qene ne rregull. Te falenderoj nese gjen kohe te me pergjigjesh

Dërguar nga Leonora, më 20 Nentor 2022 në 14:02

Leonora, une nuk mund ta di nese do keni veshtiresi per te krijuar shtatzani apo jo. Aspak nga ruajtja per kohe te gjate, me teper nga mosha, sasia dhe cilesia e vezeve, prania ose jo e infeksioneve etj etj. Mos e shtyni pafundesisht, pse gezoni shendet te plote nuk eshte garanci per fertilitetin. Provoni, nese nuk ndodh per 6 muaj, shkoni te mjeku per kontroll

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 21 Nentor 2022 në 01:32

pershendetje doktoresh shpresoj qe te jesh mire deshta met pyt a konsiderohet fillimi i ciklit kur te vijne te kafta apo vetem te kuqe sepse me vijne ne fillim pak te kafta pas 2 apo 3 dite me vijne te kuqe gjithashtu duhet ta theksoj se jame duke tentuar per shtatzani qe 2 vite e gjysem dhe mjeku me ka diagnostifikuar me PSOS kam perdorur tableta per shtatzani por skan pasur sukses dhe tani dua te perdor disa ilaqe popullore dhe ato duhet te filloj nga nje kohe e caktuar 5 dite pas fillimit te ciklit dhe nuk di ne cilen dite tja filloj faleminderit paraprakisht.

Dërguar nga nita, më 22 Janar 2023 në 06:05

Dite te pare te ciklit konsidero diten qe shperthen cikli, jo ato 2-3 ditet qe sa shenjon.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 29 Janar 2023 në 15:40

Pershendetje !
Jam 23 vjece dhe para 1 muaji bera pap testin dhe rezultati ishte ACUS
Bera dhe tipizim Hpv , rezultati hpv 16 .
Si duhet te procedoj ?

Dërguar nga Jona, më 28 Janar 2023 në 09:53

Duhet te beni nje koposkopi.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 29 Janar 2023 në 15:39

Pershendetje. Prej disa kohesh tentoj per nje shtatzani . Ciklin e fundit e Kam patur me date 13 dhjetor. Me date 11 janar me duhej te mar nje mjekim me gjipera dhe antibiotike sepse kalova nje ftohje konkretisht davixon dhe azitromicin . Po kete date Bera nje test qe me doli negativ dhe vazhdova mjekimin. Nga data 14 pata disa njolla gjaku per ja 2 -3 dite qe mendova se ishte cikli . Tani me rezulton qe jam shtatzene . A mund te jete demtuar embrioni nga perdorimin I ketyre antibiotikeve

Dërguar nga Ina , më 29 Janar 2023 në 09:17

Pershendetje! Urime per shtatzanine, ju shkofte mbare! Veshtire te kete ndodhur demtim te bebi ne kete faze, davixone perdoret ne shtatzani, azitromicina mire eshte te mos perdoret. Megjithate, gjate 7 javeve te para, mundesia qe mjekimet te kalojne te embrioni eshte teper e paket, por nese kalon, pasojat mund te jene te renda, pasi eshte ne fazen e formimit, e per pasoje mund ta nderprese barren. Ne e quajme teoria “ gjithcka ose asgje”, pra ose nuk i ben asgje, ose e nderpret. Ne rastin tuaj mendoj se nuk i ka ndodhur asgje. Gjithsesi, keto do i diskutoni dhe me mjekun tuaj. Ju shkofte mbare!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 29 Janar 2023 në 15:38

Persheendetje doktoresh.Pyetja im konsiston ne lidhje me nje abort.Ne javen e 10 te shtatzanis rezultova poztive me ureaplazma urealytucum ne ate kohe mjekja me sugjeroi 7 dit ovula pas javes 12,por ne javen e 17 gjat ekos nuk u degjua zemra e bebit.A jan shkaktar te abortit ureplazmat desha te di?Dhe me fal qe u zgjata 3 muaj pas abortit rezultova dhe me tiroidin hashimoto jam duke mar mjekim,per te nisur nje shtatzani tjeter sa kohe duhet tr pres dhe a duhet te bej perseri analiza perpara se te tentoj.Te uroj gjith te mirat

Dërguar nga Alda, më 30 Janar 2023 në 06:10

Pershendetje Alda. Nuk mendoj se eshte nderprere barra nga ureaplazma. Tiroiditi po, mundet te ndaloje shtatzanine, nese nuk mjekohet. Sigurisht qe duhet te besh analizat para se te tentosh per shtatzani.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Shkurt 2023 në 13:29

Pershendetje si jeni uroj te jeni mire..Rezultati i pap testit :negativ per nje lezion intraepitelial apo malinj,cervicit i shprehur.. Ju lutem mund te ma shpjegoni

Dërguar nga Sara, më 10 Shkurt 2023 në 04:19

Qelizat jane normale. Thjesht terreni eshte inflamator. Keni infeksion e duhet marre mjekim.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Shkurt 2023 në 13:25

Përshendetje. Jam me PCOS dhe Kam kohe qe tentoj per shtatzani. Kam bere HSG dhe kalueshmeri normale. Kam pire 10 kokrra Femara, ne kohen e ciklit dhe veza u zhvilluat, Bera dhe stimulim Ovitrelle,a mund të mbesen shtatezene me keto procefura?

Dërguar nga Anxhi, më 11 Shkurt 2023 në 05:17

Edhe bashkeshorti juaj duhet te beje nje kontroll, per siguri. Nga ana tjeter, ovari mikrokistik eshte shume kryeneç, here ngel papritur fare, here me mjekime e here me fekondim in vitro

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Shkurt 2023 në 13:25

Prsh doktorresh. Jam duke planifikuar te mbetem shtatzen, periodat i kam te rregullta, por shpesh kam infeksion ne zonen intime. A eshte kjo shqetsim, a mund te mbetem shtatzën?

Dërguar nga Dea, më 13 Shkurt 2023 në 16:50

Nese infeksioni eshte banal ( candica, coce etj) rralle behen faktore pengese. Sigurisht qe eshte me mire te mps keni infeksion dhe ta mjekoni para se te tentoni per shtatzani.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Shkurt 2023 në 13:20

Prsh . Uroj te jeni mire . Jam 39 vjece . Ne 2019 jam operuar per nje miome. Duke qene se pre 5 vitesh kam patur çrregullime te ciklit ( kisha shume dhe pothuajse çdo dite pika ,monoragji), me sugjeruan te ve mirena . Mirenen ka 18 muaj qe e kam vene dhe tani kam pak cikel 2 apo 3 dite dhe nje here ne muaj . Keto kohe ka gati 3 muaj qe cikli nuk me ka ardhur. Ndjej nje fryerje te gjoksit por cikli nuk po me vjen. Nuk e di a eshte normale kjo gje apo jo. Vizite per momentin e kam te pamundur te bej sepse nuk jetoj ne shqiperi . Jam jashte dhe pa letra.

Dërguar nga Seina , më 14 Shkurt 2023 në 03:22

Me shume mundesi eshte nga Mirena! Shume paciente referojne qe kane pak ose aspak cikel me muaj te tere kur kane Mirenen.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Shkurt 2023 në 13:18

Pershendetje,
jam e martuar qe 2 vite por asnjehere te vetme nuk e kam ndjere kenaqesin e seksit sado perpiqem asgje nuk ndjej asgje qfare me duhet te bej

Dërguar nga Ajla, më 14 Shkurt 2023 në 13:14

Duhet te shkosh te psikologu, nese nuk ke shqetesime gjinekologjike!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Shkurt 2023 në 13:16

Pershendetje Doktoreshe kam patur 2 aborte spontane nje ne maj ku embrioni nuk u zhvillua fare por u dukte vetem dhomeza dhe nje ne janar deri ne javen e shtate. Doktori me sugjeroni te perdorja injeksione per hollim gjaku gjithcka po shkon te shume mire ne javen e 6 rrahjet e zemres ishin 123 , por ne javen e shtate u nderprene.Kam bere dhe analizat e koalugimit te gjakut dhe me dolen qe kisha 6 faktore mendon se mund e rezultoje nje shtatezani e sukseshme?

Dërguar nga Ana, më 23 Shkurt 2023 në 18:00

Pershendetje. Shkaqet per aborte jane te shumta, e prekja e faktoreve te koagulimit eshte njeri prej tyre. Rekomandoj te besh nje konsulte me nje hematolog te kujdesshem qe te percaktoje a keni nevoje per mjekim dhe sa duhet te jete doza. Nese perseri ndodh nje abort, duhet bere edhe keshillimi gjenetik. Patjeter do keni shtatzani te suksesshme!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Mars 2023 në 06:36

Pershendetje. Shkaqet per aborte jane te shumta, e prekja e faktoreve te koagulimit eshte njeri prej tyre. Rekomandoj te besh nje konsulte me nje hematolog te kujdesshem qe te percaktoje a keni nevoje per mjekim dhe sa duhet te jete doza. Nese perseri ndodh nje abort, duhet bere edhe keshillimi gjenetik. Patjeter do keni shtatzani te suksesshme!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Mars 2023 në 06:36

Pershendetje doktoresha
Kam mar mjekim me agumetin per shkak te nje infeksioni nga dhembet por gjat kesaj kohe nuk jam ruajtur kur kam kryer mardhenie me partnerin
Ne rast se rezultoj shtatezane ndikon marrja e keti ilacin ne shtatezani? Dhe para 2-e muaj kam humbur nje shtatezani ne muajne e 8 prandaj jam shum merak.Faleminderit

Dërguar nga Flutra, më 26 Shkurt 2023 në 10:52

Pershendetje Flutura. Augmentina eshte nder antibiotiket qe lejohet ne shtatzani. Sa shume ke marre, kete nuk e di. Gjithsesi, nese del test barre pozitiv, konsultohu me mjekun tend. Mbaresi!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Mars 2023 në 06:38

Pershendetje doktoresha!
A eshte e mundur qe te te vij cikli nese ke ngelur shtatezan?
Pyes pasi mua dy teste me dolen pozitiv me vijen e dyte te zbehte dhe me erdhi cikli i cili me zgjati nje dite e gjysme (ose le te themi dy) e me pas me iku. Jam e shqetesuar sepse kam dhimbje barku, marrje mendje dhe ndjesi te vjellash. Ju lutem cfare me keshilloni? Ju faleminderit

Dërguar nga Ola, më 15 Mars 2023 në 07:23

Beni nje beta hCG, Ola. Eshte analize gjaku qe percakton jeni shtatzene ose jo.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Mars 2023 në 17:09

Mirmbrema e dashur deshta tju pyes nuk kam nje cikel te rregullt por kam humbur virgjerin kam dhimje tgjoksit dhe fryerje tbarkut.Gjithashtu cikli me osht vonuar.Ka dy javë prej kur kam kryer mardhenje kam ber nje test tani por ishte negativee!Qfar me rekomandoni

Dërguar nga Mjellma, më 15 Mars 2023 në 17:23

Duke patur cikel te çregullt, eshte e veshtire te percaktohet sakte koha e ciklit. Perserit testin çdo 4-5 dite.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Mars 2023 në 17:07

Pershendetje Dr. Elinda . Kam nje problem me ciklin menstrual. Gjithmon kam pasur cikel te rregullt mesatarisht 27 ditesh . Ndersa tani jam ne diten e 33 te ciklit dhe periodat nuk me kan ardhur .Kam ber Beta-HCG para 2 ditesh dhe doli me vlerat 0.1 (negativ). Nje mjek me rekomandoi perdorimin e Duphaston. Cfar me sugjeroni ?

Dërguar nga Klaudia, më 18 Mars 2023 në 11:01

4-5 dite nuk me duket kohe per te filluar mjekim. Prit rdhe ca dite. Me siguri je ne ndonje periudhe te ngarkuar!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Mars 2023 në 17:05

Pershendetje Doktoresha
Uroj te jeni mire
Ju lutem perpara 4 ditesh ndjeva nje shqetesim te vogel ne organin femeror sa nuk arrita dot te kryeja marredhenie pasi direkt pas kontaktit fizik u acarua totalisht organi im sa mu formuan si te fryra kudo e kam totalisht te acaruar brenda dhe jashte saj dhe rreth anusit sa ndjej parehati te madhe djegie ne ulje ne levizje sidomos por dhe ne urinim pasi ka kontakt me pjesen e acaruar nuk mundem ta duroj .
Faleminderit

Dërguar nga Alda, më 19 Mars 2023 në 15:15

Alda, duhet te kontaktosh mjekun, per te bere analiza dhe vizite. Ke nevoje per mjekim!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Mars 2023 në 17:04

Doktoreshe me kthe pergjigjje te lutem , ka nje kohe shumee te gjate qe kam sekrecione vaginale vazhdimisht dhe kruarje ne vagine pothuajse shumicen e kohes , bera te gjitha strishot , mycoplazma ,gonorrhea chlamydia te gjitha ishin negativ , qfar me sygjeron te bej te lutem ?

Dërguar nga Edona, më 29 Mars 2023 në 15:54

Bej nje vizite gjinekologjike.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 15:51

Pershendetje doktoresha! Mu qetesuan simptomat per candida pas nje doze fluconazole por edhe partneri ka simptoma.. a duhet marre trajtimi i njejte dhe per ate? Faleminderit

Dërguar nga Klea, më 30 Mars 2023 në 11:12

Klea, nuk te them dot a mund te marre flukonazol apo jo, apo thjesht ndonje mjekim lokal. Por nese ka simptoma, duhet te marre mjekim. Gjithmone, duke u konsultuar me mjekun a ka kunderindikacion apo jo.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 15:53

Pershendetje doktoresh
Kam 4 dit qe kam kruarje e djegie ne zonen intime
Plus dhe sekrecione gjat gjith dites ngjyre te verdhe dhe te trasha
Mund te me ndihmoni cfare analizash duhet bere per ta ditur cfare problemi kam ??

Dërguar nga Dita, më 31 Mars 2023 në 10:57

Duhet bere vizite e ne baze te saj, mjeku te tregon cfare analize duhet!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 15:54

Duhet bere vizite e ne baze te saj, mjeku te tregon cfare analize duhet!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 15:54

Duhet bere vizite e ne baze te saj, mjeku te tregon cfare analize duhet!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 15:54

Duhet bere vizite e ne baze te saj, mjeku te tregon cfare analize duhet!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 15:54

Doktoresha si jeni? Ne janar perdora femara ditet e ciklit ndersa ditet e ovulimit injeksioni Ovitrelle.Ne shkurt cikli me erdhi shume mire.Ne muajin Mars daten qe duhej te vinin 22-24 mars nuk me erdhi Bera test nga dt 7 prill e me doli me dy viza por njera me e zbehte. Bera dhe analizen e gjakut BetaHcg vlera me doli 2 pra negative, Mua akoma sme kan ardh, spo di si te veproje?

Dërguar nga Anxhela, më 10 Prill 2023 në 02:18

Ndjese per vonesen. Me siguri deri tani e ke zgjidhur!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 16:03

Pershendetje. Me kane rekomanduar proceduren IUI, mund te Kem shanse per shtatzani? Tubat kalueshmeri normale dhe spermiograma ka vlerat normale. Ndërkoh jam diagnostifikuar me PCOS.

Dërguar nga Anxhela, më 17 Prill 2023 në 12:27

IUI ka rreth 7-11 % shanse per cikel. Nese spermograma eshte normale, nuk shoh arsye per te bere IUI.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 16:05

Pershendetje doktoresh. Kam nje porblem me ciklin menstrual. Kan kaluar 9 dit qe nga data kur periodat me erdhen
muajin e kaluar. Ciklin menstrual ka disa muaj qe nuk e kam pasur te rregullt pra her her vinin me par dhe here here me vone. Para 34 ditesh kam kryer marredhenie seksuale me masa mbrojtese. Cfare mund te jete? Falemimderit

Dërguar nga Klea, më 17 Prill 2023 në 13:13

Ka shume arsye per cregullimin e ciklit. Mund te jene shkaqe hormonale ( cregullime, tiroidja, prolaktina etj), shkaqe organike ( kistet), shkaqe nga jashte ( stresi, mbilodhja, mjekimet, ndryshimet e ndjeshme ne diete apo peshe etj)

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 16:07

Pershendetje doktoresh Elinda!
Do ju lutesha per nje pergjigje ne lidhje me problemin tim.
E di qe duket absurde, por un e ndjej nje shqetesim dhe kam jashtezakonisht shume nevoje per nje gjinekolog per te me ndihmuar ne kete gje.
Jam 33 vjec , e martuar dhe me bashkeshortin tim nuk kam kryer ende marredhenie vaginale.
Pra nuk kam humbur virgjerine.
Kam pasur shume frike nga dhimbja .kemi kryer seks anal dhe kemi vazhduar shpesh ne kete menyre, pasi e mendoja me te lehte ,por dhe atje me ka dhembur heren e pare.

Doja mje mendim nga nje gjinekologe ne lidhje me pjesen fizike per te kuptuar me mire se si humb virgjeria.
Sepse e kam te frikshme kur shoh ne pasqyre dhe mendoj se si mund t shndertohet ne nje vrime te plote ajo pjesa qe mbulon himeni.
Kam frike se do kem shume grisje e do me dhembe.
Duke par ne pasqyre kam vene re se himenin e kam ne forme pothuajse rrethore me nje hapje rreth 1 cm dhe pjesa e poshtme e himenit(nga anusi) me duket si mish i trashe ne ngjyre roze e zbehte ne t bardhe.
Si mund te griset gjithe kjo pjese mishi
A dhemb shume kur himenin e kam te kesaj forme?
Nuk jam e lirshme , nuk rri dot lirshem per te kryer marredhenie,

Pra ju lutem nje gjinekolog t me shoejgoje se si ajo pjesa ne forme bajame ku ndodhet himeni, te hapet e te kthehet ne nje vrime
Sepse edhe pas himenit shoh hyrjen vaginale qe esht si dy buze qe qendrojne mbyllur .
Kam ber nje vizite gjinekologjike ku mjekja me ka par nga poshte dhe ka thene jam ok, keshtu e kame te gjitha femrat, por nuk munda ta pyesja me shume .
Ju lutem ju lutem per pergjigje.

Dërguar nga Maria, më 19 Prill 2023 në 01:26

Maria, ti ke nevoje te flasesh me nje psikolog per te mposhtur friken tende. Gjinekologu te ka pare dhe ka thene qe nuk ka asnje anomali ne ndertim. Nuk ke pse e zmadhon te mendja jote si e qysh. Ke nevoje te flasesh, e ketu nuk mendoj se ehte e mundur.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 16:10

Pershendetje doktoreshe , ndjese per shqetesimin
Kam dy vite qe kur kalova keq covidin dhe mora shum antibiotike qe mu krijua myku vaginal dhe vazhdon te perseritet gjithmone candida albicoins . Kam perdorur medikamente thuajse dy her , 3 ne vit dhe tani me eshte perseritur serish. Me jep shqetsime te tmerrshme (sekrecione te teperta, kruarje dhe djegie).
Te lutem me ndihmon dot me ndonje medikament qe mund te jet me efikas

Dërguar nga Enxi, më 21 Prill 2023 në 16:51

Ndjese, pervec keshillave, ketu nuk jepen medikamente. Kujdes dieten, mos e tepro me sheqerin qe eshte ushqimi kryesor i mykut ( embelsirat, frutat, brumerat, alkooli), se favorizojne. Pra, mos i krijo terren te pershtatshem. Per mjekimet, vetem te mjeku ku vizitohesh.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 16:13

Pershendetje doktoreshe. Kam 2 muaj qe kam lindur ne menyre natyrale dhe ne vendin ku eshte bere qepja pas heqjes se penjve kam vene re nje mish te kuq qe rri si i varur. A eshte dicka normale ?

Dërguar nga Klaudia, më 28 Prill 2023 në 15:48

Po, krijohen nganjehere. Pergjithesisht, bien vete. Mardhenia seksuale ndihmon. Ne rastet kur nuk largohen, digjen me lazer ose me djegie kimike.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Prill 2023 në 16:14

Pershendetje E semura eshte 81 vjecare dhe para nje muaji pati shume pak hemoragji vaginale dhe nga pergjigja e biopsise U konstatua karcinoma adenoskuamoze me invazion vaskular
Ju lutem cfare trajtimi me rekomandoni?

Dërguar nga Sara, më 02 Maj 2023 në 07:39

Teorikisht, duhet operuar! Ose te konsultohen me gjinekologun onkolog, per te bere stadifikimin dhe per te pare nese perballon interventin apo cfaredo protokolli qe ai do percaktoje, pas kontrollit.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Maj 2023 në 11:20

Pershendetje dr Elinda.
Prej disa ditesh kam djegje urine dhe parehati , analiza e urines me doli shume normale cfare duhet te bej ne raste te tilla .
Mjekja e familjes me tha je ok , nderhohe une vazhdoj kam Probleme here pas here .

Dërguar nga Ona, më 07 Maj 2023 në 17:20

Nuk kapet gjithmone infeksioni urinar. Perserite prape analizen. Perndryshe, shko konsultohu me mjekun specialist, pasi klinikisht ke probleme.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 08 Maj 2023 në 05:21

Pershendetje doktoresh rezultati i analizes se Anti Mullerian 0.40 me ka dal mjeket me kan then qe eshte e pamundur shtatzani normale si dhe e pamumdur edhe me ivf shkaku vlera vogel e ksaj analize .desha te di a ka ndonje mundesi apo shancet jon zero

Dërguar nga Fatbardha berisha, më 18 Maj 2023 në 02:58

Asnjehere nuk ka shanse 0 ne mjekesi. Trupi jone nuk ka matematike. Ne perdorim disa vlera per te kuptuar dhe interpretuar. Vlera e ulet e AMH tregon se ke pak veze ( ovocite), por nuk perjashton mundesine qe vete,apo me fekondim, nje dite te bukur, te ngelesh shtatzene.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Maj 2023 në 09:54

Pershendetje ! Doja tju pyesja nese bej abort me medikamente (misoprostol) a mund ta ushqej me gji femijen tim 6 muajsh gjate dhe pas marjes se medikamenteve? Faleminderit

Dërguar nga Ana, më 19 Maj 2023 në 09:11

Nuk rekomandohet, Ana, te ushqesh me gji. Mund ta shtrydhesh gjirin e ta hedhesh qumeshtin, qe te mos bllokohet. Per ato dite. Gjithsesi, keto diskutoji me mjekun qe te ka rekomanduar medikamentet.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 19 Maj 2023 në 09:51

Pershendetje Dr. Elinda! Kam djegie edhe kruajtje ne zonen vaginale. Marr ovula, pastrohem, sa me vjen cikli qe mbaron me fillon perseri e njejta gje, djegie edhe kruajtje. Me dalin lengje qe permbajn copa shum te vogla te bardha por pa ere. Po me shqetson sepse çdo muaj po marr ovula qe te qetsohem. Nuk e di si te veproj. Kerkoj mendimin tuaj ju lutem. Faleminderit

Dërguar nga Dori, më 22 Maj 2023 në 18:32

Dori, me vjen keq qe ndjehesh keshtu. Nuk e di nese eshte infeksion mykotik apo jo, por keshtu duket nga sa tregon. Nese perseritet 5 apo me shume here ne vit quhet kronik dhe kerkon skema afatgjata trajtimi, si dhe ndryshim te stilit te jeteses, kryesisht te ushqyerjes ( shmangja e sheqernave sa te mundesh, konsumi içajrave te ndryshme etj). Te shkuara

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Maj 2023 në 23:53

Pershendetje dr ! Ne muajin mars te ketij viti kam pasur vones periodash per 5 dit dhe mjeku me rekomandoi Duphaston. Pas 2 ditesh perdorimi periodat me erdhen dhe cikli u normalizua per 2 muaj . Tani ne qershor jam ne diten e 27 te ciklit dhe nuk kam simptomat e ardhjes se ciklit sic kam zakonisht dhe po shqetesohem . A me rekomandon ta perdor Duphaston perseri ? Nese jo , cfar analizash duhet te bej per kto crregullime ?

Dërguar nga Klau, më 07 Qershor 2023 në 06:17

Asnje mjekim pa rekomandimin e mjekut!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 16 Qershor 2023 në 10:05

Pershendetje! Kam bere nje vizite gjinekologjike dhe rezultoi ne ekon abdominale nje Nodus rreth 2 cm me 3 cm. Nuk Kam pasur shqetesime fare dhe periodat shume te rregullta pervec ketij muaji QE Kam 12 dite vonese. Nodusi ndodhet ne muret e mitres e pjeserisht ne shtresen e brendshme te mitres.Kam degjuar QE disa lloje miomash NUK Jane problematike AQ sa per te arritur deri ne nderhyrje. NUK e di ndikon apo jo po Kam deshire per nje shtatezani. Kam 6 muaj QE provoj por akoma pa rezultat. NUK e di a ndikon mioma ne Kete gje. Dua te di a Ka ndonje mjekim per miomat apo thjesht nderhyrja kirurgjikale eshte e vetmja zgjidhje?Faleminderit

Dërguar nga Xhesi , më 07 Qershor 2023 në 07:34

Miomat nuk kane shkak te njohur se pse krijohen, per pasoje nuk ka nje mjekim per to. Sigurisht, nese japin shqetesime, ka mjekime qe monitorojne ritmin e rritjes dhe pasojat, por jo per t’i zhdukur. Miomat mund te luajne rol te infertiliteti apo abortet, varet nga madhesia dhe ku jane te vendosura. Por nuk besoj se kjo qe keni ju ( ashtu si e shpjeguat), te ndikoje.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 16 Qershor 2023 në 10:04

pershendetje dr.
ka disa koh q kam ven re ne hyrje te vagines kam ca copa mishi t gjata ose n forma te ndryshme cfar mund te jen mund te me jepni ndonje info para se te shkoj ne vizit?
Me kan ndodhur pas lindjes se djalit po ka kaluar goxha koh e spo bien a esht normale apo jan krijuar nga prerja posht

Dërguar nga ela, më 11 Qershor 2023 në 10:16

Duhet te jene pjeseza te himenit, qe lindja i ka nxjerre ne pah. Gjithsesi, kjo eshte gjeja me e zakonshme qe mund te jete. Po patet shqetesim, mund te beni vizite.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 16 Qershor 2023 në 10:00

Prsh doktoresh ,kam 7 muaj qe po provoj per shtatzani po nuk ngelem ,kam bere vizita gjinekologjike kam munges ovulimi ,ciklin e kam krejt ne rregull ,qfare zgjidhje mund te ket ..

Dërguar nga Hawa, më 15 Qershor 2023 në 17:38

Pershendetje. Nese jeni nen 35 vjeçe, 7 muaj nuk jane shume. Prisni deri ne 1 vit. Me pas filloni egzaminimet. Sa per ovulacionin, ai kontrollohet tre muaj resht, pasi mundcte qelloje nje here qe nuk ovuloni dhe muajin tjeter po. Mos u ngutni, por keshillohuni nga afer me nje mjek qe e njeh mire pjesen e fertilitetit.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 16 Qershor 2023 në 09:59

Pershendetje dr! Kam perdorur duphaston per 5 dit ! Pas sa ditesh mund tme vin periodat ?

Dërguar nga Klau, më 16 Qershor 2023 në 11:01

3-7 dite, zakonisht

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Qershor 2023 në 02:07

Pershendetje doktoresh , kam nje pyetje , a kan efekt barnat per stimulim te ovulacionit dhe cilat jan efektet ansore ?

Dërguar nga Nisa, më 18 Qershor 2023 në 20:03

Cdo ilac ka efekte anesore, edhe paracetamoli. Prandaj nuk perdoren me shume se 3-6 muaj. Efektet anesore jane te ndryshme. Doktori qe vendos per stimulimin ju a sqaron me detaje.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Qershor 2023 në 02:05

prsh jam nje vajze 26 vjece , per fat te keq jetoj jasht shqip dhe pa mundsi per te udhetuar ne shqip, kam nevoj per ndim kam vite qe tentoj oer shtatzani dhe spo ngel kam bere shum vizita me thon qe ke kiste marr mjekim pastrohem, me thon ke infeksjon por pa simptoma dhe sme japin trajtimin, me than ke endrimetiosa por pastaj me than eshte larguar, un ka raste qe kam dhimbje ne fund te barkut te padureshme , nuk po gjej dot zgjidhje me thon pi kontraceptiv i kam perdor por me japin efekte ansore ,

Dërguar nga meg, më 19 Qershor 2023 në 10:19

Me vjen keq qe ndjeheni keshtu. Per fat te keq, nuk egziston nje shkop magjik per kete. Vetem mjekime qe rrisin shanset per shtatzani. Kurajo, jeni shume e re, do ndodhe se s’ben.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Qershor 2023 në 02:03

Pershendetje doktoreshe ,,doja te dija nese egziston ndonje analize per te kuptuar kur ka qene hera e fundit e maredhenieve qe ka kryer partneri ?
faleminderit!

Dërguar nga Kliti, më 24 Qershor 2023 në 02:37

Nuk egziston nje analize e tille.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Qershor 2023 në 02:00

Prsh doktoresh! Kam 2 muaj qe kam lindur djalin 3900 gr dhe fshikeza e urines ka rreshqitur poshte nuk eshte ne vendin e saj(ne vagine)Ka rene me poshte dhe ndjej shpesh nje mosmbajtje te urines.Cfare me keshillon te bej ?A esht normale kjo gje .Kalon me kohen??

Dërguar nga Jonida, më 25 Qershor 2023 në 11:51

Duhen bere ushtrimet e Kegelit, i gjen ne internet. Ka dhe fizioterapi per kete, por zakonisht rekomandohet pas 2-3 javeve te para.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Qershor 2023 në 01:59

Duhen bere ushtrimet e Kegelit, i gjen ne internet. Ka dhe fizioterapi per kete, por zakonisht rekomandohet pas 2-3 javeve te para.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Qershor 2023 në 01:59

Pershendetje! Doja te dija nese mund te maresh medikamente per te vonuar ciklin dhe a eshte safe kjo? Faleminderit

Dërguar nga Sara, më 25 Qershor 2023 në 18:10

Ne konsulte me mjekun, po. Nuk keshillohet, ne fakt, por ka qe e bejne

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Qershor 2023 në 01:58

If doxycycline is given to pregnant animals, it is important to consult a veterinarian before using it cialis 5mg online

Dërguar nga Ephellemi, më 28 Qershor 2023 në 11:33

Doxycyllini is not given in pregnant women, but i really don’t know what to say for pregnant animals. I’m sorry…

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Qershor 2023 në 14:37

Pershendetje DOKTORESHA SI JE ?


Doja te pyesja , ne baze te strishos kamketo rezultate

Soor: pozitiv
trikonomas :negativ
gardnerela:negativ
baktere : disa
Leukocite :3-4 /fushe
Eritrocite:-
Epitele : disa
shkalla e pastertise :III-të

doktoresha me sygjeroi nistatine per 2 jave , vetem .

po partneri ?

Dërguar nga Arsila, më 29 Qershor 2023 në 05:24

Nese nuk ka shqetesime, mjafton nderprerja e mardhenieve per te.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Korrik 2023 në 23:25

Pershendetje Doktoreshe jam Adela
Jam 20 vjece , dhe mendoj se jam shtatzane ne muajin qe kaloi me erdhen ato por me 10 dite vones , me erdhen ne date 29 maj , ka kryer marrdhenie para 1 jave dhe kam frike mos kam ngel shtatzane se eshte date 3 tani e sme kane ardhur akoma , por shenjat e ciklit i kam dhimbje beli e me raste dhimbje gjoksi. Mendoni se mund te kem ngel shtatzane ju lutem nje pergjigje sa me shpejt se jam ne ankth se sjam gati per shtatzani

Dërguar nga Adela Baha, më 02 Korrik 2023 në 17:30

Adela, nese ke mardhenie dhe nuk perdor metode kontraceptive, cdo muaj do kesh kete ankth e frike. Nuk mund ta di a je shtatzane apo jo. Kujdesu per veten, ne menyre qe edhe ta shijosh lidhjen, por edhe te jetosh e qete.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Korrik 2023 në 23:24

Pershendetje ! Jam ne javen e 29 te shtatzanise , ne dy vizitat e fundit mjeku qe me ndjek me tha qe circumferenca abdominale e bebit esht me e vogel se norma Po sesht per tu shqetsuar.Ne javen 25 sipas ekove qe kontrrollova un raporti HC/AC ishte 1.19 ndersa tani me javen 29 pak a shum e njelloj 1.17 . Parametrat e tjere ne norme.mund te me thoni nese perben kjo ndonje problem sepse mesa kam lexuar KY raport duhet te jete < 1.

Dërguar nga Ina, më 05 Korrik 2023 në 16:11

Pershendetje Ina! Derisa mjeku qe te ndjek ka thene qe nuk eshte problem, besoji atij. Nese do vazhdoje rritja, asgje nuk ka. Nese theksohet diferenca, duhet pare nese ka shkaqe ku mund te nderhyhet. Pra, do vazhdoje ndjekja, pak me shpesh se me pare, e do shihet si perparon rritja. Mundohu qe te mos kapesh me shifrat, trupi jone nuk eshte se ka matematike, numrat jane orientues. Mundohu te ushqehesh si duhet, te pushosh mire, me qellim qe t’i dergosh furnizim te mire bebit, kontrollo analizat sipas porosise se mjekut. Te tjerat lerja mjekut. Te shkofte sa me mbare!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 05 Korrik 2023 në 23:21

Pershendetje! Para pak kohesh me filloi nje irritim vaginal dhe kruarje intense gjate nates por gjate dites nuk kisha asnje shqetesim, as sekrecione, as arome, as djegie urine. Per merak bera analizat e urines dhe mbjellje te saj. Doli pozitiv e.coli dhe candida albicans. Sipas antibiogrames dhe antimykogrames rezultonin me efektive cefazolina dhe nystatina. I mora te dyja per nje jave ne mengjes dhe ne darke. Cefazolinen tablete dhe nystatinen tablete vaginale. U qetesova pak dhe tani pas dy javesh kam perseri te njejtat shqetesime por dhe gjate dites. Une perdor dhe medikamente te tjera (aijs dhe steroid gjithashtu, metotrakstat dhe nje mjekim biologjik) pasi vuaj nga artriti (forme agresive). Mund te kete lidhje me perdorimin e tyre apo thjesht duhet te riperseris mjekimin e mesiperm se ka qene i pamjaftueshem. Faleminderit!

Dërguar nga Jona, më 12 Korrik 2023 në 14:47

Mendoj se duhet te beni nje vizite vaginale. Aty mjeku sheh nese shqetesimet jane te jashtme apo edhe te brendshme, sheh dhe analizon natyren e sekrecioneve, kontrollon wafen e mitres a eshte e perfshire apo jo etj. Vetem keshtu mund te zgjedhe mjekimin e duhur, pooooor dhe duke patur parasysh situaten mjekesore te artritit, mjekimi i te cilit e rendon.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Korrik 2023 në 02:02

Nuk ka asnje shqetesim doktoresha , dhe urina I doli e paster dhe sekrecionet e pastra

Dërguar nga Arsila, më 14 Korrik 2023 në 05:32

Atehere nuk ka nevoje per mjekim.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Korrik 2023 në 01:58

Pershendetje doktoresha
Kisha shqetesim dhe kam bere nje kulture sekrecionesh me doli vetem E.Choli. Cfare do te thote? Mjeku me rekomandoi vetem limenda 7 dite
Kam pasur infeksione te perseritura vaginale

Dërguar nga Denada, më 22 Korrik 2023 në 01:44

Pershendetje. Eshte nje infeksion me shkak bakterial, emri i te cilit eshte E. colli. Duhet te besh cfare thote mjeku. Beni mjekimin, rrini 7-10 dite pushim pas mjekimit, pastaj beni nje rikontroll. Mund te jete rezistent e mezi kalon. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Korrik 2023 në 01:57

Pershendetje doktoreshe , ndoshta pyetja eshe pak injorante mirepo nese une kam kancer te qafes se mitres a mundet mjeku ta sho qafen kur e perdor speculumin , un kam hpv prej vitesh dhe kam sekrecione si uje dhe kafe qe shume vite pa nderpre, te falenderoj nese pergjigjesh

Dërguar nga Edona, më 24 Korrik 2023 në 17:24

Pap testi eshte nje egzaminim qe depiston kancerin e qafes se mires. Konfirmohet nga kolposkobia me apo pa biopsi. Por jo cdo mbartese e HPV patjeter do beje kancer te qafes se mitres. Bej kontrolle te rregullta e mjeku te tregon se kush eshte protokolli i ndjekjes.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Korrik 2023 në 16:16

Pershendetje
Jam nje grua 45 vjeçe pak muaj me pare kam hequr mitren dhe mbas operimit kur kollem dhe testi humbas ujt e urine.çfar eshte mirë te bej?kam pir ilaç që quhet Ossibutinina.
Faleminderit gjith te mirat

Dërguar nga Valbona , më 25 Korrik 2023 në 01:49

Duhet ta diskutosh me mjekun kirurg qe te ka operuar. Mund te jene ndihmese mbajtja e korsese, fizioterapia vaginale etj.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Korrik 2023 në 16:14

Doktoreshe te falnderoj nese me pergjigjesh , nese e bej ultrazanin vaginal a mundet gjinekologu te sho nese kam kancer te qafes se Mitres ?
Te lutem me kthe pergjigjje

Dërguar nga Trina, më 25 Korrik 2023 në 14:59

Jo, nuk mundet!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Korrik 2023 në 16:12

Doktoreshe si ka mundesi motra ime nga pap testi i doli qe ka kancer , ajo eshte 27 vjec nuk ka asnje lindje , te lutem nje koment nga ti

Dërguar nga Jehona, më 27 Korrik 2023 në 12:17

Kjo eshte dicka teper delikate, qe nuk mund te diskutohet bazuar ne fjale. Duhen pare cfare ka rezultuar ne pap test, kolposkopi e biopsi. Por jam e sigurt qe do jete dicka qe po nuk u trajtua, mund te shkoje deri ne kancer. Me shume kujdes, por pa humbur kohe. Per fat te keq, as mosha, as lindjet nuk jane me perjashtime.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 27 Korrik 2023 në 12:21

Prsh doktoresha,
Shpresoj te ma shihni ne kohe kete mesazh. Jam 29 vjec dhe ne 2 Qershor kam bere abort. Procedura dhe rekuperimi shkoi mire dhe 6 jave pas procedures pata ciklin te rregullt e te ngjashem si me perpara. Nuk mora birth controll pasi nga eksperienca qe kalova e kam marre frike seksin e doja te kaloja njehere kete gjendje e trupi te shkonte ne gjendjen ku ishte.
Para dy ditesh ( i bie dhe periudhe ovulimi) pata nje kontakt intim me te fejuarin (jo marredhenie). Thjesht ferkim i vagines me kokes e penisit por as koka su fut tamam. Ishte dicka me pak se 10 a 15 sekonda gje. Ejakulimin e pati pas gati 20 minutash nga masturbimi. E di qe duket pyetje adoleshentesh por ankthi qe kam ne beri te shihja ne Google ku cdo informacion thoshte qe ekziston mundesi shtatezanie edhe ne nje rast te tille. Planin B nuk e mora sepse ne bisede me te fejuarin me tha ska nevoje se ai ne ate moment sishte gjekundi afer prishjes dhe e binda veten qe eshte idiotesi por tani skam as besim tek ai them mbase seshte i afte ta kuptoje pasi dhe shtatezania e pare ndodhi ngaqe ai nuk e kuptoi qe u prish brenda. Kane kaluar 72 ore nga ngjarja dhe tani kam ate dhimbjen tipike qe kisha javet e para te shtatezanise dhe te perziera. Jetoj dhe ne USA dhe ketu eshte pak e veshtire e do kohe per te lene appointment tek mjeku. Te lutem me thuaj a ekziton mundesi per nje shtatezani te tille?
Muaj me pare do qeshja me cfare po shkruaj trauma qe kalova sishte e pakte dhe akoma ndihem keq dhe nje femije eshte gjeja e fundit qe dua tani pasi sjam mire psikologjikisht dhe nje abort i tjeter do me bente edhe me keq si shpirterisht por dhe fizikisht pasi koha qe ka kaluar eshte teper e shkurter.

Dërguar nga Enxhi, më 27 Korrik 2023 në 20:11

Enxhi, me vjen keq qe ke keto ndjesi! Mundesia qe te ngelesh shtatzene ashtu sic e pershkruan eshte me e vogel se 1 %. Per tre dite nuk ka mundesi te fillojne shenjat, keshtu qe mos e zmadho te koka jote. Pls, merr nje metode kontraceptive, diskuto me mjekun tendcatje ku je, dhe mos ia ler te tjereve ne dore qetesine e mendjes e shpirtit tend. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 28 Korrik 2023 në 00:31

E nderuara Elinda, a mund te behet kolposkopia para pap testit, dhe a mund te tregoj kolposkopia cancerin nese ende nuk jane mar rezultatet e pap testit ?

Dërguar nga Fjolla, më 28 Korrik 2023 në 10:38

Pergjithesisht, sipas protokolleve mjekesore, kolposkopia rekomandohet pas nje pap testi jo normal. Por nese mjeku, ne ekzaminimin me sy, vlereson se kolposkopia mund ta ndihmoje ne vendosjen e diagnozes me shpejt, mund ta realizoje.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Korrik 2023 në 13:45

Doktore Elinda te lutem nje koment:
Motra ime mori kefe rezultat te colposkopise ne gjuhsn serbe mirepo spo e kuptojme domethenien;
Colposcopic Findings(Cervix) Na epitelu egzocerviska u prelaznoj zoni otvorenog tipa cirkularno oko OEU kružno polje ectopije. NA poziciji 12 h AW epitel. Preostali epitel egzocerviska skvamozan. SCJ cela
ZT tip 1.
Diagnose: AW EPITEL . ECtopio PVU
te lutem nje koment doktore cka do te thote

Dërguar nga Erinda, më 29 Korrik 2023 në 03:03

Me vjen keq, por nuk e kuptoj…

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Korrik 2023 në 13:46

Doktoreshe ju lutem a mund te mi komentoni keto gjetje te kolposkopise
Gjetjet e cervix; ne epitelin e ekzocervisit ne zonen e transiaionit te tipit te hapur u gjet nje zone rrethore ektopie rreth OEU . Ne poziicionin e ores 12 epiteli AW. Epiteli i mbetuar eshte skuamoz .SCJ e tere. Zt tip 1.
Vagina: epiteli skuamoz, nuk verehen ndryshime kolposkopike
Vulva; epiteli i vulves ne rregull.
Te lutem doktoreshe a do te thote kjo kancer?

Dërguar nga Dorea, më 30 Korrik 2023 në 11:07

Jo, nuk do te thote! Rrini e qete. Prisni komentin e mjekes tuaj, por asgje kanceroze ( po e perdor ne pop zhargonin ) nuk ka ne egzaminim. Gjithmone, duke lexuar kete qe keni shkruar ju, jo qarte. Por mjaftueshem per te kuptuar se nuk ka kancer. Gjithe te mirat!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Korrik 2023 në 13:49

Elinda e dashur sa jane te sakta rezultatet e kolposkopise ne cervix , a mund te kesh kancer dhe te mos shihet ne kolposkopi.
Ju falenderoj nese pergjigjeni

Dërguar nga Besa, më 31 Korrik 2023 në 02:41

Kolposkopia eshte nje egzaminim qe realizohet permes lyerjes/njomjes se qelizave te pjeses se jashte me qafes se mitres me nje solucion qe koagulon ( mpiks) proteinat e qelizave te prekura nga HPV, duke cuar ne zbardhje te ketyre zonave. Ne baze te karakteristikave te tyre, mjeku percakton nese duhet marre biopsi apo jo. Biopsia eshte ajo qe ve diagnozen. Nese mjeku ka bere kolposkopi, por nuk ka pare zona te dyshimta, ath le nje rikontroll pas disa muajsh. Mjafton te jeni nen kontroll, pasi asgje nuk ndodh sot per neser. Ndryshimet e qafes se mitres duan kohe te ndodhin, prandaj kontrollet e vazhdueshme jane te rendesishme.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Gusht 2023 në 02:02

E nderuar , lexova shume ne internet se diagnoza me Aw epitel pas kolposkopise te cerviy eshte me e rrezikshmja dhe ka shume gjase te jete malinje, te lutem nje koment

Dërguar nga Rina, më 31 Korrik 2023 në 13:44

Diagnoza me AW? Nuk kuptoj

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Gusht 2023 në 01:58

Kam pare ndryshim ne buzet e vagines e jashtme. Kur eikap me Dore jane bere si me pucra shume te vogla por qe jane te brendshme Dhe duken sikur buzet e vagines Jame me te errta ne ngjyre. Faleminderit

Dërguar nga Fjorida, më 07 Gusht 2023 në 22:09

Mundet. Te gjitha keto qe pershkruani mund te jene ndryshime fiziologjike, por ne disa raste te rralla jane dhe tregues te ndonje infeksioni virusal. Duhet te beni nje kontroll te gjinekologu.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 08 Gusht 2023 në 02:33

Me fal doktoresh kam nje pyetje jam ne javen e 19 te shtatzanis dhe ndjej dhimbje te barkut kur e prek barkun siper sidomos rreth kerthizes
Esht normale?

Dërguar nga Eri, më 08 Gusht 2023 në 15:03

Nese barku ( vendi ku eshte barra) eshte i bute, mos u shqeteso. Por nese eshte i forte, shko bej nje kontroll ose referoja mjekut tend. Ai te thote cfare duhet bere.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 11 Gusht 2023 në 02:33

Pershendetje doktoresha si jeni? Kam bere nje eko gjinekologjike para nje jave, dhe mjeku gjinekolog konstatoi mikrokiste ne ovare. Ciklin e kam te rregullt ( 28-29 dite-ose nga streset e univ edhe ne 30 dite, po pergjithesisht ne 29 dite). Kam akne ne pjesen e mjekres te cilat me dalin si pasoje e ketyre mikrokisteve ( keshtu me tha dermatologia) dhe kjo e fundit me ka leshuar nje recete per te marre kontraceptive oral.
A i keshilloni kto te fundit ( jam 20 vjec)
Analizat hormonale me kane dalur mire ( tsh 4.19; fsh 6.7; LH 6.8, DHEA-S. 199)
Mikro kistet nga se shkaktohen, nga e kan origjinen, cfare problemi te shkaktojne dmth.
Dhe a ikin, apo qendrojne gjithmone aty prezente?
Gjendja aktuale ka lidhje me pcos apo kjo e fundit eshte gje tjeter ?
Dhe a shkaktojne mikrokistet infertilitet ne te ardhmen?

Dërguar nga Suela, më 16 Gusht 2023 në 07:57

Mikrokistet jane te lindura, te trasheguara. Ashtu do te jene ne vazhdimesi. Pasja e mikrokisteve ne vezore jo detyrimisht do te thote qe ke sindromen e ovarit mikrokistik ( cregullime cikli, rritje te hormoneve androgjene dhe mikrokistet ne vezore). Shih tiroiden, se vlera eshte te maksimumi i normes e mund te kesh nevoje te shtosh jodin ne diete spo si mjekim, pasi te konsultohesh me mjekun, kuptohet. Nderkohe nuk shoh as androgjenet e larta, ndonese nuk eshte i gjithe boshti hormonal i plote. Nga ana gjinekologjike, nuk ke nevoje per kontraceptive. Nese dr dermatologe mendon se te ndihmojne per kurimin e akneve, tjeter pune. Te fertiliteti mund te ndikojne, por jo se nuk ben dot femije. Pa merak.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 20 Gusht 2023 në 07:14

Përshëndetje doktoresha!
Kam bërë analizë gjakut Beta Hcg. Me ka dal rezultati 5.1
Jam shtatzane apo Jo?! Më është vonuar cikli 2 javë ☹️
Faleminderit

Dërguar nga Ina, më 19 Gusht 2023 në 10:18

Nese cikli eshte i rregullt dhe ke bonese 2 jave, bhcg 5 nuk tregon shtatzani qe po vazhdon.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 20 Gusht 2023 në 07:07

Prsh doktoresh,kam nje pyetje a mund te prishet himeni kur masturbon qe 7 vite,ndjen kenaqesi, derdheshin,urinon gjate masturbimit, dhe sa e madhe eshte vrima e virgjerise, e shoh nje vrime sa gishti i vogel i dores, jam e shqetësuar e shqetësuar a e kam humbur ne kte mënyrë.

Dërguar nga Leunita, më 20 Gusht 2023 në 05:57

Nese masturbimi eshte thjesht klitorial, jo, nuk je cvirgjeruar. Rri e qete.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 20 Gusht 2023 në 07:09

Pershendetje dr.Elinda. Jam 21 vjece dhe ne fund te vitit 2021 kalova nje infeksion bakterial ku u mjekova gjate vitit 2022 jam mjekur dhe nga infeksioni mykotik. Kam kryer dhe Pap test ku ka rezultuar pozitiv cerviciti i shprehur. Kam marre mjekimin saginil.
Ne maj te ketij viti gjithashtu kam bere nje pap test por perseri rezultati i njejete u mjekova serisht me saginil po gjate gjithe periudhes serisht kam shqetesime si dhimbje gjate marrdhenieve seksuale, djeje pas mardhenies, sekrecione te bardha pa arome etj.
Serisht ne gusht bera disa analiza te tjersa dhe rezultati ishin : flore bakterilale normale, cerciciti i shprehur serisht nga pap testi dhe bera analizen e mykoplazmes dhe ureaplasmes ku rezultoi pozitiv ureaplasma. A ndikon ne infertilitet te lutem? Kam qe ne muajin maj qe tentoj per shtatzani por negative. A ndikon ureaplasma? Dhe a ka ndonje pasoje nga ky infeksion?

Dërguar nga lea, më 25 Gusht 2023 në 14:28

Pershendetje Lea! Ureaplazma duhet mjekuar, ne cift, dhe kontrolluar here pas here, se ka raste qe nuk negativizohet. Eshte e rendesishme te mos jete aktive.Roli i saj ne infertilitet egziston, por kur mjekohet si duhet, nuk ka pse perben problem. Nese nuk mjekohet , mund te ndikoje ne 8 % edhe ne aborte, pervec se fertilitetit. Por eshte krejtesisht e zgjidheshme. Duke e ditur, asnje nuk do te ta lere te te behet problem. Rri e qete! Mbaresi. 4 muaj nuk jane asgje, do te te ndodhe, po nuk pat shkak tjeter. Gjithe te mirat!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 12 Tetor 2023 në 09:47

Prsh e nderuar, a ka mundesi te kesh cancer te qafs se mitres dhe pap testi te jet normal, tlutem nje pergjigjje

Dërguar nga Rabija, më 13 Shtator 2023 në 14:05

Jo, nuk ka mundesi!
Por te kesh nje gjendje fillestare , qe pas disa vitesh mund te shkoje deri ne kancer te qafes se mitres, dhe te dale pap testi normal, mund te ndodhe. Prandaj duhen bere kontrolle te vazhdueshme.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 12 Tetor 2023 në 05:22

Pershendetje doktoresh !jam 30 vjec jam shtazan me femijen e dytë ,femijen e par e kam lindur me operacion ne vitin 2018 , doja shum qe femijen e dyt ta beja me lindje natyrale (vaginale) mirpo doktori me te cilin jam lidhur me pat then qe nuk e marrin persper ne shqiperi ,vetem ne tiran esht me pikpyetje por me shum gjasa jo.doja te dija ne qofte se dini ndonje spital qe e merr persiper VBAC

Dërguar nga Sava, më 12 Tetor 2023 në 05:15

Pershendetje! Ne spitalin universitar “Koco Gliozheni” kam patur raste qe e kane marre persiper. Duke mos qene vete ne spital, nuk te them dot me siguri, por mendoj te shkosh per nje konsulte atje. Ju shkofte mbare!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 12 Tetor 2023 në 05:17

Faleminderit doktoresh shume respekte!

Dërguar nga Sava, më 12 Tetor 2023 në 06:46

Kenaqesi, Sava!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 12 Tetor 2023 në 09:41

Pershendetje, kam bere nje vizite gjinekologjjike,gjate kontrolles qafa e mitres tha eshte pakk e pezmatuar dhe me sygjeroj disa analiza, nder to ishte edhe Hpv qe me doli pozitiv tip 16, 31, 6, 42 por pap test me doli mire , me sugjeroj qe pap test te bej qdo gjashte muaj rregullisht, me beri edhe strisho vaginale ku pozitiv doli ureaplzma, mora antibiiotik pes dite dhe qira cervikal 12 dite, nga koha kur kam fillu terapine kam dhimbje kthize qe kalon ne fund te barkut e anash, shkova edhe te urologu ku me tha qe ke infeksion urinar dhe tani jam me antibiotik. Shqetsimi im i vetem qe nuk po mund te fle eshte Hpv , pasi e di qe ato dy tipe jane te rrezikshme , qfar duhet te bej ose ku te kem kujdes me shume doktoresh , theksoj se jam ne lidhje me nje djale qe 14 vjet dhe nuk kam pasur diken tjeter , ndersa i dashuri im une nuk mund ta di , mund te kete marredhenie edhe me dike tieter . Faleminderit nese gjen kohe per mua

Dërguar nga Leonora, më 24 Tetor 2023 në 15:10

Pershendetje Leonora! Ka shume persona qe jane mbartes te HPV pa e ditur, ashtu sic ka shume qe jane mbartes e asnjehere te mos kene probleme me qafen e mitres. Ti kontrollin duhet ta besh cdo 6 muaj, te kujdesesh per rritjen e imunitetit, te ushqehesh shendetshem e te mos stresohesh ( sa te mundet). Por kaq! Asgje me shume. Thjesh ideja qe e di te streson, por kjo nuk te ndihmon, perkundrazi. Rri ne kontroll, kaq! Te pershendes

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 25 Tetor 2023 në 04:28

Pershendetje doktoresh,

Ju lutem a mund të ma shpjegoni se a mund të rigjenerohet himeni nese një femer pa dashje me një objekt e ka demtuar ate,nuk ka pasur asnjeher mardhenie seksuale.Dhe nga ai akt kan kaluar disa vite.A ka mundesi qe cipa e vagines të bashkohet prap.

Dërguar nga Linda, më 10 Nentor 2023 në 03:18

Po, edhe mund te ndodhe!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 15 Nentor 2023 në 16:04

Pershendetje doktoresha!
Atehere kam kryer marredhenie me burrin ne date 10.10.2023.Diten tjeter me erdhen periodat.Me pas piva pilulen e emergjences.
Periodat kete muaj me jane vonuar.
A mund te jem shtatzan?Faleminderit.

Dërguar nga Hana, më 14 Nentor 2023 në 03:07

Ndjese per vonesen. Me siguri e ke zgjidhur dilemen deri tani. Qofshi mire!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Dhjetor 2023 në 02:57

Në materialin citologjik të përgatitur për analizë sipas metodës Papanicolaou, fotografia mikroskopike tregon qeliza nga shtresat sipërfaqësore të eozinofilit me shtresa skuamoze sipërfaqësore eozinofilike dhe bazofilike të ndërmjetme, të grupuara dhe të vetme, pjesërisht të mbuluara me detritus dhe leukocite, si dhe qeliza të vetme endocervikale pa elementet e atipisë. Midis këtyre qelizave, ka një numër të moderuar të granulociteve, dhe një numër pak më të vogël të limfociteve dhe qelizave plazmatike.

Komenti i patologut: Në materialin e analizuar nuk janë gjetur elementë të atipisë qelizore.
PAPANICOLAU shkalla 2
A MUND TE KOMENTONI DOKTORESHE KETE REZULTAT JU LUTEM , JAM 29 VJET FEMIJE NUK KAM , KAM VIRUSIN HPV , CFAR ME REKOMANDON

Dërguar nga Elinda, më 26 Nentor 2023 në 14:36

Asgje shqetesuese nuk ka rezultuar, perveç reagimit qelizor ndaj inflamacionit. Perserit paptestin cdo vit rregullisht ( cdo 6 muaj, nese hpv eshte high risk)

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Dhjetor 2023 në 02:57

Pershendetje doktoresh uroj te jeni mire! Kemi disa kohe qe po tentoj per shtatzani por pasi partneri ejakulon sperma del jashte pavaresisht se tentoj te mos leviz. Ju lutem nese mund te kem nje pergjigje a eshte e zakonshme?
Ju pergezoj per punen tuaj

Dërguar nga Albiona, më 01 Dhjetor 2023 në 04:00

Normale qe eshte e zakonshme. Nuk ka asgje per t’u shqetesuar. Pas ejakulacionit, per 1-4 minuta spermatozoidet e shpejta kane arritur prane vezores. Keshtu qe e kote te rrish me shume pa levizur. Lengjet shoqeruese dalin jashte, kur leviz. Ju shkofte mbare!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Dhjetor 2023 në 02:54

Normale qe eshte e zakonshme. Nuk ka asgje per t’u shqetesuar. Pas ejakulacionit, per 1-4 minuta spermatozoidet e shpejta kane arritur prane vezores. Keshtu qe e kote te rrish me shume pa levizur. Lengjet shoqeruese dalin jashte, kur leviz. Ju shkofte mbare!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Dhjetor 2023 në 02:55

Pershendetje Doktoresh
Desha tju pyes a ka ndonje dit te vecant per shtatzanii djall
Dhesi te kuptoj qe ndodh ovulimi ngase skam menstruacionet e regullta 27/28/29/30 dit

Dërguar nga Berna, më 21 Dhjetor 2023 në 18:21

Pershendetje Doktoresha.
Ndjese per shqetesimin!
Problemi im eshte se gjate marredhenies seksuale me te fejuarin ndjej nje diegie ne vagine.(theksoj qe nuk me ka ndodhur me pare),analizat e urines me kane dal mire,
bera nje strisho vaginale dhe rezultatet jane :
-Qeliza Epiteliale squamos =Normale 10-15 hpf
-Leukocite(polymorphounclear PMN =Normale 10-15 hpf
-Trichomoas vaginal=Negative
-Gardnerela=Negative
-Candida SPP(dODERLEIN)=Present
-Testi WHIFF(KOH)=Negative
Si duhet te veproj me tej?
Faleminderit!

Dërguar nga hana, më 26 Dhjetor 2023 në 07:28

Te beni nje vizite te gjinekologu.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Dhjetor 2023 në 07:57

Te beni nje vizite te gjinekologu.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 26 Dhjetor 2023 në 07:57

Pershendetje doktoreshe!
prej 1 viti e gjysem kam pare ne njeren ane te labias minore kondilome.nuk e dija cfar ishte por gjat nje kontrolli tek nje gjinekologe me ka thene ta djeg ne nje doktor,un pata frike sepse nuk me shqetrsonte dhe nuk e ngacmova.
me pas, pas disa muajsh me doli edhe tek labia tjeter,pikerisht atje ku takohen dy labiat,dmth ne te njejtin drejtim por ne anen tjeter.kurse tani me kane dale edhe tek perineumi.
kurse tek hyrja vaginale ,kur shoh me pasqyre ,dalloj qe perreth himenit kam disa copla mishkaksh perreth,nuk e di a eshte pjese e vagines,me sa kam par ne internet te tjerat e kane hyrjen si vrime te lire,kurse une e kam si vije horizontale dhe lart,poshte apo edeh me anash kam ca si mishka. gjate kryerjes se marredhenies kam veshtiresi vetem ne fillim,sepse un nje muaj kam qe kam humbur virgjeine ,sepse kam pasur shume frike te kryeja marredhenie me pare. pasi hyn bashkeshorti me tej nuk kam me dhimbje ,penisi hyn lirshem.
gjithashtu ,edhe bashkeshortit i kane dale tek baza e kokes se penisit kondiloma ,shume pak.
gjate vizitews tek gjineko9logu,bera dhe hpv ,te gjitha me dolen negative,nuk e di a duhet te beja dhe pap test, per te are mos kam dicka te keqe mqs hpv doli negative,sepse keto mishkat tek hyrja vaginale sidomos nuk e di cfar jane.

doktori me dha mjekim per infeksionin me enteroccocus dhe shume myk qe ki8sha,dhe njekohesisht coldyline per ti djegur, diten e pare ma aplikoi ai ,dhe 4 dite i bera vete.
pas dites se 4 dshkuam te dormatologu per bashkeshortit dhe na pa te dyve dhe na rekomandoi kremin Virzin 5% acyclovir per lyerje 2 her ne dite.
ndalova condyline dhe po e bej me kremin,jemi ne diten e 6-te dhe sikur s kam permiresim,
nuk po me ikin,po marrim edhe disa vitamina per rritje imuniteti.

Prolemi eshte tani sepse une nuk kam lindur dhe jam 33 vjec,dua te tentoj per shtatzani pas mjekimit te mykut,dermatologia na tha qe mund te kryenim marredhenie perderisa e kemi te dy ,nuk ka ndikim tek shtatzania.kurse

Dërguar nga Mariola, më 26 Dhjetor 2023 në 08:16

Mariola, komenti juaj nuk eshte i plote deri ne fund! Keni marre mjekim per kondilomat, tani po merrni aciclovir per herpes. HPV ( me siguri ne qafen e mitres) eshte negative. Asnjera prej ketyre nuk te pengon per shtatzanine, por nuk duhet te tentoni pa mbaruar mjekimin. Si dhe do diskutoni me mjekun rrugen e lindjes ( nese kondilomat nuk jane zhdukur, lidja duhet te jete jo ne rruget vaginsle). Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Janar 2024 në 08:57

Pershendetje,ju pergezoj per keshillat dhe durimin qe tregoni Dr.Elinda Gjata.
Jam 40 vjec,kam 2 femije te moshes 14 vjec dhe 8 vjec.Kam rreth dy vite qe kam ankesa si gjakosje e lehte ndermjet cikleve,ciklin e kam te rregullt dhe jo me sasi te shtuar ne volum apo dite.Gjakosja ka qene jo e shpeshte,ndodhte nje muaj dhe muajin tjeter jo.Ashtu sic e kemi zakon ne shqiptaret e kalova me keshilla nga nëna,apo vjehrra si te tipit jane normale,keshtu jane grate do kesh ndonje infeksion.Te jem e sinqerte me ju kam faj dhe vete pasi jam frikacake dhe viziten tek mjeku e ngelizhoja nga frika,femijet i kam lindur vete dhe emrin e kalucit kur e kujtoja e kisha tmerr.
Para 2 muajsh pata gjakosje me te shpeshte dhe te shtuar ndermjet cikleve.Ne nentor 2023 bera paptest dhe rezultati ishte:
Sfond inflamator,vihen re qeliza skuamoze qe paraqesin ndryshime te shprehura reaktive dhe autolize.Midis tyre vihen re dhe qeliza metaplazike imature me shumice me aspekt ASCUS.
Rekomandohet mjekimi,ndjekja klinike dhe perseritja e Paptestit pas 3 muajsh.

Jam duke perdorur primolut dhe Pharmagyn.
Theksoj se kam dhe krruajtje dhe po perdor Macmiror.

Jam ne kontakt me doktoreshen dhe mezi po pres te bej kontrollin e radhes pasi nuk ia fal vetes kete neglizhence.
Theksoj se per arsye te forta familjare e kam lene veten pas dore.
Im shoq nuk jeton prej 5 vitesh dhe e kam perjtuar shume keq.
Theskoj se jam njeri korrekt dhe e rregullt.

Pyetja ime eshte:
Mos e kam lene pas dore viziten dhe kryerjen e Paptestit?
Duhej t,i kisha bere me heret?
A ka mundesi qe te kem kancer te qafes se mitres?

Theksoj se edhe pse jam me mjekim gjakosja vazhdon dhe kam shume dhimbje pelvike.

Doktoresha me ka sugjeruar se nese nuk qetesohem me mjekim do te bejme pastrim,diagnozen dhe trajtimin.
Faleminderit nese pergjigjeni.
Qofte edhe nje keshille nga ana juaj do ta vleresoja shume.
Faleminderit dhe Gezuar Vitin e Ri 2024!

Dërguar nga Aida, më 02 Janar 2024 në 03:19

Pershendetje Aida! Sigurisht qe nuk duhet lene pas dore shendeti, po prape je ne kohe. Nuk ke kancer te qafes se mitres, pasi ndryshimet qe ke nd pap test jane minimale. Sigurisht qe duhet te vazhdosh sipas porosise se doktoreshes qe te ka kontrolluar. Kjo eshte keshilla ime: me qetesi, pa stres, vazhdo mjekimet dhe kontrollet. Gjithe te mirat dhe vit te mbare dhe per ju!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 02 Janar 2024 në 08:53

Pershendetje doktoresh! Ne 14 dhjetor kam kryer mardhenie te mbrojtur me te dashuren dhe ne daten 16 dhjetor i ka ardhur cikli e ka te rregullt dhe tani ne janar 12 dite perara ciklit ka 3-4 dite ekrecione ne ngjyr gjaku dhe nuk ka asnje dhimbje
cfare mund te jete ?

Dërguar nga Serxho, më 05 Janar 2024 në 14:11

Serxho, nuk mendoj se eshte barre qe mund te kete ndodhur me 14 dhjetor. Mund te jete nje çregullim minimal, qe paraprin ciklin. Gjithsesi, te prese ditet ne vazhdim.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 09 Janar 2024 në 07:28

Pershendetje ju lutem doja tju pyesja per dicka jam 24 vjec
Para 6 muajsh me ishin kam tentuar qe te kryej marrdhenie por ngaqe isha shume e ngushte nuk rezitova dot e lame, gjak nuk me doli por kam frike se ne ato momente kam humbur virgjerine
Tani une jam me nje djale tjeter por nuk i kam treguar per kete pjesen se e ka shume problem dhe kam frik se nese kryej marrdhenie me te mund ta kuptoje se kam tentuar ta bej me dike tjeter dhe mund ta humbas, e dua shume dhe nuk dua qe te ndahem per kete pjese
Si mund te kuptoj nese une e kam humbur virgjerine ate dite?

Dërguar nga Anisa, më 14 Janar 2024 në 01:57

Nuk besoj se e ke humbur, Anisa. Nga ana tjeter, nese duheni shume, pse mendon se kjo gje do kete rendesi?

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 22 Janar 2024 në 15:50

Pershendetje doktoreshe! Kur nisa shtatzanine, te gjitha analizat me dolen ne rregull por ureaplasma, stofilokoku dhe candida me kane rezultuar pozitive. Mjeku me tha qe para javes se 12, smund te marresh mjekim pasi demton fetusin. Sa te demshme jane keto infeskione, cfare shkakatojne? Disa thone qe jane kalimtare dhe disa thone qe jane shume te rrezikshme. Te lutem, a mund te me shpjegosh pak me shume pasi ndihem shum shum ne ankth

Dërguar nga Teu, më 22 Janar 2024 në 02:05

Pershendetje Teu! Te tre keto mikroorganizma jane perberes te flores tone vaginale normale, ne sasi minimale. Kur prishet kjo balance, mbizoteron njeri ose tjetri, ose te kombinuar. Per mjekimin e tyre vendos mjeku qe te viziton, ne varesi te shenjave, ankesave qe ke dhe gravitetin e infeksionit, por dhe e kombinuar me periudhen e barres. Te shkofte mbare!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 25 Janar 2024 në 00:48

Pershendetje! Jam ne javet e para te shtatzanise dhe tek analizat rezultova pozitive me ureplasma, stofilokokun dhe candida. Nuk kam patur kurre shqetesime por kam frike se mos keto infeksione ndikojne tek bebi. Mjeku me ka thene qe mbas javes se 12, do fillosh mjekimin. Ju lutem, se jam shume ne ankth. Cfare ndikimi kane keto tek bebi, cfare shkaktojne?

Dërguar nga Teuta, më 23 Janar 2024 në 02:58

Te gjitha pyetjet qe keni, duhet t’i konsultoni me mjekun qe ju ka vizituar, ate qe njeh trupin tuaj, historikun tuaj etj. Nese nuk i besoni atij, gjeni nje tjeter. Ketu mund te gjeni info te shkurtra, por jo zgjidhje, pasi asnje nuk mundvte jape pergjigje personale per ju, pa ju vizituar. Besojini mjekut tuaj, mos dilni nga dhoma e vizites pa i sqaruar te gjitha pyetjet tuja, ne menyre qe te mos ju trazojne pikepyetjet! Ju shkofte mbare

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Janar 2024 në 08:28

Pershendetje doktoresh! Para nje jave kam bere lindje normale dhe dje me eshte leshuar nje gjak i ngjitur mjeku tha qe ishte nje cop e mbetet nga placenta. Sot nuk kam fare gjakderdhje me dhe me duket sikur Mitra me eshte leshuar shume posht saqe prek diqka te but me dore sa here bej shperlatjen posht.Qfare mendimi Apo pergjigje keni?

Dërguar nga Anes, më 28 Janar 2024 në 14:49

Ana, me jete te gjate bebin! Do kete qene ndonje koagul gjaku i mpiksur ai qe ka dale dje. Mitra eshte r kontraktuar dhe preket nga barku , do 6-8 jave te tkurret plotesisht pas lindjes. Sigurisht qe nuk mund te dale poshte. Ajo qe prek mund te jete muri i perparshem i vagines, ose qafa e mitres. Por mos fantazo, por bej nje vizite te gjinekologu e sqaro pyetjet e tua!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 30 Janar 2024 në 08:25

Pershendetje doktoresha,
Kam bere 5 missed abort ku ndalon zemra e bebit ne javen e 8 te te gjitha rastet. Kam bere te gjitha analizat kariotipet tr cilat jane normale, paneli trombofilise ( nga i cili me ka dal heterozigot MTHFR, PAI 4G/4G, GPIa) si edhe shume analiza te tjera si tiroiden insulinemia (Indeksi Homa 2.4 kam perdor metformin para shtatezanise), hormonalet ( FSh 4.35, LH 8.57, PRL 27 pak mbi norme, Estradiol 29, Progrester 0.26 te kryera ne diten e 4 te cikl)etj. Ne shtatezani kam perdorur Clexane 04 madje dhe 0.6 heren e fundit me aspirin, me prednisone, progresterone dhe serish asnje ndryshim si me dhe pa trajtim pra stopim shtatezanie. Ju lutem nje mendim nga ana juaj se cfare duhet te bej?

Dërguar nga Ela, më 03 Shkurt 2024 në 09:15

Ela, me vjen keq per kete histori kaq te ngarkuar. Ne barren e fundit keni bere nje terapi te plote te te gjitha problematikave te mundshme per abortet e perseritura. Nuk shoh kontroll te infeksioneve ( mucoplazem, ureaplazem, chlamidia). Do rekomandoja nje konsulte te hematologu per dozen e sakte te clexanit. Nuk me vjen ne mend asgje tjeter per momentin. Per fat te keq, mjekesia tradicionale ka limitet e veta….

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 16 Shkurt 2024 në 13:13

Pershendetje doktorresha! Ju falenderoj nese gjeni kohe te me pergjigjeni.
Para disa muajsh me kishtr dal nje pucerr e cila nuk po zhdukej , mendoja ndonje infeksion , me ne farmaci me dhane kondaline , e perdora po vetem shtoheshin keshtu bera nje pap test i cili doli ASCUS, doktorresha me tha te bej HVP test per te percaktuar llojin , me ka dhene nje femme biotic per te rritur imunitetitin permisuar floren , dhe me tha qe ne baze te llojit te tipizimit do bejm vaksinen, pashe qe vaksina nuk ishte shume efektive per persona e infektuar per kte lloj tipizimi me tha do e ndjekim cdo vit me pap teste derisa te normalizohen…
Jam shume e shqetesuar mos me shkakton ndonje komplikim ne nje shtatezani ne te ardhem pasi mosha ime eshte vetem 23 vjece
Ju falemimderit

Dërguar nga Flavia, më 10 Shkurt 2024 në 18:42

Jeni pak konfuze ne parashtrimin e gjendjes. Mjekja ju tha qe keni kondiloma? Pucrat qe shtoheshin cfare ishin? E bere tipizimin e HPV? Nese po, cfare rezultoi? Sigurisht qe duhet te beni pap teste cdo vit. Per te tjerat, nuk jam shume e qarte

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 16 Shkurt 2024 në 13:10

Pershendetje dok!Ne 23 janar kan pasur diten e ciklit me zgjasin 7 dite ne diten e 11 pata nje dhimbje barku te fort.Shkova bera eko dhe gjinekologia me tha te ske asgje te ka plasur nje foliku.Mirpo une vazhdoj te kem sekrecione kafe gati sikur jam ne ditet e fundit te ciklit.Cfare me rekomandon te bej dhe kam dicka per tu shqetesuar faleminderit.

Dërguar nga Klaudia, më 11 Shkurt 2024 në 16:51

Jo, nuk mendoj se ka gje per t’u shqetesuar, deri sa mjekja nuk ka pare gje shqetesuese ne eko. Mund te jete nje cregullim. Prit per ciklin. Nese edhe pas tij vazhdon e njejta situate, duhen bere kontrolle me re thelluara.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 16 Shkurt 2024 në 13:06

Pershendetje Doktoresha ka gati 1 jave qe kam pare nje fshike a pucer anash vagines jo brenda dhe ndjej dhimbje e kam bere pap testin kam 4 muaj qe e bera nuk e di cfare eshte mund te me thoni dicka Fleminderit

Dërguar nga Sara, më 18 Shkurt 2024 në 08:09

Pershendetje Sara. Mund te jete dicka krejt banale ( e zakonshme), por mund te jete edhe ndonje shfaqje e ndonje semundjeje SST ( herpes apo cfaredo tjeter). Duhet te beni nje kontroll te gjinekologu

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 18 Shkurt 2024 në 09:52

Pershendetje, uroj ky meaazh te ju gjej mire!
Vjehrra ime ka 7 vite qe eshte ne menopauze, dhe ka 3 dite qe ka nje grip sezonal dhe ka vrejtur gjakosje nga vagina.Gjakosja ka zgjatur 1 dite.Theksoj se kete problem e kishte edhe para 2 viteve por qe nuk ka bere kontroll tek gjinekologu.A eshte shqetesuese diqka kjo dhe a ka nevoje domosdoshmerisht per kontroll gjinekologjike?
Faleminderit nese pergjigjeni, gjitha te mirat!

Dërguar nga Sala, më 22 Shkurt 2024 në 00:37

Ndjese per vonesen e pergjigjes! Po, duhet te beje patjeter kontroll te mjeku, mund te jete dicka krejt e parendesishme, por mund te jete dhe diçka e rendesishme per shendetin. Merre per krahu e shkoni te gjinekologu!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Mars 2024 në 11:47

Pershendetje doktoresha!
A mund te perdoret kremi Emla per te lehtesuar dhimbjet e forta qe kam ne marredhenien e pare seksuale?

Dërguar nga Era, më 24 Shkurt 2024 në 12:40

Nuk e njoh si preparat, ndjese!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Mars 2024 në 11:46

Pershendetje Elinda, un kisha sekrecione te shumta vaginale, ne fillim dhe ne fund kafe, shkoba te gjinekologu dhe bera eko abdominale, edhe vaginale, cdo gje ne rregull. BERA strisho vaginale cervicale , ishte mire. Bera dhe testet per mykoplazmen ureplazma gonohrrea chlamidia dhe te gjitha ishin negativ. Un bera dhe pap test dhe ishte pap testi shkalla 2 , bera dhe hpv tipizimin dhe doli hpv negativ rezultati . Nje plage kam ne qaf te mitres mirepo me gjitha keto rezultate mire cfare mendon se mund te jete te lutem nje koment

Dërguar nga Rabija, më 05 Mars 2024 në 14:34

Rabije, nuk ke lene gje pa bere. Trupi jone ka reagimet e veta, qe jo gjithmone ne mund t’i perkthejme ne diagnoza te sakta, per fat te keq. Mjekesia eshte shkence jo ekzakte dhe jo e plote. Veshtro si do vazhdoje dhe diskutoji me mjekun tend shqetesimet. Asgje dramatike nuk me duket! Gjithe te mirat!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Mars 2024 në 11:45

pershendetje doktoresha, doja nje mendim tuajin per nje shqetesim qe ndjej.
Jam nje grua 40 vjece, kam dy femije 10 dhe 3 vjec re dyja lindjet normale. Ne dt 20 shkurt bera pap testin i cili rezultoi negativ por ne komente shkruhej sfond inflamator. Doktori me sugjeroi mixovul per nje jave. Pap testin e parafundit e kam bere ne 2019 perpara shtatezanise se dyte dhe te gjitha rastet kane dal negativ. Kam nje cikel te rregull cdo 28-29 dite dhe me zgjat 3-4 dite me fluks normal. Problemi im qendron ne faktin qe pas pap testit te nesermen kisha sekrecione te erreta qe zgjaten gati 1 jave, nderkohe ne diten e dyte qe perdora ovulen ( diren e djeshme 28 shkurt) me filloi nje gjakderdhje ne ngjyre si roze jo e kuqe si menstruacionet. Ciklin e fundit e kisha ne 4 shkurt dhe ne fillim te Marsit pres te me vije cikli. Sekrecionet roze vazhdojne edhe sot, ovulen e perdora perseri. Jam e shqetesuar cfare jane keto sekrecione qe paraprijne ciklin? duhet te shqetesohem? mund te jene sekrecione premenstruale? theksoj se shqetesim tjeter, kruarje, dhimbje nuk kam. Ju lutem nje mendim tuajin sepse jam shume e shqetesuar, nuk me ka ndodh ndonjehere. Ju falenderoj paraprakisht!

Dërguar nga Reni, më 07 Mars 2024 në 13:54

Pershendetje Reni! Me aq sa kuptoj nga shpjegimi juaj, mendoj se sekrecionet hemoragjike te nesermen mund te kene qene nga furça qe merr qelizat per pap test. Ndodh shpesh qe gjakos nga marrja e pap testit, sidomos kur ka pak inflamacion. Nderkohe sekrecionet d tjera qëhemoragjike qe kane paraprire ciklin nuk di te them me siguri se cfare mund te jene: nje cregullim qe do ndodhte edhe po te mos kishit bere pap testin? Nje kist qe nuk do plase me shperthimin e ciklit? Nje gervishje e lehte gjate vendosjes se ovules? Te gjitha jame te mundshme. Nese jane te izoluara vetem ne kete cikel, nuk mendoj se ke nevoje te shqetesohesh. Nese vazhdojne edhe muajin tjeter apo ate pasuesin, duhet bere nje kontroll. Gjithe te mirat!

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Mars 2024 në 11:40

E nderuar Elinda a ben te me jepni nje mendim, Në materialin citologjik të përgatitur për analizë sipas metodës Papanicolaou, fotografia mikroskopike tregon qeliza nga shtresat sipërfaqësore të eozinofilit me shtresa skuamoze sipërfaqësore eozinofilike dhe bazofilike të ndërmjetme, të grupuara dhe të vetme, pjesërisht të mbuluara me detritus dhe leukocite, si dhe qeliza të vetme endocervikale pa elementet e atipisë. Midis këtyre qelizave, ka një numër të moderuar të granulociteve, dhe një numër pak më të vogël të limfociteve dhe qelizave plazmatike. Komenti i patologut: Në materialin e analizuar nuk janë gjetur elementë të atipisë qelizore. PAPANICOLAU shkalla 2
Ne qaf te mitres kam nje plage , bera dhe tipizimin e hpv ishte negativ . Per plagen mjeku me tha te bej avullimin e saj me llaser . A mendoni se duhet ta kryej kete intervenim , un ende skam asnje lindje . Ju lutem nje koment

Dërguar nga Blertaa, më 12 Mars 2024 në 15:57

Pershendetje! Pap testi ka dale mire, pa qeliza problematike. Sfond inflamator i lehte. Nderkohe HPV negativ, akoma me mire. Per nderhyrjen ( qe eshte minimale) askush me mire se mjeku qe te ka pare nuk di te ta thote. Gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Elinda Gjata, më 14 Mars 2024 në 11:43

Regjistrimi i mjekut

×
* Ky funksion është i nevojshëm vetëm për mjekët e regjistruar në website.