Mosha
40 vjeç
Gjinia
Femër
Kombësia
Celular
ildandreko@yahoo.com
Specialitetet
Procedurat
Vizita mjekesore obstetrike gjinekologjike,ekografi,planifikim familjar
Vendi i punes
HPV (Human Papiloma Virus) | Prill 2020 | |
CITOMEGALOVIRUSI (CMV) NE SHTATZANI | Prill 2020 | |
Shtatezania e zgjatur | Mars 2018 | |
Barra ekstrauterine | Janar 2018 | |
Lindja para kohe | Janar 2018 | |
Translucenca Nukale | Shtator 2017 | |
Fistula obstetrikale | Gusht 2017 | |
Amenorrea | Korrik 2017 | |
Polipi endometrial dhe cervikal | Maj 2017 | |
Prolapsi Genital | Prill 2017 | |
Infeksionet ne prepubertet | Mars 2017 | |
Hemoragjia ne prepubertet | Mars 2017 | |
Teratogeniciteti dhe medikamentet | Shkurt 2017 |
Pershendetje! Jam nje zonje 59 vjec. Kam probleme me mitren. Me del poshte dhe me pengon urinimin. Kur ngre pesha kam dhimbje ne fund te barkut. Cfare do me sugjeronit? Falemiderit!
Dërguar nga Elona, më 07 Tetor 2018 në 11:49
Pershendetje Elona!Problemi juaj kerkon nje konsulte dhe nje vizite vaginale ne menyre qe te percaktohet problemi,cistorektocele,cistocele ose prolaps uterin.Percaktohet grada ne menyre qe te vendoset per trajtim te metejshem.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 12 Tetor 2019 në 18:12
Pershendetje doktoresh
Te lutem kam dhimje ne fund te barkut krahu I majte
Kam kist 5.6 cm deformim te mitres
Cfar mundet te bej
Dërguar nga Silva, më 12 Tetor 2019 në 01:53
Pershendetje Silva!Ju duhet te konsultohemi me nje mjek gjinekolog.Duhet te beni nje ekografi per te vleresuar kistin dhe karakteristikat e tij(permasat,konturet,i thjeshte apo jo,me likid te paster apo jo,me septume...).Shikohet nese dhimbjet i ke nga ndonje komplikacion i kistit(rupture,torsion,hemoragji..),vleresohen markuesit tumoral dhe ne baze te te dhenave mund te behen ekzaminime te metejshme . Dhe vendoset per menyren e trajtimit,medikamentoz ose kirurgjikal.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 12 Tetor 2019 në 18:06
Pershendetje!Jam ne javen e 13 te shtatezanise time. Bera eko dhe parametrat me dolen CRL 65.3mm dhe NT 1.23mm. Eshte shtatezania ime e dyte por me te parin e kam pasur NT 1.16mm dhe po me ben merak. Problemi eshte se tani nuk leviz dot per shkak te situates. Faleminderit.
Dërguar nga Marcela Muca , më 18 Mars 2020 në 10:26
Pershendetje Marcela! Vlera e NT 1.23 eshte normale. Vlera e NT ne cdo shtatzani eshte e ndryshme nuk eshte e njejte, por ne te dyja rastet eshte normale. Te pershendes. Shtatzani te mbare
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 25 Mars 2020 në 12:14
Përshëndetje doktoreshë.
Jam në javën 28
Isha për konsultë edhe doktori më tha je hapur nga mitra edhe 5mm të mbajnë.
Më këshilloi pushim, por jo regjim shtrati. Edhe më tha që pas 1 muaji të të jap si ilaç betametazon për pjekurinë e mushkërive të bebit. Pyetja ime është që a mundet që nëse ndjek këshillat të shpë5pj nga lindja e parakohshme edhe të mos e marr këtë ilaçin, sepse kam frikë mos më dëmton beben. Faleminderit shumë paraprakisht
Dërguar nga Monda , më 23 Prill 2020 në 11:05
Pershendetje Monda! Betametazon eshte nje gjilpere qe duhet bere ne rast kur kemi lindje te parakohshme se ndihmon mushkerite e bebit per prodhimin e sulfaktantit. Ai nuk e demton bebin por e mbron ate ne kushtet e lindjes se parakohshme. Sa per hapjen e qafes se mitres besoj ka nje keqkuptim ne lidhje 5mm te mbajne, do te thote qe je hapur thuajse komplet dhe je per te lindur (kjo percaktohet vizite vaginale). Nqs ne ekografi qafa e mitres eshte 5mm je per tu shtruar ne maternitet dhe regjim absolut. Mgjth besoj se ne kete drejtim je keqkuptuar ndoshta me termat. Te pershendes! Shtatzani te mbare!
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 23 Prill 2020 në 12:03
Pershendetje doktoresha,jam n shtazanin e dyt ne javen e12+-4dit.
Dje bera matjet dhe Nt ishte 6.4mm kurse Crl 2.1 sot n mengjes doktorresha m keshilloj per testin
Jam shum e shqetsuar sepse n lindjen e par cdo gje ka qen shum normale dhe se di tani por Duke lexuar kam frik se mos kam nje femij me probleme testin e bera por m duhet t pres dhe 1 jav me kete lloj shqetsimi
Ju lutem a mund t me thoni nese esht ndonje gje dyshuse apo per merak
Dërguar nga Arxhena Brahaj, më 30 Shtator 2020 në 16:46
Pershendetje Arxhena! Vlera e NT 6.4 mm eshte mbi vleren kufi te NT qe eshte 2.5mmm. Ne kete ekografi eshte pare dhe prania ose jo e kockes nazale. Berja e ekzaminimeve te metejshme eshte e nevojshme dhe jane ato qe percaktojne nese kemi nje shtatzani me probleme apo jo. Duhet te presesh pergjigjen e testit. Te uroj qe gjithcka te dali mire dhe te kesh nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 30 Shtator 2020 në 17:52
Faleminderit doktorresha per pergjigjjen tuaj
Kocka e hundes esht prezente dhe si rrahjet e zemres me kan dal normale
Dërguar nga Arxhena Brahaj, më 01 Tetor 2020 në 05:06
Arxhena duhet te presesh dhe pergjigjen e testit. Te uroj te dali mire dhe mos te kesh probleme. Shtatzani te mbare
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 01 Tetor 2020 në 05:28
Pershendetje doktoresha! Jam 14 javshe e 2 diteshe shtatezane. Kur shkova per ekografine e kisha kaluar moshen e shtatezanise per te bere matjen e NT .
Perben kjo nje problem ?
Faleminderit!!
Dërguar nga Enxhi, më 29 Mars 2022 në 12:55
Pershendetje doktoresha! Jam ne javen e 13 te shtatezanise dhe me ka dale analiza citomegolavirus igG pozitive me vlere 198.1 , citomegolavirus igM negativ 0.141 , perben problem ?
Dërguar nga Anxhela Muca, më 20 Prill 2022 në 14:47
Pershendetje Anxhela! CMV IgG pozitive tregon qe ti e ke kaluar infeksionin me perpara dhe IgM negative tregon qe aktualisht ne shtatzani nuk kemi nje infeksion te tille. Nuk ka asnje problem per shtatzanine. Ju uroj nje shtatzani te mbare.
Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 20 Prill 2022 në 15:35