Dërguar nga:

Endoscopic Ustrasonographic - EUS (Pjesa e parë)

Çfarë është EKO-ja endoskopike (EUS- endoscopic ultrasonography)?

EKO-ja endoskopike është kombinim i ekos dhe endoskopisë për te marre imazhe dhe informacione për traktin tretës, organet dhe indet përreth tij.

Endoskopia është një procedure ku një tub fleksibel me një mini-telekamera futet nga goja ose rektumi i pacientit për të parë nga brenda traktin tretës. (shih. gastroskopi/ kolonoskopi) ndërsa eko-ja përdor vale me frekuence të lart për të prodhuar imazhe të organeve dhe strukturave në brendësi te trupit si psh vezoreve, uterusit, mëlçisë, fshikëzës se tëmthit, pankreasit, aortës etj.

Ekoja tradicionalisht behët nëpërmjet lëkurës, pasi ajo është lyer me xhel, me ane të një sonde e cila shërben si transmetues valësh për të marre imazhe të organeve, por jo gjithmonë këto imazhe kanë qene të qarta.

Në EKO-n endoskopike(EUS) një transmetues valësh është vendosur në maje të endoskopit fleksibel. Duke futur skopin nga goja në ezofag dhe pastaj në stomak (endoskopi e traktit të sipërm tretës) mund të merren imazhe me kualitet të lartë të organeve brenda trupit te njeriut.

Duke qenë se transmetuesi i valëve është në maje të skopit bën të mundur marrjen e imazheve në afërsi pothuajse ngjitur me organet, për ketë arsye imazhet e mara janë më të qarta dhe më të hollësishme se sa ato që merren në eko tradicionale.

EKO-ja endoskopike gjithashtu mund te marre informacione ne lidhje ne shtresat e murit te zorrëve si dhe zonat ngjitur si nyjet limfatike dhe te enëve te gjakut. Përdorim tjetër i ekos endoskopike është studimi i vazave të gjakut duke përdorur ultratingujt Doppler, dhe për të marrë mostër indesh duke kaluar me një age speciale nen drejtimin e ultratingujve në nyjet limfatike të zgjeruara ose në tumoret e dyshimta. Këto inde ose qeliza të marra nëpërmjet ages studiohen nga histopatologu me mikroskop.

Kur është e dobishme EKO-ja endoskopike?

Duke qene se është një metode e re diagnostikim përdorimet janë në zhvillim e sipër, momentalisht ajo përdoret për;
 - Stadifikimin e kancerit të ezofagut, stomakut, pankreasit dhe rektumit.
 - Stadifikimin e kancerit të mushkërive.
 - Vlerësimin e pankreatitit kronik dhe masat apo cistet e pankreasit.
 - Studimin e anomalive të duktusit biliar ose fshikëzës së tëmthit ose tumoreve të mëlçisë>br />  - Studimin e muskujve të poshtëm të rektumit dhe kanalit anal në vlerësimin për inkontinencën fekale.
 - Studimin e "lezioneve submukozale" si psh nodulat ose"gungat"qe mund te fshihen ne murin e zorrëve dhe qe janë te mbuluara nga mukoze normale e traktit tretës dhe qe te japin përshtypjen e diçkaje anormale.

Stadifikimi i kancerit është bërë një nga arsyet rutine të përdorimit të ekos endoskopike. Ecuria e pacienteve me kancer varet nga koha kur ato diagnostikohen që do të thotë: diagnostikimi i kancerit të zorrës së trashë në stadet fillestare do të thotë që kanceri është vetëm në shtresat e zorrës dhe nuk është përhapur në organet e tjera gjë qe i jep më shumë shanse pacientit për një ecuri të mire të sëmundjes duke përfituar shumë.

E kundërta ndodh kur kanceri zbulohet në stadet e avancuara ku është përhapur jashtë mureve të zorrës dhe organeve, limfonodulave përreth ose është përhapur në organet me të largëta si p.sh në mëlçi dhe në mushkëri.

Eko-ja endoskopike na jep një informacion të plote në lidhje me thellësinë dhe përhapjen e kancerit në organet dhe limfonodulat përreth.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 158 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten