Dërguar nga:

Endoscopic Ustrasonographic - EUS (Pjesa e dytë)

Cila është përgatitja për eko-n endoskopike?

Doktori duhet te behet i ditur për gjendjen tuaj shëndetësore në veçanti në qoftë se keni ndonjë alergji nga ilaçet ose në qofte se keni sëmundje të tjera si p.sh; të zemrës, mushkërive, diabet etj. Gjithashtu ju duhet të informoni doktorin nqs jeni alergjik i jodit apo i midhjeve sepse gjate procedurës mund të përdoret kontrast me përmbajtje jodi.

Në qoftë se do behet aspirim me age do të duhet të ekzaminohet gjaku juaj për të përjashtuar mundësin e trombëve (mpiksje gjaku). Është shumë e rëndësishme që ju të informoni doktorin në qofte se keni histori familjare për hemorragji ose në qofte se ju merrni ilaçe për hollim gjaku (si psh. aspirin, plavix, sintrom etj)

Është shume e rëndësishme që ju të informoni doktorit për çfarëdo lloj mjekimi që jeni duke marrë qoftë dhe mjekim popullor.

Marrja e antibiotikeve zakonisht nuk kërkohet të ndërpriten.
Eko-ja endoskopike do kryhet nën sedacion (gjumë dhënës venoz) kështu që ju nuk do jeni në gjëndje të punoni ose ti jepni makinës për 24 orë. Kjo do të thotë që ju do keni nevoje të shoqëroheni nga një familjar i juaj.

Do t'ju duhet të keni stomakun bosh për më shumë se 6-ore pa ngrëne. Ne raste se ekoja endoskopike do jetë rektale do ju duhet te përdorni laksativ që do t'u përshkruhen dhe do t'u jepen udhëzime nga mjeku për mënyrën e përdorimit.

Si kryhet EKO-ja endoskopike?

Sapo te arrini ne qendrën endoskopike infermierja ose doktori do t'ju shpjegoje për procedurën dhe do t'u përgjigjet gjithë pyetjeve qe mund te keni. Gjithashtu do t'u kërkohet te firmosni një konsensus.

Pas kësaj do filloj përgatitja juaj për procedurën. Do t'u vendoset një vigon në venë për të bërë sedacionin (gjumë dhënien venoze) dhe për t'u administruar lëngje dhe medikamente venoze.

Gjithashtu do monitoroheni për shenjat jetësore; tensioni arterial, oksigjenimi në gjak dhe pulsi.

Menjëherë sapo të përgjumeni, me ane të një endoskopi të veçante që do futet nga goja ose rectumi (sipas nevojës) do fillojë procedura.

Për shkak të sedacionit ju nuk do ndjeni dhimbje por mund të keni një ndjeje të vogël jo rehatie.
Doktori do të shohë nga brenda me kujdes traktin tuaj tretës ne një TV monitor dhe imazhet me ultratinguj ne një monitor tjetër.

Procedura mund të zgjas rreth 30-90 minuta kjo në varësi të nevojës për procedura të tjera si psh: (FNA) aspirimi me age.

Pas procedurës ju do jeni gati të ecni dhe ushqeheni pas 2 orësh.
Pasi t'u ketë dale efekti i sedacionit doktori do t'u sqaroj për rezultatet. Me vone jeni të lire të largoheni të shoqëruar nga një familjar.

Vakte të lehta dhe lëngjet janë të lejuar ditën pas ekzaminimit. Do të keni fryrje të lehte barku për shkak te ekzaminimit, por mos u shqetësoni sepse kalon shpejt

Mund te ndjeni dhimbje të lehta fyti të cilat mund të kalojnë pas përdorimit të gargarave me ujë me kripe. Ju duhet të kontaktoni menjëherë me doktorin ose të paraqiteni në qendrën shëndetësore në qofte se keni: dhimbje të forta, të vjella të pastra ose me përmbajtje gjaku, ethe dhe temperature.

Cilat janë risqet e EKO-s endoskopike?

Si çdo procedure tjetër endoskopike EUS është e sigurte dhe e tolerueshme prej pacienteve. Mirëpo nuk ka asnjë lloj procedure që nuk mbart risqet e veta, por EUS i ka shume të rralla. Mundësia e komplikacioneve te EUS pa procedurën e aspirimit me age është 1/2000. Ndonjëherë pacientet mund të kenë shenjat e një reaksioni si psh. të kruara dhe njolla të kuqe të lëkurës ose të vjella prej medikamenteve të përdorura gjatë procedurës.

Gjithashtu mund të shfaqet një fryrje (si gunge) në vendin ku është vendosur vigoni situatë e cila është pa problem dhe që zgjidhet me kalimin e kohës. Në qoftë se nuk zhduket brenda një periudhe kohore të caktuar ju duhet të konsultoheni me doktorin.

Komplikacioni kryesor i EUS është perforacioni (çarja e murit të zorrëve ose stomakut) situate e cila mund të kërkoje kirurgji. Mirëpo ky komplikacion është shume i rralle dhe gjate procedurës merren masat e nevojshme për shmangien e tij.

Kur kryhet procedura e aspirimit me age ka gjasa që komplikacionet të ndodhin me shpesh por prape janë shumë të rralla me një përqindje 0.5-1.0 Kalimi i agës nëpërmjet mureve mund të shkaktoje hemorragji të vogël. Në qoftë se hemorragjia vazhdon pacienti hospitalizohet për një periudhe të shkurtër për mbikëqyrje dhe nevoja për transfuzion gjaku është shumë e rrallë.

Infeksioni është një tjetër komplikacion prej procedurës së aspirimit me age, e cila mund të ndodhe gjatë aspirimit(thithjes) së lëngjeve të cisteve dhe terapia me antibiotike jepet pas procedurës. Në qoftë se aspirimi me age bëhet në pankreas, pankretiti (infeksioni pankreasit) mund të ndodhë shumë rrallë. Paknkreatiti është një situate që kërkon hospitalizimin e pacientit, mbikëqyrjen, regjim shtrati, dhënien e lëngjeve dhe medikamenteve venoze. Zakonisht kjo situate kalon spontanisht brenda pak ditëve.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 204 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten