Dërguar nga:

HEMORAGJIA NE PREPUBERTET (Pjesa e tretë)

Diagnoza diferenciale

1 - Hemoragjia neonatale

Pas periudhes neonatale hemoragjia klasifikohet si prepubertale. Hemoragjia neonatale eshte hemoragjia ne ditet e para te jetes. Hemoragjia ne ditet e para te jetes eshte e lidhur me kalimin e estrogeneve amtare tek femija.

2-Hemoragji te tjera

Ndonjehere eshte e veshtire te percaktohet burimi i hemoragjise qe mund te jete nga trakti urinar ose rektumi (konstipacion ,fisura anale,semundje inflamatore te zorreve ).

3 - Lezione vulvare

Shoqerohen me prurit, ekskoracion, macerim kutan dhe fisura qe gjakosin.

-Prolapsi uretral

Ndodh pas nje episodi qe shoqerohet me rritje te presionit abdominal. Mukoza uretrale del neper meatus duke formuar nje mase te rrumbullaket qe shpesh ben hemoragji. Mesatarisht shfaqet rreth moshes 5 vjecare. Zakonisht zhvillohet ne menyre akute, si mase e ndjeshme,simetrike rreth uretres dhe shoqerohet me gjakrrjedhje te paket. Ne pacientet asimptomatik, trajtohet me krem me estrogen per nje kohe te shkurter. Qetesohet dhe nga banjot ne vaske. Ne pacientet simptomatik me retension urinar ose me mase te madhe dhe nekrotike behet rezerkimi dhe vendoset nje kateter urinar 24 ore ose me teper sipas gjendjes.Ne rastet e infeksionit behet dhe trajtimi me antibiotikoterapi me spekter te gjere.

-Kondiloma

Eshte nje infeksion qe shkaktohet nga human papiloma virus (HPV). Transmetohet nga kontakti perineal, kontakt i ngushte fizik, abuzimi seksual. Kemi dhe transmetim vertikal, per arsye te aspirimit fetal ne rruget e siperme respiratore te sekrecioneve te infektuara amtare qe cojne ne lezione laringeale. Paraqitet ne formen e verukeve te ngjyrosura ne te kuqe dhe fraxhile. Lezionet gjenden ne membranat mukozale te uretres, v.urinare, gojes, syve, vulve, vagine. Klinikisht shprehen me hemoragji vaginale, rektale, dizuri, sekrecione vaginale, defekim i dhimbshem. Deri ne moshen 2-3 vjecare infeksioni eshte i fituar perinatal nga nena. Pas kesaj moshe me teper dyshohet per abuzim seksual. Terapia individualizohet. Trajtohet me solucion te holluar 5-25% te rezines se podofilines. Alternative tjeter mjekimi eshte lokalisht me krem 5 fluoruracil, krioterapi, nekrotizim elektrokirurgjikal dhe lazer me karbon.

Lichen sclerosus

Eshte nje patologji kutane,qe ka karakter te trasheguar dhe lidhet me semundje autoimune. Kjo patologji con ne vulvovaginit dhe ne hemoragji vaginale. Lezionet jane te vogla dhe vendosen ne vulve ose perineum. Shpeshhere mund ti mbivendoset nje infeksion sekondar. Trajtimi behet me steroid lokal.

3 - Trupat e huaj

Shoqerohen me sekrecione purulente ose te gjakosura. Zakonisht dyshohet per trup te huaj kur sekrecionet vazhdojne panvaresisht trajtimit. Ne ekzaminimin rektal mund te palpohet trupi i huaj ne vagine. Vleresimi dhe heqja e tij behet nen anestezi nepermjet vaginoskopise.

4 - Puberteti prekoks

Kjo ndodh kur fillimi i maturimit seksual eshte 2 devijacione standarte nga norma. Ne kete rast kemi shfaqjen e shenjave seksuale sekondare (formimi i gjirit, rritja e qimeve pubike ) para moshes 8 vjec ose ardhja e menarkes para moshes 10 vjec. Puberteti prekoks shoqerohet me hemoragji endometriale. Ne kete rast behet nje vleresim i estradiolit, gonadotropinave, testi i stimulimit nga hormonet cliruese te gonadotropinave, eko pelvike, CT pelvike dhe abdominale, CT koke per te perjashtuar ndonje lezion ne SNQ. Shkaqet qe mund te cojne ne pubertet prekoks jane te shumta si medikamente me estrogene, kiste funksionale ovariale, neoplazi ovariale, sindromi McCune Albright, lezione ne SNQ qe prodhojne hormone dhe pubertet prekoks idiopatik. Trajtimi behet ne baze te shkakut me medikamente ose kirurgjikal.

5 - Trauma

Traumat vleresohen nga nje anamneze e kujdesshme. Ato mund te jene aksidentale ose jo (perfshihet ne abuzim). Demtimi aksidental zakonisht kap zonen anteriore dhe laterale te vagines kurse penetrimi prek forketen dhe unazen himenale.

6 - Abuzimi

Klasifikohet:

  • Pa shenja abuzimi
  • Abuzim i mundshem
  • Evidenca perfundimtare te abuzimit

7 - Te tjera

  • Tumore (rhabdomyosarcoma ose sarcoma batroide)
  • Tumore hormonale aktive ovariale (cojne ne proliferim te endometrit dhe ne hemoragji endometriale)
  • Estrogene ekzogene
  • Perdorim i zgjatur lokal dhe ne doze te larte i estrogeneve
Trajtimi

Trajtimi do te behet ne baze te shkakut qe ka cuar ne hemoragji. Trajtimi eshte medikamentoz ose kirurgjikal ne baze te shkakut. Ne lezionet e lekures, irritimet kronike dhe lichen sclerosis trajtimi behet me steroide lokal. Ne tumoret vaginale dhe ovariale behet konsulte me nje onkogjinekolog.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 212 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten