Dërguar nga:

Fraktura e Kalkaneusit - Kocka e Thembres (Pjesa e dytë)

Testet

Teste të tjera që mund të ndihmojnë mjekun tuaj per të konfirmuar diagnozën përfshijnë:

Radiografia: Ky test është më i zakonshmi dhe gjerësisht në dispozicion si teknikë diagnostike Radiografia krijon imazhe të strukturave të dendura, si kockave, kështu që ata janë veçanërisht të dobishme në tregimin e frakturave.

Tomografia e kompjuterizuae aksiale (CT-Skaneri): Pas shqyrtimit me radiografi te kembes tuaj, mjeku juaj mund të rekomandojë një CT te këmbës. Ky mjet i kombinon Imazhet e rrezeve X me teknologjinë kompjuterike për të prodhuar një imazh më të detajuar, ndër-sektorial të trupit tuaj. Ajo i jep mjekut tuaj nje informacion të vlefshëm në lidhje me ashpërsinë e thyerjes. Studimi CT ndihmon mjeku tuaj te planifikojë trajtimin tuaj. Mjeku do t ju tregojë imazhe qe të kuptoni natyrën dhe peshën, severitetin e lëndimit tuaj.

Trajtimi

Në planifikimin e trajtimit tuaj, mjeku do të shqyrtojë disa gjëra, duke përfshirë:

  • Shkaku i lëndimit tuaj
  • Shëndeti juaj në përgjithësi
  • Ashpërsia e lëndimit tuaj
  • Shkalla e dëmtimit të indeve të buta

Sepse shumica e frakturave te kalkaneusit shkaktojnë zgjerim te kockes, ndaj dhe qëllimi i trajtimit është për të rivendosur anatominë normale të thembres. Në përgjithësi, pacientët të cilët kane ruajtje te anatomise se thembres pergjithesisht kane rezultate më të mira. Rikrijimi i anatomise normale, megjithatë, më së shpeshti kerkon kirurgji. Kirurgjisë është e lidhur me rreziqe të larta të komplikimeve.

Mjeku juaj do të diskutojë mundësitë e trajtimit me ju.

Trajtimi konservativ (jokirurgjikal)

Nëse fragmentet e kockave të thyera nuk janë zhvendosur nga forca e lëndimit, ju mund të mos keni nevojë per kirurgji. Vendosja e kembes ne gips apo ndonjë formë tjetër e imobilizimit mund të jetë një alternativë. Kjo do të mbajë skajet e thyera në pozicionin e duhur, ndërsa ata të shërohen.

Ju nuk do të peshoni me këmbën e lenduar deri ne sherimin e plote te kockes. Kjo mund të marrë 6-8 javë, dhe ndoshta më të gjatë.

Trajtimi Kirurgjikal

Nëse kockat janë zhvendosur nga vendi, ju mund të keni nevojëper kirurgji.

Koha per kirurgji. Nëse lëkura përreth frakturës tuaj nuk është demtuar, pra kocka e thyer nuk eshte ne kontakt me mjedisin, mjeku juaj mund të rekomandojë te pritet deri sa ënjtja te zvogelohet, me pas operacioni. Mbajtja e këmbës ne imobilizim dhe duke e ngritur për disa ditë do të ule ënjtjen. Ajo gjithashtu i jep lëkurës që ka qenë e tendosur një shans për tu shëruar. Kjo periudhë e pritjes para operacionit shpesh përmirëson shërimin tuaj të përgjithshëm pas operacionit dhe ul rrezikun e infeksionit.

Ne thyerjet e hapura, kocka e thyer eshte ne kontakt me mjedisin. Keto thyerje duhet të pastrohen dhe kërkojnë kirurgji të menjëhershme.

Kirurgji e hershme gjithashtu rekomandohet shpesh për një frakturë me shkëputje. Edhe pse pazakontë, një pjesë e calcaneus mund të dale jashtë kur tendini Akilit largohet nga kocka (shkëputje-avulsion). Për këtë lloj të thyerje, kirurgjia e hershme mund të ule rrezikun e lëndimit të lëkurës përreth tendinit te Akilit.

Procedura Kirurgjike. Procedurat e mëposhtme janë përdorur për lloje të ndryshme të fractures se kalkaneus.

Reponim i hapur dhe fiksim i brendshëm. Gjatë këtij operacioni, fragmentet e kockave ripozicionohen (reponohen) në përqasjen e tyre normale. Dhe mbahen së bashku me vida të veçanta ose pllaka metalike dhe vida.

Fiksimi nepermjet lekures me vida. Ndonjëherë, nëse fragmentet e kockave janë të mëdha, ato mund të vendoset, reponohen përsëri në vend duke shtyrë ose duke tërhequr mbi ta pa bërë një prerje të madhe. Vida veçanta mund të vendoset me prerje të vogla për të mbajturfragmentet e eshtrave së bashku.

Nje thyerje me zhvendosje e kalkaneusit. Thyerja eshte reponuar dhe kockat mbahen ne pozicionin e tyre normal nepermjet vidave. Metode tipike per ti rikonfiguruar dhe mbajtur fragmentet kockore ne pozicionet e tyre normale me pllake metalike dhe vida.
Rekuperimi- Sherimi

Kockat kanë një kapacitet të shquar për tu shëruar. Sa me i madh e i rende te jete lëndimi juaj, aq me e gjate do jete periudha e rekuperimit. Pacientët me frakture më të rënde kane më shumë gjasa të vuajnë një shkallë te humbjes së përhershme të funksionit, pavarësisht trajtimit.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 337 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten