Dërguar nga:

Fraktura e Kalkaneusit - Kocka e Thembres (Pjesa e tretë)

Rehabilitimi- Riaftesimi

Nëse ju do ti nenshtroheni kirurgjise apo jo, rehabilitimi juaj do të jetë shumë i ngjashme. Sa kohë duhet për t'u kthyer në aktivitetet e përditshme ndryshon me lloje të ndryshme të frakturave. Kjo varet nga shkalla e dëmtimit. Disa pacientë mund të fillojnë te peshojne kemben pak javë pas lëndimit ose kirurgjise, disa pacientë mund të kenë nevojë të presin 3 ose më shumë muaj para se të peshojne kemben.

Levizje te hershme. Shumë mjekë inkurajojnë lëvizjete hershme te këmbës dhe kyçit te këmbës në fillim të periudhës së rimëkëmbjes, rekuperimit. Për shembull, disa pacientë janë të udhëzuar të fillojnë të lëvizin zonën e prekur sa më shpejt që dhimbja e tyre lejon. Pacientët të cilët jane operuar janë udhëzuar të fillojnë të lëvizin zonën e prekur sapo te shërohet plaga.

Fizioterapi. Ushtrime të veçanta mund të përmirësojnë shkallen e levizjeve të këmbës dhe kyçit te këmbës tuaj, dhe për të forcuar muskujt mbështetës. Edhe pse ushtrimet janë shpesh të dhimbshme në fillim dhe progresi mund të jetë i vështirë, ushtrimet janë të nevojshme në mënyrë që ju të rifilloni aktivitetet normale.

Peshimi me kemben e prekur. Kur ju te filloni te ecni, mund të keni nevojë për të përdorur një bastun dhe te vishni kepuce me qafe. Është shumë e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj për të ecur me këmbët tuaj. Nëse ju vendosni te peshoni me këmbën tuaj shumë shpejt, fragmentet e kockave mund të lëvizin nga vendi dhe ju mund të keni per kirurgji. Nëse ju jeni operuar, mund qe vidat te lirohen ose të thyhen dhe kocka të shkatërrohet apo kolapsohet. Kjo mund të mos ndodhë qe herën e parë qe ju ecni me të, por në qoftë se eshtrat nuk jane shëruar dhe ju vazhdoni të ecni me këmbën tuaj, pllakat metalike apo vidat do të thyhen.

Gjashtë muaj pas operacionit, implanti ka dështuar. Disa vida jane thyer dhe kalkaneusi eshte shembur apo kolapsuar. Ky pacient kërkon nje operacion te madh per rikonfigurim, rindertim te kalkaneusit, dhe sot ecën me duke caluar dhe ka lëvizshmeri të vogla të këmbës.
Komplikacionet

Ka një gamë komplikimesh te frakturave te kalkaneusit. Komplikimet të vogla përfshijnë:

  • Sherim i vonuar i plages
  • Irritim te nervit acarim përreth prerjes
  • Irritim te tendinave nga vida
  • Ngurtësim të artikulacionit
  • Dhimbje kronike

Ndërlikimet madhore përfshijnë:

  • Mpiksje te gjakut apo tromboza
  • Mos sherim te plages
  • Infeksioni
  • Rënia apo kolapsi i kockave
  • Arthritii (me ose pa kirurgji)

Pirja e duhanit ndikon si ne sherimin e kockave dhe shërimin e lëkurës, kështu që është e rëndësishme që ju ti tregoni mjekut tuaj nëse pini duhan. Disa kirurgë nuk do të kryejnë kirurgjine, operacionin për një pacient që pi duhan për shkak të rrezikut të madh të komplikimeve të rënda. Edhe pa kirurgji, kockat tuaja mund tju duhet më shumë kohe për tu shëruar, nëse ju pini duhan.

Kirurgji shtesë është zakonisht e nevojshme në raste të infeksionit ose shërimit te veshtire te plagës. Nëse të gjitha metodat e zgjidhjes së problemit kanë dështuar, amputim mund të merret ne konsiderate.

Rezultatet Afat-Gjate

Nëse dëmtimi juaj është i vogel, i tille si një çarje, krisje në kocke me dëme te pakta ne muskuj, ju mund të jeni në gjendje të rifilloni aktivitetet normale 3-4 muaj pas operacionit. Nëse frakturë është e rëndë ajo mund të marrë 1 deri në 2 vjet per shërimin e plotë.

Pavarësisht përpjekjeve më të mira të mjekut dhe pacientit, levizshmeria normale e kembes dhe kycit te kembes eshte veshtire te fitohet. Një pacient i cili nuk është shumë aktiv mund të tolerojë një këmbë që nuk është normale. Nga ana tjetër, një pacient të cilit puna ose aktivitetet rekreative i kërkojnë te eci me shumë ose te ngjitet neper male do të ve re kufizime shumë më tepër.

Problemet e zakonshme

Problemet e zakonshme që mund të vazhdojnë pas shërimit të përfshijnë:

Acarim të lëkurës. Veshja e këpucëve mund të irritojë lëkurën ose tendinet në zonën e prekur.

Mospërputhjet apo alterim te ecjes. Në disa raste, harku i këmbës nuk është restauruar, ose tendini i Akilit nuk është e bashkangjitur në distancë e tij normale nga kyçi i këmbës.Levizshmeria e plote e kycit apo artikulacionit subtalar rralle fitohet ne keto raste., dhe kjo nderron menyren se si ecen pacienti. Pacientët mund të ketë probleme kur ecin ne dysheme jo te sheshte apo kodrina.

Dhimbje. Nëse Kalkaneusi mbetet i deformuar, pacienti mund të përjetojë dhimbje të vazhdueshme ne kyçin e këmbës dhe lëvizje të kufizuar. Edhe në qoftë se anatomia e thembres është restauruar ne menyre të përkryer, pacienti mund të ketë ende siklet. Kjo mund të ndodhë për shkak të demtimit te indeve të buta ose kufizimit te shkalles se levizjes se kucit te kembes dhe kycit subtalar. Edhe pse relativisht e pazakontë, dhimbje mund të shkaktohet dhe nga acarimi pllakes apo vidave.

Trajtimet e metejshme

Një modifikim të thjeshtë te këpucëve mund të ndihmojë ne problemet kronike. Ju mund të keni nevojë të vishni silikon-pad thembre, ngritese te tabanit te kepuceve, kupe kepuce, si dhe këpucë të veçanta me thellësi shtesë në pjesën e shputës.

Ndonjëherë, një tjetër operacion i madh është i nevojshem. Nëse kocka është shëruar në një pozicion të deformuar, ose nëse artikulacioni subtalar bëhet artritik, artikulacioni mund te kete nevoje per fuzionim. Qëllimi i kësaj procedure është të ndihmojë kalkaneusin dhe talusin te rriten së bashku dhe te formojnë një kockë te vetme. Fusionimi gjithashtu do të thotë se levizshmeria nuk mund të ndodhë më mes të dy kockave.

Nëse kocka është deformuar keq, kirurgu ortoped mund të bëjë përpjekje për të korrigjuar disa ose të gjitha deformimet duke i fuzionuar se bashku kockat. Këto operacioneve zakonisht kërkojnë disa muaj për shërim.

Direksionet e se ardhmes

Ekspertët janë ende duke debatuar mbi metodën e trajtimit me të mirë për frakturate kalkaneusit. Si zakonisht ne cdo rast, asnjë metodë e vetme nuk funksionon ne menyre te njëjtë për të gjithë. Pacientët të cilëve radiografi tregon anatomi krejtësisht normale te thembres, shpesh ende kanë simptoma te frakturës pas një operacioni. Nga ana tjetër, mund të shikoni nje kalkaneus mjaft te në një x-ray, por pacienti mund të ketë pak, nëse ndonjë, simptome.

Ka pasur edhe studime që krahasohen rezultatet në pacientët të cilëve janë trajtuar pa kirurgji me fraktura dhe me kirurgji. Disa studime tregojnë një dobi të konsiderueshme të operacionit, ndërsa studime të tjera tregojnë më pak përfitim për pacientë të caktuar.

Ekspertët vazhdojë të punojë për të përmirësuar rezultatet e këtyre lëndimeve. Disa zhvillime të reja përfshijnë:

  • Përdorimi prerje të vogla –incizioneve për reponiminr dhe fiksimin e frakturës
  • Përcaktimi se cila metodë eshte më e mirë për trajtimin e llojeve te ndryshme te i frakturave
  • Përcaktimi cila metodë shkon më mirë për trajtimin e të pacientëve te ndryshem, për shembull, duhanpirësit apo njerëzit me diabet
  • Shpikje pllakash të mira dhe vidash
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 342 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten