Dërguar nga:

Kolla e fëmijëve (Pjesa e tretë)

Mos është më mirë serumi?

Rruga me lëngje në vena (e kërkuar vënd e pa vënd), nuk është më e mira, po do të shfryrëzohet vetëm për raste të vecanta, kur masat e mësipërme nuk kanë dhënë rezultate.

Ushqyerja - Nëse ushqehet me gji, mos e ndërprisni dhënien e tij. Po pati të vjella, vendoseni për përiudha më të shkurtëra dhe me të shpeshta. Për fëmijët me ushqyerje artificiale, mbas një pefriudhe fare të shkurtër (jo më shumë 2-3 orë), vetëm me lëngje (si më sipër), filloni qumështin industrial që ka marrë më parë. Fëmijëve me ushqyerie të përzier, qumështi i gjirit, nuk ndërpritet, ndërsa për shtesën, duhet bërë me kujdes, po qe nevoja, nga pak e shpesh. Dietave të "urisë" u ka ikur koha. Shumë rekomandojnë të ushqehen si zakonisht.

Medikamentet - Meqë në shumicën e rasateve diaretë shkaktohen nga viruset (deri në 70%), janë të mjaftushme masat e mësipërme (mund te jepet ndonje ferment si psh Enterogermina), Antibiotikët ose ndonjë medikament tjetër, i jep vetëm mjeku duke u bazuar mbi shkaktarët.

Kur duhet të lidhemi me mjekun?
  1. Menjëherë për fëmijët e porsalindur, poshtë moshës 6 muaj, feciet janë me gjak dhe kur ini të sigurtë se pampersi mbetët i thatë mbi 6 orë (tregon se nuk urinon).
  2. Nëse vazhdon me temperaturë të lartë, mbi 24 orë.
  3. Kur feciet diaroike vazhdojnë pa asnjë përmirësim, mbi 3 ditë.
TEMPERATURA E TRUPIT E RRITUR

Nuk është sëmundje, po shprehje e kundërpërgjigjes të organizmit, tregon se dicka nuk shkon mirë; pra një shënjë me rëndësi që nuk duhet nënvleftësuar asnjëherë.

Sa duhet të jetë temperatura normale? E matur nën sqetul, konsiderohet normale nga 35.8 deri në 37.2°C, ndërsa në vrimën e jashtëqitjes, ½ gradë më tepër. Temperatura mund të pësojë disa luhatje normale; më e ulëta arrin psh midis orës 01 dhe 04, kur fëmija zgjohet mund ta ketë 36 gradë, dërsa midis orës 18 deri 20 arrin deri në 37.2. Cdo luhatje brenda këtyre shifrave, është normale.

Si matet temperatura?

Mënyra më e mirë, nënë sjetull. Më i besushëm, termometri me zhivë. Më pak të besushëm, termometrat për matje në vesh, gojë, ballë, pa takuar trupin etj. Para se të vendoset termometrin nën sqetull, kontrollohet se mos kjo zonë është e djersitur dhe mbajeni për 3-5 minuta Në vrimën e jashtëqitjes 3 minuta.

Fëmija është me tempereaturë, si të veprojmë?

Dy janë mënyrat: me mjetet fizike dhe medikamentet.

Cilat janë mjetët fizike? Clirojeni nga veshjet e tepërta (bëni mirë ta lini me kanatiere dhe të mbathura), freskoni mjedisin, një banjë dhe ofrojuni lëngje në sasi të bollshme. Nëse do të ketë të dridhur (janë të përkohëshme, tregojnë se temperatura po rritet), atëhere përkohësisht mbulojeni. Në vazhdim matni temperaturën dhe përsëri sa në lehtë.

Ja si si bëhet banja për të ulur temperaturën (banja freskuese). Në një govatë përgatisni ujë të vakët (deri sa ta duroje brryli juaj). Po patët termometër uji, banja fillon me një gradë poshtë asaj të trupit (psh është me 40, atëhere fillohet me 39 gradë) dhe gradualisht shtohet ujë i zakonshëm në fund të govatës, deri sa temperatura e ujit të ulet në 32 gradë. Kjo proçedurë vazhdon 10 minuta. Gjatë gjithë kohës së banjës, trupi duhet të jetë i mbuluar nga uji, jashtë mbetet vetëm koka. Mbas banjës, fshihet mirë dhe matet përsëri temperatura.

Cfarë nuk duhet bërë?
  • Mos i vishni shumë as mos i mbuloni tepër që të djersiten, djersa është armik i temperaturës.
  • Mos i detyroni të qëndojnë në shtrat (fëmijët kur nuk ndihen mirë, shkojnë vetë).
  • Mos i detyroni të hanë jashtë vullnetit.
  • Asnjëherë mos filloni antibitikë pa këshillën e mjekut.
  • Mos e teproni me medikamente për të ulur temperaturen sa më shpejt në shifrat normale, sepse rënia me e mirë është ulja graduale.
Cilat janë medikamentet dhe kur duhen dhënë?

Për fëmijë pa ndonjë problem të vecantë, jepen mbi 38.5. Me rëndësi madhore është dhënia në mënyrë korekte; cka do të thotë, me dozë sipas peshës dhe interval kohe sipas medikamentit. Midis medikamenteve (deri më sot) konsideroehen si më të mirët Paracetamoli, Ibuprofeni dhe Aspirina (në farmaci gjënden në formë shurupesh, supostesh, kokërrash etj. dhe me emëra të ndryshme (sipas firmës prodhuese), po nuk mungon asnjëherë emëri i përbërësit dhe sasija për njisi (psh Paracetamol 5 ml - 120mg). Aspirina - e këshilluar gjerësisht vite më parë, sot nuk rekomandohet në disa infeksione virusale si psh Grip,Variçelë etj. (mund të bëhet shkak për një sëmundje të rëndë me emrin sindromi Rei).

Paracetamoli - Për uljen e temperaturës llogaritet 10-15 mgr për cdo kg peshë në vaft, cdo 4 ose 6 orë (orari duhet zbatuar në mënyrë të përpiktë).

Ibuprofeni - Për uljen e temperaturës, llogaritet 5-10 mg.kg.peshë në vaft, cdo 8 orë (mund të llogaritetdhe 20-30 mg për cdo kg. në ditë, ndarë në 3 vafte (cdo 8 orë). Kohëzgjatja e veprimit për Paracetamolin është 4 deri në 6 orë, ndsërsa e Ibuprofenit 8 orë, ja pse duhen respektuar oraret sipas tipit të medikamentit.

Po Valiumi?

Këshillohet nga mjeku vetëm për ata fëmijë që kanë kaluar konvulsione nga temperaturra (jo për cdo fëmijë). Në këto raste, medikamentet për uljen e temperaturës shoqëruar dhe me Valium. Në ndonjë rast (gjithmonë më këshillën ë mjëkut) këto medikamente mund të jepen dhe me temperaturë mbi 37.5 gradë. Një këshillë - Kush ka fëmijë, në shtëpi duhet të këtë gjithmonë Paracetamol dhe Ibuprofen.

Kur duhet lidhur me mjekun?
  • Për fëmijët deri 6 muaj (sidomos poshtë 3 muaj) nuk duhet pritur dhe nëse temperatura nuk shoqërohet me ndonjë nga shënjat që përmëndëm më lart.
  • Për moshat e tjera, nëse gjëndja është e kënaqëshme, duhet pritur të paktën 2-3 ditë.

Këto janë vetëm këshilla orientuese; gjithcka varet nga gjëndja e përgjithëshme dhe shënjat shoqëruese.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 920 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Pediatri
Komente nga lexuesit

Pershendetje! Kam djalin 3 vjec e 4 muaj u be 2.5 muaj me kolle .e kam vizituar me thane ka sekrecione ne fillim me dhane antibiotik velamox mqs kishte kolla vazhdoj me dhan mucotres pas 2 jav i fillova avull dhe bisolvon 2 hes ne dit 40 ml.kolla vazhdon.po cmendem te lutem me ndimonì.

Dërguar nga Migena, më 30 Nentor 2013 në 22:02

pershndetje kam ni vajy 13 vjeqe shpesher e zen fyty ne qdo 2jav dhe ka nje koll te that ne minut si derpritet kolla e qojm ne mjek asni gje sna thuen i appin barna dhe gjilpena ja kam be analizen e alergjis esht alergjike ne hund ka dhe gelbaza te verdh i mar spprej per ne und po prap nuk dihmon gje ne mushkeri nuk i qesi as ni brohit ka thuen ne hund nje sekret dhe nuk vazhdojn te tregojn aduet tja xjerr bajamet ajoo se kshu u shkatrru nga kollla sdi si te verpojm ju lutem na dihmoni ne ket pytje respekt

Dërguar nga ilmi , më 05 Shkurt 2015 në 07:05
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten