Dërguar nga:

Ekzemat (Pjesa e dytë)

Ekzema e duarve

Ekzema e duarve nga perdorimi i detergjeneve lares

Sot e me shume po shtohet perdorimi i detergjenteve kimik lares te ndryshem qe perdoren gjeresisht ne shtepite tona, perdorimi pa kriter i tyre, pa masa mbrojtese sic jane (perdorimi i dorezave gjate punes me to) cojne ne acarimin apo pezmatimin e lekures, skuqjen e saj dhe shfaqjen e atyre qe quhet ekzema irritative nga kontakti me produkte kimike, ne fazen e pare lekura eshte e skuqur e enjtur dhe me vezikula te vogla apo buleza me leng serotik, ku pruriti (krujtja) eshte prezent, kjo eshte faza akute e ekzemes, me pas me vazhdimin e perdorimit te ketyre produkteve kimike, lekura fillon dhe thahet ashpersohet dhe trashet dhe mund te krijohen edhe ragade (carje te lekures).


Ekzema akute nga perdorimi hena per zbukurimin e duarve. Ekzema nga kontakti me lende ndertimi

Gjithashtu jane duke shtuar shume ato qe quhen ekzemat profesionale nga puna me produkte dhe lend kimike, sidomos tek puntoret e ndertimit, banakier, parukier apo persona qe punojne me keto produkte kimike.

Ekzema te tjera jane ato qe vijne nga kontakti me bime te ndryshme.

Trajtimi i kesaj patologjie konsiston ne aplikimin e emollienteve zbutes, perdormi i pomadave me kortizon dhe ne fazen akute edhe kortizonik sistemik.

Dermatiti nga panolinat

Dermatiti nga panolin vjen si rezultat i kontaktit me panolinen apo acarimit te lekures nga jashteqitjet apo urina e femijve e cila ne kontakt te ngushte me lekuren e acaron ate dhe lekura skuqet dhe shpeshere mbiinfektohet nga bakterie apo myqe qe jane me te shumte ne ate zone, tek disa femije pergjithesisht gjate periudhes se daljes se dhembeve imuniteti fillon dhe bie ata behen me te ndjeshem ndaj virozove dhe enterovirozave te cilat shprehen me diarre e cila pergjithesusht eshte acide dhe e pezmaton shume lekuren, te disa femije te tjere ky dermatit ndodh nga perdorimi i panolinave jo cilesore dhe tek disa nga higjena e paket.

Masat qe duhen te merren

Panolinat duhen te nderrohen sa me shpesh sidomos tek femijete qe kane keto probleme sa here qe ata defekojne apo urinojne, duhen pastruar mire duke u lare me uje te rrjedhshem per cdo nderrim pelenash.

Perdoren pergjithesisht pasta apo emolliente (zbutes) qe ne permbajtje e tyre kane oksid zinku qe ka veti antiinflamatore. Dhe ne rastet kur lekura eshte acaruar perdoren edhe pomada antimykotike dhe antibakteriale.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 231 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten