Dërguar nga:

Këputja e Tendinit të Akilit (Pjesa e katërt)

Cila është perspektiva për tendinin e këputur të Akilit?

Në përgjithësi, perspektivaa është e mirë. Megjithatë, tendini do kohë për tu shëruar, zakonisht rreth gjashtë deri në tetë javë. Më shumë kohë do të jetë e nevojshme, pas kësaj kjo për të lejuar muskujt të rifitojnë fuqinë e tyre normale, pasi kanë qenë në allçi ose Brace. Varësisht nga lloji i punës, disa njerëz kanë nevojë për disa javë pushim pra mos punojnë, dhe koha e marrë për t'u kthyer në sport është mes 4 dhe 12 muaj.

Komplikacionet e mundshme janë:

  • Cilado opsion trajtimi që është përdorur, ka një shans që tendini i Akilit mos të shërohet plotësisht, dhe do ketë nevojë për trajtim të mëtejshëm të tillë si kirurgjia .
  • Komplikimet e operacionit: këto janë zakonisht komplikime të vogla të tilla si një infeksion të plagës apo ndjesi të reduktuar pranë vendit të operacionit. Rreth 4 në 100 njerëz bëjnë një infeksion të plagës pas operacionit të riparimit te tendinit të këputur të akilit .
  • Tendini mund të sklerotizohet ose mund të bëhet më i shkurtër gjatë procesit të shërimit.
  • Ekziston edhe një shans që tendini mund të ri-këputet. Sipas disa hulumtimeve-studimeve, rreziku i një ri-këputje është në rreth 4 në 100 me trajtim kirurgjik dhe rreth 12 në 100 me trajtimin konservativ.
A mund të parandalohet këputja e tendinit të akilit?

Jo gjithmonë. Megjithatë, këtu janë disa sugjerime për t'ju ndihmuar për të parandaluar këtë lëndim:

  • Për aktivitetet sportive, filloni me ushtrime nxemje në fillim.
  • Kortikosteroidët (steroide) ilaçe të tilla si prednisolon, duhet të përdoren me kujdes dhe duhet të reduktohet doza nëse është e mundur. Por ka shumë kushte ku mjekimi me kortikosteroide është e rëndësishme ose jetëshpëtues.
  • Antibiotikët quinolone duhet të përdoren me kujdes në njerëz të moshës mbi 60 ose ata që janë duke marrë steroide.
Rehabilitimi i Rupturës së tendinit të Akilit.

Konsiderata të përgjithshme:

Afatet kohore të përmendura në këtë protokoll duhet të konsiderohen të përafërta me ecurinë aktuale të bazuar mbi prezantimin klinik. Takimet me mjekun, si dhe vlerësimet të vazhdueshme nga fizioterapisti, duhet të diktojë progres.

Shmangni sforcimet e shkallës së lëvizjeve aktive dhe pasive të tendinit të Akilit për 10 - 12 javë.

Monitoroni me kujdes lëvizjet e tendinit dhe plagën e prerjes kirurgjikale për shenjat e formimit të indeve cikatricial. Trajtimet e rregullta të indeve të buta (dmth mobilizimi i cikatrices dhe masazh fërkimi) për të ulur fibrozën.

Të gjitha ushtrimet duhet të vëzhgohet me kujdes për shenja të ndonjë kompensim.
Asnjë vrapim, maratone, kërcim, ose aktivitete balistike për 6 muaj.
Program ushtrimesh të përgjithshme dhe aerobike në të gjithë procesin e rehabilitimit.
Takimet me mjeku: Dita 1, Dita 8 - 10, 1 muaj, 2 muaj, 4 muaj, 6 muaj, 1 vit post-op.

0 - 3 javë:

Çizmja e graduar kyçet në 30° plantar flexion (përkulje të shputës).
Nuk do peshohet për 3 javë – jo shtytje ose ecje me gishta të këmbës.
Kontroll të dhimbjes dhe edemës (krioterapia, stimulim elektrik, trajtim të indeve të buta).
Ushtrime për gishtërinjtë e këmbës, ngritje të këmbës drejt dhe lart, flexion (përkulje) / extension(shtrirje) të gjurit.
Çiklizëm (Well-leg cycling), trajnim peshash, dhe not për kondicion kardiovaskulare.

3 - 8 javë:

Rritet gradualisht peshimi duke prekur me gishta dyshemene pjesërisht, sa tolerohet. Pas 6 javësh, përparim për të peshuar plotësisht.
Orthoza ose Çizmja e graduar kyçet në 5° deri në 10° plantar flexion (përkulje të shputës). Pas 8 javësh, OK për të veshur këpucë apo çizme me thembra (çizme kauboj ose me "thembra të ngritura1/4).
Ushtrime izometrike të muskujve të papërfshirë, dorsiflexion aktiv të lehtë të kyçit të këmbës deri në tendosje xhentile të tendinit Akilit. Ngadalë rrisni intensitetin dhe shkallën e ushtrimeve Isometrike të tendinit Akilit brenda rrezes së çizmjes së graduar.
Ngadalë rrisë gamën pasive të levizjes dhe tendosjes së Akilit pas 6 javësh.
Ushtrime Propriocepsioni, forcimi i muskujve të brendshme, modelet PNF (jo të Akilit).
Në 6 javë, OK për të shtuar çiklizmin stacionare të shtyhet vetëm me thembra.
Trajtimet e indeve të buta të përditshme.

8 - 12 javë:

Peshim i plotë me këpucë apo çizme me thembra sa tolerohet, si dhe trajnim të ecjes.
Vishni këpucëve të rregullta gjatë një periudhe 2 - 4 javore.
Filloni të rrisni gradualisht ushtrimet aktive / resistive të Akilit .
Lëvizje Manuale të plota pasive të levizjes së tendinit tëAkilit - asgjë me forcë.
Progres për të çiklizmëm me këpucë, not.

3 - 6 Muaj:

Largoji apo hiqi këpucët me takë (nëse nuk e keni bërë tashmë).
Ushtrime me zinxhir të mbyllura.

6 Muaj:

Ushtrime progresive vrapimi / kërcimi, dhe ushtrime eksentrike të ngarkimit, aktivitete jokompetitive sportive, ushtrime sportive-simuluara.

8 - 9 Muaj:

Kthehu tek aktivitetet sportive dhe / ose punë që kërkojnë effort fizik.

SHËNIM: Të gjitha progresionet janë të përafërta dhe duhet të përdoren si një udhëzues vetëm. Progresi do të bazohet në paraqitjen individuale të pacientit, e cila është vlerësuar përgjatë gjithë procesit të mjekimit.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 626 herë
Komente nga lexuesit

Bravo: shpjegim teper i vecante i cili me beri te kuptoj se si te veproj me demtimin e tendes se Akilit, faleminderit per punen e bere me rigorozitet dhe dedikim.

Dërguar nga Ervis hasibra, më 27 Tetor 2016 në 10:42
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten