Këputja e Tendinit të Akilit (Pjesa e parë)

Tendini i Akilit është në pjesën e pasme të thembrës. Tendini i akilit është një nga tendinet më të fuqishëm të trupit tonë dhe shërben për të realizuar ngritjen në majë të gishtave apo për të realizuar shtytjen gjatë ecjes ai mund të këputet nga forca të papritura- menjëhershme në këmbë apo kyçin e këmbës.

Nëse këputet tendini i Akilit ju nuk do të jeni në gjendje të griheni me gishtat e këmbës dhe do të keni të ecur si me këmbë të sheshtë. Është e rëndësishme për të diagnostikuar dhe trajtuar këtë lëndim sa më shpejt të jetë e mundur, për të ndihmuar e nxitur shërimin. Trajtimi përfshin vendosjen e një brace-i ose allçisë (plaster cast) për disa javë, dhe ndoshta dhe operacioni.


Çfarë është këputje e tendinit të Akilit?

Tendini i Akilit është një pjesë e rëndësishme e këmbës. Ajo është e vendosur prapa dhe mbi thembër. Ajo bashkon kockën e thembrës me muskujt e pulpës. Funksioni i saj është që të ndihmojë në përkulejen poshtë të kyçit të këmbës (kjo lëvizje quhet plantar flexion nga mjekët).

Nëse tendini i Akilit është grisur, kjo quhet një këputje e tendinit të Akilit. Grisja mund të jetë e pjesshme ose e plotë. Me grisja të pjesshme kuptojmë që tendini është grisur pjesërisht, por është ende i bashkuar me muskujt e pulpës. Me grisja të plotë kuptojmë që tendini është grisur plotësisht kështu që lidhja është humbur mes muskujve të pulpës dhe kockave të kyçit të këmbës.

Çka e shkakton këputjen e tendinit të Akilit?

Ashtu si me çdo muskul ose tendin në trup, dhe tendini i Akilit mund të griset në qoftë se ushtrohet një forcë e lartë apo stresi mbi të.

  • Kjo mund të ndodhë me aktivitete që përfshijnë një shtytje të fortë nisur me këmbë - për shembull, në futboll, vrapim, basketboll, zhytje dhe tenisi. Lëvizja shtytëse e menjëhershme përdor një tkurrje të fortë të muskujve të pulpës të cilat mund të stresojnë shumë tendinin e Akilit.
  • Tendini i Akilit mund gjithashtu të dëmtohet nga lëndimet si rënia, nëse këmba në mënyrë të menjëhershme sforcohet nga një pozicion lart - kjo lëvizje tendos tendinin.
  • Një tjetër lëndim mund të jetë e mundur nga një prerje e thellë në pjesën e prapme të kyçin e këmbës, të cilat mund të shkojnë deri në tendin.
  • Ndonjëherë tendini i Akilit është i dobët, duke e bërë atë më të prirur për këputje. Faktorët që ndikojnë në dobësimin e tendinit të Akilit janë:
  • Mjekimi me kortikosteroide (të tilla si prednisoloni) - kryesisht në qoftë se ajo është përdorur si trajtim afat-gjatë më tepër se një kurs i shkurtër.
  • Injeksioni i kortikosteroidëve pranë tendinit të Akilit.
  • Kushte të caktuara të rralla mjekësore, të tilla si sindromi Cushing, ku trupi prodhon shumë prej hormoneve të veta kortikosteroidë.
  • Rritja e moshës.
  • Tendonitis (inflamacion) i tendinit te Akilit.
  • Kushte të tjera mjekësore të cilat mund të bëjnë tendinin më të prirur për këputje. Për shembull: artrit reumatoid, guta dhe lupusi eritematoz sistemik (SLE).
  • Antibiotikë të caktuar mund të rrisin pak rrezikun e të paturit e një këputje tendini të Akilit. Këto janë antibiotikët quinolone të tilla si ciprofloksacinat dhe ofloxacin. Rreziku i të paturit e një këputje tendinit të Akilit me këto antibiotikëve në fakt është shumë e ulët, dhe kryesisht vlen në qoftë se ju jeni edhe duke marrë ilaçe kortikosteroide ose jeni mbi apo rreth moshës 60 vjeç.
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 2215 herë
Komente nga lexuesit

Bravo: shpjegim teper i vecante i cili me beri te kuptoj se si te veproj me demtimin e tendes se Akilit, faleminderit per punen e bere me rigorozitet dhe dedikim.

Dërguar nga Ervis hasibra, më 27 Tetor 2016 në 10:42

Regjistrimi i mjekut

×
* Ky funksion është i nevojshëm vetëm për mjekët e regjistruar në website.