Proteza Unikondilare e Gjurit si opsion per trajtimin e osteoartritit te gjurit. (Pjesa e parë)

Hyrje

Proteza e gjurit (artroplastia e gjurit) ka vertetuar te jete nje mjet shume efektiv ne trajtimin kirurgjikal te osteoartritit te gjurit prej shume vitesh. Se fundmi, edhe Proteza Unikondilare e gjurit eshte shfaqur si nje opsion i mundshem per disa paciente.

Osteoartrit i kompartmentit medial

Gjuri perbehet prej tre kompartamentesh: kompartamenti medial, kompartamenti lateral si dhe kompartamenti patellofemoral. Ne nje pjese te pacienteve osteoartritik, jo gjithmone i gjithe gjuri eshte i prekur prej artritit. Ne disa te semure vetem kompartamenti medial, ose ne disa raste me pak te zakonshme vetem kompartamenti lateral eshte i prekur nga kjo semundje.

Ne keta te semure Proteza Unikomparmentale e Gjurit mund te konsiderohet si nje opsion per trajtimin e tyre. Termi unikompartmental i referohet zevendesimit vetem te nje komparatmenti te gjurit, krahasuar me Protezen Totale te Gjurit qe perfshin zevendesimin e te tre kompartamenteve te gjurit.

Osteonekroze spontane e kompartmentit medial

Meqenese ne Protezat Unikondilare zevendesohet vetem nje pjese e artikulacionit, procedura kryhet nepermjet nje incizioni te vogel (me te vogel se proteza totale), perfshihen ne te me pak diseksion i indit kockore dhe te indeve te buta dhe duke ofruar potencialisht perfitime me te medha ne fazen e sherimit dhe rehabilitimit me te hershem.

Pothuajse te gjitha studimet tregojne qe Protezat Unikondilare kane me pak humbje gjaku gjate procedures dhe pas saj, si dhe incidence me te ulet te komplikacioneve mjekesore. Pacientet te cilet i nenshtrohen kesaj procedure kane rezultate me te mira persa i perket disa funksioneve si p.sh. ngjitja e shkalleve ose gjunjezimi.

Shume studime tregojne se pacientet qe i jane nenshtruar nje procedure te sukseshme zevendesimi unikondilar te gjurit, e fitojne me shpejt harkun e levizjeve te gjurit dhe ne teresi kane hark me te madh levizjesh te gjurit krahasuar me paciente qe i nenshtrohen protezes totale te gjurit.

Nga ana tjeter perqindja e revizionimit per Protezat Unikompartmentale eshte me e larte sesa per Protezat Totale te Gjurit. Gjithashtu bazuar ne studimet, revizionimi i nje Proteze unikondilare nuk rezulton ne te njejtin rezultat funksional si nje i semure qe i nenshtrohet Protezes Totale si procedure primare. Gjithashtu, revizionimi teknikisht eshte me komplekse sesa Proteza Totale si procedure primare sidomos kur kemi patur humbje te mases kockore ose hark te paket te levizjeve.

Historiku i Protezes Unikondilare

Ne fund te viteve 50 dhe fillim te viteve 60, MacIntosh dhe McKeever dhane raportimet e para per zevendesimin e pjeses se prekur te platose tibiale me nje disk prostetik. Protezat e para ishin pa cement.

Ne fillim te viteve 70, Gunston dhe Marmor ne menyre te pavarur nga njeri tjetri zhvilluan dhe implementuan Protezen Unikompartmentale te Gjurit me cement.

Ne 1988, pas nje periudhe ndjekje 10 – 13 vjecare te 97 rasteve Marmor raportoi 21 raste deshtimi te procedures, duke akuzuar progresionin e artritit ne komponentet e tjere te gjurit ose “loosening”. Install publikoi nje punim ku perqindja e revizionimit ne Proteze Totale Gjuri ishte rreth 22 %.

Ne kete menyre, ne fund te viteve 80 popullariteti i Protezes Unikondilare te Gjurit pesoj renie. Megjithate , pasi u vu re se duhej evituar hiperkorrektimi i akseve mekanike, kirurget ishin ne gjendje te ulnin riskun e asaj qe dhimbja ne kompartmentin e paprekur mund te conte ne deshtim te shpejte te procedures.

Me publikimin e studimeve te ndryshme ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve 90, ku pas nje ndjekje 10 vjecare suksesi i mbijeteses i kalonte 93 %, entuziazmi per Protezen Unikondilare filloi te rritej perseri sepse perqindjet e mbijeteses se kesaj procedure ishin te krahasueshme me ato te Protezes Totale te Gjurit.

Vitet e fundit eshte vene re nje rritje e larte e interest per Protezen Unikondilare, edhe per arsyen e prezantimit te teknikes invazive minimale parapatelare. Kjo procedure potencialisht mund te ule semundshmerine, komplikacionet, si dhe qendrimet e zgjatura ne spital.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 734 herë

Regjistrimi i mjekut

×
* Ky funksion është i nevojshëm vetëm për mjekët e regjistruar në website.