Sëmundjet e veshit (Pjesa e gjashtë)

Ne fazen e qete te semundjes perdorim.

  • Medikamente antivertiginoze anti histaminike (Betahistine).
  • Diuretike
  • Trajtim psikologjik.

Prognoza. Nje nga karakteristikat kryesore te Morbus Meniere eshte ecuria e paparashikuar e semundjes. Nga njera ane kemi format abortive te cilat sherohen pas disa atakesh pa pasoje ne lidhje me degjimin nga ana tjeter semundja mund te progresoje me atake te here pas hershme pasuar nga periudha qetesie dhe shoqerohet me ulje permanente te degjimit.

Egziston dhe nje forme acute qe shoqerohet mme atake te perseritura qe cojne ne humbje te plote te degjimit dhe shoqerohen me crregullime serioze te ekuilibrit. Shfaqja bilateral e semundjes eshte e rralle dhe haste ne me pak se 10 % e rasteve.

Vertigo e Pozicionit.

Shenjat Klinike. Vertigo e pozicionit ose sic quhet ndryshe verigo me atake paroksizmale beninje. Semundja karakterizohet me atake te forta te papritura vertigo me ndjesi rrotullimi te objekteve (marrje mendesh). Semundja shpesh here shperthen gjate nates si pasoje e cuarjes se menjehershme apo ndryshimit te pozicionit.

Patogeneza. Vertigo e pozicionit ka orgjine periferike dhe ka te beje me lesion ne nivelin e organit fundor te ekuilibrit. Teorikisht semundja nxitet nga depozitime te vogla qe quhen otokonde dhe notojne ne endolimfen e kanaleve semicirkulare dhe semundja quhet kanal litiasis. Keto otokonde jane shkeputur nga macula. Gjate levizjes se kokes keto pjese te vogla shkaktojne nje perkulje te sforcuar te kupules dhe si pasoje kemi shfaqjen e simptomave tipike te semundjes.

Mjekimi. Ne praktike perdoren Dix-Hallpike manever qe bazohet ne ndryshimin e shpejte te pozicionit te kokes nga pozicioni shtrire ne ate ndenjur per te krijuar mundesine e shkeputjes dhe ripozicionimin e otokondeve.

Crregullimet vestibulare me natyre central.

Shfaqja klinike.

  • Atake te papritura te vertigos me kohezgjatje te shkurter 1-2 sek.
  • Atake vertigoje qe shoqerohen me rrezimin ne toke te pacientit qe nuk shoqerohen me humbje te koshjences.
  • Marrje mendsh e shoqeruar me crregullime te pamjes, diplopi, hemianopsi, skotoma, etj.
  • Marrje mendsh shoqeruar me disartria dhe crregullime te personalitetit.

Patogeneza. Vertigot me natyre centrale jane pasoje e crregullimeve multifokale te sistemit nervor qendror. Keto shoqerohen me simptoma te crregullime okulomotore dhe crregullime somatosensore.

Investigimi dhe trajtimi i ketyre crregullimeve behet nga specialiteti i neurologjise. Shkaku me i shpeshte eshte insuficienca vaskulare e trungut cerebral e cila con ne lezione iskemike dhe hemoragjike.

Çrregullimet ne lidhje me degjimin.

Shurdhesia e menjehershme.

Shenjat klinike. Pacienti ka ndjenjen e presionit ne vesh nderkohe fillon te shfaqet zhurme shqetesuese ne vesh e ndjekur nga ulja e theksuar degjimi. Brenda disa minutave fillon ulja e theksuar degjimi qe perfundon ne shurdhesi te plote.

Patogenezis. Ne shumicen e rasteve shkaku mbetet idiopatik ose i panjohur, gjithashtu akuzohen infeksionet virale, crregullimet e mikrocirkulacionit ne veshin e mesem, reaksionet imunologjike.

Diagnoza. Simptomat zakonisht jane unilateral. Audiograma tregon ulje neurosensoriale te degjimit per frekuencat e larta dhe te mesme deri ne shurdhesi te plote. Per verifikimin e diagnoses ndihemoje ekzaminimet si Timpanometri, emisjonet statoakustike, testet vestibulare etj.

Mjekimi. Qellimi eshte te permiresojme mikroqarkullimin dhe oksigjenimin e koklear sa me shpejte te mundemi.

  • Solucione intravenoze me peshe molekulare te ulet si dekstran ose vazodilatatore sistemike.
  • Kortikosteroide.

Prognoza. Ne rast se mjekimi fillon brenda 24 oreve te para sherimi eshte shpesh i pjesshem ose i plote brenda disa diteve. Mund te ndodhe permiresim spontan. Prognoza eshte jo e mire per pacientet qe vuajne me diabet, hypertension apo semundje vaskulare me demtime permanente.

Uljet progresive te degjimit apo shurdhesite neurosensoriale.

Semundja fillon ndermjet moshes 30 -50 vjec. Shkaku eshte i panjohur

Klinika. Ulja e degjimit eshte bilaterale me variabilitet te ndryshem ne lidhje me uljen e degjimit. Fillon me nje ulje e papritur e degjimit qe vazhdon te progresoje gradualisht ulja e degjimit shpesh here shoqerohet me zhurme ne vesh. Shurdhesia e plote ndodh brenda nje periudhe kohore qe kerkon vite apo dekada.

Diagnoza. Ulja progressive billaterale e degjimit vleresuar me audiometri.

Perjashtimi i faktoreve etiologjike qe mund te jene metabolic, gjenetik, autoimmune, infektiv, toksik, etj.

Perjashtimi i faktoreve ekstrakokleare,psykogene dhe uljet te degjimit me natyre central.

Mjekimi. Vendosje aparat degjimi ose implantim koklear.

Presbiakusia. Ulja simetrike billaterale e degjimit per moshat mbi 50 vjec eshte nje ulje degjimi qe lidhet me moshen. Nga kjo semundje vuajne personat mbi 50 vjec dhe rreth nje e treat e personave mbi 65 vjec kane ulje te rendesishme te degjimit qe llogaritet ne shifra rreth 35 db ose me shume ne audiometrine tonale.

Audimutisem. Termi eshte i pasakte pasi ai nuk le nenkuptim per zhvillim te vonuar te te folurit. Femija nuk flet megjithese eshte i afte te degjoje. Termi audimutisem ne kuptimin strikt perfshin femijet te cilet nuk fillojne te flasin pas moshes tre vjec komunikojne nepermjet xhestesh per kerkesat e tyre dhe jane te paafte te flasin fjale por nuk kane defekte mentale dhe demostrojne degjim normal.

Gjendet nje lidhje ndermjet audimutismit dhe demtimit te trurit ne femijerine e hershme. Termi shurdh-memec eshte zevendesuar me zhvillim te vonuar apo moszhvillim i aftesise se te folurit.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 601 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin ORL (Otolaringologji)
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten