Sëmundjet e veshit (Pjesa e katërt)

Tromboza e sinusit sigmoid me orgjine nga infeksionet e veshit te mesem.

Shenjat klinike.Nje abcess i hapsires persinusale, periflebiti dhe fillimi i trombozes se sinusit kane ngjashmeri te madhe me abcesin epidural. Shkeputja e trombeve te infektuar krijon mundesine e septicemive qe perfshin.

  • Temperature me frisone disa episode brenda dites.
  • Takikardi
  • Dhimbje koke
  • Te vjella
  • Pergjumje
  • Qafa si derrase
  • Dispne ne lidhje me infeksionet metastazike pulmonare.
  • Krijimi i abceseve metastazike hepatike.

Patogenezis. Procesi imflamator kolestamatos vazhdon te destruktoje muret kockore perreth dhe ne disa raste arrin ne hapsiren perisinusale duke shkaktuar abcesin perisinusal qe shkakton periflebitin e sinusit sigmoid e ndjekur nga flebiti i sinusit. Trombi fillimisht krijohet ne muret e sinusit por gragualisht okludon gjithe lumenin e tij dhe shtrihet superiorisht ne drejtm te sinusit sagital dhe poshte ne drejtim te venes jugulare interna. Trombi peson trombolize per shkak te infiltrimit bacterial dhe krijon mundesine e perhapjes se masave te vogla te trombit ne drejtim te organeve duke krijuar mundesine e sepsisit metastatik.

Diagnoza. Shenjat klinike ne terenin e otitit akut apo media me kolesteatome qe sygjerojne per tromboze te sinusit.

  • Temperature e larte mbi 40 grade C shoqeruar me frisone gjate gjithe dites dhe nuk ndikohet nga antipiretiket.
  • Edeme e mastoidit dhe dhimbje e forte ne shtypje ne nivelin e kufirit posterjor te tij.
  • Indurim dhe tendosje e venes jugulare gjate bordit anterjor te muskulit sternoklejdomastoid.
  • Ne formen septike vrehen petekie ne lekure qe tregojne crregullime ne koagulimin e gjakut.
  • Splenomegali

Ekzaminime radiologjike. CT tregon per destruksion kockor ne zonen e sinusit. Angiografia tregon per ngushtim apo okluzion te sinusit sigmoid ne fazen venoze te carotid- angiografise.

Diagnoza diferenciale. Ketu perfshihet tuberkulozi miljar, tifo, malaria, bruceloza, pneumonia virale, cistopielonefriti.

Mjekimi. Mastoidectomi radikale imediate duke zbuluar sinusin sigmoid deri ne kufij te shendoshe. Behet incision i sinusit dhe pastrohet nga trombet nderkohe qe vena jugulare interrna eshte liguar dhe prere ku nuk ka fenomene imflamatore. Antibiotikoterapi me doza te larta dhe per nje kohe te gjate shoqeruar me antikoagulante.

Prognoza. Pacientit duhet te ndiqet nepermjet CT te perseritura per te pare ndryshimet ne indet perreth. Semundja eshte fatale ne rast kur nuk mjekohet ne menyre korrekte ose ne rastet ku shkaku baze dhe komplikacionet nuk diagnostikonen ne kohen e duhur. Kur mjekimi fillohet heret 80% e pacienteve sherohen.

Abceset cerebrale me orgjine otogenike.

Eshte nje nga komplikacionet me serioze qe zhvillohet ne fshehtesi ne terrenin e nje procesi imflamator te otitit te mesem kolesteatomatoz kronik.

Shfaqia klinike.
Faza fillestare. Meningizem, nauze, dhimbje koke, ndryshime psykologjike, temperature.
Faza e fshehte. Atake epileptiforme, simptoma neurologjike.
Faza klinike. Te vjella te shoqeruar me bradikardi, crregullime te sjelljes, afazi, aleksi, agrafi, hemiplegji, atake epileptike, ataksi ne rastet e abcesit cerebelar, paralize te nervave kraniale, crregullim te fushes vizive, crregullim te sistemit okulomotorr dhe te pozicionit.
Faza terminale. Stupor, koma, shtremberim i syve ne drejtim te lezionit, bradikardi dhe frymemarrje Cheyne-Stokes.

Patogenezis. Semundja mund te perhapet nepermjet rruges direkte.

  • Nepermjet tegmentum timpani duke shkaktuar abces te lobit tempotal.
  • Nepermjet sinusit sigmoid ne fosa krani posterjor duke shkaktuar abces cerebelar.
  • Nepermjet labirintit ne sakusin endolimfatik duke formuar abcesin cerebelar.

Nje tjeter rruge eshte dhe ajo nepermjet eneve te gjakut (venave) ose nepermjet porus akustikus internus ne rastet e labirintitit.

Diagnoza diferenciale. Duhet te behet me tumoret.

Mjekimi. Hiqet fokusi primar nepermjet mastoidectomise dhe drenimi i abcesit mund te behet ne kete moment sikunder heqia primare mund te behet nepermjet kraniotomise nga nje neurokirurg. Eshte shume e rendesishme eleminimi radikal i fokusit primar duke ndjekur rrugen e infeksionit. Antibiotik me doza te larta.

Prognoza. Edhe per rastet qe kane perfituar trajtim intensive kirurgjikal vdekshmeria ne vendet e zhvilluara mbetet ne shifrat 5-8%.

Semundjet jo imflamatore te veshit te brendshem.

Otosklerosis.

Otoskleroza eshte semundje qe lokalizohet ne kapsulen kockore te labiirintit shkaku i se ciles akoma nuk eshte zbuluar. Baza e stapesit ngurtesohet si pasoje e rrethimit te saj nga kocke spongioze, kjo gjendje ben fiksimin e stapesit ne lidhje me veshin e brendshem keshtu qe stapesi num mund te vibroje normalisht.

Otoskleroza mund te preke stapesin, maleusin dhe kocken qe rrethon veshin e brendeshem duke perfunduar ne nderprerjen e transmetimit te tingullit ne veshin e brendshem. Otoskleroza e pamjekuar perfundon ne shurdhesi te plote zakonisht ne te dy veshet. Diagnoza egzakte vendoset me biopsi por vetem 10% e pacienteve ne ndryshime histologjike paraqesin simptoma per otoskleroze.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 612 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin ORL (Otolaringologji)
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten