Sëmundjet e veshit (Pjesa e tretë)

Shenjat klinike.

  • Otoreja ne sasi te paket dhe me ere shume te keqe eshte gjithmone purulente dhe asnjehere mukoide.
  • Vrehet ulje progressive e degjimit.
  • Dhimbje veshi dhe remperature ne raster e reinfeksioneve acute.
  • Dhimbje koke dhe ndjenja e presionit ne koke.

Diagnoza. Kolesteatoma ndahet ne kolesteatomen sekondare te veshit te mesem dhe quhet tensa kolesteatoma zhvillohet nga xhepat e retraksionit si pasoje e infeksioneve kronike ne nivelin e perforacionit anesor ne kuadratin posterior-superiot te pars tensa dhe kolesteatomen primare qe quhet flaccid kolesteatoma lind nga rritja e epitelit skuamoz te keratinizuar ne nivelin e pars flacida nen prezencen e stimulimit inflamator kronik ne epitimpan i cili nxit proliferimin e epitelit skuamoz. Perforacioni i vogel i krijuar shpesh eshte i mbuluar nga krusta ndersa vazhdon te destruktoje murin lateral te atikusit, kjo eshte karakteristike e keti lloj infeksioni.

Shfaqja e granulacioneve mediale, era e keqe e sektecioneve si dhe njyra e bardhe e kolesteatomes jane shenjat e semundjes gjate egzaminimit otoskopik te veshit. Pacienti paraqet renie konduktive te degjimit dhe ne stadet e avancuara kemi perfshirjen edhe te veshit te brendshem. Okult kolesteatoma jane ne ato raste kur kolesteatoma zhvillohet ne veshin e mesem mbrapa nje membrane timpanike normale.

Nje ndihme te madhe diagnostikuese jep aksial e koronal CT i cili jep informacion te mire rreth destruksionit kockor, anomalite e indeve te buta ne kavitetin timpanik dhe shtrirjen e kolestaatomes ne kavitetin cranial.

Mjekimi. Trajtimi konservativ nepermjet perdorimit te antibiotikeve dhe kortikosteroideve me pika ne vesh eshte inefektiv. Trajtimi kirurgjikal konsiston ne hehien radikale te imflamacionit dhe rekonstruktimin e veshit te mesem.


Komplikacionet ekstra dhe endokraniale me orgjine nga veshi.

Komplikacionet me orgjine nga veshi duhet te diagnostikohen sa me shpejt dhe te behet trajtimi i tyre i menjehershem. Vleresimi klinik, audiometric, ekzaminimi neurovestibular, ekzaminimi radiologjik CT duhen kryer sa me shpejt qe te jete e mundur. Trajtimi kirurgjikal ka prioritet me te madh.

Labirintitis.

Shenjat klinike. Marrje mendesh, nauze, te vjella, zhurme si fishkellime ne vesh, shurdhesi qe instalohet per nje periudhe te shkurter. Pacienti nuk ka temperature dhe nuk ka dhimbje.

Patogenezis.Ne disa forma te otitit akut toksinat perhapen ne labirint nepermjet dritareve te vendosura ne ndersa infeksioni kalon ne labirint nepermjet eneve te gjakut. Ne rastet e otiteve media kronike me kolesteatome infeksioni perhapet ne labirint nepermjet fistulave te krijuara ne hapsiren perilimfatike. Infeksioni mund te mbivendoset edhe pas nje trauma kiturgjikale apo pas nje trauma te shoqeruar me fraktura transvesale te kockes temporale.

Diagnoza. Pacienti ka te gjitha shenjat e demtimit te rende te veshit te brendshem.

Diagnoza diferenciale. Morbus Meniere, shurdhesit e menjehershme, vestibuloparite acute.

Mjekimi. Fillohet menjehere me antibiotike intravenoze me doza te larta ne menyre te vazhduar duke u shoqeruar me mastoidectomi radikale ne rastet e otitit te mesem chronic me kolesteatome. Ne rastet e traumave nderhyrja kirurgjikale ndermerret ne rastet e otorreve te liquorit cerebrospinal massive, paralizave te nervit facial dhe meningitit.

Prognoza. Labirintiti shfaqet ne forma klinike me ecuri te ndryeshme ne vartesi te zhvillimit te procesit patologjik. Labirintiti seroz shfaqet zakonisht pas traumave apo gjendjeve virale, format purulente shkaktohen si pasoje e invadimit te spaciumit perilimfatik nga bakteriet, forma cirkumskripte ne rastet e fistulave te labitintit si pasoje e kolesteatomes dhe i gjeneralizuar kur kemi perfshirjen e gjith labirintit ne proces si pasoje e vazhdimit te perhapjes se infeksionit ne te ose kjo situate mund te vije edhe si pasoje e nje infeksioni te gjeneralizuar. Ne format e vonuara semundja ndjek nje kurs fulminant me humbje te plote pa kthyeshme te funksioneve te veshit te brendshem. Infeksioni eshte i afte te shtrihet ne drejtim te meningjeve.

Epidural empiema.

Shfaqia klinike. Dhimbje koke pulsuese monotone, otorre, temperature subfebrile. Nuk ka shenja tipike karakteristike patognomonike per semundjen.

Patogenezis. Infeksionet acute apo chronike shtrihen nga procesi mastoid ne drejtim te hapsires subdurale si pasoje e destruktimit te murit kockor qe ndan veshin e mesem nga kaviteti endokranial.

Gjithashtu infeksioni mund te perhapet edhe nepermjet eneve te gjakut qe pershkojne murin kockor i cili mund te mbetet intakt.

Diagnoza. Gjenden pak simptoma karakteristike per kete semundje, disa here mund te zbulohet dhe gjate operacionit te mastoidectomise. Diagnostikimi mund te jete rezultat i egzaminimeve radiologjike si CT, MRI.

Mjekimi. Mastoidektomia immediate me ekspozim te dures ne kufijte e shendoshe, drenimi dhe antibiotikoterapia.

Prognoza. Eshte e mire kur semundja kapet dhe trajtohet shpejt perndryshe eshte rreziku i pakimeningitit duke avancuar ne leptomeningit. Empiemat subdurale jane te rralla dhe vijne si pasoje e meningitit difuse.

Meningiti Otogen

Shenjat klinike. Perfshihen dhimbjet e forte ate kokes, qafa derrase qe nenkupton mos perkuljen e qafes dhe te trupit, ndergjegjia sa vjen e erresohet, fotofobi, irritabilitet, konvulsione toniko-klonike, paralize faciale. Otoreja, otalgia dhe shurdhesia mund te mungojne ose jane okulte. Tipike jane puls i shpejte, frymemarrje e crregullt, temperature ne shifra te larta. Pacienti mund te paraqese paralize te nervit okulomotor apo abducens dhe shfaqen crregullime ne fundus okuli.

Patogenezis. Shkaku eshte perhapja e nje infeksioni akut apo kronik zakonisht te shkaktuar nga pneumokoku ne drejtim hapsires subaraknoidale.

  • Ne rruge direkte sipasoje e destruksionit kockor nga infeksioni.
  • Nepermjet eneve te gjakut apo nervane qe peshkojne murin kockor.
  • Nepermje vazhdimit te perhapjes se tromboflebitit te venave.
  • Nepermjet labirintit ne keto raste sherben porus akustikus internus.

Diagnoza. Ne keto raste kemi shenjet tipike te meningitit acute ku perfshihen treguesit tipike ne rastet e meningiteve te lengu cerebrospinal, gjenden shenjat e nje infeksioni akut,sukakut dhe ne shumicen e rasteve kronik te veshit ne shkalle te ndryshme shfaqieje te jashtme. Elzaminimet radiologjike mund te jene decisive per diagnostikim dhe ne zgjedhjen e menyres se trajtimit.

Diagnoza diferenciale. Perfshim meningitin viral apo meningokoksemite epidemike si dhe meningitin tuberkular.

Mjekimi. Perdorimi i antibiotikeve me doza te larta dhe ne baze te antibiogrames. Perdorimi i penicillines nga 20-60 milione UI ne dite eshte i rekomanduar ne rastet e infeksionit nga pneumokoku.Perseritja e punksionit lumbar duhet bere per te vleresuar efikasitetin e mjekimit.

Prognoza. Semundja mund te perfundoje fatalisht ne rastet e pa mjekuara apo te mjekuara jo mire. Perspektiva e sherimit egziston ne 90% te rasteve kur diagnostikohet qe ne fazen e hershme se shkak eshte otiti media dhe i fillohet trajtim i adekuat dhe ne menyre te menjehershme.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 600 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin ORL (Otolaringologji)
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten