Sëmundjet e veshit (Pjesa e pestë)

Shenjat klinike Ne vartesi te vendit te krijimit te fokusit te otosklerozes kemi dhe shfaqien klinike.

  • Ulje konduktive te degjimit ne 85% te rasteve kur fokusi gjendet ne veshin e mesem.
  • Ulje mikes e degjimit ne 15% te rasteve qe nenkupton ulje transmetive dhe neurosensoriale te degjimit.
  • Ulje e pastert degjimi e tipit neurosensorial ne 5% te rasteve.

Semundja zhvillohet ne menyre graguale duke u shoqeruar me ulje progressive te degjimit e cila prek fillimisht njerin vesh me kalimin e kohes prek edhe veshin tjeter ne shumicen e rasteve. Pacienti fillon te ndjeje ne menyre konstante, progresive zhurme ne vesh.

Semundja asnjehere nuk shkakton otalgi, otorre, marrje mendesh ose crregullime ne lidhje me ekuilibrin.

Patogenezis. Otoskleroza ka te beje me nje crregullim te lokalizuar te mineraleve ose te metabolizmit te kockes e cila shoqerohet me rritje te aktivitetit enzimatik te qelizave mezinkimale ne kapsulen e labirintit kryesisht predominojne faktoret gjenetike por gjithashtu ndikojne dhe crregullimet hormonale.

  • Anamneza familjare.
  • Nepermjet otoskopise mund te shikojme nje zone hyperemike ne promoter qe quhet shenja (Schwartze)
  • Provat funksionale, ne audiogramen tonale vrehet tregon per ulje transmetive te degjimit disa here per ulje mikes dhe rralle here per ulje neurosensoriale. Karakteristike eshte e thelluara Carhart qe nenkupton uljen e degjimit kockor ne frekuencen 2000Hz. Ne ekzaminimin timpanometrik verejme kurba me forme normale por me amplitude pak te ulet si dhe mungese te refleksit stapedius si pasoje e fiksimit te bazes se stapesit.
  • Egzaminimi radiologjik tregon pneumatizim shume te mire te mastoidit.

Diagnoza diferenciale

  • Behet me anomalite kogenitale te veshit te mesem.
  • Me shkeputjen e zinxhirit kockor pas traumave.
  • Fiksimi post imflamator i kockave te degjimit.
  • Me procese adezive.
  • Timpanosklerozen.

Mjekimi. Trajtimi i vetem mbetet kirurgjikal. Dhe ka dy lloj operacionesh stapedektomi qe nenkupton heqien ekspozimin e stapesit dhe te bazes se fiksuar e cila hiqet dhe ne vend te saj vendoset njje proteze e pregatitur me dhjam, kartilago etj qe fiksohet nje procesin lentikular te inkusit. Kemi dhe Stapedotomi qe nenkupton hapjen e nje vrime tek baza e stapesit dhe vendosjen e nje proteze industriale qe varet ne procesin e gjate apo lentikular te sinkusit dhe piston fiksohet tek vrima qe kemi punktuar.

Prognoza. Semundja manifestohet ne 70 % te rasteve nga te veshet. Te dy veshem mund te operohen me nje interval kohor rreth 6 muaj. Ne raste se pacienti paraqet hypoakuzi neurosensoriale grave kirurgjia ne veshin qe degjon me mire nuk eshte ne indikacion.

Çrregullimet vestibulare ose marrje mendesh.

Morbus Meniere

Shenjat klinike. Triada klasike eshte pershktuar per here te mare nga Meniere ne vitin 1861 dhe perfshin.

  • Zhurme e vazhdueshme ne vesh me frekuence te ulet qe i ndryshon intesiteti.
  • Ulje e menjehershme e degjimit.
  • Marrje mendesh ne forme atakesh duke patur ndjenjen e rrotullimit te objekteve.

Nje atak tipik fillon ne menyre akute me triaden qe pershkruam me siper duke u ndjekur nga nauze te vjella dhe te tjera simptoma vegjetative. Pacienti ka ndjenjen e bllokimit te veshit. Zhurma ne vesh dhe ulja e degjimit mund te fillojne para atakut dhe te ndryshojne gjate tij.

Karakteristike eshte qe tinnitus apo zhurma ne vesh te permiresohet ndersa degjimi perkeqesohet dhe ne shumicen e rasteve permiresohet pas atakut dhe ky quhet” Lermoyez phenomenon”. Simptomat zakonisht jane uni laterale, ne shumicen e rasteve pas atakut degjimi normalizohet dhe zhurma zhduket nga veshi.

Ne stadet me te vonshme te zhvillimit te semundjes verehet nje ulje e degjimit permanente per tonet e uleta dhe ne stadin e fundit ulja e degjimit eshte unilateral e rende dhe per te gjitha frekuencat. Shkaku i shfaqjes se semundjes nuk eshte i qarte.

Patogenezis.Semundja shfaqet si pasoje e prishjes se balances sasiore te volumeve midis perilimfes dhe endolomfes si pasoje kemi shfaqien e ndryshimeve cilesore ne permbajtjen e elektroliteve ndermjet perilimfes dhe endolimfes nepermjet procesit te presionit osmotic gjate gjithe labirintit membranoz. Kjo shkakton hidrops endolimfatik.

Mjekimi.
Gjate atakut.

  • Qendrimi shtrire ne shtrat.
  • Solucione intravenose me permbajtje elektrolitesh ne rastet qe kane te vjellura te shumta.
  • Medikamente intravenoze antiemetike, dhe antivertiginoze.
  • Solucione me peshe molekulare te vogel si dextran dhe vazodilatatore per permiresimin e qarkullimit labirintik dhe te permiresojne qarkullimin e perilimfes dhe endolimfes
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 605 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin ORL (Otolaringologji)
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten