Dërguar nga:

TERATOGENICITETI DHE MEDIKAMENTET QE PREKIN FETUSIN (Pjesa e psetë)

8-ANTIVIRALET

A - Acikloviri

- Perfshihet e kategorine B te medikamenteve.
- Ne doza terapeutike nuk ka efekt teratogen tek gruaja shtatezane.
- Ne shtatzani perdoret per trajtimin e infeksionit genital nga Herpes Simplex Virus tipi 2 dhe infeksionin e diseminuar nga ky virus.
- Acikloviri perdoret gjate ushqyerjes me gji.

B - Amantadina

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin dhe profilaksine e influences A dhe si preparat antiparkinsonik.
- Te dhenat tek grate shtatezane jane jo te plota megjithate amantadina e kalon ne lehtesi barrieren placentare dhe shkakton anomali te fetusi vecanerisht ne tremujorin e pare te shtatezanise.
- Anomalite kongenitale me te shpeshta jane: sistemin kardiovaskular (ventrikul unik me atrezi pulmonare), anomali me reduktim te anesive.
- Nuk perdoret gjate ushqyerjes me gji sepse mund te shkaktoj retension urinar, te vjella dhe rash kutan.

C - Famcikloviri

- Perfshihet ne kategorine B te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e infeksioneve nga Herpes Simplex Virus tipi 1 dhe 2, infeksioneve nga Varicella Zoster.
- Nuk ka te dhena te plota te studimit tek kafshet dhe tek grate shtatzane per teratogenicitetin.
- Ne rastet e studiuara kemi barre ektopike, abort spontan dhe shtatezani normale.

D - Gancikloviri

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e retinitit nga CMV dhe infeksione te tjera.
- E kalon me lehtesi barrieren placentare mgjth nuk ka studime te plota tek njerezit kurse tek kafshet shkakton teste hipoplastike,anoftalmi ose mikrooftalmi, kielopalatoskize, mungese e syve, veshka dhe pankreas aplasik, hidrocefali.
- Per shkak te efekteve anesore serioze nuk perdoret gjate laktacionit.

E - Ribavirina

- Perfshihet ne kategorine X te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e virusit sincitial respirator.
- Kunderindikohet ne shtatezani per shkak te efektit teratogen.
- Shkakton anomali ne kafke, palatum, sy, nofulla, skelet, anesi dhe sistemin gastrointerstinal.
- Nuk perdoret gjate laktacionit per shkak te efekteve te panjohura.

F - Rimantadina

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e influences A.
- E kalon me lehtesi barrieren placentare dhe ne doza mbi 11-fish te dozave terapeutike shkakton anomali.
- Per shkak te efekteve anesore serioze nuk duhet te perdoret gjate laktacionit.

9 - ANTIMYKOTIKET

A - Flukonazoli

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e kandidozes vaginale, orofaringeale dhe kutane.
- Studimet jane te limitura per perdorimin e flukonazolit ne shtatezani.
- Studimet tregojne nje lidhje midis perdorimit te flukonazolit dhe anomalive kraniofaciale fetale.
- Doza unike 150 mg nuk shoqerohet me anomali kongenitale kurse doza mbi 400 mg e perdorur ne tremujorin e pare te shtatezanise shoqerohet me nje risk te larte per anomali kongenitale.
- Anomalite me te shpeshta qe verehen jane: brakicefali, anomali faciale, anomali te zhvillimit kalvar, kielopalatoskize, brinje te holla dhe kocka te gjata, anomali kardiake kongenitale.

B - Itrakonazoli

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e infeksioneve mykotike ne pacientet me sistem imunitar normal ose te kompromentuar.
- Perdorimi i Itrakonazolit shoqerohet me anomali kongenitale qe varen nga doza dhe nga koha e ekspozimit ne shtatezani
- Anomalite me te shpeshta jane: displazi e duarve, displazi i artikulacionit koksofemoral, anomali te gishtave, stenoza pilorike, sy te vegjel, anomali kardiovaskulare dhe genitourinare.
- Nuk duhet te perdoret ne tremujorin e pare te shtatezanise.
- Ekskretohet me qumeshtin e gjirit dhe si i tille nuk duhet te perdoret gjate ushqyerjes me gji.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 277 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten